shkarkimi i ministrave te alternatives Archives - Albeu.com

Sot pritet shkarkimi i ministrave të Alternativës
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mbrëmë vonë përfundoi hetimin e propozimit për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, në pikën e parë të seancës së 104-të për Propozimin për Rikonstruimin e Qeverisë, por siç njoftoi nënkryetari i Kuvendit, Goran Misevski, do të ketë votim shtesë.

Dhjetë minuta para mesnate, Misevski deklaroi se nuk ka më kushte për punë dhe e ndërpreu seancën, ndërsa vazhdimi do të caktohet shtesë.

Pasi deklaroi se lista e folësve për shkarkimin e Sali është shteruar dhe shpalli votim shtesë, Misevski hapi diskutimin për propozimin për shkarkimin e Admirim Alitit nga pozita e ministrit për shoqëri informatike dhe administratë. Aliti nuk ka shfrytëzuar rastin të shprehet për propozimin për shkarkimin e tij.

Debati parlamentar për rindërtimin e Qeverisë ka vazhduar pas orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa në ndërkohë janë shpallur disa pauza me kërkesë të koordinatorëve nga LSDM dhe VMRO-DPMNE pas akuzave të ndërsjella se kush po e bllokon punën e Kuvendit.

Debati në Kuvend ka qenë i hapur që nga fillimi i javës, kur po diskutohet pika e parë – propozimi për shkarkimin e ministrave dhe në rend dite është edhe zgjedhja e katër ministrave dhe pesë zëvendësministrave./INA

The post Sot pritet shkarkimi i ministrave të Alternativës appeared first on Albeu.com.