Shkëlqim Balili Archives - Albeu.com

Shëndeti riprodhues/ Flet mjeku gjinekolog: Rinia shqiptare po ushqehet keq, ja rreziku nga kimikatet dhe ndikimi te hormonet
Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, teksa ishte i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, foli gjerësisht mbi rëndësinë e shëndetit riprodhues si tregues i shëndetit të përgjithshëm të njeriut.

Sipas tij, periudha riprodhuese është faza më vitale e jetës dhe energjia që ka trupi gjatë kësaj kohe është e pakrahasueshme me çdo periudhë tjetër.

“Njerëzit në moshë riprodhimi kanë një fuqi të pashtershme, ndryshe nga shumë specie bimore e shtazore që vdesin pas kësaj faze. Por pas riprodhimit, njeriu nuk ka më të njëjtën energji”, u shpreh Balili.

Gjithashtu, gjinekologu theksoi rëndësinë e ciklit menstrual si “një dhuratë e Zotit” për gratë, duke sqaruar funksionin që kanë hormonet gjatë këtij procesi.

“Në dy javët e para, estrogjeni luan rol vendimtar për identitetin gjinor dhe funksionet e tjera hormonale, ndërsa në fazën e dytë dominon progesteroni-hormoni i lumturisë, i cili përgatit trupin për një shtatzëni të mundshme”.

Ai shpjegoi edhe funksionin e hipotalamusit, i cili kontrollon temperaturën trupore, metabolizmin, sistemin hormonal dhe ruan aktivitetin seksual.

Balili ngriti shqetësimin për shëndetin riprodhues të meshkujve, duke theksuar se temperaturat e larta ndikojnë negativisht në prodhimin e spermatozoideve.

“Meshkujt nuk duhet të mbajnë të mbathura të zeza apo të ngushta, sidomos në temperatura të larta, pasi testet humbasin aftësinë riprodhuese nëse kalojnë 37.5°C”, tha ai.

Mjeku theksoi rëndësinë e edukimit seksual që në moshë të hershme, duke propozuar që të fillojë që në moshën 3-vjeçare. “Fëmijët duhet të dinë të thonë ‘JO’ dhe të raportojnë menjëherë për çdo shqetësim që lidhet me organet intime. Marrëdhëniet kërkojnë maturitet dhe nuk është normale të ketë aktivitet seksual në moshën 14 apo 15-vjeç”.

Balili paralajmëroi për rreziqet që vijnë nga ndërhyrjet njerëzore në natyrë dhe përdorimi i kimikateve.

“Jetojmë në një kohë kur gjithçka është artificiale. Plastika, kozmetika, pesticidet, detergjentët e përmbajnë ksenoestrogjenë – kimikate që imitojnë estrogjenin dhe dëmtojnë shëndetin e gruas”, shpjegoi ai.

Sipas mjekut, këto substanca lidhen me infertilitetin, dështimin e vezoreve, obezitetin dhe sëmundje kanceroze si kanceri i gjirit, vezoreve, mitrës dhe prostatës.

Balili kritikoi fort konsumin e ushqimeve të përpunuara dhe pijeve të gazuara nga të rinjtë, duke theksuar se këto janë burim kryesor i hormoneve të dëmshme dhe antibiotikëve.

The post Shëndeti riprodhues/ Flet mjeku gjinekolog: Rinia shqiptare po ushqehet keq, ja rreziku nga kimikatet dhe ndikimi te hormonet appeared first on Albeu.com.

Gjinekologu i shqetësuar: S*ksi i parakohshëm dhe me shumë partner është shumë i përhapur në Shqipëri
Iftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Dr. Shkëlqim Balili. Ai ka folur më shumë mbi rëndësinë e edukatës seksuale që në vegjëli, problemet shëndetësore që vijnë nga seksi i parakohshëm dhe jo vetëm, duke dhënë këshillat dhe njohuritë e tij…

Si është raporti i lindjeve sot në Shqipëri krahasasuar me vitet më parë?

Sa i përket lindjeve, natyrisht që koha, sistemi dhe shoqëria sot ka ndryshuar. Para shumë vitesh ne në maternitet prisnim 35 lindje dhe 5 operacione në natë. Sot nuk ndodh një gjë e tillë, lindjet janë ulur. Njëkohësisht janë ulur dhe lindjet në moshë të hershme, para moshës 0-15 vjeç. Kushtet në të cilat ne jetojmë sot, janë të tilla që djemtë dhe vajzat fillimisht duan që të mbarojnë shkollën, të fitojnë një pavarësi financiare, të krijojnë një lidhje të fortë. Sot ka më liri, të rinjtë janë të lirë dhe duhet të zgjedhin partnerin e jetës.

Fillimi i marrëdhënieve seksuale në moshë të re, çfarë ndikon tek kjo?

Një nga problemet më themelorë që kanë të bëjnë me riprodhimin, është fillimi i hershëm i marrëdhënieve seksuale. Kjo është shumë e rrezikshme dhe kur mendon që një vajzë 14 vjeç mund të bëjë marrëdhënie, kjo është e papranueshme. Nisemi nga fakti që vetë organet e riprodhimit janë të paformuara dhe penetrimi që mund të bëhet në këto organe, mund të shkaktojë kancer. E dyta, është një faktor që haset shumë këtu tek ne, është dëshira për të bërë seks me shumë partnerë. Një seks që të jetë i shëndetshëm, duhet të jetë vetëm monogamy, duhet të përdoret prezervativi dhe të kryhen disa herë testime për të parandaluar infeksionet seksualisht të transmetueshme. E treta, është shtatzënia e padëshiruar. Ngelja shtatzënë në një trup të paformuar ka një sërë problemesh. Si fillim, nuk mund të mbajë një fëmijë deri në 9 muaj. Pastja mund të ketë probleme të keqformimit, nuk është organizmi i pjekur për të mbajtur një shtatzëni të shëndetshme. Të gjitha këto ndodhin kur nuk kemi arritur në pjekurinë mature të trurit, që të ekzistojë logjika.

Sa flasin prindërit me fëmijët mbi edukatën seksuale?

Unë them që ne jemi mbrapa shumë në këtë aspekt dhe kjo vjen sepse prindërit e kanë tabu që të flasin. Akoma është tabu që t’i tregosh fëmijëve organet gjenitale me emra. Nëna duhet të punojë shumë me vajzën që kur është ende e vogël, që 1 apo 2 vjeç, mbi fiziologjinë. Sepse seksi i parakohshëm dhe me shumë partner është shumë i përhapur. Sot ka djem që duan të kenë 10 partnere. Kemi vajza që kanë bërë marrëdhënie seksuale para moshës 16-vjeçare dhe ato kanë një stress, një traumë psikologjike, janë bërë pishman, sepse kanë parë partnerin me një tjetër. Këtu në Shqipëri, bulizmi, arroganca, sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe seksi i egër, janë problem. /TAR

The post Gjinekologu i shqetësuar: S*ksi i parakohshëm dhe me shumë partner është shumë i përhapur në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

“4 në 10 meshkuj shqiptarë kanë probleme në spermën”, gjinekologu: Vështirësia për shtatzëni vjen më shumë nga ata
Shkëlqim Balili, mjek obseter gjinekolog i ftuar në “Shqipëri Live” ka folur në lidhje me vështirësitë që çiftet shqiptare hasin për të mbetur shtatzanë.

Mjeku tregoi se problemi më i madh është te meshkujt sesa tek femrat.

Gjinokologu u ndal në statistika edhe për meshkujt shqiptarë, ku i kategorizoi si problematikë në riprodhim. Ai tha se e kanë spermën të dopbët dhe jo shumë të shëndetshme.

“Meshkujt shqiptarë kanë probleme në spermën, 4 në 10 shqiptarë janë të paaftë për të riprodhurar”, tha mjeku Balili.

Ai tregoi se marrëdhëniet seksuale janë shumë të rëndësishme që të kryhen gjatë periudhës së shtatzanisë, por duhet treguar shumë kujdes. Mjeku tha se në 3 muajt e parë të shtatzanisë nuk duhet të kryhen marrëdhënie, ndërsa burri duhet të jetë dirigjent, pasi duhet të gjejë pozicione të cilat janë të parrezikshme për fëmijën.

Ai tha se në muajt e fundit duhet të tregohet shumë kujde sepse mund të shkaktohet edhe hemoragji, ose shpërthim të ujrave.

“Marrëdhëniet seksuale kanë rëndësi të bëhen, por jo gjatë 3 muajve të parë dhe gjatë ditëve të fundit të shtatzanisë”, tha mjeku.

The post “4 në 10 meshkuj shqiptarë kanë probleme në spermën”, gjinekologu: Vështirësia për shtatzëni vjen më shumë nga ata appeared first on Albeu.com.

“Vajzat që ngelin shtatzënë 30 vjeç i quaj plaka”, gjinekologu sqaron deklaratën e bujshme
Gjinekologu i njohur, Shkëlqim Balili, i habiti të gjithë pak ditë më parë ku bëri një deklaratë ku tha “se vajzat që ngelin shtatzënë 30 vjeç i quaj plaka”.

I ftuar sot në rubrikën “Në trotuar” , Balili sqaroi deklaratën e tij që bëri shumë bujë në rrjet,

“Fjala plakë nuk është e këndshme, është biologjike. Njeriu ka dy mosha, mosha kronologjike dhe mosha biologjike. Fakti është që gratë kanë 5 faza.

Fëmijëria, puberteti, adoleshenca, periudha seksuale dhe menopauza (gruaja humbet aftësinë për të prodhuar). Më e rëndësishmja është faza e riprodhimit.

Para pak ditësh isha në një konsultë ku një 12-vjeçare ka ngelur shtatzënë nga një 23-vjeçar me precedentë penalë.

Problemi qëndron se kam konstatuar se prindërit duhet të jenë më të përkushtuar në periudhat që kalon fëmija. Edukimi seksual duhet të bëhet me gojë të hapur, i plotë dhe i pashmangshëm, nga mosha 5-7 vjeç.

Edukimi nis që nga dita e lindjes. Në moshën 2 vjeç fëmija duhet të dijë 50 fjalë. Ata që nuk e marrin edukatën në 2 vjeç, ata nuk edukohen më”, tha mjeku gjinekolog.

The post “Vajzat që ngelin shtatzënë 30 vjeç i quaj plaka”, gjinekologu sqaron deklaratën e bujshme appeared first on Albeu.com.

Mjeku rrëfen mes lotëve humbjen e të bijës 23-vjeçare: E kisha oksigjen, kam kaluar një tragjedi
E kemi parë të flasë plot pasion për profesionin e tij, por sot “Shije Shtëpie” në Tv Klan e sjell mjekun e njohur Shkëlqim Balili nën një prozhektor tjetër. Pa dorezat, përparësen e bardhë apo përvojën e mjekut, ai rrëfen ngjarje të jetës së tij, nga fëmijëria e deri tek tragjedia më e madhe që mund të përjetojë një prind. Një fotografi familjare e kthen kohën pas, në vitet kur njeriu që e quan “oksigjeni i tij” i përkiste ende kësaj jete.

Shkëlqim Balili: Tani këtu është familja ime. Mua babai im më ka vdekur në ‘79-ën. Ai vuante nga mëlçia dhe pati një aksident, një hemorragji nga goja dhe ngeli mamaja ime. Aty jam unë, mamaja, Ervini, vera dhe Mirela, që nuk është sot. Mirela ka qenë goca ime, unë Mirelën e kisha oksigjen dhe në ’97-ën, ajo ishte në Universitetin e Firences në Karexhi dhe aty u bë një aksident me makinë dhe pas 19 ditësh humbi jetën, 23 vjeç. Kam kaluar një tragjedi të jashtëzakonshme dhe pastaj nuk mbaj mend si kam ardhur këtu nga Italia sepse u bë autopsia dhe gjërat e tjera atje dhe nuk mundi të shpëtojë.

Problemi që e bëri mjekun të vuante më shumë ishte pamundësia për të marrë një vizë që të udhëtonte drejt Italisë. Fatmirësisht, një mikeshë e ndihmoi asokohe dhe në mbërritjen në vendin fqinj, mjekët italianë e lejuan të hynte në sallë.

Transportimi i Mirelës nga një spital tek tjetri, shkaktoi dëmtime në damarët e gjakut sepse kishte fraktura të shumta në kocka, ndaj u desh të dhurohej shumë gjak. Në një rast të tillë, ndryshimi i sasisë së gjakut në organizëm krijon ndërlikim në koagulimin e gjakut në të gjitha valëzat.

Shkëlqim Balili: Mirela u nda nga jeta dhe e kam vuajtur shumë. Pastaj kur erdha këtu, Ervini ishte në atë kohë 20 vjeç dhe ai ishte i pari që u godit. Kjo vazhdonte Mjekësinë, ai ishte për Financë atje. Ishte i pari që u godit nga humbja e motrës. Pas shumë peripecish, kur erdhëm këtu, nuk mbaj mend si kam ardhur në Shqipëri, vetëm mbaj mend që kishin ambulancat e maternitetit që më morën. Dhe pastaj e futa në një kasafortë të vogël vajzën dhe u futa në punë dhe u përpoqa për gruan sepse ajo u bë shumë shumë keq. Kur kam shkuar një ditë nga puna në shtëpi, e gjeta në divan kishte marrë ngjyrë gri.

Në përpjekje për të ndihmuar bashkëshorten e tij, mjeku kërkoi 15 ditë leje për të qëndruar me të. së bashku, organizuan një udhëtim në Maqedoni ku të dy mbështesnin njëri-tjetrin, teksa sytë i kishin drejt djalit të tyre.

The post Mjeku rrëfen mes lotëve humbjen e të bijës 23-vjeçare: E kisha oksigjen, kam kaluar një tragjedi appeared first on Albeu.com.