shkarkimi Archives - Albeu.com

Pas largimit nga detyra e ministrit të Brendshëm, Lamallari falenderon Ramën: Do të vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të tij
Pas largimit nga detyra e ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen për detyrat që i janë besuar ndër vite nga kryeministri Edi Rama.

Lamallari, i cili pritet të zëvendësohet në krye të Ministrisë së Brendshme nga Ervin Demo, ka kujtuar rrugëtimin e tij në administratën publike dhe veçanërisht periudhën në drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucion ku thotë se është formuar profesionalisht dhe politikisht.

Në mesazhin e tij, Lamallari falënderon kryeministrin Rama për besimin dhe shprehet se do të vijojë angazhimin si pjesë e ekipit qeverisës, tashmë në një tjetër rol. Ai gjithashtu i uron pasardhësit të tij, Ervin Demos, suksese në drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen.

Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj. Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues.

Për këtë mundësi të jashtëzakonshme, mirënjohje gjithmonë Kryeministrit Edi Rama, të cilit tashmë do të kem kënaqësinë e veçantë t’ia kthej nderin e lartë dhe besimin tek unë edhe përmes anagazhimit të ri si pjesë e ekipit të Tij.

Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm me ekipin më të mirë në krah dhe i bekuar nga mbështetja deri në sakrificë e familjes time.

Urime dhe mbarësi kolegut Ervin Demo. Jam i bindur që do të çojë përpara me sukses prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”, shkruan Lamallari.

The post Pas largimit nga detyra e ministrit të Brendshëm, Lamallari falenderon Ramën: Do të vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të tij appeared first on Albeu.com.

Zyrtarizohet vendimi i bujshëm, pretendentët e Serisë A shkarkojnë trajnerin pas vetëm tre ndeshjesh
Seria A ka pësuar ndryshimin e parë në pankinë dhe është padyshim një nga ata që mendohej më pak nga të gjithë.

Fiorentina ka bërë zyrtar vendimin për të shkarkuar Fabio Groson nga drejtimi i skuadrës, pas vetëm 3 javësh kampionat.

Humbja në shtëpi të shtunën ndaj Torinos me shifrat 2-1 kishte bërë që e ardhmja e Grosos të vihej në dyshim, por fillimisht klubi kishte komentuar se nuk kishte asnjë vendim për largimin e tij, duke kërkuar “durim” nga tifozët e pakënaqur.

Por duket se në natën e të dielës është vendosur që në fund të kishte ndryshim në pankinë dhe se nuk mund të vazhdohej me trajnerin e afruar me shumë bujë e që cilësohet një nga ata me perspektivë në futbollin italian.

Kështu, u komunikua vendimi për largimin e Grosos, ndërsa në vend të tij do të ulet në pankinë Paolo Vanoli, trajneri i cili në edicionin e kaluar mori Fiorentinën në fundin e tabelës dhe i siguroi mbijetesën me lehtësi.

Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të bëjë ai në këtë sezon ku klubi kishte pretendime të mëdha, arsye pse kishte shpenzuar në merkato mbi 130 milionë euro në afrime të reja.

The post Zyrtarizohet vendimi i bujshëm, pretendentët e Serisë A shkarkojnë trajnerin pas vetëm tre ndeshjesh appeared first on Albeu.com.

Delegatët e LDK-së rrëzojnë kërkesën për largimin e Lumir Abdixhikut
<html><head></head><body>

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta drejtojë Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi shumica e delegatëve nuk e mbështetën shkarkimin e tij. Kundër largimit votuan 170 delegatë, ndërsa 152 të tjerë u shprehën pro.

Procesi u zhvillua me votim të fshehtë, ndërsa delegatëve iu parashtrua pyetja: “a duhet të shkarkohet Abdixhiku”. Raportohet se vetë Lumir Abdixhiku nuk mori pjesë në votim.

Thirrja e Kuvendit të jashtëzakonshëm erdhi pas kërkesës së 1/3 të delegatëve, të cilët synonin shkarkimin e kryetarit të LDK-së.

Votimi nisi pasi Abdixhiku mbajti fjalimin e tij dhe Armend Zemaj ngriti akuza ndaj tij. Deputeti dhe anëtari i Kuvendit, Zemaj, renditi ato që i cilësoi si dështime të Abdixhikut gjatë drejtimit të LDK-së.

Në diskutim reagoi edhe një delegat i LDK-së nga Gjilani, i cili i akuzoi anëtarët e “pakënaqur” të partisë se po përpiqeshin ta prishnin shtëpinë e tyre.

Fjala e tij u ndërpre pasi u vendos që debati të mos vazhdonte më dhe të kalohej menjëherë në votim. Për procedurën e fshehtë, 327 delegatët u thirrën njëri pas tjetrit me emër.

Një Kuvend tjetër i partisë ishte zhvilluar edhe më 31 janar 2026. Në atë mbledhje, pas votimit të fshehtë, delegatët nuk e pranuan dorëheqjen e Lumir Abdixhikut. Ai siguroi vetëm 28 vota më shumë në favor të vazhdimit të mandatit në krye të LDK-së.

Delegatët e pranishëm atëherë votuan me “PO” ose “JO” për ta pranuar apo refuzuar dorëheqjen e kryetarit. Rezultati përfundimtar tregoi se 164 delegatë ishin kundër dorëheqjes së Abdixhikut, kurse 136 votuan pro saj.

Pas publikimit të atij rezultati, Abdixhiku dha një mesazh për bashkim. Ai theksoi se synonte t’i afronte të gjithë anëtarët e partisë, pavarësisht nëse gjatë procesit kishin qenë ose jo dakord me qëndrimet e tij. Gjithashtu, bëri thirrje për unitet dhe bashkëpunim, me synimin që LDK-ja të forcohej në periudhën pasuese.

Lumir Abdixhiku u zgjodh për herë të parë në postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës më 14 mars 2021, pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

</body></html>

The post Delegatët e LDK-së rrëzojnë kërkesën për largimin e Lumir Abdixhikut appeared first on Albeu.com.

Abdixhiku nuk ikën nga votëbesimi, Ferati: Në LDK ende asnjë firmë për Kuvend të Jashtëzakonshëm
<html><head></head><body>

Ilir Ferati, sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se deri në këto momente në selinë e partisë nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare për thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm, pavarësisht zërave se të martën do të dorëzoheshin nënshkrimet për këtë qëllim, njofton KosovaPress.

Në një deklaratë për gazetarët, Ferati theksoi se mungon çdo provë formale që do të konfirmonte se një nismë e tillë është duke u materializuar.

Megjithatë, ai nënvizoi se kryetari Lumir Abdixhiku nuk u shmanget rregullave statutore që përcaktojnë mbledhjen e kuvendit dhe testimin e besimit ndaj tij.

“Nuk pamë asnjë burim të cituar, as nga një figurë me pesë brenda LDK-së, e as nga ndonjë grup serioz. Deri tani, zero firma janë depozituar. Sapo të ketë kërkesa, si parti e madhe do t’i trajtojmë dhe do t’i shqyrtojmë deri në përmbushjen e numrit të duhur të delegatëve. Kryetari e ka provuar tri herë me votim të fshehtë dhe nuk i trembet aspak mekanizmave statutorë të LDK-së”, u shpreh ai.

Lidhur me faktin që Vjosa Osmani po qëndron në zyrat e LDK-së, Ferati vlerësoi se kjo nuk përbën ndonjë risi dhe se partia ka prioritet krijimin e institucioneve të reja të vendit.

“Prania e zonjës Osmani këtu është e përditshme, në varësi të dinamikave të brendshme. Kuvendi ynë i Përgjithshëm vendosi për bartësen e listës dhe tani gjithë vëmendja është te themelimi i institucioneve të Kosovës. Mendoj se qytetarët presin pikërisht këtë përgjigje nga ne, jo nëse bie apo jo një kryetar”, deklaroi ai.

Ferati mohoi gjithashtu që në takimin mes Abdixhikut dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti të jetë biseduar për ndarje pozitash apo oferta konkrete për bashkëqeverisje.

Sipas tij, bisedimet u përqendruan ekskluzivisht në parimet themelore për një marrëveshje që do t’i kthente funksionalitetin institucioneve.

“Me sa kam marrë vesh nga kryetari, nuk ra fjala për ndonjë ofertë klasike politike, por për themelet mbi të cilat mund të ndërtohet një pakt për stabilizimin e shtetit. Askush nuk diskutoi emra apo poste specifike. Abdixhiku ka mandat të plotë përfaqësimi dhe e ushtron kudo që sheh të arsyeshme, këtë herë në shoqëri të bartëses së listës, që është krejtësisht legjitime”, sqaroi Ferati.

I pyetur për mbledhjen e firmave për Kuvend të Jashtëzakonshëm, sekretari i LDK-së theksoi se ky proces është shprehje e një të drejte demokratike të atyre që mendojnë ndryshe nga shumica.

Megjithatë, ai shprehu dyshimin se dikush brenda partisë synon të bllokojë një marrëveshje të mundshme me Lëvizjen Vetëvendosje. Ferati u kërkoi anëtarëve dhe strukturave që mosmarrëveshjet t’i zgjidhin brenda forumeve të brendshme dhe jo përmes mediave.

“Kjo shtëpi demokratike na përket të gjithëve, jo disa individëve. Statuti dhe morali politik na detyrojnë që shqetësimet t’i trajtojmë në organet tona, pa e shqetësuar anëtarësinë e gjerë me deklarata publike”, u apeloi ai.

KosovaPress raportoi javën e shkuar se Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, po drejton përpjekjet për mbledhjen e nënshkrimeve, duke vizituar degët anembanë vendit për të siguruar mbështetjen e delegatëve për votëbesimin ndaj Abdixhikut.

Iniciativa për shkarkim vjen si pasojë e pakënaqësive të brendshme pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, ku partia siguroi vetëm 16.69 për qind të votave, apo 18 ulëse në Kuvend.

Fillimisht iu kërkua dorëheqja Abdixhikut, por ai e cilësoi të papranueshme një hap të tillë.

Statuti i LDK-së parashikon që firmat e një të tretës së anëtarëve të Kuvendit nuk sjellin shkarkimin automatik të kryetarit, por thjesht aktivizojnë procedurën formale për votëbesim.

Kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë të zgjedhur nga degët, përfshirë edhe vetë kryetarin aktual Lumir Abdixhiku. Në janar të këtij viti, Abdixhiku i rezistoi një votëbesimi pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

</body></html>

The post Abdixhiku nuk ikën nga votëbesimi, Ferati: Në LDK ende asnjë firmë për Kuvend të Jashtëzakonshëm appeared first on Albeu.com.

PSG kërkon shkarkimin e ministres serbe Snezhana Paunoviq pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës
<html><head></head><body>

Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), forcë opozitare në Serbi, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Snezhana Paunoviqit, ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, pasi ajo deklaroi se, po të ndodhej në vendin e Slobodan Millosheviqit, do të kryente “spastrim etnik” në Kosovë më 1998.

PSG e dënoi deklaratën si gjuhë urrejtjeje dhe mbështetje të hapur për persekutimin mbi baza etnike. Sipas kësaj partie, një funksionare që justifikon dëbimin e njerëzve për shkak të përkatësisë kombëtare nuk mund të mbajë post në Qeverinë e Serbisë. Shqetësimi, thekson PSG, shtohet edhe më shumë nga fakti se vjen nga ministrja përgjegjëse për administratën shtetërore dhe pushtetin vendor, institucione të cilat duhet të garantojnë trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët dhe respektimin e Kushtetutës e ligjeve.

Partia opozitare ngriti gjithashtu çështjen e përgjegjësisë së mundshme penale të ministres, duke iu referuar nenit 317 të Kodit Penal serb, i cili ndalon nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës mbi baza kombëtare, racore apo fetare. PSG i kërkoi prokurorisë kompetente të shqyrtojë nëse deklaratat e Paunoviqit përmbajnë elementë të kësaj vepre penale.

Snezhana Paunoviq është anëtare e Partisë Socialiste të Serbisë që nga viti 1992, ndërsa prej vitit 2024 mban postin e nënkryetares së kësaj partie. Ajo ka qenë deputete që nga viti 2013 dhe në dy legjislatura ka shërbyer si nënkryetare e Kuvendit të Serbisë.

Deklaratat e saj kanë nxitur reagime edhe në Kosovë.

Ministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Andin Hoti, e ka krahasuar atë me ish-presidentin serb Slobodan Millosheviq dhe ka paralajmëruar se çdo përpjekje për spastrim etnik në Kosovë do të përfundonte njësoj. Ai ka nënvizuar se përgjigjja e popullit të Kosovës, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e botës demokratike është tashmë e njohur.

“Babai yt ideologjik, Millosheviqi, provoi të njëjtën gjë në Kosovë. Përfundoi para drejtësisë ndërkombëtare, ndërsa Serbia u largua nga Kosova me bisht ndër shalë… Kushdo që sot bën thirrje për spastrim etnik nuk është vetëm kërcënim për Kosovën. Ai është dëshmi se Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit dhe nga politika kriminale që solli luftëra, masakra dhe turp historik”, shkroi Hoti në Facebook.

Sipas tij, thirrjet për spastrim etnik nuk përbëjnë thjesht kërcënim për Kosovën, por tregojnë se Serbia ende nuk është shkëputur nga ajo që ai e quan “ideologjia gjenocidale e Millosheviqit” dhe nga politikat që shkaktuan luftëra, masakra dhe “turp historik”.

“Sot Kosova mbeti e lirë. Millosheviqi përfundoi si kriminel lufte dhe sot han dhe. Të njëjtin fat do ta kishe edhe ti, dhe do ta kesh sa herë që tenton”, deklaroi Hoti.

Nga ana tjetër, edhe Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës (IKKL) reagoi, duke theksuar se deklarata e ministres serbe risjell në vëmendje retorikën e lidhur me politikat përgjegjëse për luftën, spastrimin etnik dhe krimet kundër njerëzimit në Kosovë. Sipas IKKL-së, krimet e kryera gjatë viteve 1998–1999 janë trajtuar në procese gjyqësore ndërkombëtare, ku zyrtarë të lartë politikë, ushtarakë dhe policorë të regjimit të Millosheviqit u shpallën fajtorë. Instituti vlerëson se përballja me të kaluarën, pranimi i krimeve dhe kërkimi i faljes institucionale mbeten parakushte për ndërtimin e besimit dhe paqes së qëndrueshme në rajon.

</body></html>

The post PSG kërkon shkarkimin e ministres serbe Snezhana Paunoviq pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Dega e LDK-së në Rahovec i shtohet valës së kërkesave për shkarkimin e Abdixhikut
<html><head></head><body>

Dega e Rahovecit e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve në të gjitha shkallët e partisë, si pasojë e rezultatit të dobët në zgjedhjet e fundit. Gjithashtu, ajo ka konfirmuar se ka vënë nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, i cili do të shqyrtojë shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Në një prononcim për eo, kryetari i kësaj dege, Burim Krasniqi, tha se kërkesa për zgjedhje përfshin të gjitha strukturat, nga nëndegët deri në nivelin qendror, pikërisht për shkak të rezultatit jo të kënaqshëm zgjedhor. Ai shtoi se dega e Rahovecit i ka dhënë firmat për mbledhjen e jashtëzakonshme që do të vendosë për mandatin e Abdixhikut.

Kur u pyet nëse nënshkrimet do të dorëzohen të nesërmen, ashtu siç kanë raportuar mediat, Krasniqi u përgjigj se “ka mundësi që t’i dorëzojmë nesër”.

</body></html>

The post Dega e LDK-së në Rahovec i shtohet valës së kërkesave për shkarkimin e Abdixhikut appeared first on Albeu.com.

U shkarkua nga posti i ministres së Jashtme, flet Spiropali: Më vjen keq që Sali Berisha paralajmëroi largimin tim dhe i doli fjala…
Këtë të enjte, Elisa Spiropali, ka reaguar në Parlament në lidhje me shkarkimin e saj nga posti i ministres së Jashtme, duke u shprehur se është habitur që i doli fjala Sali Berishës, i cili largimin e saj e paralajmëroi në Kuvend.

“Unë nuk flas vetëm anglisht, por edhe gjuhë tjetër të huaj. Por më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë. Edhe flas shqip, flas troç dhe flas sic duhet me Shqipërinë dhe për Shqipërinë. Cdo detyrë këtu në Kuvend është nder i madh. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala dhe për asgjë tjetër”, tha Spiropali.

Ndërkohë si përgjigje, Sali Berisha, iu drejtua duke i thënë se; “je viktima më e parëndësishme dhe më e merituara e Lubisë”. Ai tha se “nuk e ka nga Berisha largimin, por nga vetja e saj”.

“Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët. Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia? Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë. Ja ku e ke klonin!

Ti ke probleme të mëdha në shkenca. Kjo është kloni. Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti. Iku Lubia, the tani, ja shiheni, unë do jem Lubia juaj tani, u thoshte kjo. Dhe këta të dhanë atë që meritove”, tha Berisha.

The post U shkarkua nga posti i ministres së Jashtme, flet Spiropali: Më vjen keq që Sali Berisha paralajmëroi largimin tim dhe i doli fjala… appeared first on Albeu.com.

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Sokol Bizhga merr detyrën si Drejtor i komanduar i Policisë së Shtetit
Sokol Bizhga, merr zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i komanduar. Shkresa që mban numrin 70/y e firmosur nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu, i është dërguar në mesditë drejtuesit të lartë Sokol Bizhga, i cili deri më tani mbante postin e zv.drejtorit të Përgjithshëm.

Kompetencat e kryepolicit Bizhga, i mori pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës, me arsyetimin se në protestën e Partisë Demokratike më 28 shkurt nuk u ruajt rendi dhe siguria, kryesisht në Vila 31, ish vila e Erver Hoxhës, ku protestuesit hodhën molotovë e fishekzjarrë ndërsa brenda godinës ndodheshin 7 artistë francezë.

Sokol Bizhga, do të qëndrojë në këtë detyrë derisa pasuesi i Ilir Prodës të zgjidhet me konkurs. Garues duhet të jetë të gjithë ata persona që mbajnë gradën Drejtues, Drejtues i Parë dhe Drejtues i Lartë në Policinë e Shtetit

Tashmë me marrjen zyrtarisht të kompetencave të Drejtorit të Përgjithshëm, pritet që Sokol Bizhga t’i komunikojë shkarkimin nga detyra edhe drejtorit të Policisë së Tiranës, Elton Alushit, me po të njëjtin argument si edhe Ilir Proda.

Kjo për shkak se ligji në Policinë e Shtetit, parashikon që drejtorët vendorë emërohen dhe shkarkohen vetëm nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

The post Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Sokol Bizhga merr detyrën si Drejtor i komanduar i Policisë së Shtetit appeared first on Albeu.com.

Berisha tregon prapaskenat e shkarkimit të Ilir Prodës (VIDEO)
Një ditë pas shkarkimit të Ilir Prodës nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka reaguar ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ku ka zbuluar skenarin e marrjes së këtij vendimi nga Edi Rama.

Sipas Berishës, Ilir Proda, u shkarkua pasi nuk ruajti dot vilën e diktatorit, Enver Hoxha, e cila u sulmua me molotov nga protestuesit në tubimin e opozitës më 28 shkurt.

Gjithashtu, ashtu, Berisha komentoi edhe Sokol Bizhgën, i cili u komandua në vend të Ilir Prodës.

Kryedemokrati e cilëson Bizhgën si një armik të egër, duke thënë se ai duhet të dënohet me 30 vite burg për tradhti ndaj shokut të tij.

“Armik i egër, tradhtar i bashkëluftëtarit, kolegut të tij që e dogjën të gjallë në makinë, Gjergj Mehmetin dhe ky ia mbathi. Ky është një tradhtar që meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj shokut, të paktën 30 vite. Prandaj e vuri Rama. E hoqi Prodën se nuk mbrojti vilen e Enverit dhe vuri këtë kundër opozitës. Opozita e ka të dënuar atë”, tha Berisha kur u pyet për shkarkimin e Prodës dhe komandimin e Bizhgës.

Më tej Berisha, deklaroi për Ilir Prodën se; “ka një fakt, ishte shënjuar nga ne si bashkëpunëtor i bandave”.

The post Berisha tregon prapaskenat e shkarkimit të Ilir Prodës (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rama e shkarkoi nga posti i ministres së Jashtme, vjen reagimi nga Elisa Spiropalit
Një ditë pasi kryeministri Edi Rama, e shkarkoi nga posti i ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar, duke deklaruar se përfundimi i një detyre nuk është fundi i angazhimit të saj politik dhe publik.

Me anë të një postimi të gjatë në “Facebook”, Elisa Spiropali, vë në dukje se politika është një hapësirë ku koha lëviz shpejt, ndërsa vlerësimi i figurave publike bëhet në kohë.

Sipas saj, ajo që mbetet nuk është posti i mbajtur, por mënyra se si është ushtruar ai dhe pesha që i është dhënë fjalës dhe qëndrimit publik.

Reagimi i Elisa Spiropalit:

Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim. Në jetën publike funksionet mbyllen me një vendim, ndërsa përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen.

Politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë. Në fund ajo që mbetet nuk është posti që ke mbajtur, por mënyra se si e ke mbajtur atë dhe çfarë peshe i ke dhënë fjalës dhe qëndrimit tënd.

Shërbimi ndaj Shqipërisë për mua ka qenë dhe është i lidhur pazgjidhshmërisht me dashurinë për Shqipërinë, zgjedhje e vetëdijshme dhe jo aksident karriere, një akt besimi se vendi ynë mund dhe duhet të qëndrojë në anën e duhur të historisë, ashtu siç në momentet kyçe të saj Shqipëria ka ditur të zgjedhë orientimin perëndimor, edhe kur kjo zgjedhje ka qenë e vështirë. Nga koha kur rilindasit kërkonin dritë në Europë, te vendimi historik për anëtarësimin në NATO dhe rruga drejt Bashkimit Europian, projekti ynë kombëtar ka qenë gjithmonë projekt për t’u bërë pjesë e qytetërimit politik që ndërtoi shtetin e së drejtës, dinjitetin institucional dhe njerëzor.

Në këtë kuptim, detyra ime si Ministre e Jashtme nuk ishte thjesht funksion, por vazhdim i një narrative historike që e sheh Shqipërinë si pjesë të pandashme të Perëndimit politik.

I jam mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryeministrit për besimin e dhënë ndër vite, sepse mirënjohja është kulturë politike dhe jo nënshtrim personal.

Ne kemi ndërtuar së bashku një model që e ka zhvendosur Shqipërinë nga psikologjia e tranzicionit drejt normalitetit europian, duke zgjedhur reforma kur ishte më e lehtë të zgjidhej kompromisi me mediokritetin dhe duke zgjedhur përgjegjësinë kur populizmi ofronte duartrokitje të shpejta. Ky model nuk është i përsosur, por është i qartë në orientim dhe i vendosur në qëllim.

Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se politika nuk është zotërim apo pronësim, por kujdestari e përkohshme. Institucionet janë më të mëdha se individët, por janë individët ata që u japin atyre frymë, ton dhe karakter. Në çdo funksion që më është besuar, si deputete, kryetare Kuvendi e ministre, kam zgjedhur të jem zë me bindje dhe jo jehonë pa peshë, sepse dinjiteti i shtetit mbrohet jo vetëm me marrëveshje e dokumente, por me qëndrimin që mban kur përfaqëson flamurin tënd përballë të tjerëve. Në Europën politike, nga De Gasperi te Schuman, modeli që mbeti ishte ai i burrështetasit që ndërton mbi parime dhe jo mbi kalkulime afatshkurtra, dhe ky mbetet edhe për mua standardi ideal i shërbimit publik.

Vendimet politike janë pjesë e një vizioni më të gjerë dhe si të tilla respektohen, por historia personale e secilit prej nesh nuk matet me kohëzgjatjen e një mandati, as me fuqinë e përkohshme politike, por me gjurmën që lë në kulturën politike dhe morale të vendit. Në histori, figurat që mbeten nuk janë ato që mbajnë më gjatë pushtetin, por ato që nuk relativizojnë kurrë karakterin, sepse dinjiteti nuk është dekoratë ceremoniale, por qëndrueshmëri përballë kohës dhe aftësi për të mos u frikësuar as nga e kaluara, as nga e ardhmja.

Socialistëve u detyrohem gjithmonë besnikëri ndaj idealeve dhe jo ndaj komoditetit, sepse e majta europiane që kemi synuar të ndërtojmë në Shqipëri nuk është retorikë, por përpjekje për drejtësi sociale, shtet funksional dhe integrim të pakthyeshëm në Bashkimin Europian. Këto janë busulla që nuk ndryshojnë me rrethanat dhe nuk zbehen me rotacionin e detyrave.

Forca e një projekti politik matet nga aftësia për të prodhuar modele që qëndrojnë edhe kur rrethanat ndryshojnë, sepse modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën.

Shqipëria është më e rëndësishme se çdo rol dhe Partia është më e rëndësishme se çdo individ, por dinjiteti personal mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet çdo shërbim publik i ndershëm dhe i qëndrueshëm. Në këtë kuptim, për mua përfundimi i një detyre nuk është tërheqje, por vazhdim i angazhimit me të njëjtën bindje dhe të njëjtën përgjegjësi.

Mesazhet tuaja më të shumta në largim, se në marrjen e detyrës, ma përforcojnë detyrimin dhe vendosmërinë për të dhënë më shumë.

Sepse pozicionet janë kalimtare, ndërsa gjurma është zgjedhje e vetëdijshme.

The post Rama e shkarkoi nga posti i ministres së Jashtme, vjen reagimi nga Elisa Spiropalit appeared first on Albeu.com.