shitblerje votash Archives - Albeu.com

“Votat u blenë me 50 mijë lekë”, demokratët dorëzojnë provat pranë KAS
Partia Demokratike ka paraqitur provat përmes të cilave kërkon shpalljen e pavlefshmërinë dhe ripërtëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

PS e mori mandatin e 5-të me 77 diferencë nga LSI, kur vetëm vota të pavlefshme janë 5292. PD argumentoi se kandidatët e PS, veçanërisht, Harxhe Konomi dhe Nasip Naço kanë ngritur një skemë kriminale të blerjes së votës me 50 mijë lekë për person.

Skema është kallëzuar në SPAK që përpara zgjedhjeve dhe funksionimi i saj përmes personave që e zbatonin është paraqitur si provë në Komisionin e Apelimit dhe Sanksioneve. PD thotë se kryesuesja e listës së Beratit, Hatixhe Konomi, në bashkëpunim me drejtuesin e njësisë administrative 1 në Berat, njëkohësisht kunat i saj, Mirel Konomi, kanë shpërndarë 50 mijë lekë për vitë, kupona për karta identiteti dhe 30 mijë lekë plus kuponit. Për identifikimin e tyre kanë përdorur rregjsitrin e Gjendjes Civile, që është përdorur në masë për zbarimin e kësaj skeme kriminale për blerjen e votave. Në lidhje me Nasip Naçon, PD tha në KAS se  i katërti në Qarkun e Beratit për PS ka blerë vota me 50 mijë lekë në komunën Velebisht, në bashkëpunim me Lorenc Toroveli, të gjithë këta të kallëzuar në SPAK. PS theksoi se këto akte kanë cënuar rëndë procesin zgjedhor me qëllim deformimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve.

“Partia Demokratike ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme faktin se në zonën zgjedhore Qarku Berat nuk kishte përballë saj një parti politike dhe kandidatët e saj që garonin me një ofertë politike, por pushtetarë që vepronin si grupe të strukturuara kriminale që blinin vota, kërcënonin qytetarët, intimidonin nëpunësit publikë, shpërndanin leje legalizimi/ndërtimi, licensa dhe shpërblime të ndryshme.”- u shprehën përfaqësuesit e PD në kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Beratit.

Në qarkun e Beratit PS mori 5 mandate, PD 2, ndërsa LSI nuk mori asnjë mandat.

The post “Votat u blenë me 50 mijë lekë”, demokratët dorëzojnë provat pranë KAS appeared first on Albeu.com.

“Masakra zgjedhore”/ PD: Janë transferuar 125 milion euro në 11 bashki, skema e blerjes së votës
Deputetja e zgjedhur e PD Jorida Tabaku ka denoncuar sot fakte të reja nga vjedhja e votave të 25 prillit. Sipas demokratëve, kjo gjë është bërë e mundur nga treshja Rama-Doshi-Rakipi.

Tabaku deklaron se 125 milion euro transfera të pakushtëzuara janë ndarë për 11 bashki për programin e rindërtimit.

“Nga këto, 73 milion euro i janë dhënë Bashkisë së Tiranës, rreth 12 milion euro Bashkisë Durrës, 10.4 milion euro Kurbinit, 5.8 milion euro Kavajës, 4.8 milion euro Kamzës etj. Të gjitha këto transferat janë miratuar dhe janë alokuar pas 1 Janarit 2021 duke shkelur Kodin Zgjedhor që e ndalon rreptësisht këtë gjatë 4 muajve të fundit përpara datës së zgjedhjeve”, thuhet në deklaratë.

“Për këtë krim ku janë përfshirë një zinxhir i gjatë institucionesh nga Këshilli i Ministrave, Këshillat Bashkiakë etj, akoma nuk është ndërmarrë një veprim hetimor nga SPAK”, vijon deklarata.

Deklarata e plotë

Ditë pas dite ne po publikojmë gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna  për vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në histori të kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kësaj masakre elektorale të kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi janë qytetarët shqiptarë.

Një javë më parë, Partia Demokratike bëri publike një operacion në shkallë të gjerë të blerjes së votës duke përdorur fondet e rindërtimit. Sipas të dhënave të deriatëhershme, 40 milion euro ishin shpërndarë nga buxheti gjatë muajve mars-prill për ndërtimin e banesave individuale. Dëmet në banesat individuale ishin rishikuar dhe rritur disafish në mënyrë fiktive për të influencuar votën e familjeve që përfituan. Individë pa asnjë dëmtim në shtëpitë e tyre u futën në listat e përfituesve përmes një zinxhiri VKM-sh dhe Vendimesh të Këshillave Bashkiakë në 11 bashki, përfshirë Tiranën, Durrësin, Kavajën, Kamzën, Vorën, Lezhën, Laçin, Kurbinin e Mirditën.

Sot ne po bëjmë publike një provë disa herë më të rëndë nga ky operacion i manipulimit të zgjedhjeve me angazhimin në shkallë të gjerë të të gjitha institucioneve. Shifra e përditësuar e transfertave të pakushtëzuara të qeverisë për këto 11 bashki është 124.4 milion euro të dedikuara vetëm për rindërtimin. Nga këto, 73 milion euro i janë dhënë Bashkisë së Tiranës, rreth 12 milion euro Bashkisë Durrës, 10.4 milion euro Kurbinit, 5.8 milion euro Kavajës, 4.8 milion euro Kamzës etj. Të gjitha këto transferat janë miratuar dhe janë alokuar pas 1 Janarit 2021 duke shkelur Kodin Zgjedhor që e ndalon rreptësisht këtë gjatë 4 muajve të fundit përpara datës së zgjedhjeve.

Mijëra familje përfituan rritje të vlerës së dëmit nga DS1 në DS2 e deri në DS5, duke u akorduar miliona e dhjetëra miliona lekë secilës prej familjeve që përfituan nga ndryshimi i masës së dëmit. Dhjetëra VKM e VKB u miratuan nga 1 Janari 2021 deri më 25 prill për të lejuar makinerinë e manipulimit të ndikonte votën e qytetarëve.

Këto janë provat e një prej operacioneve në shkallë më të gjerë të shndërrimit të shtetit në një instrument në dorë të makinerisë së deformimit të votës dhe shkrirjes së shtetit me Partinë Socialiste.

Për këtë krim ku janë përfshirë një zinxhir i gjatë institucionesh nga Këshilli i Ministrave, Këshillat Bashkiakë etj, akoma nuk është ndërmarrë një veprim hetimor nga SPAK. Ndërkohë, dhjetëra kallëzime të Partisë Demokratike për krime zgjedhore në çdo qytet e çdo fshat të vendit vazhdojnë të flenë në sirtarët e SPAK.

Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve. Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD por me të ardhmen tonë, fëmijët tanë, demokracinë tonë. Shqipëria humbi për shkak të masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi

Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, më e rëndësishme ose më pak e rëndësishme, do të trajtohet vetëm pasi të kemi shpalosur të gjithë përmasat e masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim nga Rama-Doshi-Rakipi.

The post “Masakra zgjedhore”/ PD: Janë transferuar 125 milion euro në 11 bashki, skema e blerjes së votës appeared first on Albeu.com.

PD nxjerr emrat: Kush janë personat që janë kapur duke blerë vota në Shkodër
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi me anë të një deklarate për media ka zbardhur disa veprime ku sipas tij, janë manipuluar zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Bardhit, blerja e votave është drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama, për të cilin sekretari i përgjithshëm i PD thotë se ka komunikuar me eksponentë kriminalë në rrethin e Shkodrës.

“Me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, Basri Babaj është lënë i lirë në mesnatën e po asaj dite. Ndërhyrjen e Edi Ramës e ka ndërmjetësuar një telefonatë e Frrok Gjinit, i renditur i pesti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës”- tha Bardhi.

Ai gjithashtu bëri me dije se PD kishte dorëzuar denoncime të vazhdueshme në SPAK që prej një muaji, por akoma nuk janë ndërmarrë veprime konkrete ndaj personave të identifikuar me emra dhe mbiemra.

“Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “grupit të strukturuar kriminal” për shtetasit Edi Rama, Frrok Gjini, Niko Ibrahimaj, Ilir Babaj/Baba, Basri Babaj/Baba dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë”- u shpreh Bardhi.

Deklarata e Plotë

PD zbardh skemën kriminale të blerjes së votës nga aleanca kriminale Rama-Doshi-Rakipi në Vaun Dejës.

•Armë, shumë të mëdha parash dhe materiale zgjedhore”, PD: Si u arrestua në flagrancë dhe u lirua me urdhër të Edi Ramës krimineli që blinte vota për kandidatin socialist Frrok Gjini.

•PD bën publike kallëzimin në SPAK: Edhe një provë për SPAK që të hetojë manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Çdo ditë, Partia Demokratike po bën publike gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi janë qytetarët shqiptarë të cilët nuk u lejuan të sjellin me votë masive ndryshimin që i nevojitej vendit.

Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “grupit të strukturuar kriminal” për shtetasit Edi Rama, Frrok Gjini, Niko Ibrahimaj, Ilir Babaj/Baba, Basri Babaj/Baba dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.

Në krye të kësaj skeme të manipulimit kriminal të zgjedhjeve që po denoncojmë sot qëndron personalisht Edi Rama dhe pjesë e saj janë Drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Niko Ibrahimaj, Frrok Gjini kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Shkodër dhe vëllezërit Ilir e Basri Babaj/Baba.

Basri Babaj/Baba që qarkullonte me makinë të blinduar në Laç, Vau Dejës është ndaluar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër nga vetë drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër Niko Ibrahimaj ditën e mërkurë, 3 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Na makinë janë gjetur, në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri, shuma të mëdha parash që përdoreshin për të blerë vota si dhe materiale zgjedhore dhe lista të banorëve të zonës. Me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, Basri Babaj është lënë i lirë në mesnatën e po asaj dite. Ndërhyrjen e Edi Ramës e ka ndërmjetësuar një telefonatë e Frrok Gjinit, i renditur i pesti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës.

Mënjeherë pas lirimit, Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me Ilir Babajn, person me të shkuar kriminale dhe njëkohësisht Drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Vau i Dejës ku i ka kërkuar atij të punojnë sa më fort për fitoren e Partisë Socialiste.

Janë dhjetëra përfaqësues të Partisë Socialiste, drejtues të administratës qendrore dhe lokale, njerëz të krimit të organizuar që janë identifikuar nga Partia Demokratike në veprimtarinë kriminale të blerjes së votës dhe shantazhimit të votuesve.

SPAK është në provë edhe për këtë operacion kriminal të blerjes dhe tjetërsimit të votës, për shkrirjen e shtetit me Partinë Socialiste dhe për nënshtrimin e policisë përpara krimit të organizuar.

Partia Demokratike nuk do ta ndalë luftën për rikthimin e demokracisë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD-në por me të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokracisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

The post PD nxjerr emrat: Kush janë personat që janë kapur duke blerë vota në Shkodër appeared first on Albeu.com.

Tabaku ngre akuzat: PS shpezoi 120 milion euro nga buxheti i shtetit për të blerë vota
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se 120 milionë euro janë përdorur nga buxheti i shtetit në shërbim të blerjes së votave për Partinë Socialiste.

Tabaku shprehet në Fcaebook se 120 milionë euro iu janë dhënë qytetarëve në 4 muajt e parë te vitit 2021 nga pagesat për tërmetin, në kundërshtim me ligjin elektoral.

Reagimi i Tabakut

Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin.

Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit.

Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.

Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht.

Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale.

The post Tabaku ngre akuzat: PS shpezoi 120 milion euro nga buxheti i shtetit për të blerë vota appeared first on Albeu.com.

Shit-blerja e votave në Lezhë, lihen në burg 4 kushërinjtë Paplekaj
Janë lënë në burg 4 kushërinjtë Paplekaj të përfshirë në shitblerje votash në qarkun e Lezhës. Gjykata e Lezhës ka caktuar 60 ditë burg për katër të arrestuarit që akuzohen se dhunuan dhe kanosën me jetë shtetasin Ylli Kacoli, pasi filmoi nje person qe deklaronte se kishte shitur për 200 mijë lekë katër vota në favor të PS.

Për dhunimin dhe kanosjen e 38-vjeçarit Ylli Kacoli, Policia ka vënë në pranga shtetasit Gëzim, Mirash, Donald dhe Jetmir Paplekaj.

Si ndodhi ngjarja

Gëzim Paplekaj nga Lezha u shfaq më zë dhe figurë, ku deklaronte se i ishin dhënë 20 mijë lekë të reja për 4 vota në favor të Partisë Socialiste.

Gjithashtu, ai deklaronte se janë shpërndarë para për Partinë Socialiste nga makinat e Policisë, ndërsa videoja, e cila u publikua në media u bë virale në rrjetet sociale.

Pas publikimit të kësaj videoje Gëzim Paplekaj, bashkë me tre të afërm të tij, më datë 29.04.2021 ora 12:00, në Torovicë të Lezhës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar, kanosur për jetën për të bërë deklarim të rremë, si dhe i kanë dëmtuar automjetin me targa “AA 218 JM”, shtetasit Ylli Kacoli, 38 vjeç banues në Kamzë, Tiranë, me arsim 8 klasë, për shkak të shpërndarjes në rrjete sociale të një videoje.

Sipas të dhënave, 4 agresoret i kanë kërkuar 38- vjeçarit që të përgënjeshtronte, dëshminë e dhënë nga Gëzim Paplekaj, me pretendimin se ai ka qenë nën efektin e alkoolit dhe nuk ka qenë i vetëdijshëm për atë çfarë ka thënë, ku deklaronte se i janë dhënë 20 mijë lekë të reja për të votuar Partinë Socialiste.

Por, kjo nuk është pranuar nga personi që ka publikuar videon dhe në këtë kushte 4 pjesëtarët e fisit Paplekaj e kanë kanosur me jetë, dhunuar e dëmtuar automjetin shtetasit Ylli Kacoli.

Nga ana tjetër në dëshminë e dhënë në Polici 45-vjeçari Gëzim Paplekaj, mësohet të ketë mohuar se ka marrë para për vota dhe se deklarimet i ka bërë nën efektin e alkoolit, duke mos qenë i vetëdijshëm.

Por referuar dëshmisë së tij me zë dhe figurë për shitblerja votash, video e cila u bë virale, është regjistruar procedim penal dhe çështja i ka kaluar për hetim SPAK-ut.

The post Shit-blerja e votave në Lezhë, lihen në burg 4 kushërinjtë Paplekaj appeared first on Albeu.com.

Berisha ngre akuzat: Po blihen vota edhe në Durrës
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me shitblerjen e votave që po përflitet ditët e fundit në disa qytete në vendin tonë. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ngre akuzat se po blihen vota edhe ne qytetin e Durrësit. Më tej, ish kryeministri citon Terr Kokën si kriminelin numër një në Durrës që bën fushatë pas mesnate për vota në ndihmë të Lorenc Shehut.

Ky reagim, vjen pas denoncimit të një qytetari që ka bërë pranë Barishës.

Reagimi i plotë

Terr Koka, krimineli nr 1 i Durresit fushate per blerje votash pas mesnate.

Ne krimin e tij te shemtuar e ndihmon dhe narkokomisar Lorenc Shehu.

Ju lumte demokrateve qe i kapen ne flagrance kriminelet e votes se lire!

Neser fundi i Terr Kokes dhe bandes se tij. Fitore!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor.Dua tju njofoj se tani rreth ores 01:30 ne zonen e Porto Romanos po shperndahen para sipas informacioneve nga banore te zones nga Feta Mataj person i denuar per grabitje me dhune i shoqeruar nga djali i Lefter Kokes Arber Koka me nje fuoristrade Toyota Land Cruiser ngjyre gri me targe AA 326 HD.U njoftua dhe nr 112 salla operative dhe Policia e cila eshte bashkepunetore me ta thjeshte beri nje xhiro e u kthye sepse drejtori policise Durres Lorenc Shehu del xhiro neper Durres me djalin e Lefterit ne vend te pare me makinen e Policise se Shtetit

The post Berisha ngre akuzat: Po blihen vota edhe në Durrës appeared first on Albeu.com.

Shitje votash edhe në Korçë?! PD bllokon tre makina, kryetarin e PS dhe zyrtarin e tatimeve
Vazhdon aksioni i PD për të kapur mbështetësit e PS duke blerë vota, dhe vijojnë edhe skandalet e punonjësve te administratës që kapen me sasi parash, lista dhe kartave të ID të qytetarëve.

Tre makina janë ndaluar në mesnatë nga struktura e mbrojtjes së votës së PD në fshatin Podgorie, Korçë, me rreth 7 punonjës njësie brenda.

Sipas PD, dy prej makinave tip “Mercedes” dhe “Volkswagen”, të cilat drejtoheshin nga Soni Laraku dhe Andi Zaqellari u larguan me forcë, ndërsa makina e tretë e drejtuar nga administratori i Njësisë Administrative Vreshtas, Cezar Bezati dhe shoqërues Gerti Tabaku u bllokua.

Në terren së bashku me ta ishte dhe kryetari i PS të Podgorie dhe njëkohësisht zyrtar i tatimeve Korçë, Izmi Çoçka. Pasi u njoftua Policia, mbërritën forcat e rendit të cilët ushtruan presion për lirimin e rrugës.

Në deklaratën e PD thuhet se përfaqësuesit demokratë insistuan që makina të kontrollohej dhe kjo u arrit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga kontrolli rezultoi se në makinën e administratorit u gjetën:

-Lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie,

-Listë e patronazhit të fshatit Podgorie me patronazhist administratorin Çezar Bezati,

-Listë e shkruar me dorë me emra banorësh të këtij fshati.

PD pretendon se policia refuzon ta bëjë publike dhe ka shoqëruar makinën e administratorit Çezar Bezati dhe shoqëruesin e tij, Gerti Tabaku, të cilët janë liruar.

Ndërsa janë shoqëruar për bllokim rruge edhe tre simpatizantë të PD, të cilët janë identifikuar si Ahmet Goroveci, Endrison Dushku dhe Fatjon Dushku. /albeu.com/

The post Shitje votash edhe në Korçë?! PD bllokon tre makina, kryetarin e PS dhe zyrtarin e tatimeve appeared first on Albeu.com.

Skandali në Maqellarë, LSI-ja e Bulqizës ngre akuza: Keni filluar tani shisni dhe njëri-tjetrin?!
Lidhur me aktivitetin e shitblerjeve të votave për zgjedhjet e 25 prillit, ka reaguar edhe LSI-ja e Bulqizës.

Sipas LSI, pasi PS-ja e kësaj zone i bëri dalje Denis Xholit, duke u shprehur se ai është futur në punë nga deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, me të cilin ka dhe lidhje krushqie.

LSI-ja kritikon PS-në që jo vetëm nujk u distancuan nga ky skandal por mundohen t’ia ngecin LSI-së fajin, kur ditën e djeshme qytetarët e panë me zë dhe figurë sesi Rilindja blinte vota, sipas reagimit të LSI në Bulqizë.

“Janë zënë aq ngushtë saqë po shesin edhe njëri-tjetrin!

Ditën e djeshme të gjithë qytetarët panë me zë dhe figurë sesi eksponentë të “Rilindjes” në Dibër u kapën në flagrancë, gjatë tentativës për të blerë me para në dorë votat e qytetarëve në Maqellarë.

Aq ngushtë janë zënë drejtuesit e sektit “Rilindja” në Dibër, Dionisi & Co, saqë në vend që minimalisht të distancohen ose tek e fundit të heshtin përballë turpit të tyre të faktuar, ata mundohen të shesin njerëzit e tyre si eksponentë të LSI.

Se për kë punojnë, se për kë blejnë vota, dhe se eksponentë të kujt janë këtë e vërtetojnë fotot e mëposhtme, por pa asnjë dyshim do e vërtetojnë edhe organet e hetimit,” shkruan LSI Bulqizë.

Pak më parë, PS-ja e Dibrës reagoi duke thënë se mbështet zbardhjen e plotë të ngjarjes, por i bëri dalje Denis Xholit, duke u shprehur se ai është futur në punë nga Përparim Spahiu i LSI-së.

“PS e Dibrës mbështet pa asnjë rezervë hetimin dhe zbardhjen deri në fund të rastit të djeshëm, ku një turmë e orkestruar njerëzish ndaluan një makinë me pretendimin se kishin kapur një votëblerës socialist. Për ne çdo individ që përfshihet apo kryen një krim elektoral nuk ka ngjyrë, po meriton vetëm ndëshkim.

Por pas verifikimeve të hollësishme ne konkluduam se personi në fjalë, punonjës në Bashkinë Bulqizë, nuk është pjesë e strukturave të PS. Ai është punësuar në vitin 2015 nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, me të cilin ka edhe një lidhje krushqie.

Ne nuk e dimë dhe as na takon të hamendësojmë nëse ky individ ishte vërtetë një blerës votash për LSI. Këtë le ta thotë drejtësia. Ajo që ne dimë dhe e themi me plot gojën është se ky individ s’ ka lidhje me PS dhe se nëse ka një shqetësim real për mundësinë e shitblerjes së votave, ky shqetësim vjen vetëm nga një parti: Lëvizja Socialiste për Integrim,” përfundon deklarata.

The post Skandali në Maqellarë, LSI-ja e Bulqizës ngre akuza: Keni filluar tani shisni dhe njëri-tjetrin?! appeared first on Albeu.com.

Bleu një votë për 100 dollarë, kandidati i LSI: Është montazh! Do ta ndjek në mënyrë ligjore
Kandidati i LSI-së për Tiranën Etjon Joka ka reaguar lidhur me videon ku shfaqet teksa i jep 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në.

Sipas tij, gjithçka është e sajuar dhe e montuar. Joka shkruan se do të ndjekë çështjen ne mënyrë ligjore.

“Fundi i montazheve ka qenë i turpshëm ashtu siç do jetë dhe fundi i Rilindjes në 25 Prill. Çështjen e këtij montazhi do ta ndjek edhe në rrugë ligjore pas 25 Prillit. Deri në 25 prill përpara të bëjmë çdo gjë për fitoren e madhe”, shkruan ai, i cili nuk e sqaron se pse nuk e bën sot kallëzimin por do t’i duhet të presë pas 25 prillit.

Biseda

“Hajde një sekondë. Te puna si të ka shkuar? Të ka ecur çik? Ma jep dorën (i jep 100 dollarë), ma bë një drekë se unë s’vi dot”, i thotë Joka qytetarit.

“Një votë po ma humb më ngel hatri thotë ai. Ti merr lekët, më jep votën . Ata janë të moshuar ç’tu them unë atyre, ç’tu premtoj, tu jap lekët. Mos e ngri zërin se kemi kontrolle”, dëgjohet të thotë Joka në video.

Por jo vetëm kaq. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij.

I angazhuar personalisht në blerjen e votave, por gjithashtu rrjeti i njerëzve që punojnë për vota në këmbim të premtimeve për kandidatin e LSI zgjerohet në një tjetër video, ku një person i quajtur Edison Babo vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.

“Tako Monikën, fol me Monikën”, thotë ai

Pavarësisht këtyre episodeve, opozita ka ngritur vazhdimisht akuza ndaj kundështarëve politikë të selisë rozë se po tentojnë te blejnë votat e qytetarëve, derisa në Elbasan mbi këtë dyshim, struktura për mbrojtjen e votës së PD-së vrau Pjerin Xhuvanin, mbështetës të Partisë Socialiste.Dhe akoma me skandaloz është fakti kur flasin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë është reklamuar nga LSI si një prej të rinjve më premtues.

The post Bleu një votë për 100 dollarë, kandidati i LSI: Është montazh! Do ta ndjek në mënyrë ligjore appeared first on Albeu.com.