shkakteret e gureve ne veshka Archives - Albeu.com

Çfarë i shkakton gurët në veshka dhe si mund të ulim riskun e formimit të tyre
Krijimi i gurëve në veshka po shfaq një trend rritës, me një përhapje të gjerë e më të shpejtë tek gratë, të rriturit madje dhe tek fëmijët.

Së fundmi, gurët në veshka po shfaqen edhe te personat me risk të ulët për zhvillim të tyre. Një ndër simptomat e shëndetit të dobët mund të jenë edhe gurët në veshka. Gjatë 5 ose 10 viteve të fundit është vënë re një rritje e prevalencës së formimit të gurëve në veshka në gra dhe fëmijë.

Si mund të ulim riskun e formimit të tyre?

Qëndroni të hidratuar

Kur nuk pini mjaftueshëm lëngje veshkat tuaja prodhojnë më pak urinë, duke e bërë këtë të fundit më të përqëndruar dhe me tendecën për të formuar gurë. Pini 10 deri në 12 gota lëngje dhe të paktën gjysma e tyre duhet të jenë gota uji. Po ashtu, është e këshillueshme pirja e një gote ujë para se të flini. Qëllimi është bërja e më shumë se 2 litër urinë në ditë.

Ruajtja e nivelit të duhur të hidratimit është edhe më kritike në rastin e klimave të nxehta. Në fakt, një studim parashikon se në të ardhmen  ngrohja globale do të rrisë rreziqet e dehidrimit dhe formimin e gurëve në veshka – deri me rreth 30% në disa zona të veçanta gjeografike.

Kufizoni sasinë e kripës

Dieta e dobët dhe kequshqyerja  lidhen ngushtë me krijimin e gurëve në veshka. Natriumi çon në rritjen e kalciumit në urinë. Përpiquni të hani shëndetshëm, mbani larg tavolinës kripën, shmangni ushqimet e shpejta, ushqimet e konservuara ose të përpunuara. Është e rëndësishme të lexoni etiketat e ushqimeve që konsumoni më shpesh për të qenë të vetëdijshëm për nivelin e kripës që përmban ushqimi që do të konsumoni.

Reduktoni nivelin e fruktozës

Sasia e lartë e fruktozës e gjendur kryesisht në ushqimet e përpunuara mund të ndikojë në krijimin e gurëve në veshka. Për të parandaluar formimin e gurëve në veshka rekomandohet reduktimi i këtyre ushqimeve me përmbajtje të lartë të fruktozës.

Konsumoni më shumë agrume

Shtimi i agrumeve në dietën tuaj të tilla si: limoni, portokalli, qitro apo mandarina mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të gurëve në veshka.

Konsumoni ushqime të pasura me kalcium

Ndryshe nga çfarë mund të mendohet, marrja e kalciumit mund të ndihmoj në parandalimin e riformimit të gurëve në veshka. Kombinimi i ushqimeve të pasura me kalcium si qumështi, kosi ose djathi me çdo vakt tuajin mund t’ju ndihmojë me gurët prej kalciumi dhe oksalati.

Bëni aktivitet fizik dhe mbani nën kontroll peshën e trupit

Obeziteti është i lidhur ngushtë me sëmundjen e diabetit dhe kjo e fundit është një ndër faktorët e riskut për shfaqjen e gurëve në veshka. Obeziteti është në rritje në vitet e fundit, kjo për shkak të konsumit të ushqimeve të shpejta e të procesuara, që po ashtu ndikojnë edhe në riskun e formimit të gurëve në veshka, për shkak të përmbajtjes së lartë të kripës çka rrit sasinë e kalciumit në urinë.

The post Çfarë i shkakton gurët në veshka dhe si mund të ulim riskun e formimit të tyre appeared first on Albeu.com.