shkarkim Archives - Albeu.com

16 minatorë të Spaçit u shkarkuan, kompania e quan të paligjshme grevën: Rikthehuni në punë
Kompania ‘TETE Albania’, ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar nga një grup punonjësish në Spaç, të cilët e konsiderojnë shkarkimin nga puna si të paligjshëm.

Në reagimin zyrtar, kompania deklaron se aktiviteti i saj ka qenë gjithmonë në përputhje me ligjet e Shqipërisë.

“Shoqëria u bën thirrje 43 punonjësve, kontratat e të cilëve janë ende në fuqi, që të rikthehen menjëherë në vendet e tyre të punës”, shkruan kompania.

Reagimi i plotë:

Si TETE Albania dëshirojmë të informojmë opinionin publik në lidhje me procesin e paligjshëm të grevës së zhvilluar gjatë ditëve të fundit. Që prej themelimit të saj, TETE Albania ka ushtruar aktivitetin në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret e Republikës së Shqipërisë, legjislacionin e punës në vecanti, duke respektuar në mënyrë të vazhdueshme të drejtat e punonjësve dhe të gjitha proceset ligjore që burojnë prej tyre.

Shoqëria u bën thirrje 43 punonjësve, kontratat e të cilëve janë ende në fuqi, që të rikthehen menjëherë në vendet e tyre të punës. Siç kemi theksuar disa herë më parë, krijimi i një sindikate dhe anëtarësimi në të është e drejtë ligjore e çdo punonjësi, dhe TETE Albania nuk ka penguar dhe as nuk do të pengojë kurrë këtë proces. Megjithatë, ndërprerja e punës pa ndjekur procedurat e parashikuara në Kodin e Punës përbën shkelje të rregullave ligjore dhe cenon të drejtën për të punuar të punonjësve të tjerë që dëshirojnë të vazhdojnë detyrën e tyre.

Për këtë arsye, kompania inkurajon punonjësit të rikthehen në detyrë dhe, nëse dëshirojnë, mund të bashkohen me një sindikatë të rregjistruar sipas ligjit, e cila ka ndjekur hapat dhe procedurat përkatëse të anëtarësimit të punonjësve dhe perfaqësimit të tyre. Megjithatë në interes të të gjithë punëmarrësve duam të theksojmë se nëse situata aktuale nuk normalizohet në një afat të shkurtër, për shkak të ndikimeve ekonomike dhe operative jashtë kontrollit të administratës, kompania mund të përballet me vështirësi në shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj punonjësve aktivë.

Ndërprerja e punës ka shkaktuar tashmë dëme të ndjeshme ekonomike, që përbëjnë një “sulm ekonomik” ndaj stabilitetit të kompanisë dhe mundësive për vijueshmëri të aktivitetit. Paralelisht, kompania ka nisur procedurat ligjore për kompensimin e dëmeve të shkaktuara gjatë këtij procesi. TETE Albania beson se zgjidhja e qëndrueshme është e mundur vetëm përmes dialogut të hapur, konstruktiv e social, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit brenda kuadrit ligjor dhe procedural të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

The post 16 minatorë të Spaçit u shkarkuan, kompania e quan të paligjshme grevën: Rikthehuni në punë appeared first on Albeu.com.

DOKUMENTI/ Socialistët e Këshillit Bashkiak të Tiranës firmosin kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt
Socialistët e Këshillit Bashkiak të Tiranës kanë firmosur kërkesën për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Relacioni i hartuar nga anëtarët socialistë të këshillit, është depozituar pranë sekretariatit të Këshillit Bashkiak dhe u firmos gjatë mbledhjes së zhvilluar dje në selinë e Partisë Socialiste.

Këshilltarët socialistë bazojnë kërkesën e tyre për shkarkimin e Veliajt në nenin 62, gërma C, të Ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, ku thuhet se “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: c) propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”.

Kujtojmë që Erion Veliaj është arrestuar më 10 shkurt 2025, që atherë nuk është paraqitur në detyrë. Aktualisht ai ndodhet nën masën e sigurie arrest në burg nga GJKKO, me kërkesë të SPAK. Ndërsa Veliaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka kërkuar disa herë në shkallët e ndryshme të gjyqësorit një masë më të lehtë sigurie, por të gjitha kërkesat i janë rrëzuar.

Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës kanë njoftuar se do të kërkojnë në mbledhjen e ditës së martë (23 shtator) shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Veliaj.

“Qytetit të Tiranës me një zhvillim të pandalshëm ekonomik e social, i duhet një kryetar në detyrë, për ndjekjen e punëve, ndaj kjo ka nxjerrë si domosdoshmëri ndërmarrjen e iniciativës nga ana e grupit të këshilltarëve të majtë, për të nisur procedurat për shkarkimin e kryetarit aktual, si një detyrim ligjor, politik dhe moral ndaj qytetarëve, që kanë votuar për të patur një Tiranë më të zhvilluar, me më tepër shërbime cilësore dhe të denjë për të qenë kryeqyteti i Shqipërisë në fundin e rrugës së saj për të qenë pjesë e Europës”,- theksohet në relacion

The post DOKUMENTI/ Socialistët e Këshillit Bashkiak të Tiranës firmosin kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt appeared first on Albeu.com.

U shkarkua nga Bledi Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë, ja sa do dëmshpërblehet
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar betejën ligjore me qeverinë shqiptare, pasi Gjykata Administrative e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ardian Dvorani, Gentian Hamiti dhe Sokol Ibi, të cilët rrëzuan ankimimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme, të cilat kishin kërkuar anulimin e vendimit që i dha të drejtë Nanos.

Në bazë të këtij vendimi përfundimtar, shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë Gledis Nanos një dëmshpërblim prej 60 pagash mujore, që përkon me afatin pesëvjeçar të mandatit të tij të ndërprerë, në vlerën totale prej rreth 100 mijë euro.

Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa kryeministri Edi Rama, kishte deklaruar publikisht se i kishte kërkuar dorëheqjen.

Arsyeja zyrtare për largimin e tij, ishte “mosrealizimi i objektivave”.

Vendimi i Gjykatës së Apelit, është dhënë më 26 qershor 2025 dhe ende nuk dihet nëse qeveria do të paraqesë rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda afatit 30-ditor.

Sakaq, Gledis Nano, është në garë për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke kaluar fazën e parë të vlerësimit nga Komisioni i Posaçëm i SPAK.

The post U shkarkua nga Bledi Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë, ja sa do dëmshpërblehet appeared first on Albeu.com.

Shkarkohet nga detyra kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë
Me një vendim të Këshillit të Ministrave, Eol Çashku është shkarkuar nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Vendimi është marrë me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ka hyrë në fuqi menjëherë, duke u publikuar në “Fletoren Zyrtare”.

Sipas aktit zyrtar, shkarkimi është bërë në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për kinematografinë”, ndërsa dokumenti është firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

Për momentin, nuk është bërë e ditur se kush do ta pasojë në drejtimin e QKK-së.

VENDIM PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KINEMATOGRAFISЁ

Në mbështetje tё pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 7, të ligjit nr.8096, datë 21.3.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Eol Çashku shkarkohet nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare tё Kinematografisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

The post Shkarkohet nga detyra kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë appeared first on Albeu.com.

Kurti e shkarkon nga detyra zëvendësministrin pas deklaratave për ndërkombëtarët
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar nga detyra një zëvendësministër të vetin, një ditë pasi ai kishte thënë në një televizion se diplomatë ndërkombëtarë kishin “nxitur trazira” në veri të vendit.

Zyra e Kurtit njoftoi të premten se zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, është liruar nga detyra.

Duke folur në KTV të enjten në mbrëmje, Vokrri kishte thënë se një ndër diplomatët ndërkombëtarë “që ka nxitur trazira” ishte edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Zyra e Kurtit theksoi se vendimi për shkarkim vjen “pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke apostrofuar me emër Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me veprime të tyre kanë nxitur trazira në veri të vendit”.

Ajo tha se deklaratat e Vokrrit nuk i përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Kosovës.

Tensionet në veriun e Kosovës, i banuar me shumicë serbe, kanë qenë të larta në vitet e fundit.

Ato u rritën në vitin 2022 pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës, pas të cilit kryetarët serbë dhe zyrtarë të tjerë të komunitetit dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në këtë pjesë të vendit.

Tensionet kulmuan në shtator 2023 kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup serbësh të armatosur në Zveçan, ku u vranë një rreshter dhe tre sulmues.

Prej atëherë, autoritetet kosovare janë mbyllur dhjetëra institucione paralele serb në përpjekje për ta shtrirë autoritetin edhe në atë pjesë të vendit/REL

The post Kurti e shkarkon nga detyra zëvendësministrin pas deklaratave për ndërkombëtarët appeared first on Albeu.com.

Tendera korruptivë në Bashkinë Tropojë/ Bardhi: SPAK të veprojë, Këshilli i Ministrave të shkarkojë kryebashkiakun Biberaj
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kritikuar punën e Komisionerit të Prokurimit Publik, duke theksuar se ka lejuar krijimin e skemave “5D” si në Bashkinë e Tiranës, ashtu edhe në bashkitë e tjera të vendit.

Bardhi gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve u ndal tek Bashkia e Tropojës, duke thënë se Rexh Biberaj i ka dhënë rreth 5 milion euro tendera kushëririt të tij, ndërsa apeloi që SPAK të veprojë.

Duke përmendur konkretisht disa procedura prokurimi, Bardhi tha se: “Kryetari i Bashkisë Tropojë i jep tenderat djalit të xhaxhait. Janë dy kompani në emër të kushëririt të tij dhe vetëm në 3 vite i ka dhënë më shumë se 4.7 milion euro. Kontrata për ndërtimin e tregut të bagëtive, dhe sot nuk ekziston ai treg. Po ashtu ka përfituar edhe 3 procedura të tjera tërësisht korruptive dhe në konflikt interesi. Tre janë ankimuar tek ju dhe ju keni shpallur fitues djalin e xhaxhait të tij, edhe pse kishte ofertën më të lartë. Ka edhe kontratë tjetër për ndërtimin e rrugëve. Gjashtë konkurentë në garë, pesë të skualifikuar në kundërshtim me ligjin dhe fitues shpallet sërish djali i xhaxhait”.

Bardhi denoncoi mosveprimin e Këshillit të Ministrave, për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Bashkisë Tropojë.

“Shpërdorim të detyrës”, “Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe “Shkatërrim të pronës”, duke shkaktuar një dëm të madh financiar prej 2.8 milion euro. “Ligji për vetëqeverisjen vendore detyron Këshillin e Ministrave të shkarkojë nga detyra Rexh Biberajn, sipas nenit 62/1/a të ligjit. Mosveprimi në këtë rast është shkelje flagrante e ligjit”, u shpreh Bardhi.

Bardhi i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme, që të veprojë pa vonesa.

“SPAK duhet të mbrojë interesin publik dhe të veprojë për këto tendera korruptivë dhe në kushtet e konfliktit të interesit, që kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar për shtetin”,– shprehet Bardhi.

The post Tendera korruptivë në Bashkinë Tropojë/ Bardhi: SPAK të veprojë, Këshilli i Ministrave të shkarkojë kryebashkiakun Biberaj appeared first on Albeu.com.

Vettingu/ KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Albert Spiro
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Albert Spiro.

Komisioni i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit marrë në 12 korrik 2021 për shkarkimin nga detyra të Albert Spiros.

Albert Spiro u shkarkua pasi kishte probleme me pasurinë.

‘Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 67/2021, datë 09.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Albert Spiro kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 419, datë 12.07.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 419, datë 12.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Albert Spiro. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 05.06.2024.’- njofton KPA.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të mërkurën më 7 korrik 2021, Spiro u përball me barrë prove në kriterin e pasurisë, ndërsa iu kërkuan shpjegime edhe mbi çështje të lidhura me profesionalizmin.

Ai u pyet nga trupi gjykues mbi shitjen e një apartamenti dhe blerjen e dy të tjerëve, ndërsa Komisioni vuri në dukje mungesë burimesh që lidheshin me një hua; si dhe u evindentuan dy kontrata kontradiktore shitjeje dhe mosdeklarimi i pakësimeve në gjendjen cash në vite – gjetje të cilat u kundërshtuan nga subjekti.

Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006, ai e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

The post Vettingu/ KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Albert Spiro appeared first on Albeu.com.

Skandali me shërbimet i “ha kokën” drejtorit të ONE Albania, shkarkohet me ceremoni
Grupi hungarez 4iG ka shkarkuar drejtorin Ekzekutiv të One Albania, Emil Georgakiev, pas problemeve të shumta me shërbimin, që kulmuan veçanërisht gjatë ditëve të fundit. Georgiev do të zëvendësohet nga Brano Djurovic, që aktualisht mban postin e drejtorit tregtar në One Mali i Zi

“Për të ofruar një strategji dhe një plan të bazuar në qasjen për të patur në qendër abonentin 4iG emëron Brano Djuroviç, drejtorin Komercial të One Mali i Zi si drejtor ekzekutiv të One Albania” thuhet në njoftimin e shkarkimit.

Emil Georgakiev qëndroi në krye të ONE Albania prej gatio 4 vitesh. Ai udhëhoqi proceset e ribrandimit, por edhe bashkimit të kompanisë me Albtelecom. Por problemet me shërbimin e ofruar nga kompania për abonentët e saj, gjatë muajve të fundit duket se i kanë shtyrë pronarët hungarez të ndryshojnë ekipin drejtues të ONE, sipas Oligarkia.al.

“Ky është një moment i përsosur për të përmirësuar më tej pozicionin tregtar të ONE Albania. Pas bashkimit të madh dhe prezantimit të markës ONE, ne mund të kalojmë në një nivel tjetër më të lartë dhe kemi besim se shoqëria shqiptare dhe abonentët do të përfitojnë nga kjo”, është shprehur drejtori ekzekutiv i grupit 4iG, Peter Fekete.

Kujtojmë që muajt e fundit ONE Albania ka qenë në qendër të denoncimeve publike për shkak të problemeve të shpeshta me shërbimin celular dhe atë të internetit. Situata kulmoi ditët e fundit, kur kompania ndërpreu shërbimin për mijëra abonentë në të gjithë vendin.

ONE është denoncuar edhe nga figura politike si deputeti socialist Erjon Brace apo deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi për arrogancë dhe abuzim financiar ndaj abonentëve.

The post Skandali me shërbimet i “ha kokën” drejtorit të ONE Albania, shkarkohet me ceremoni appeared first on Albeu.com.

NATO i ndalon stafit të shkarkojë TikTok-un
NATO ka ndaluar zyrtarisht stafin që të shkarkojnë aplikacionin e mediave sociale TikTok në pajisjet e tyre të ofruara nga NATO, duke përmendur shqetësimet e sigurisë, sipas dy zyrtarëve të NATO-s të njohur me këtë çështje.

Zyrtarët e NATO-s i dërguan një notë stafit të premten në mëngjes duke njoftuar ndalimin, thanë zyrtarët. Shënimi e bëri zyrtarisht ndalimin, por TikTok nuk ishte vërtet i përdorshëm në pajisjet e lëshuara nga NATO më parë, gjithsesi, thanë zyrtarët, për shkak të kufizimeve të brendshme të teknologjisë.

“Siguria kibernetike është një prioritet kryesor për NATO-n. NATO ka kërkesa të forta për përcaktimin e aplikacioneve për përdorim zyrtar të biznesit. TikTok nuk është i aksesueshëm në pajisjet e NATO-s”, tha një zyrtar i lartë i NATO-s për CNN.

NATO është organi më i fundit qeveritar që ndalon aplikacionin për shqetësimet se qeveria kineze mund të ketë akses në të dhënat e përdoruesve të TikTok përmes kompanisë së saj mëmë kineze, Bytedance. SHBA, Britania e Madhe, Norvegjia, Parlamenti Evropian dhe vende të tjera e kanë ndaluar tashmë aplikacionin nga pajisjet e lëshuara nga qeveria.

Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Cheë, u theksoi ligjvënësve amerikanë në fillim të këtij muaji se kompania është plotësisht e pavarur nga Pekini dhe tha se ai “nuk ka parë asnjë provë që qeveria kineze ka akses në ato të dhëna; asnjëherë nuk na kanë kërkuar, nuk e kemi dhënë”.

Ai shtoi se TikTok po zhvendos të dhënat e tij në SHBA, për t’u ruajtur në tokën amerikane nga kompania amerikane Oracle.”Pra, rreziku do të ishte i ngjashëm me çdo qeveri që shkon në një kompani amerikane, duke kërkuar të dhëna,” tha ai.

Megjithatë, qeveritë perëndimore mbeten skeptike.

TikTok duhet të “mbarojë në një mënyrë ose në një tjetër”, i tha Kongresit Sekretari i Shtetit Antony Blinken në fillim të këtij muaji në një seancë të veçantë, në të njëjtën ditë që Cheë po dëshmonte. “Është e qartë se ne, administrata dhe të tjerët jemi kapur nga sfida që ajo paraqet dhe po ndërmarrim veprime për ta trajtuar atë.”

The post NATO i ndalon stafit të shkarkojë TikTok-un appeared first on Albeu.com.

Shefi i policisë dhunoi qytetarin në Pukë, Rrumbullaku merr vendimin e menjëhershëm
Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka marrë vendimin për shkarkimin dhe përjashtimin nga radhët e uniformave blu të shefit të Komisariatit në Pukë Pjerin Lazri, pasi ky i fundit u filmua duke dhunuar dhe kërcënuar një qytetar.

Në njoftimin e policisë së shtetit thuhet se vendimi ndaj Lazrit është marrë për shkelje të rëndë të kodit të etikës dhe komunikimit dhe tejkalim të kompetencave duke abuzuar rëndë me detyrën.

Njoftimi i plotë

Mbi rastin e transmetuar pak minuta më parë, në emisionin investigativ ”Stop”, në të cilin shfaqet shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, shtetasi P. L., duke shkelur Kodin e Etikës dhe të komunikimit, si dhe duke goditur një shtetas, sqarojmë opinionin publik se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sapo është njohur me rastin, ka shkarkuar nga detyra dhe ka përjashtuar menjëherë, nga rradhët e Policisë së Shtetit, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe si e tillë nuk mund të kenë vend në radhët e saj, punonjës policie që me veprimet e tyre abuzive shkelin liritë e të drejtat e qytetarëve dhe cënojnë besimin e mbështetjen e tyre, për mijëra burra, gra, djem dhe vajza të Policisë së Shtetit që përballen përditë me krimin dhe që punojnë e sakrifikojnë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

The post Shefi i policisë dhunoi qytetarin në Pukë, Rrumbullaku merr vendimin e menjëhershëm appeared first on Albeu.com.