shkarkim nga detyra Archives - Albeu.com

EMRAT/ Nis ‘reformimi’ i prefekturave, Rama ‘pastron’ të vjetrit nga Vlora dhe Fieri! Emërohen prefektët e rinj
Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur të shkarkojë nga detyra prefektët e qarkut të Fierit dhe të Vlorës.

Përkatësisht është liruar nga detyra prefekti i qarkut të Fierit, Arben Çuko, i cili do të zëvendësohet nga Anduel Xhindi.

Gjithashtu nga detyra është liruar dhe prefekti i qarkut të Vlorës, Plator Nesuri, detyrë e cila i është ngarkuar Evis Allushit.

Kujtojmë që në prezantimin e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, kryeministri Rama kritikoi ashpër prefektuar duke i cilësuar si fole që vetëm shpërndajnë paga. Kryeministri gjithashtu paralajmëroi dhe shkrirjen e tyre duke shktuar se nuk kanë asnjë impakt në shërbim të qytetarëve. Reformimin e tyre, Rama ia ngarkoi si detyrë parimore Ministrisë së Brendshme.

The post EMRAT/ Nis ‘reformimi’ i prefekturave, Rama ‘pastron’ të vjetrit nga Vlora dhe Fieri! Emërohen prefektët e rinj appeared first on Albeu.com.

U shkarkua dje nga detyra, Gledis Nano: Askush nuk mund ta ndërtojë personalitetin e tij nëpërmjet postit që mund t’i ofrohet
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, një ditë pas njoftimit për shkarkimin e tij ka ndarë një letër lamtumire.

Kujtojmë që ministri Çuçi gjatë njoftimit për shkarkimin e tij u arsyetua me faktin se Nano nuk i ka përmbushur detyrat.

Ndërkohë që gazetarja Lala tha se dyshon se Nano mund të ketë shkelur në kallo, gjë që më pas e ka çuar në largimin e tij duke ia prerë në mes reformën në polici.

Në letrën e tij të gjatë Nano falenderon të gjithë përsonat që gjatë kësaj periudhe kanë pasur kontakte me të.

Letra:

Tiranë më 01 Shtator 2022

Lënda: Fjalë përshëndetëse.

Drejtuar:

Të nderuar, kolegë, kudo ku gjendeni sot, në krye të detyrës në çdo skaj të vendit,

Të nderuar drejtues dhe ekspertë të organizmave partnere ndërkombëtare,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar anëtarë të komunitetit,

Ju drejtohem, ashtu si në ditën kur i përzgjedhur nga radhët e policisë, mora detyrën e vështirë të Drejtuesit të Policisë së Shtetit. Sjell ndërmend se gjendesha pikërisht në momentin e duhur, kur besova edhe më fort se së bashku na priste një udhë aspak e lehtë, me sfida jo të pakta por që mbi të gjitha, sot mendoj me bindje të thellë se ia vlente vërtet që ta përshkonim atë së bashku.

Jeta është ndërtuar e tillë, me ligje të pandryshueshme të ardhura nga kohërat, në të cilën kuptojmë se ashtu si në çdo fillim, njeriu duhet të shohë e të mendojë edhe për fundin e çdo rrugëtimi, nga njëri prej të cilëve, më duhet sot të shkruaj faqen e tij përmbyllëse.

Pikërisht në ditën e sotme, në fjalën time falënderuese për gjithsecilin prej jush, nuk kam ndërmend aspak të bëj një analizë të punës sime si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, përkundrazi atë mund ta bëjë fare mirë dhe lehtësisht secili prej jush, çdo profesionist me përvojë brenda apo jashtë radhëve të policisë si edhe çdo qytetar i thjeshtë, i cili beson tek autoriteti i policisë, sikurse Policia e Shtetit, beson dhe mbështetet tek integriteti i gjithsecilit prej anëtarëve të komunitetit.

Në punën time, nuk më ka mjaftuar vetëm përvoja e fituar nga vitet por edhe modelet e ndërtuara nga shumë prej personaliteteve madhorë të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku njëri prej tyre mbetet edhe një nga mendjet më të ndritura të politikës botërore; Shimon Peres. Prej tij kam mësuar dhe nuk e kam harruar për asnjë çast thënien se: “Gjëja më e rëndësishme në jetë është të guxosh. Gjëja më e ndërlikuar në jetë është të kesh frikë. Por, më e zgjuara në botë është përpjekja për të qenë një person me moral”.

Askush nuk mund ta ndërtojë personalitetin e tij nëpërmjet postit që mund t’i ofrohet! Për cilindo këto janë periudha të përkohshme që nëse arrin ta mbyllë më nder dhe vlerësim që nga qytetari më i thjeshtë, deri tek partnerët më strategjikë, atëherë çdokush prej nesh ka fituar vetveten.

Në mënyrë të veçantë, postet drejtuese janë dhe do të mbeten një provë karakteri për të gjithë ata që marrin përsipër detyrat e vështira dhe me përgjegjësi të lartë shoqërore. Ajo që ka një rëndësi parësore në këtë aspekt është ruajtja e tipareve identitare, thënë më qartë, mos tjetërsimi dhe qëndrueshmëria mbi parimet me të cilat jemi mbrujtur qysh në bankat e shkollës deri në ditën kur kemi bërë betimin përpara flamurit kombëtar, besnikëria ndaj të cilit mbetet akti më i vështirë por edhe më i çmuari!

Njeriu do të mund të mbahet mend, për gjurmët që ka lënë pas, si edhe për ndihmën që ka mundur të përçojë në dobi të komunitetit ku bëjmë pjesë.

Pa diskutim që në një sfond gati të padukshëm, sidomos për punonjësit e policisë dhe drejtuesit e saj, një vend dhe rol të vendimtar por të pashpërblyer me çfarëdolloj stimuli, luajnë familjet e tyre. Familja, mbetet streha dhe vatra më e përkushtuar e cila me mbështetjen dhe sakrificat e pashembëllta që i kushton familjarit të saj, i cili ka marrë përsipër një mision aspak të lehtë, arrin t’i japë shoqërisë një dimension fisnik dhe të pakrahasueshëm! Veçanërisht ajo, meriton respektin dhe nderimin më të madh për të cilën nuk do të gjendej a të mjaftonte dot një fjalë apo një gjest i vetëm, por mbi të gjitha do të duhet ndërgjegjësimi i shoqërisë, instancave apo edhe i organizmave që funksionojnë në mbrojtje të saj, për një vëmendje dhe respekt për shembullin e pashembëllt që ato përcjellin në zhvillimet e sotme social – edukuese. Tek mbështetja e vazhdueshme dhe e pakursyer që kam marrë nga familja ime, e cila jo vetëm gjatë kësaj periudhe tepër të ngarkuar por përgjatë gjithë karrierës sime në polici, më ka mbështetur e qëndruar pranë, vetvetiu, kam parë dhe njohur përkushtimin e familjeve të çdo kolegu apo punonjësi policie. Ishte dhe mbetet familja ime, që duke pranuar ndër të tjera edhe mungesën time të gjatë e të përsëritur pranë saj, burimi që shndërrohet në forcë dhe motiv madhor në përmbushjen me sukses të detyrës dhe të angazhimit të pakohë e me koordinata të papritura që parashtron çdo rast, ku më është dashur të jem i pranishëm me gjithë potencialin tim fizik, intelektual e shpirtëror.

Në këtë etapë ku ka hyrë tashmë zhvillimi dhe integrimi i Policisë së Shtetit, duke u bërë partnere e agjencive më të njohura ligj zbatuese ndërkombëtare, policia po përballet dhe është në luftë të pandërprerë me gati të njëjtat dukuri e sfida, me të cilat ndeshet puna e policive në vendet me një performancë dhe traditë tejet të konsoliduar. Falë këtyre arritjeve, drejtimi i Policisë së Shtetit u orientua dhe i njehsoi objektivat dhe prioritetet e saj, me ato të vendeve të zhvilluara dhe prijëtare në çështjet e sigurisë. Këto organizma të cilat gëzojnë një prestigj dhe ndikim të shumanshëm në sigurinë globale, tashmë e shohim armën tonë, si një aleate të denjë, me kapacitetet e duhura dhe aspiratën për t’iu përgjigjur standardeve të kohës.

Të gjitha këto arritje ne i realizuam së bashku, pasi asnjëherë nuk e kam menduar forcën e armës që drejtoja për ta renditur karshi jush por gjithmonë të ishte përkrah jush, duke hedhur hapa të matur dhe pa u ndalur për asnjë çast, qoftë edhe kur përballej me realitete që preknin dhe kërcënonin sigurinë publike dhe atë institucionale.

Sot, ashtu siç edhe mund ta keni vënë re, kemi një situatë ku polici nuk përqeshet ose të shndërrohet më në objekt humori. Tanimë çdo përkushtim e sakrificë deri në dhënien e jetës në emër të detyrës, zë vend në panteonin e vlerave më të patjetërsueshme të armës sonë.

Situatat e vështira janë ato që na kanë rritur dhe stërvitur, me qëllim për t’i parandaluar dhe kapërcyer ato, sepse gjatë jetës së tij profesionale askush nuk mundet të përsoset pa kaluar nëpër tehun e vështirësive. Pikërisht kjo është dhe mbetet shkolla më e madhe të cilën na e shpalos jeta dhe çdo aspekt i saj.

Të mos harrojmë për asnjë çast se ne jemi jo vetëm pasardhës por edhe bij e bija të atyre brezave që me mund e vetëmohim arritën ta bëjnë këtë vend dhe besuan në ardhmërinë e tij. E kaluara është ajo dritare që na përcjell vetëm të vërtetën, atë të vërtetë për të cilën na del të gjithëve si detyrë të punojmë e të sakrifikojmë jo pak nga jeta jonë, ashtu siç thotë edhe Konfuçi i madh se “Fitorja jonë më e madhe nuk është të mos biem kurrë, por të ngrihemi sa herë që biem”!

Nuk mund të largohesha nga ky pozicion i rëndësishëm pa shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë ju dhe duke uruar pasardhësin tim në këtë detyrë, për një vijimësi të mbarë dhe të suksesshme në të gjitha drejtimet që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë publike.

Falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë kolegët dhe çdo punonjës të Policisë së Shtetit që me përgjegjësi, devotshmëri e profesionalizëm përmbushin dhe i përgjigjen në kohë çdo situate apo detyrimi ndaj shoqërisë dhe institucioneve.

Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë agjencitë ligj zbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë, për frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjen që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Policisë së Shtetit, në dobi të përvetësimin të modeleve më të përparuara që aplikohen sot në vendet e zhvilluara.

Kam një vlerësim dhe falënderim të veçantë për median dhe përfaqësuesit e saj, të cilët kanë përcjellë me transparencë të plotë dhe kanë analizuar në mënyrë të paanshme dhe tejet profesionale çdo etapë të punës së Policisë së Shtetit, në përmbushjeve të detyrimeve dhe interesave ndaj qytetarëve.

Nuk mundem të rri, pa i kushtuar një vëmendje dhe një falënderim të veçantë mbarë komunitetit sepse falë marrëdhënies së ndërsjellë që krijuam, ky i fundit mbetet mbështetësi dhe motivi më i fortë e i qëndrueshëm në krejt veprimtarinë e Policisë së Shtetit.

Ju falemiderit.

I juaji,

Gledis Nano

The post U shkarkua dje nga detyra, Gledis Nano: Askush nuk mund ta ndërtojë personalitetin e tij nëpërmjet postit që mund t’i ofrohet appeared first on Albeu.com.

Komisioni i Rithemelimi kërkesë ILD: Shkarkoni e gjyqtaren Blerina Muça
Ditën e sotme Komisioni i Rithemelimit i është drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Ajo ka bërë një kërkesë ku i kërkohet marrja e masës së pezullimit nga detyra për gjyqrtaren Blerina Muça si dhe shkarkimin e saj për shpërdoriminin e detyrës.

Gjyqtarja e Tiranës, Blerina Muça, vendosi t’i japë të drejtën grupit të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj për të ankimuar vendimin e kolegut të saj, Agron Zhukri, i cili njohu aktet e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit 2021, në bazë të të cilit Partia Demokratike drejtohet nga Komiteti i Rithemelimit./albeu.com

The post Komisioni i Rithemelimi kërkesë ILD: Shkarkoni e gjyqtaren Blerina Muça appeared first on Albeu.com.

U arrestua për korrupsion, shkarkohet nga detyra prokurori Sali Hasa
Prokurori i Sarandës Sali Hasa i cili u arrestua për korrupsion, është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi  ka probleme të theksuara me pasurinë.

Kujtojmë se Hasa është  arrestuar 3 muaj më parë, pasi nga hetimet e SPAK rezultoi se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel.

Bashkë me të janë arrestuar edhe 5 persona të tjerë me akuzën e korrupsionit: oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Napolon Hodaj; Arbitri i ndeshjeve të futbollit, Qerim Ruçi; një zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera, Emiljano Mirani, të dy të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”./albeu.com

The post U arrestua për korrupsion, shkarkohet nga detyra prokurori Sali Hasa appeared first on Albeu.com.

Çuçi e akuzoi për lirimin e Edison Begajt, shkarkohet nga detyra gjyqtari i Vlorës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Albert Spiro, pas probleme që i janë gjetur në lidhje me pasurinë e tij.

Gjatë seancës dëgjimore e cila u mbajt disa ditë më parë, Spiros iu kërkua llogari dhe në lidhje me disa pika për profesionalizmin e tij, që lidheshin me disa çështje që kishte ndjekur.

Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006, Spiro e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit të Vlorës.

Në qershor të këtij viti, Spiro u akuzua publikisht nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin nga qelia të Edison Begajt –një person me precedentë të mëparshëm penale. Gjykata e Vlorës u përgjigj se masa e “arrestit shtëpiak” ishte kërkuar nga prokurori.

Problemet e apartametit të shitur

Relatorja Çiftja vuri në dukje gjatë relatimit se KPK e cilësonte problem faktin që kontratat e lidhura për shtëpinë në Gjirokastër ishin me çmime të ndryshme. Relatorja tha se çmimi në kontratën e kaparit, që në fakt justifikonte blerjen e një apartamenti me një çmim të ngjashëm në Vlorë në të njëjtën kohë, ishte ulur me gati 2 milionë në kontratën e shit-blerjes.

Relatorja po ashtu ngriti dyshime edhe mbi mënyrën se si ishte përfituar apartamenti në Gjirokastër në vitin 1998 dhe burimet e ligjshme për ndërtimin e tij në shumën 26 mijë dollarë.

Duke iu referuar si çmim atij në kontratën e shitjes, Çiftja vuri në dukje se kjo e nxirrte gjyqtarin me diferencë negative prej gati 1.9 milionë lekësh në blerjen e një apartamenti në Vlorë për 6.5 milionë lekë në vitin 2008.

Gjyqtari pranoi ekzistencën e dy kontratave, por mohoi se ato ishin përdorur për të shmangur tatimet. Ai tha se në kontratën e shitjes ishte përdorur çmimi i referencës, sipas këshillës së noteres, ndërsa vuri në dukje se apartamenti ishte shitur me mobiljet që nuk mund të tatoheshin. Ai tha se kishte paguar detyrimet dhe bazuar në ligjin dhe normat e kohës i rezultonte se kishte paguar tatime sikur apartamenti të ishte shitur në shumën 5.7 milionë lekë. Sipas tij, pjesa që nuk mbulohej ishte minimale dhe se KPK duhej të mbante në konsideratë se në çmim përfshiheshin edhe mobiljet, shitja e të cilave nuk tatohej.

I pyetur për dyshimet e ngritura nga KPK mbi mospagimin në kohë të kësteve dhe mosdeklarimin e disa transaksioneve, Spiro tha se mungesa e korrektesës në këtë rast kishte qenë e dykahshme. “Edhe ne, edhe kompania nuk kemi qenë korrektë”, tha ai.

Ai këmbënguli se kishte pasur shumën 26 mijë dollarë të fituara në Greqi si emigrant me vizë turistike. Ai vuri në dukje se nuk kishte pasur dokumente pune dhe në atë kohë nuk kishte pasur as interes për të bërë të tilla në Greqi. Ai tha se dëshmitë e transfertave dhe vendosjes së parave në banka ishin humbur dhe se ishte në pamundësi objektive.

Huaja 50 mijë euro

Nga relatimi doli se veç apartamentit në Vlorë, Spiro kishte blerë një apartament në Tiranë, që siç tha ai, ishte përdorur nga fëmijët gjatë kohës së studimeve. Çiftja tha se si burim për apartamentin e blerë në kryeqytet ishte një hua nga një i afërm, kumbara e vajzës, në shumën 50 mijë euro.

KPK vuri në dukje se nga hetimi rezultonte që huadhënësi kishte pasur të ardhura të mjaftueshme, por se në momentin e dhënies së huasë në llogaritë bankare të huadhënësit nuk kishte asnjë gjurmë transaksioni dhe arka e kompanisë së tij mbante vetëm sasi të vogla cash. Po ashtu sipas KPK-së nuk kishte gjurmë dokumentare të dhënies së huasë dhe as të kthimit të saj. Hetimi administrativ po ashtu tha se huadhënësi kishte bërë investime në të njëjtën kohë në vlera të mëdha, që ngrinin dyshime për mundësitë e dhënies së huasë në atë moment.

Spiro këmbënguli në fjalën e tij se burimi i huasë ishte i ligjshëm, duke referuar të ardhurat e huadhënësit. Por në pyetje, trupa i bëri me dije se në rastin konkret vihej në dyshim mjaftueshmëria dhe lëvizja e parave në atë kohë kur ishte dhënë huaja dhe jo burimi i tyre.

Gjyqtari këmbënguli në marrëdhënien e posaçme dhe citoi nevojën që kishte pasur në atë kohë. Ai tha se huadhënësi mund të kishte përdorur burime të tjera, por ai nuk qe në gjendje të thoshte cilat ishin ato. Ai tha se shtëpia në Tiranë kishte qenë në kushte minimaliste dhe këmbënguli se mobilimi i saj, që e nxirrte me minus financiar në disa vite ishte i shpërndarë ndryshe nga sa ishte llogaritur në KPK.

Spiro kërkoi nga KPK me këmbëngulje të rishiheshin shpenzimet jetike, duke iu referuar faktit se ishte në një rajon të ndryshëm nga Tirana dhe se atje shpenzimet ishin më të vogla. Ironisë së Çiftjes se në fakt shpenzimet që llogariteshin ishin minimumi i mbijetesës, Spiro iu përgjigj se kërkonte që të përdorej minimumi për zonën e Vlorës dhe jo atë të Tiranës.

Dhënia e 10,500 eurove për një makinë, që më pas ishte deklaruar e blerë në shumën 4500 euro bashkë me shpenzime udhëtimi nga Gjermania, u cilësua po ashtu e dyshimtë nga KPK. Komisioni tha se deklarimet e subjektit se makina kishte pasur defekte bënin të dyshimtë udhëtimin e saj nga Gjermania në Shqipëri.

Spiro këmbënguli se kjo ishte ajo që kishte ndodhur.

Disa pyetje mbi profesionalizmin, të cilat KPK i relatoi vetëm përciptazi po ashtu morën përgjigje të shkurtra nga Spiro, që këmbënguli se kishte zbatuar ligjin siç duhej. Po ashtu ai tha se nuk gjykonte që kishte qenë në kushte të konfliktit të interesit në marrëdhëniet me një avokat, edhe pse pranoi se qëndrimi ndaj këtyre situatave kishte ndryshuar dhe si drejtues i Gjykatës së Vlorës së fundmi, ai i pranonte kërkesat për dorëheqje për të mos komplikuar situatën.

Ai tha se vite më herët këto kërkesa rrëzoheshin. Ndërkohë, i pyetur nga trupa ai tha se kishte përfunduar studimet me korrespondencë. Gjyqtari u vlerësua pozitivisht në kriterin e figurës dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

The post Çuçi e akuzoi për lirimin e Edison Begajt, shkarkohet nga detyra gjyqtari i Vlorës appeared first on Albeu.com.

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Rezarta Balliu
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 1.7.2021, për subjektin e rivlerësimit, znj. Rezarta Balliu (Vigani) bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 7.7.2021, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Rezarta Balliu (Vigani), gjyqtare pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Suela Zhegu relatore dhe z. Olsi Komici anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

The post KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Rezarta Balliu appeared first on Albeu.com.

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Prokurimeve në ministrinë e Brendshme
Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari është shkarkuar nga detyra. Në vend të saj është komanduar njëra prej drejtuesve të Njësive të Agjencisë, Nertila Mihali.

Nuk dihen ende motivet e largimit të Naqellarit nga kjo detyrë. Ajo drejtonte Agjencinë prej tre vitesh.

Kjo lëvizje vjen pas ndryshimeve të paralajmëruara në radhët e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit nga ana e  Kryeministrit Rama dhe Ministri Çuçi.

Gjatë ditës së djeshme u zyrtarizua largimi i Gjovalin Lokës nga posti i drejtorit për sigurinë publike, si dhe largimi i drejtorit të komisariatit të Kukësit Alban Çela.

The post Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Prokurimeve në ministrinë e Brendshme appeared first on Albeu.com.

KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtarin Kliton Spahiu
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për shkarkimin e magjistratit Kliton Spahiu.

Gjyqtari i Apelit të Durrësit akuzohet për korrupsion. Ai u bë i njohur për vajtjen në Spanjë bashkë me dy gjytarë të tjerë për të parë një ndeshje të “El Classico”, udhëtim i paguar nga një biznesmen.

Tre gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, në Shtator të 2020-s, Apeli i shpalli fajtorë gjyqtarët për korrupsion, por vendosi që t’i dënojë me 4 vite shërbim prove./albeu.com

The post KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtarin Kliton Spahiu appeared first on Albeu.com.