shikim i verber Archives - Albeu.com

Mos e injoroni kurrë këtë shenjë, nëna e re paralajmëron prindërit: Djali im mbeti i verbër
Leonnie Ord nuk e kishte menduar kurrë që një fotografi e thjeshtë, do t’i zbulonte një të vërtetë shumë tronditëse.

Djali i saj, Cillian kishte një tumor të rrallë të syrit, i cili po të mos kapej në kohë mund të rezultonte vdekjeprurës. Gjithçka nisi nga një shkrepje, ku ajo dalloi një shenjë të pazakontë të bardhë në beben e majtë të vogëlushit.

Nëna e re nuk i kushtoi rëndësi duke menduar se ishte thjesht reflektim i dritës së aparatit, por pas një muaji ajo vendosi t’i bënte sërish foto dhe shenja ishe zmadhuar. E shqetësuar, ajo i kërkoi ndihmë mjekut të saj të familje, por vetëm pas një sërë analizash dhe vizitash, mjekët i komunikuar se Cillian kishte retinoblastomë, një tumor në retinë që mund të shihet përmes bebes së syrit

Cillian iu nënshtrua menjëherë cikleve të kimioterapisë, por për fat të keq tumori kishte avancuar shumë dhe ai mbeti i verbër. Zonja Ord, një punonjëse sociale, ka ndarë historinë e saj dhe tani po u kërkon prindërve të tjerë që të kenë kujdes për këtë shenjë të hershme të tumorit në sy.

Nëna e dy fëmijëve tha: “Ajo foto aq e lumtur dhe e qeshur e tij, fshihte një të vërtetë që mund t’i kishtuar jetën tim biri. Prandaj nëse shihni diçka ndryshe me syrin e fëmijës suaj, kontrollojeni atë dhe mos e injoroni atë siç bëra unë.”

Ajo shtoi: “Çdo ndryshim në sy nuk do të thotë se mund të jetë tumor, por nëse do ta dallonim dhe do ta kontrollonim Cillian më shpejt, ai do të mund të shihte akoma me syrin e majtë, thjesht nuk e dinim.”

ÇFARË ËSHTË RETINOBLASTOMA?

Retinoblastoma është një lloj i rrallë i tumorit të syrit që mund të prekë fëmijët e vegjël, zakonisht nën moshën 5 vjeç. Simptomat e saj kryesore janë: reflektim i bardhë i pazakontë në beben e syrit, shikim më i dobët dhe sy të skuqur ose të përflakur. Retinoblastoma ndodh kur qelizat e syrit të retinës – të cilat supozohet se rriten shumë shpejt dhe më pas ndalojnë së rrituri gjatë zhvillimit të hershëm të foshnjës – vazhdojnë të rriten dhe të formojnë një kancer./albeu.com

The post Mos e injoroni kurrë këtë shenjë, nëna e re paralajmëron prindërit: Djali im mbeti i verbër appeared first on Albeu.com.

A shohin njerëzit e verbër në ëndrrat e tyre?
Nëse jeni person me shikim, ka të ngjarë të përjetoni shumicën e ëndrrave tuaja vizualisht dhe me ngjyra të plota. Teksa ëndërroni, ju shihni njerëz, vende dhe gjëra që duken reale.

Ndoshta e keni pyetur veten, a shohin të verbërit në ëndrrat e tyre?

Disa njerëz të verbër shohin skena të plota vizuale teksa ëndërrojnë, siç bëjnë njerëzit me shikim. Të tjerët shohin disa imazhe vizuale, por jo skena të forta.

Aspekti vizual i ëndrrave të një personi të verbër ndryshon ndjeshëm në varësi të kohës kur ata u verbuan. Disa njerëz të verbër kanë ëndrra që janë të ngjashme me ëndrrat e njerëzve me shikim për sa i përket përmbajtjes vizuale dhe përvojave shqisore, ndërsa të tjerë të verbër kanë ëndrra që janë krejt të ndryshme.

Personat që kanë lindur të verbër

Studiuesit priren të mos bien dakort kur bëhet fjalë për ëndrrat e personave që kanë lindur të verbër. Disa ekspertë argumentojnë se njerëzit që kanë lindur të verbër nuk shohin përmbajtje vizuale në ëndrrat e tyre, ashtu siç nuk shohin asgjë vizuale ndërsa janë zgjuar.

Ekspertë të tjerë argumentojnë se njerëzit që kanë lindur të verbër kanë raportuar se përjetojnë ëndrra vizuale. Ashtu si ata që kanë shikim, edhe të verbërit e lindur mund të vizatojnë një pjesë të përmbajtjes vizuale të ëndrrave të tyre pasi janë zgjuar.

Si janë ëndrrat për njerëzit e verbër?

Ajo që ndodh gjatë gjumit është e ngjashme si për njerëzit e verbër ashtu edhe për ata me shikim, megjithëse shumë njerëz të verbër përjetojnë më pak imazhe vizuale gjatë ëndërrimit. Të dy grupet përjetojnë ëndrra që përfshijnë histori të vërteta në të cilat ata janë aktor, kanë përvoja shqisore dhe ndërveprojnë me të tjerët.

Megjithëse përmbajtja e tyre vizuale e ëndrrave është zvogëluar, shqisat e tjera përmirësohen në ëndrrat e të verbërve. Një person i verbër që ëndërron përjeton më shumë ndjesi të zërit, prekjes, shijes dhe nuhatjes sesa njerëzit me shikim. Për shembull, njerëzit e verbër duket se përjetojnë më shumë ëndrra rreth lëvizjes ose udhëtimit dhe më shumë ankthe.

A kanë makthe të verbrit?

Ashtu si njerëzit me shikim, të verbërit përjetojnë makthe. Hulumtimet kanë zbuluar se njerëzit e verbër kanë më shumë ëndrra për udhëtime që përfshijnë rrethana fatkeqe. Disa nga këto ëndrra mund të konsiderohen si makthe. Një hipotezë tregon se përmbajtja e makthit mund të pasqyrojë vështirësitë me të cilat përballen njerëzit e verbër ndërsa lëvizin kur janë zgjuar.

The post A shohin njerëzit e verbër në ëndrrat e tyre? appeared first on Albeu.com.