shkarkimet e paligjshme Archives - Albeu.com

Shkarkimet e paligjshme/ BIRN: Nëpunësit presin deri në vdekje zbatimin e vendimeve gjyqësore
BIRN/ Pas 34 vitesh karrierë në administratë, Shkëlqim Barushi u shkarkua nga puna në Bashkinë e Tiranës në dhjetor të vitit 2015 për efekt “ristrukturimi”.

Barushi ishte vetëm një prej dhjetra nëpunësve civilë që u shkarkuan nga detyra pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015, të cilat ngjitën në krye të Bashkisë së kryeqytetit Erion Veliajn.

Tre vite më vonë, Gjykata Administrative e Apelit e gjeti shkarkimin e Barushit të paligjshëm dhe urdhëroi që ai të rikthehej në detyrë, ose të paguhej sikur ishte në detyrë deri në kohën kur vendimi i gjykatës të zbatohej.

Por Bashkia e Tiranës,  nuk e zbatoi asnjëherë plotësisht vendimin e gjykatës dhe Barushi u pagua si pjesë e administratës së Bashkisë së Tiranës pa qenë në punë, derisa doli në pension në shtator të vitit 2024.

Tani pensionist, Barushi i tha BIRN se e kishte përjetuar shkarkimin nga detyra në mënyrë traumatike.

“Isha 55-vjeç dhe nuk kisha mundësi të ndërroja karrierë, ishte në një moment që nuk nisja dot diçka nga e para”, tha Barushi përmes një bisede telefonike.

“Nuk është vetëm rasti im, absolutisht i të gjithëve”, shtoi ai, duke e konsideruar tranzicionin e shërbimit civil një problem madhor.

Sipas raportit vjetor që Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, KSHMC, ka dorëzuar në Kuvend, një duzinë zyrtarësh publikë të shkarkuar sipas vendimeve gjyqësore padrejtësisht nga pushteti vendor, kanë qëndruar në listë pritje derisa mbushën moshën e pensionit – dhe disa prej tyre deri në vdekje.

Nga 48 raste të analizuara për “rastet e nëpunësve civilë gjyqfitues”, vetëm 3 janë rikthyer në vendin e punës, ndërsa institucionet vendore, bashkitë dhe këshillat e qarkut, kanë paguar apo kanë si detyrim të paguajnë 224 milionë lekë dëmshpërblime dhe paga.

Por kjo nuk është fatura e plotë financiare dhe dëmi në buxhet është disa herë më i madh. Sipas KSHMC, problematikat në zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë vijojnë të mbeten strukturore dhe të përsëritura.

Kreu i Qendrës për të Drejtat në Punë, Edison Hoxha, e sheh këtë praktikë si një shkelje të rëndë të të drejtave.

“Në këtë aspekt po është një shkelje e të drejtave të njeriut, pasi i heq atij mundësinë për karrierë, i heq mundësinë për t’u plotësuar si individ, sepse njeriu nuk ka nevojë vetëm për pagën apo dëmshpërblimin financiar”, tha Hoxha për BIRN.

Vendimet nuk zbatohen

Sipas raportit vjetor të KMSHC-së, institucionet refuzojnë të zbatojnë vendimet e gjykatave për të shkarkuarit në mënyrë të padrejtë nga puna. Komisioneri vë në dukje se mbi 90% e vendimeve gjyqësore të kësaj natyre nuk zbatohen në afatet e kërkuara dhe një pjesë e vendimeve kanë më shumë se një dekadë që qëndrojnë në sirtarë të pazbatuara.

Sipas raportit, 79 nëpunës civilë të bashkive dhe njësive vendore qëndrojnë në listë pritje pasi kanë fituar gjyqet me vendim të formës së prerë, pjesa dërrmuese e të cilëve në Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë, vetëm 38 prej të shkarkuarve që kanë fituar gjyqet janë kthyer në detyrë.

Edison Hoxha vë në dukje se institucionet përdorin formula nga më të ndryshmet për të shmangur zbatimin e vendimeve të gjykatës. Duke iu referuar rasteve që ka ndjekur, Hoxha thotë se pas vendimeve gjyqësore të formës së prerë, institucionet bëjnë formalisht ripranimin në punë dhe më pas e kalojnë personin në listë pritje.

Sipas kësaj procedure, institucionet paguajnë edhe për 1 vit nëpunësin dhe më pas ai thjesht mbetet në listë pafundësisht dhe i papaguar.

“Kjo u mundëson pagesën për një kohë dhe me këtë quhet i ezauruar zbatimi i vendimit të gjykatës”, shpjegoi Hoxha.

Barushi, i cili e kaloi këtë peripeci në kurriz, thotë se problemi është masiv dhe i rëndon dyfish buxhetit dhe familjeve të prekura, ndërsa ka kosto edhe për vetë administratën që largon personat me përvojë, kryesisht mbi baza politike.

“Pastaj është ofendues, është fyerje, shkarkimi pa asnjë arsye thjesht ik ti se s’më pëlqen mua”, tha Barushi.

“Kjo është një çështje madhore për të cilën askush nuk flet. As opozita nuk e ngre zërin”, shtoi ai.

Emërime të paligjshme

Refuzimi për të zbatuar vendimin e gjykatës nuk është e vetmja shkelje e identifikuar në raportin e KMSHC-së sa i përket administratës. Të dhënat e mbledhura nga monitorimet dhe inspektimet e Komisionerit vënë në dukje se institucionet, kryesisht ato lokale, vijojnë emërimet e paligjshme.

“1279 pozicione janë plotësuar nëpërmjet akteve të emërimit pa respektuar procedurat ligjore, ose 7.3% e pozicioneve të punës në shërbimin civil”, thuhet në raport.

KMSHC veçon se bashkitë janë shkelësit më të mëdhenj të ligjit në këtë aspekt dhe nga mbikëqyrja ka rezultuar se 1016 të punësuar në shkelje të legjislacionit janë bërë nga pushteti vendor dhe 263 nga institucionet e qeverisjes qendrore.

KMSHC megjithatë vë në dukje si zhvillim pozitiv se të 205 institucionet që punësojnë nëpunës civilë kanë miratuar një plan vjetor të pranimit të punonjësve, që rregullon procedurat e konkurrimit dhe praktikave.

Por sipas Komisionerit “ky përmirësim formal nuk shoqërohet në të gjitha rastet me respektim të plotë të kërkesave materiale të ligjit”.

Komisioneri vë në dukje se në administratë ka 2088 pozicione pune të lira dhe se në institucionet e pavarura nuk evidentohen raste të emërimeve në kundërshtim me ligjin.

Raporti po ashtu vë në dukje se formalisht konkurrimet në administratë kanë funksionuar, por janë gjetur qindra raste kur për të shmangur procedurat titullarët përdorin skemën e emërimeve të përkohshme.

“Ndërkohë që parregullsi janë konstatuar kryesisht në lidhje me emërimet me kontratë të përkohshme nga titullari i institucionit, të cilat vijnë në kundërshtim me kërkesat e ligjit për nëpunësin civil”, thekson raporti.

The post Shkarkimet e paligjshme/ BIRN: Nëpunësit presin deri në vdekje zbatimin e vendimeve gjyqësore appeared first on Albeu.com.