shitjet Archives - Albeu.com

Çmimet e banesave në bregdet po rriten me ritme të larta, tregu në Tiranë “po ftohet” ndjeshëm
Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave vazhduan rritjen me ritme të larta në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar.

Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 11.7% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 28% në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, rritja vjetore e çmimeve u ngadalësua nga niveli prej 41.7% i raportuar në gjashtëmujorin e parë 2025.

Në veçanti për kryeqytetin, tregu shfaqet në ngadalësim të ndjeshëm.

Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u raportua i pandryshuar ndaj gjashtëmujorit të mëparshëm dhe u rrit me 4.4% ndaj nivelit të një viti më parë.

Rritja e çmimeve me bazë vjetore pësoi një rënie drastike nga niveli prej 32.6% i gjashtëmujorit të parë 2025.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kontributin kryesor në rritjen e vlerës së indeksit të përgjithshëm të çmimeve e ka dhënë rritja në vlerën e indeksit të llogaritur për zonat e bregdetit.

Në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë, vihet re se peshat e transaksioneve për të cilat çmimi i blerjes së pronës ka qenë i njëjtë ose deri në 5% më i ulët se çmimi i kërkuar nga shitësi kanë peshë të ngjashme me gjashtëmujorin e parë.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ra në 9.1 muaj nga 11.6 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes u ul ndjeshëm në 8.1 nga 11.1 muaj. Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare u rrit në 9.9 nga 8.7 muaj, ndërsa për zonat e tjera kohëzgjatja e shitjes rezultoi më e ulët sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke rënë në 10.1 nga 12.8 muaj.

Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të shoqërojë një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, rreth 61% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 38% të rasteve kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2025, rreth 25% e banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 52% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së.

Në tërësi, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur një prirje në rritje gjatë 5 viteve të fundit.

Banka e Shqipërisë raporton se gjithashtu çmimet e qirasë sipas agjentëve kanë shënuar rritje gjatë gjashtëmujorit të dytë 2025. Informacioni mbi kërkesën dhe çmimet e qirasë vjen kryesisht nga agjentët që kryejnë aktivitet në zonën e kryeqytetit. Sipas tyre, kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa e gjashtëmujorit të mëparshëm.

Vlerësimet e subjekteve për gjendjen e tregut dhe çmimet në tregun e banesave mbeten përgjithësisht pozitive për afatin e shkurtër dhe afatin më të gjatë. Pritjet e agjentëve të shitjes për të ardhmen paraqiten përsëri pozitive pozitive. Agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më të gjatë (deri në dy vjet).

Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme. Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi, shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së të gjithë popullatës.

Banka e Shqipërisë realizon hartimin e pyetësorit, si edhe hedhjen dhe përpunimin e rezultateve, ndërkohë që Instituti i Statistikave mbulon intervistimin në terren, proceset kryesore të kampionimit dhe kontrollin fizik të pyetësorëve të plotësuar./ MONITOR

The post Çmimet e banesave në bregdet po rriten me ritme të larta, tregu në Tiranë “po ftohet” ndjeshëm appeared first on Albeu.com.

Industria në vështirësi, shitjet ranë 16.6% në 3-mujorin e tretë
Sektori i industrisë ka hyrë në një cikël krize të gjatë me rënie të prodhimit dhe shitjeve, kryesisht prej problematikave që ka krijuar rënia e euros e kombinuar me faktorë të tjerë si rritja e kostove të prodhimit, rritja e pagës minimale dhe mungesat në forcën e punës.

Të dhënat nga INSTAT të gjeneruara nga statistikat afatshkurtra treguan se, shitjet në vlerë në sektorin e industrisë shënuan rënie vjetore me 16.6% tremujorin e tretë të vitit 2023.

Rënia më e madhe ishte për industrinë e letrës me 41% më pak shitje në tremujorin e tretë të vitit 2023 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2022.

Në vend të dytë vjen industria e prodhimit të këpucëve, në të cilën shitjet në vlerë shënuan tkurrje vjetore me 35.3 për qind në tremujorin e tretë 2023.

Fabrikat e këpucëve veç ndikimit negativ që dha kursi i këmbimit u preken edhe nga rënia e kërkesës për këpucë nga tregu italian.

Kriza e inflacionit pas luftës në Ukrainë, ndikoi buxhetet e familjeve që në këto raste tkurrin kërkesën për këpucë.

Fabrikat e fasonerisë shpjegojnë se kur konsumi goditet nga krizat, në grupin e veshjeve rënia më e madhe shitjeve është për këpucët dhe intimet.

Me rënie të ngjashme të shitjeve u përball edhe industria e drurit dhe produkteve të tij.

Edhe pse sektori i ndërtimit dhe banesave të reja ka pësuar rritje çka do të sillte edhe një kërkesë më të lartë për mobile, fabrikat e drurit janë në krizë.

Përfaqësues të sektorit pohojnë se banesat e reja nuk po mobilohen duke bërë që kërkesa të ketë përkeqësim si brenda vendit edhe jashtë.

Rënie të shitjeve në vlerë ka pësuar edhe industria nxjerrëse me rreth 33 për qind në periudhën referuese, kryesisht prej rënies së çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare dhe efekteve negative që ka krijuar kursi i këmbimit.

Përveç shitjeve të gjithë treguesit e tjerë në industri kanë pësuar rënie.

Punësimi n shënoi rënie me 2 % dhe perspektiva mbetet e errët edhe për vitin 2024.

Kjo është hera e parë që përfaqësuesit e industrisë nuk mund të japin parashikime për rikuperim.

Zhvendosja e ekonomisë nga prodhimi tek importi, do te sjellë vendit pasoja negative afatgjata thotë, Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, i cili gjithashtu operon në sektorin e agro-përpunimit për eksport.

Ai thotë se falimenti i njësive të prodhimit jep pasoja zinxhir që nga arsimi, taksat, punësimit, shkatërron industritë mbështetëse dhe rrënon punën 20 vjeçare që ka bërë vendi në krijimin e produkteve “Made in Albania”.

The post Industria në vështirësi, shitjet ranë 16.6% në 3-mujorin e tretë appeared first on Albeu.com.