shkelqim cani Archives - Albeu.com

Zbulohen 4 emrat e tjerë që po hetohen për sterilizimin. Gentian Këri dhe 3 anëtarë të KPP, në skaner bashkë me Canin dhe Beqjan
Veç orientimit nga gjykata, për thellimin e hetimeve të prokurorisë SPAK, në verifikime pasurore dhe korruptive, të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe ish-ministrit Shkëlqim Cani, janë dhe katër emra të tjerë, zyrtarë të Komisionit të Prokurimeve Publike që po hetohen.

“Ora News” ka mësuar se 4 personat që janë në hetim quhen Gentian Këri, me detyrë ish-kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Spiro Kuro, me detyrë zv/kryetar i këtij komisioni dhe dy anëtarët Leonard Gremshi dhe Hektor Balluku.

Të 4 këta persona, dy ish-ministrat, zyrtarë të tjerë në ministrinë e Shëndetësisë dhe kompaninë konçesionare “Sani Service”, janë duke u hetuar nga SPAK, pas një vendimi detyrues nga gjykata për të thelluar veprimet hetimore.

Sipas këtij dokumenti, 4 zyrtarët e KPP, janë njerëzit që në 23 shtator 2015 kanë marë në shqyrtim ankesën e Bashkimit të Operatorëve Ekonomike, “Action Laundry”, “S.S.I”, “Mario Gugliemo” dhe “Brema Ambiente”, kompani këto që janë renditura humbesë në garën për konçesionin e sterilizimit.

Bashkimi i këtyre kompanive, kërkonin nga KPP, të shfuqizonte vendimin e muajit Maj 2015 të Komisionit të Dhënies së Konçesionit në Ministrinë e Shëndetësisë, tek kompanitë fituese që udhëhiqeshin nga “Servizi Italia” dhe “Investital” e Ilir Rrapaj.

Sipas ankesës së “Action Laundry” përllogaritej që konsorciumi i udhëhequr nga “Servizi Italia” S.p.a, që u klasifikua i pari, e ofroi shërbimin për 1 vit në vlerën e 1 miliardë lekë, kundrejt ofertës 753 milion lekë të ofruar nga grupi i operatorëve të udhëhequr nga “Action Laundry”, që u rendit e dyta.

Kompania me qendër në Durrës pretendoi se diferenca për 1 vit kap vlerën 250 milion lekë, ose për 10 vjet një vlerë prej 2.5 miliardë lekë më pak të shpenzuara (17.8 milionë euro).

Por në shtator 2015, KPP-ja ka pranuar pjesërisht ankesën e “Action Laundry” dhe i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të rivlerësojë ofertat, pasi ka vërejtur se mbledhja e pikëve në vlerësimin e parë kishte gabime matematikore.

Katër anëtarët e KPP-së në vendimin prej 46 faqesh argumentonin se:

“…në respekt të parimit të transparencës dhe barazisë si dy ndër parimet kryesore të zhvillimit të procedurës së dhënies së koncesionit, autoriteti kontraktor (Ministria e Shëndetësisë) ka gabuar në mbledhjen aritmetike të pikëve në total… Sa më sipër, Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se autoriteti kontraktues në rivlerësimin e procedurës duhet të kryejë edhe mbledhjen e saktë aritmetike të pikëve dhënë operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në këtë procedurë…”.

Pas këtij vendimi detyrues nga KPP, procedura e mbledhjes së pikëve është mbajtur në datën 28 shtator 2015 në Ministrinë e Shëndetësisë. Dhe pikërisht në këtë ditë është shpallur fituesi ku sërish ka qenë bashkimi i operatorëve “Servizi Italia”.

Por çuditërisht, këtë herë kjo kompani ka marrë më shumë pikë se në vlerësimin e parë.

Nga 73.98 pikë që kishte fituar në vlerësimin e parë, tani ishte vlerësuar me 91.03 pikë. Pra me një diferencë prej 22 pikësh më shumë.

Në anën tjetër, bashkimi i operatorëve që përfaqësohej nga “Action Laundry” ka marrë 45 pikë, nga 42.83 që kishte marrë në rivlerësimin e parë.

Pas këtij vednimi në muajin dhjetor 2015 Ministri Ilir Beqja, ka firmosur kontratën koncesionare, duke kthyer koncesionin e sterilizimit të paisjeve kirurgjikale, kontratën më të shtrenjtë të partneritetit publik privat të qeverisë “Rama” në sektorin e shëndetësisë.

Kjo kontratë deri në fund të vitit 2022, i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë, rreth 76 milionë euro.

The post Zbulohen 4 emrat e tjerë që po hetohen për sterilizimin. Gentian Këri dhe 3 anëtarë të KPP, në skaner bashkë me Canin dhe Beqjan appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Mesazhi i koduar i Shkëlqim Canit pas daljes nga SPAK
Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani ka dhënë një mesazh të fortë pas daljes nga SPAK teksa ishte thirrur si dëshmitar për ccështjen e sterilizimit, e cila ccoi sot pas hekurave biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrin Klodian Rrjepaj.

I pyetur nëse kishte patur kontakt me Ilir Rrapajn, pronarin e 40% të aksioneve në kompaninë e koncensionit të sterilizimit, Cani tha: Po cc’më duhej mua të kisha kontakt me të? Mos do më jepte edhe mua ndonjë kapar..?

Ndër të tjera, Cani tha:

Unë jam njeriu që duhet të ruaj sekretin hetimor, s’mund të jap detaje, po ju them ju falenderoj për interesimin që behet në kuadër të transparencës, meqë jemi në gusht vapë është, SPAK duhet falënderuar bashkë me juve, të themi që SPAK ka nxjerrë gjethet të na bëjë hije që nesër të jemi… Unë kam qenë gjithnjë i hapur për çdo çështje, punët e mia janë ndërtuar mbi bazën e letrave, jo fjalë, unë kam zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore.

Çne të më njihte mua Ilir Rrapaj, nga ta gjej lidhjen, nuk ka asnjë lidhje. Kur ka nisur koncesioni unë jam larguar nga detyra. Unë jam i detyruar të zbatoj ligjin, se çfarë ndodh më pas është një histori më vete dhe nuk jam unë më ministri që i di këto gjëra, çfarë më kërkuat ua dhashë përgjigjet.

The post VIDEO/ Mesazhi i koduar i Shkëlqim Canit pas daljes nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Koncesioni i sterilizimit, Shkëlqim Cani përfundon dëshminë në SPAK: Nuk e njoh Ilir Rrapajn! Kam zbatuar ligjin, nuk kam bërë shkelje
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka folur për mediet pas përfundimit të dëshmisë së tij në SPAK. Ai ishte thirrur nga SPAK ditën e sotme për të dëshmuar për koncesionin e sterilizimit, pak orë pasi GJKKO dha masë për 8 persona të përfshirë.

Cani tha se duhet të ruajë sekretin hetimor dhe nuk mund të japë detaje.

Cani: Unë jam njeriu që duhet të ruaj sekretin hetimor, s’mund të jap detaje, po ju them ju falenderoj për interesimin që behet në kuadër të transparencës, meqë jemi në gusht vapë është, SPAK duhet falënderuar bashkë me juve, të themi që SPAK ka nxjerrë gjethet të na bëjë hije që nesër të jemi… Unë kam qenë gjithnjë i hapur për çdo çështje, punët e mia janë ndërtuar mbi bazën e letrave, jo fjalë, unë kam zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore. Çne të më njihte mua Ilir Rrapaj, nga ta gjej lidhjen, nuk ka asnjë lidhje. Kur ka nisur koncesioni unë jam larguar nga detyra. Unë jam i detyruar të zbatoj ligjin, se çfarë ndodh më pas është një histori më vete dhe nuk jam unë më ministri që i di këto gjëra, çfarë më kërkuat ua dhashë përgjigjet.

Me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi masën “arrest me burg” me kërkesë të SPAK për ish zv. ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj i akuzuar për shpërdorim detyre dhe Ilir Rrapajn i akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda” për koncesionin e sterilizimit.

Zyrtarë të tjerë të përfshirë janë Marsela Seriani dhe Saimir Kadiu të cilët u lanë në “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre.

Kurse për Arben Gjatën, Naile Abazin, Gent Burazerin dhe Pertref Mersinin  u vendos masa “detyrim paraqitje” për shpërdorim detyre.

Në lidhje me këtë çështje, disa javë më parë është paraqitur në SPAK ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pasi koncesioni u dha gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjithashtu më herët në SPAK dha dëshminë e saj ish-ministrja e Financave, Anila Denaj dhe  ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, tashmë i arrestuar.

Kujtojmë se në muajin qershor, SPAK tërhoqi dokumentet e sterilizimit dhe chekup në spitalet e vendit, lidhur me shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionaret që kanë fituar tenderin.

Hetimet e SPAK që zgjasin prej dy vite e gjysmë konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Dosja e sterilizimit u kallëzua gjatë vitit 2019 nga “Nisma Thurje”, e cila theksoi se kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale e Partneritetit Publik Privat, firmosur në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe kompanisë koncensionare “Sani Srevice” po i shkaktonte shtetit dëm ekonomik.

Një auditim i KLSh-së ka konstatuar se pajisje me vlerë gati 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.

/Albeu.com/

The post Koncesioni i sterilizimit, Shkëlqim Cani përfundon dëshminë në SPAK: Nuk e njoh Ilir Rrapajn! Kam zbatuar ligjin, nuk kam bërë shkelje appeared first on Albeu.com.

Koncesioni i sterilizimit, SPAK thërret si dëshmitar ish-ministrinë e Financave
SPAK ka thirrur ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Canin si dëshmitar për koncensionin e sterilizimit.

Cani do të merret  në pyetje në lidhje me këtë koncesion që ka çuar disa persona në pranga.

Nga SPAK janë firmosur 8 masa sigurie për ish-zyrtarë të implikuar në koncesionin e sterilizimit, me vlerë 100 milion euro. Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj sipas burimeve ka rënë në pranga, dhe po ashtu edhe biznesmeni Ilir Rrapaj që ka marrë këtë koncesion dhe që akuzohet për mashtrim.

Arrest shtëpie është vendosur për Saimir Kadiun drejtor ekonomik në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë..

Kirurgu Arben Gjata, shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë është në detyrim paraqitjeje. E njëjta masë është vendosur për Naile Ajazin, Genc Byrazerin dhe Petro Mersinin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë. Akuzat që rëndojnë mbi ta, janë falsifikim dhe shpërdorim detyre.

Sa i përket fituesit të koncesionit Ilir Rrapaj, burime thonë se ai kishte refuzuar të paraqitej vullnetarisht për të dëshmuar në SPAK, ndaj do të dërgohet me polici. Ai është pronar i kompanisë Investital LLC së bashku me një grup kompanish italiane ku Rrapaj kishte 40 për qind të aksioneve.

Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService, aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Hetimi për koncesionin e sterizlimit ka nisur në vitin 2020, dhe ishte padia e parë që u depozitua në SPAK, fill pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme./Albeu.com

The post Koncesioni i sterilizimit, SPAK thërret si dëshmitar ish-ministrinë e Financave appeared first on Albeu.com.

“Pres drejtësi”, ish-ministri i Financave del nga SPAK: Jam i gatshëm të paraqitem për të treguar të vërtetën
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka folur për mediat pasi doli nga SPAK, ku u paraqit për një çështje për të cilën gjykoi se nuk mund të jepte detaje për shkak të sekreteve hetimore.

Cani tha se ende nuk është thirrur nga SPAK që të dëshmojë për çështjen e inceneratorëve, ndërsa shtoi se pret që të jepet drejtësi.

“Shkresa ka dalë, është publikuar. Nënshkruaj të gjitha letrat… Nuk ka rëndësi që çfarë them unë, kur është e shkruar. Se çfarë kam shkruajtur, e lexuat shumë mirë. Me gojë s’kam ça përsëris.

Pyesni SPAK kur ka ndërmend të më thërrasë dhe a do më thërrasë. Në jetën time kam kaluar kaq shumë, sa që nuk më suprizon asgjë. Jam i gatshëm që të paraqitem për të treguar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Pres drejtësi. ligj, drejtësi rregull”, tha Cani. /albeu,com

The post “Pres drejtësi”, ish-ministri i Financave del nga SPAK: Jam i gatshëm të paraqitem për të treguar të vërtetën appeared first on Albeu.com.

Dëshmia e ish-ministrit të Financave: Kam kërkuar që inceneratori të vihej në punë, më pas pagat
Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, gjatë deklaratës së tij në Komisionin Hetimor për Inceneratoët, është shprehur se në kohën kur ai ishte në detyrë ka kërkuar që inceneratori i Elbasanit të vihej fillimisht në punë dhe më pas të bëheshin pagesat, gjë e cila nuk u bë.

Cani ka shtuar se duhej të shikohej eficensa e inceneratorit dhe pagesa e parë do të bëhej vetëm pasi inceneratori të vendosej në punë.

Pjesë nga fjala e Canit:

Helindon Bushati: Për rastin e Elbasanit dhe Fierit, duhej prokurim publik apo koncesion?

Shkelqim Cani: Nuk është ministria e Financave mbi ministritë që do të gjykojë nëse duhet kjo apo jo, duhet me këtë mënyrë apo në atë mënyrë. Ligji imponon autoritetin kontraktues të vlerësoje nëse do të bëhej me këtë mënyrë apo atë mënyrë. Në dijeninë time tani dhe në kujtesën time është, nëse do t’i referohemi edhe asaj që lexoi znj.Felaj dhe ne e kemi theksuar, është argumentuar që kjo mënyrë është më e mirë nga prokurimi publik.

Helidon Bushati: Tek faqja 2, ju thoni se “Minstria e Financave nuk mund të shprehet për këtë pro-aktivë për sa kohë nuk janë plotësuar kriteret”. Keni dhënë mendim negativ. Keni edhe një shkresë tjetër, ku ju miratoni një procedurë, ku nga ana kohore, 6-7 ditë. Edhe ju në eficencë keni dhenë Ok. Tek pjesa e financimit shpreheni se fillimi i financimit duhet të jetë pasi të mbarojë investimi tek vepra. Pasi të mbarojë vepra, të ketë mbaruar investimit, atëherë duhet të fillonte investimi nga buxheti i shtetit. Kjo është letra juaj. As tek Elbasani, as tek Fieri kjo gjë nuk ka ndodhur. Tek kontratat e Elbasanit nuk u mor parasysh ky vendim?

Shkelqim Cani: Unë jam një ish zyrtar që duhet të përgjigjem me drejtësi. Po ky ishte mendimi i ministrisë së Financave. Po, duhej të vihej në punë. Shihej eficenca. Madje, po ta doni ju, akoma më shumë kam thënë sesa thoni ju. Organet kompetente ta vlerësojnë eficenën dhe jo ju. Por këto janë çështje të negociatave.

Unë që jam marrë me praktikën e punërave të ndryshme. Ne sugjerojmë, ministria e Financave ka pozicion negociator. Sepse ai zoti i shtëpisë që duhet të fusë dorën në xhep të nxjerrë paret. Ai fëmija i kërkon akullore. Ai është ën të drejtën e vet. Por kur nuk ka pare për bukën si do të ia japë akulloren?! Ministria e financave është konservatore. Ne ia dhamë miratimin. Por ishte një kërkesë që duhej parë gjatë negociatave. Por pagesa e parë duhej bërë, mundësisht pasi të vihet në punë. Pse? sepse ishte hera e parë që bëhej një investim i tillë. Pjesa negociomit mund ta bëjë ose jo këtë gjë. Sepse edhe atje ke një kundërpalë, “Më parapaguaj, që ta ndërtoj”. Ne i themi “Jo, ndërtoje ti, vëre ne funksionim, verë ne eficencë, pastaj të paguaj.” Negocio, që mundësisht të paguash në fund. Për ata që negociojnë kontratat.

The post Dëshmia e ish-ministrit të Financave: Kam kërkuar që inceneratori të vihej në punë, më pas pagat appeared first on Albeu.com.

Ish-ministri i Financave flet “pa doreza”: Isha kundër inceneratorit të Elbasanit
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka deklaruar se ka qenë kundër ndërtimit të Inceneratorit të Elbasanit.

I thirrur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Inceratorëve këtë të hënë, Cani ka theksuar se në Inceneratorin e Elbasanit nuk janë respektuar procedurat në përputhje me ligjin.

“Kemi refuzuar miratimin e projektit të Elbasanit sepse procedura nuk ishte në përputhje ligjin. Ne kemi refuzuar, mbeshtetur në kërkesat ligjore dhe aktet nënligjore. Është normale të vepronim kështu”, është shprehur Cani.

“Është paraqitur një projekt vendim. Për tre arsye kam qenë kundër. E para e kemi thënë se nuk jepen argumente financiare. Pra u themi që ju nuk jeni bazuar në ligj lidhur me koncesionit dhe Prokurimet private. Projekt vendimi në dijeni time nuk është miratuar. Koha ecte. Jam i kufizuar në të folur se ishte emergjencë mbledhja e mbeturinave, kjo ka sjellë që gjërat të mos presin. Se do i merrte rutina. Por nuk flas dot më në atë kohë. E treta ka qenë ajo firma se kush është juridike dhe financiare. Për të përmbushur hesapet e veta”, shtoi ish-ministri./albeu.com/

The post Ish-ministri i Financave flet “pa doreza”: Isha kundër inceneratorit të Elbasanit appeared first on Albeu.com.

PD publikon dokumente për inceneratorët, zbulon debatin mes ish-ministrave Koka dhe Cani
Jorida Tabaku, kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, ka bërë publike procedurat që janë ndjekur për Inceneratorin e Elbasanit. Në dokumentet e publikuara nga PD jepen hapat dhe kontratat që janë nënshkruar nga qeveria e kohës.

Ndër të tjera në këto sqarohen edhe procedurat e abuzime dhe përfshirjen e Arben Ahmetajt në aferën e Elbasanit.

Në dokumentet  e publikuara është dhe reagimi që ish ministri i Financave Shkwlqim Cani ka bërë ndaj kolegut të tij ish-ministrit Lefter Koka që është arrestuar në lidhje me këtë aferë korruptive.

Cani ka kërkuar më shumë dokumente dhe saktësi në lidhje me këtë projekt dhe pse në qershor të 2014 është detyruar që ta firmosë këtë akt.

“Korespodenca e ish – ministrit Lefter Koka me ish – Ministrin Shkëlqim Cani, ne përmes Komisionit të Dhënies me Koncesion të Inceneratorëve. Koka i kërkon Canit, miratimin e vlerës financiare të inceneratorit. Ndërkohë që Shkëlqim Cani i kthen një përgjigje Lefter Kokës ku i rreshton mangësitë që ka oferta e kompanisë në pronësi të Stela Gugalljas.

Në letrën e gjatë, Shkëlqim Cani nënvizon “mungesën e një vlerësimi financiar të domosdoshëm”, kundërshtinë e ministrit Cani për procedurën e negocimit pa shpallje dhe mungesën e statusit juridik të shoqërisë.

Por, ministri Cani do të detyrohet të firmosë në një mënyrë apo në një tjetër në 10 dhjetor 2014 ndonëse me shumë rezerva sikurse shihet në shkresën e tij drejtuar ish kolegut të tij Koka.

Dy ditë më vonë Komisioni i dhënies me koncesion të Inceneratorëve shpall fitues në një garë pa garë, kompaninë e Stela Gugalljas.

Ndërsa ministrat Koka dhe Cani ishin në një debat në lidhje me dhënien me koncesion/PPP të inceneratorëve kompania në pronësi të bashkëshortes së Mirel Mërtirit, administratorja e Albtek Stela Gugallja, zhvillonte takime me Ministrinë e Mjedisit.

Dokumentat që ka Komisioni Hetimor i Inceneratorëve tregojnë një shkresë se si Stela Gugallja i ka paraqitur ofertën prej 21.661.000 eurove pa TVSH Ministrisë së Mjedisit. Pikërisht këtë vlerë buxheti i shtetit dhe qytetarët shqiptarë e kanë paguar për një incenerator që nuk punon i plotë”, thuhet në deklaratën e PD-së.

The post PD publikon dokumente për inceneratorët, zbulon debatin mes ish-ministrave Koka dhe Cani appeared first on Albeu.com.