shkarkimi i metes Archives - Albeu.com

PS përgatit zëvendësimin e tij, Meta poston fotografi nga Kalabria (FOTO LAJM)
Teksa Partia Socialiste po vijon me procedurat për zëvendësimin e presidentit Ilir Meta, ky i fundit ka postuar fotografi nga Kalabria.

Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në komunat e banuara nga arbëreshët në Kalabri.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka bërë me dije se ai ndodhet në Kalabri në takim me shqiptarët atje, ndërkohë që anëtarët e grupit parlamentar socialist po votojnë për emrin e kreut të ri të shtetit që do të propozojnë.

“Përherë i nderuar nga mikpritja e ngrohtë e Arbëreshëve. I lumtur që ndodhem sot në qytezën e bukur të Civita, ku fryma e atdhedashurisë dhe krenaria për historinë, traditën, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare ruhen ende të gjalla si në Motin e Madh të Kryeheroit tonë Gjergj Kastriot Skënderbeut”, shkruan Meta./albeu.com/

The post PS përgatit zëvendësimin e tij, Meta poston fotografi nga Kalabria (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese “zbardh” vendimin, tregon arsyet se përse nuk e shkarkuan Ilir Metën
Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arsyetuar për Presidentin e Republikës Ilir Meta, që hodhi poshtë shkarkimin nga parlamenti.

Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e vendimit nr. 55/2021, datë 09.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë, dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Vitore Tusha, Kryetare, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sonila Bejtja, Përparim Kalo, anëtarë, me sekretare Blerina Basha, në datat 01.02.2022, 03.02.2022 dhe 07.02.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare, me dyer të hapura, çështjen nr. 6 (K) 2021 të Regjistrit Themeltar, që u përket:

KËRKUES: KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, përfaqësuar nga Taulant Balla, Klotilda Bushka, Mimoza Arbi dhe Erind Mërkuri, me autorizim.

SUBJEKT I INTERESUAR:PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, përfaqësuar nga Bledar Dervishaj dhe Katrin Treska, me autorizim.

OBJEKTI: Deklarimi i shkarkimit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

BAZA LIGJORE: Nenet 78 dhe 90, pikat 2 dhe 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenet 61 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji nr. 8577/2000).

Kuvendi ka pretenduar se në shumë nga daljet e veta publike Presidenti ka zgjedhur të përdorë retorikë dhune dhe ta favorizojë haptazi atë në sytë e publikut si mjet për zgjidhjen e problemeve në vend të mjeteve që ofron shteti i së drejtës. Kjo retorikë, e justifikuar sipas tij si e nevojshme për mbrojtjen e votës nga vjedhja, ka pasur përshkallëzim të fortë deri në fund të fushatës. Kjo shkelje provohet edhe nga reagimi i përfaqësuesve të shteteve të huaja në vend, të cilët publikisht bënë thirrje për të ndaluar gjuhën dhe thirrjet për dhunë. Në prag të datës të zgjedhjeve në Elbasan ndodhi një përplasje midis dy grupe simpatizantësh, me pasoja të rënda, dhe mënyra e veprimit të tyre përputhet plotësisht me thirrjen publike të Presidentit. Thirrjet për dhunë reflektohen në përdorimin e shprehjeve, të tilla si: “ngrehuni dhe bjeruni, vdekje tradhtarëve, t`i mprehin sfurqet” ose deklarimet se “struktura për mbrojtjen e votës është një e drejtë legjitime e opozitës, pasi shteti është i kapur nga krimi” (shih paragrafët 46, 124 dhe 126 të vendimit nr. 55/2021 të Kuvendit).

Sipas Kuvendit, edhe pse Presidenti ka përkrahur nismën e opozitës për ngritjen dhe funksionimin e “Strukturës për mbrojtjen e votës”, kjo çështje i takon për hetim organeve kompetente. Megjithatë, ai nuk është distancuar dhe nuk ka dënuar jo vetëm ngjarjen e rëndë të Elbasanit, por as modelin e kundërligjshëm që përfaqësonte kjo strukturë. Aktet dhe sjelljet e Presidentit kanë frymëzuar dhunë dhe ndasi sociale, nuk kanë kontribuar për uljen e konflikteve dhe pasqyrojnë gjuhë përçarjeje dhe urrejtjeje. Kjo nxitje dhune dhe ndasie shfaqet jo vetëm në deklaratat publike të Presidentit, por edhe në sjelljen e tij në situata konkrete (konflikti midis FRD-së dhe bashkisë së Tiranës), nuk ndikuan për qetësimin e situatave, përkundrazi i përshkallëzuan ato dhe përbëjnë shembuj negativë që nxisin vetëgjyqësinë.

Presidenti ka prapësuar se fushata e zgjedhjeve të përgjithshme u tensionua në nivele ekstreme për shkak të aktorëve politikë, duke kulmuar edhe me humbje jete (në qytetin e Elbasanit), sulme të armatosura (siç është rasti në qytetin e Kavajës), apo ngjarje e situata të tjera të rënda provokuese (ngjarjet në qytetin e Fierit). Deklaratat dhe denoncimet publike e shkresore të Presidentit kanë qenë plotësisht në proporcion të drejtë me situatën shumë të rëndë parazgjedhore, si dhe në funksion të parandalimit të përshkallëzimit dhe daljes jashtë kontrollit të saj. Në rastin e Fierit, të nxitur nga veprimet e paligjshme e provokuese të bashkisë dhe të përfaqësuesve të shumicës qeverisëse, Presidenti u kërkoi publikisht kandidatëve të një force politike (LSI) të mos binin pre e provokimeve dhe ta tejkalonin atë situatë me urtësi. Në lidhje me termin “sfurqet”, ai është përdorur në kontekstin e një konflikti konkret të ndodhur në Fier, ku Presidenti ka qenë dëshmitar okular, dhe në këtë deklaratë “sfurqet” janë përmendur në mënyrë metaforike, si mjete pune të banorëve të zonës dhe në kontekstin e vënies në rrezik të interesit publik.

Gjykata, bazuar në analizën e kritereve të shkeljes së rëndë, nuk identifikon ndonjë normë kushtetuese të cenuar, pasi në lidhje me këto fakte Kuvendi nuk ka arritur të provojë ardhjen e pasojave në drejtim të cenimit të rendit dhe sigurisë publike. Edhe në këtë rast Presidenti nuk ka ushtruar veprimtari vendimmarrëse, nuk ka marrë ose ushtruar kompetenca të institucioneve të tjera dhe nuk është provuar ndonjë qëllim i tij për ndërhyrje në rendin dhe sigurinë publike.

Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me rendin dhe sigurinë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

Për sa më sipër, për sa kohë që Gjykata nuk arriti në përfundimin se Presidenti ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës në drejtim të ushtrimit të funksionit si Kryetar i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, sipas neneve 86, pika 1 dhe 89 të Kushtetutës, e lidhur edhe me të drejtat në procesin zgjedhor, të shqyrtuara më sipër, dhe as shkelje në veprimtarinë e tij që lidhet me marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe marrëdhëniet me jashtë, pavarësinë e organeve të shtetit dhe rendin e sigurinë në vend, çmon se është i pabazuar pretendimi i Kuvendit për shkeljen e detyrimeve që burojnë nga neni 88, pika 3, i Kushtetutës si rezultat i shkaqeve të parashtruara prej tij.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 90, pika 2, dhe 131, pika 1, shkronja “dh”, të Kushtetutës, si dhe neneve 63, pika 2, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash.

The post Gjykata Kushtetuese “zbardh” vendimin, tregon arsyet se përse nuk e shkarkuan Ilir Metën appeared first on Albeu.com.

“Kushtetuesja” nuk shkarkoi Metën, vjen reagimi i papritur nga Grida Duma
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Duma tha se ky vendim është një lloj fitoreje, pasi sipas saj, disa prej qëndrimeve të Metës herë pas here, kanë qenë koherente.

Ajo shtoi se vendimi është lajm i mirë, pasi nuk iu përgjigj thirrjes së partisë në pushtet.

Kometet Duma i bëri në studion e Radar Informativ në ABC ku ishte e ftuar.

“Është një lloj fitore më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese nuk shkon në konform në thirrjet politike për presidentin. Është lajm i mirë. Ishte krijuar përshtypja që do të ndodhte. Pikërisht për këtë arsye sepse pritshmëria ishte ngritur. Për mua është lajm i mirë që tregon se nuk i përgjigjet kësaj thirrje të partisë në pushtet”, tha Duma.

Nënkryertarja e PD, thotë se Meta ka dalë nga roli i presidentit dhe në situata të caktuara e ka mbështetur. Pavarësisht se Meta ka ndryshuar qëndrimin e tij për PD-në ajo nuk e ka ndryshuar, duke theksuar se kreu i shtetit nuk mund të shkarkohej.

“Si president unë besoj se duhet ta ruajë etikën të mos përfshirjet në çështjen e partive. Le të themi që në kushtet në të cilat është Shqipëria ka pasur momente që e kam mbrojtur presidentin sepse monopartia kërkonin që edhe Presidenca kërkua në këtë situatë shumë specifike që të bënte kontrollin dhe balancën. Ka pasur momente që ka dalë dhe ka bërë rol të fortë politik. Në atë momente kam thënë po, sepse ishte momenti. Sot nuk ka të njëjtin qëndrim ndaj PD por unë skam ndryshuar qëndrim. Atëherë kam thënë po se po e bën këtë për shkak të mungesës së kontrollit dhe balancës”, theksoi Duma./albeu.com/

The post “Kushtetuesja” nuk shkarkoi Metën, vjen reagimi i papritur nga Grida Duma appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi Metën: Si nisi beteja për rrëzimin e presidentit pas 25 prillit
Presidenti i Ilir Meta do të qëndrojë në këtë detyrë deri në fund të mandatit, në 24 korrik 2022. Vulën e vendosi Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit njoftoi mbrëmjen e djeshme se ka rrëzuar kërkesën e parlamentit për shkarkimin e presidentit Meta, pasi në gjykimin e saj nuk ka pasur “shkelje të rënda të kushtetutës”, për të cilat kreu i shtetit mund të largohej nga detyra.

Në njoftim Gjykata Kushtetuese, thotë se “pasi verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e Komisionit Hetimor, garantimin e së drejtës së Presidentit për t`u dëgjuar dhe për t`u mbrojtur dhe duke mbajtur në konsideratë pavarësinë organizative të Kuvendit, në tërësi konstatoi se nuk ka pasur shkelje kushtetuese gjatë kësaj procedure”.

Nga ana e saj Gjykata vlerësoi se “faktet” e paraqitura nga Kuvendi nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës, për të cilat mund të shkarkohet presidenti. Gjykata ka arritur në përfundimin se faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor, faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë, faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike dhe ato të paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

“Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 të Kushtetutës, nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës”, saktësohet në vendimin e Gjykatës. Neni 86, pika përcakton se “Presidenti…përfaqëson unitetin e popullit”. Ndërsa sipas nenit 89 “Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private”.

Reagime për shkarkimin

Për presidencën vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i pritur, madje nuk kishte asnjë surprizë. Sipas presidencës ky proces as nuk duhet të kishte filluar. “ZERO SURPRIZË për Presidencën! Kjo çështje as nuk duhej të kishte filluar!”.

Një reagim pas vendimit ka pasur edhe keshilltari ligjor i Metës. Bledi Dervishaj thotë se kushdo që qëndron i palëkundur me të vërtetën, nuk rrëzohet. “Kush qëndron i palëkundur me të vërtetën kurrë nuk rrëzohet. E vërteta na çliron ne, shoqërinë tonë dhe krenon këdo që ecën në të.”

Pretendimet e parlamentit;

Parlamenti pretendonte gjithashtu se presidenti kishte shkelur betimin si kryetar i shtetit, të përcaktuar në nenin 88, pika 3 të Kushtetutës. Por sipas Gjykatës as këtu “nuk ka shkelje të rëndë” pasi “faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës; faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës; faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës dhe faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës”.

Po ashtu, sipas Gjykatës “faktet e paraqitura si shkelje të nenit 94 të Kushtetutës nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës”. Neni 94 parashikon që “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të”. Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se vendosi “shfuqizimin e vendimit nr. 55/2021, datë 09.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Padia e Metës ndaj Kuvendit

Meta njoftoi më 9 shkurt të këtij viti se ka firmosur dhe dorëzuar kallëzimin penal kundër përgjegjësve të Kuvendit për akuzën e falsifikimit të dokumentave që kanë shërbyer si prova në gjykimin e çështjes së shkarkimit të tij në Gjykatë Kushtetuese.  Kallëzimi ka të bëjë me një kopje të urdhrit për thirrjen e seancës së datës 7 maj 2021, të parlamentit, ku iu hap rruga procesit për shkarkimin e Metës. Shkresa e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kur seanca publike për këtë çështje ishte drejt fundit, rezultoi të ketë ndryshime në datë dhe në përmbajtje, nga ajo që është e publikuar dhe sot e kësaj dite në faqen zyrtare të parlamentit. Ky institucion u shpreh sot përmes një deklarate se pretendimet për manipulim apo falsifikim nuk qëndrojnë .“Kjo është një padi shumë e rëndësishme, sepse krimi i falsifikimit, është shumë flagrant. Ndodh për herë të parë në një seancë publike të Gjykatës Kushtetuese, nga Parlamenti i Shqipërisë, në një proces që ndodh për herë të parë në 30 vite, kundër kreut të Shtetit, presidentit të Republikës”, u shpreh Meta.

Si nisën procedurat për shkarkimin e presidentit

Për herë të dytë brenda dy viteve, Partia Socialiste nisi procedurat për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Paralajmërimi i parë për shkarkimin e Metës erdhi fillimisht nga kryeministri Edi Rama, dy ditë para zgjedhje të 25 prillit, pasi Meta i shpalli luftë SHBA dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Kujtojmë se Ilir Meta kishte paralajmëruar se do të jepte dorëheqjen por nuk e bëri një gjë të tillë pas zgjedhjeve. Ai ka thënë se do të kthehet në LSI në 2022, kur dhe i përfundon mandati i Presidentit. Nisur nga kjo, mazhoranca e njoftoi menjëherë nismën e saj për ta shkarkuar. Ishte vetë numri dy i PS-së, Taulant Balla i cili i pari konfirmoi një fakt të tillë, duke thënë se “do i bëjnë gati letrat e pensionit”.

Shkarkimi nga Kuvendi

Më 9 qershor 2021 Kuvendi miratoi me 104 vota pro raportin e Komisionit hetimor Parlamentar, i cili propozoi vendimin ekstrem për shkarkimin e Metës. Presidenti Ilir Meta nuk e ka njohur këtë nismë të mazhorancës, madje e cilësuar nul dhe anti kushtetuese. Në seancën e 9 qershorit morën pjesë në total 114 deputetë ku 7 prej tyre mungonin, pjesë e të cilëve ishte Olta Xhaçka, Rudina Hajdari, Fidel Ylli apo edhe Ambra Borova. Nga këto, 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër si edhe 3 abstenuan. Sipas vendimit të parlamentit Presideti Meta, kishte përcjellë mesazhe përçarëse dhe se kishte marrë anën e opozitës përgjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të shkuar. Shkarkimin e presidentit Partia Socialiste e ka konsideruar si një nevojë për të “çliruar Presidencën nga një pengmarrje”. Kjo kërkesë sipas maxhorancës nuk ka ardhur me qëllim që kjo e fundit të caktojë në krye të presidencës një emër nga radhës e saj.

Nëse do  të shkarkohej Meta do të bëhej Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar./abcnews.al

The post Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi Metën: Si nisi beteja për rrëzimin e presidentit pas 25 prillit appeared first on Albeu.com.

A do të shkarkohet Presidenti Meta? Zheji paralajmëron: Pritet një pranverë me dimension historik
Analisti Artur Zheji ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Ai ka folur për gjyqin që po zhvillohet për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe është shprehur se kjo pranverë do të jetë me një dimension historik.

“Asgjë nuk do të jetë si më parë, kjo pranverë do të jetë me një dimension historik në zhvillimet politike, me dramaticitetin dhe ndryshimin e ekuilibrave, që do të sjellin. Mendoj se tani Gjykata Kushtetuese është në një debat të fortë. Mendoj se nuk është këshilluar mirë Presidenti, i cili shprehet dhe mediatizon pozicionin e vet, pikërisht në këtë kohë, kur gjykata po merr një vendim për pozicionin e tij. Gjykata Kushtetuese gjykon vendimin që ka marrë Kuvendi i Shqipërisë dhe merret mbi ato prova që depoziton Kuvendi. Do ishte hera e parë në Shqipëri që të përcaktojë akuzat mbi Metën si shkelje të rënda të Kushtetutës. Termi “shkelje e rëndë kushtetuese” nuk ka të bëjë me fjalët e Metës, por ajo duhet të jetë e barabartë me shkelje penale. Ne nuk dimë që z. Meta të ketë një shkelje penale. Por tani duhet të mbizotërojë heshtja, për të pritur Gjykatën Kushtetuese, pasi ata kanë shtetin dhe përcaktojnë çfarë është Kushtetuta. Janë njerëzit më të rëndësishëm të Shqipërisë në këto momente. Deklarata e Metës se nuk e shkarkojnë dot nuk ka lidhje me asnjë aspekt ligjor, por me një këshillim jo të mirë që i bëjnë këshilltarët atij. Është një këshillim i keq që i bëhet Metës. Nuk ka asnjë argument juridik që ai mund t’i mbivendoset Gjykatës Kushtetuese, është maja e majës. Gjykata do të quajë nul ose të vlefshëm vendimin e Kuvendit për Metën”, tha ai./albeu.com

The post A do të shkarkohet Presidenti Meta? Zheji paralajmëron: Pritet një pranverë me dimension historik appeared first on Albeu.com.

Meta nuk tërhiqet: I bindur se pas 20 vitesh do marr një mandat të dytë si President
Presidenti Ilir Meta u shpreh është I bindur se pas 20 viteve do të rizgjidhet për një mandat të dytë si President i Republikës.

Meta tha se detyra e tij para zgjedhjeve ishte të çonte popullin shqiptar drejt kutive të votimit më 25 prill dhe sipas tij e arriti.

Ai gjithashtu theksoi se askush nuk mund ta shkarkonte atë para 25 prillit.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Pse kërkuat largimin e trupës gjykuese?

Meta: S’dua që të hyjë në çështje me persona të caktuar. Ka mundësi që të bëhemi serioz. Integriteti i secilit varet nga ligjet, kushtetuta dhe s’dua të hyjë në këtë çështje. Nuk gjen dot një gjykatë që çështja merret dhe zgjidhet nga gjyqtari pa short. Në GjK tonë të re çështja merret vetë apo jepet nga dikush nuk e di, por kjo është në kundërshtim me ligjin. Çdo gjykatë në Republikës së Shqipërisë e cakton çështjen  m short nuk di se në Gjykatën më të lartë të ndodhë diçka e tillë. Ky parlament duhet të shprehte vullnetin politik që opozita e kërparatave është zëvendësuar me shumë deputetë të tjerë kërpëratash. Ky nuk është problemi im por ata duhet të ishin shprehur. Nuk më vjen keq sepse e di që pas 20 vitesh do ta bëj mandatin e dytë si president. Unë tani kam një rrugë të re kisha plan tjetër, ndoshta të merrja një mandat të dytë, të bënim edhe disa ndryshime për të mbrojtur të drejtat.

Pyetje: Thellë- thellë do të dëshironi që mazhoranca t’ju shkarkonte përpara zgjedhje të 25 prillit?

Meta: Nuk kishte shanse dhe mundësi, jo Parlamentit apo mazhoraca që të më shkarkonte mua përpara 25 prillit,.. Detyra ime ishte që ta çoja popullin shqiptar të tradhtuar nga klasa e vet politike./albeu.com/

The post Meta nuk tërhiqet: I bindur se pas 20 vitesh do marr një mandat të dytë si President appeared first on Albeu.com.

Seanca për shkarkimin e Metës, VOA: Gjithçka u bë me ngutje, mazhoranca nuk respektoi procedurat
Gjykata Kushtetuese nisi sot një seancë publike, si pjesë e procesit që ajo ka nisur për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, të cilin shumica socialiste e akuzoi për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe se u përfshi duke u bërë palë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kreu i Shtetit, siç dhe kishte paralajmëruar, nuk është paraqitur për të marrë pjesë, duke u përfaqësuar nga këshilltari i tj ligjor.

Gjatë seancës së sotme, përfaqësuesi i presidentit Bledar Dervishaj paraqiti një kërkesë parapake, sipas së cilës, secili prej anëtarëve të Gjykatës duhet të shqyrtonte mundësinë e dorëheqjes.

Zoti Dervishaj renditi një seri faktesh dhe rrethanash që, sipas tij, vënë në dyshim paanësinë e trupës gjykuese dhe gjykimin me objektivitet të çështjes.

“Presidenti ka humbur tërësisht besimin te kjo trupë, e cila nuk garanton procesin e rregullt ligjor dhe as paanshmërinë e saj”, – u shpreh zoti Dervishaj, duke saktësuar që nëse kërkesa për dorëheqje nuk do të merrej në konsideratë, atëherë ai kërkonte përjashtimin e të gjithë trupës.

Përfaqësuesja e parlamentit, si palë në proces, e konsideroi “abuzive” kërkesën e përfaqësuesit të Kreut të Shtetit, duke theksuar se qëllimi i vetëm sipas saj, është zvarritja e procesit. Ajo kërkoi rrëzimin e kërkesës.

Pas kësaj trupa e gjyqtarëve u tërhoq për të marrë vendim lidhur më kërkesën e presidentit.

Që pas qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese, për të mos u shprehur me një vendim lidhur me zgjedhjet vendore të 30 qershorit, “për moskompetencë” në trajtimin e një çështjeje të tillë, ai ka shprehur haptazi mosbesimin ndaj trupës së kësaj Gjykate.

Javën e shkuar Kreu i Shtetit i kërkoi zyrtarisht Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, nisjen e një procedimi disiplinor ndaj anëtares Fiona Papajorgji, duke ngritur dyshime për “shkelje të procedurave ligjore” për caktimin e saj si relatore e çështjes, si dhe duke e akuzuar se kishte shmangur pyetjet e ngritura nga Shoqata e Bashkive, në kërkesën për Opinion drejtuar Komisionit të Venecias.

Pak ditë më parë ai iu drejtua me një letër Gjykatës, ku me tone kritike ngrinte shqetësimin për mungesë informacioni dhe transparence nga ky institucion, i cili, sipas tij, nuk u është përgjigjur të paktën dy shkresave zyrtare të tij.

Po ashtu zoti Meta kërkonte që përfaqësuesit të tij t’i lihej në dispozicion një kohë e pakufizuar, ndryshe nga sa i është bërë e ditur se do të mund të ketë vetëm një hapësirë 60 minutëshe, sipas rregullores së Gjykatës.

Kjo rregullore, vinte në dukje kreu i Shtetit kishte hyrë në fuqi më 27 janar të këtij viti, pasi atij i ishte komunikuar ky afat kohor për mbrojtjen.

Nisma e shumicës për shkarkimin e presidentit Meta, u vu në lëvizje pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare, duke vlerësuar se ai kishte shkelur rëndë Kushtetutën para dhe gjatë procesit zgjedhor, “duke u bërë palë me opozitën apo duke nxitur gjuhën e urrejtjes dhe të dhunës”.

Shumica veproi me ngut për ngritjen e komisionit hetimor, që do të vlerësonte kërkesën për shkarkim të firmosur nga deputetët e saj, duke qenë se miratimi në seance do të duhej të bëhej brenda datës 9 maj, afati i fundit i lejuar nga ligji, kur parlamenti është në mbyllje të mandatit të tij.

Gjithçka u realizua në nxitim e sipër, pa bërë kujdes as në respektimin e procedurave. Komisioni i ligjeve aprovoi menjëherë kërkesën dhe një ditë më pas, në 7 maj, parlamenti votoi në favor. Presidenti Meta foli për “vendime apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë”, të cilat, siç theksoi, nuk do t’i njihte. Ai nuk u paraqit në komisionin hetimor, i cili mbylli gjithçka në tre javë. Më 9 qershor parlamenti votoi në favor të shkarkimit (104 deputetë pro, 7 kundër)./VOA

The post Seanca për shkarkimin e Metës, VOA: Gjithçka u bë me ngutje, mazhoranca nuk respektoi procedurat appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca për shkarkimin e Metës, zbulohet arsyeja pse
Seanca gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese për Presidenti Ilir Meta është shtyrë. Shkak është bërë infektimi me COVID-19 i relatorit të çështjes.

Mësohet se seanca e radhës për shkarkimin e presidentit Meta do të zhvillohet më 1 shkurt në orën 10:00.

“Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000. Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, thuhet në njoftim./albeu.com

The post Shtyhet seanca për shkarkimin e Metës, zbulohet arsyeja pse appeared first on Albeu.com.

Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese vendos të shqyrtojë vendimin
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në njoftim, Kushtetuesja thekson se çështja do të kalojë në seancë publike, ndërsa data e saj do të caktohet në përputhje me rregullat proceduriale të Gjykimit Kushtetues.

Njoftimi:

Në Gjykatën Kushtetuese është në shqyrtim vendimi i Kuvendit të Shqipërisë nr.55/2021, datë 09.06.2021 “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.

Ky vendim i është dërguar Gjykatës Kushtetuese me shkresën nr.1368 prot., datë 14.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë dhe është regjistruar në këtë gjykatë në datën 14.06.2021, me numër të Regjistrit Themeltar 6 (K) 2021.

Gjykata e ka marrë në shqyrtim paraprak këtë çështje në përputhje me afatet procedurale të parashikuara në ligjin e saj organik dhe në Rregulloren e Brendshme, ndërkohë që veprimtaria e saj për shqyrtimin e të gjitha çështjeve ka qenë e pezulluar për periudhën 1 gusht 2021 deri në 10 shtator 2021, e cila përkon me lejen vjetore të gjyqtarëve, në bazë të nenit 18, pika 1, shkronja “b”, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit paraprak të kësaj çështjeje, bazuar në nenin 62 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata vendosi: “Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike”, data e së cilës do të caktohet në përputhje me rregullat procedurale të gjykimit kushtetues./albeu.com

The post Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese vendos të shqyrtojë vendimin appeared first on Albeu.com.

Humbja me Gjerorgjinë, Challandes pranë shkarkimit nga stoli i Kosovës
Posti i trajnerit të Kosovës, Bernard Challendes prej kohësh vënë në diskutim. Që nga Liga e Kombeve, “dardanët” i kanë pasur me pikatore rezultatet pozitive.

Humbja e djeshme ndaj Gjerogjisë në “Fadil Vokrri” duket se ka e bindur FFK-së për të shkarkuar trajnerin.

Sot pritet të mbahet një konferencë në orën 13:00, ku do të konfirmohet edhe e ardhmja e zviceranit. Momentalisht Kosova pozicionohet në vendin e fundit në grupin e kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022. /albeu.com

The post Humbja me Gjerorgjinë, Challandes pranë shkarkimit nga stoli i Kosovës appeared first on Albeu.com.