shijaku Archives - Albeu.com

Vangjeli denoncon kryebashkiakun e Shijakut: Po prish shtëpitë e banorëve për të ndërtuar supermarket, s’dëmshpërblen të dëmtuarit nga tërmeti
Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka denoncuar në një deklaratë për mediat kryebashkiakun e Shijakut, Elton Arbana, të cilin e akuzon se po prish shtëpitë e banorëve për të ndërtuar supermarket.

“U dhanë shtëpi për banorë të cilët u prekën nga tërmeti 2019 dhe në këmbim ju morën tokën për të ndërtuar një supermarket…”, u shpreh Vangjeli.

Ajo ka publikuar imnazhin ku, sipas saj, tregohet vendndodhjen e tre shtëpive të prishura me qëllim përvetësimin e terrenit në mënyrë të paligjshme nga Kryetari i Bashkisë dhe dhënia po e kundraligjshme e 3 apartamenteve të ndërtuara pas tërmetit në këmbim të terrenit 3 shtetasve me inicialet: D. RR., M. RR., dhe RR. RR.

Deklarata e plotë:

Në adresën e Antikorrupsionit të PD kanë mbërritur denoncime nga banorë të Shijakut lidhur me shkeljet e kryetarit të kësaj bashkie Elton Arbana.

1. Me anë të Vendimit nr.369, datë 03.08.2020 (nr.6095 prot) Elton Arbana në kundërshtim me ligjin ka miratuar leje ndërtimi për kompleksin e parë të vilave me adresë Lagjia Popullore Shijak.

Denoncuesit theksojnë se Kompleksi Rezidencial është ndërtuar në tokë bujqësore, (Kodër Shilore Shijak), me leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për urbanistikën pasi kompetencat për lejet e ndërtimit e komplekseve rezidenciale i ka vetëm KKT dhe se në këmbim të kësaj leje ndërtimi Kryetari i Bashkisë së bashku me 2-3 punonjës së bashkisë janë shpërblyer me nga 1 vilë secili. Ata na vendosën në dispozicion edhe pamjet që shihni pas meje.

2. Hedhje mbeturinash në pyll..

Bashkia Shijak në kundërshtim me ligjin edhe pse zyrtarisht prononcon të kundërtën me fjalë depoziton mbetjet në zonë kadastrale pyjore, me distancë rreth 100 m pranë lumit Erzen, ndërmjet fshatrave Cizmeli, Shetel dhe Eminas i Vogël (Gjepalaj Shijak), duke kryer krim mjedisor pasi vetë bashkia, këtë zonë, e ka të regjistruar në inventarin e saj si zonë pyjore.

Mbetjet groposen nën tokë në shtresa aluvionale, duke ndotur kështu ujin e puseve përreth.

Denoncuesit cituan edhe se është falsifikuar procedura gjatë shqyrtimit dhe marrjes së vendimit të këshillit bashkiak për këtë qëllim pasi anëtarëve të tij nuk u është paraqitur gjendja reale dhe janë detyruar specialistët e bujqësisë pranë bahkisë që të japin konkluzione në favor të shkeljes së ligjit, nuk është marrë konfirmim nga prefektura, nuk është kryer studimi i zonës në fjalë dhe as i janë drejtuar strukturave shtetërore të tjera për dhënie mendimi para marrjes së këtij vendimi pasi sikurse shihet qartë nga pamja kjo është një zonë pyjore.

3. U dhanë shtëpi për banorë të cilët u prekën nga tërmeti 2019 dhe në këmbim ju morën tokën për të ndërtuar një supermarket…

Kjo foto tregon vendndodhjen e tre shtëpive të prishura me qëllim përvetësimin e terrenit në mënyrë të paligjshme nga Kryetari i Bashkisë dhe dhënia po e kundraligjshme e 3 apartamenteve të ndërtuara pas fatkeqësisë natyrore (tërmeti 2019) në këmbim të terrenit 3 shtetasve me inicialet: D. RR., M. RR., dhe RR. RR.

4. Për një godinë të padëmtuar nga tërmeti janë marrë 8 mil lekë për dëmshpërblim. Bëhet fjalë për godinën ku aktualisht ka vendndodhjen e ushtrimit të aktivitetit OSHEE Shijak prej 12 viteve. Në katin e 2 të të cilës ushtron aktivitetin një biznes bar-restorant.

Godina nuk mund të jetë e dëmtuar nga fatkeqësia natyrore tërmeti 2019 pasi gjatë gjithë kohës ka funksionuar ushtrimi i pandërprerë i aktivitetit të OSHEE Shijak.

5. Denoncuesit treguan se para tërmetit 2019 kanë qenë rreth 60 familje të pastreha dhe në përfundim janë kompensuar rreth 180 familje.

Familje të ndryshme për të përfituar sa më shumë banesa pas tërmetit kanë kryer divorce fiktive si rasti i familjes me mbiemër me inicialin “F”.

Përveç sa më sipër, sipas mediave, Elton Arbana mbahet mend si i përfshirë në përgjimet e BILD lidhur me dosjen 339 në të cilën zyrtarë socialistë i nënshtrohen grupeve kriminale.

The post Vangjeli denoncon kryebashkiakun e Shijakut: Po prish shtëpitë e banorëve për të ndërtuar supermarket, s’dëmshpërblen të dëmtuarit nga tërmeti appeared first on Albeu.com.

Tentoi të vriste biznesmenin nga Shijaku bashkë me vëllain e tij, kush është 41-vjeçari që u ekstradua sot nga Spanja
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ekstradimin nga Spanja të 41-vjeçarit Morel Kërtalli, i cili akuzohet se bashkë vëllain e tij kanë tentuar të vrasin biznesmenin Dashamir Gjoka. Ngjarja në fjalë ndodhi në gusht të 2017, në Shijak.

Pak ditë më parë u ekstradua nga Spanja dhe vëllai i tij më i vogël, Enkel Kërtalli, i cili akuzohet se në vitin 2017 ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me drejtues biznesmenin Dashamir Gjoka, në bashkëpunim me shtetasin me inicialet M. B.

NGJARJA

Ngjarja për të cilën akuzohen dy vëllezërit ndodhi më 23 gusht të vitit 2017 në zonën e Sallmones në Shijak, kur biznesmeni Dashamir Gjoka, u qëllua me breshëri plumbash ndërsa udhëtonte me një mjet të blinduar bashkë me fëmijët nga një makinë tjetër që iu doli paralel.

Në momentin që drejt mjetit të Gjokës është qëlluar me armë, Enkel Kërtalli nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë për t’u shpëtuar plumbave të agresorëve. Prej andej, mësohet se Gjoka nuk ka pritur që uniformat blu të mbërrinin në vendngjarje, por në kushtet e tronditjes ai së bashku me familjen i është drejtuar menjëherë komisariatit të policisë, ku ka denoncuar atentatin që ishte përgatitur ndaj tij. Burime pranë uniformave blu sqaruan se Gjoka ka deklaruar se u qëllua nga një automjet që ecte paralelisht me të, teksa ishte duke udhëtuar në drejtim të Shijakut.

Biznesmeni u ka treguar oficerëve të policisë se nuk ka arritur të dallonte armën e zjarrit me të cilën u qëllua apo se kush mund të ndodhej brenda në makinë, pasi sapo ka dëgjuar të shtënat, ka tentuar të shtojë shpejtësinë e mjetit për t’u larguar sa më parë që aty. Ndërkaq, me të marrë njoftimin, efektivët blu të cilët mbërritën në vendin ku ndodhi ngjarja nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin dhe vënien në pranga të agresorëve. Por, për policinë, mësohet se pista kryesore e atentatit mbetet e kaluara e biznesmenit në Itali.

Dy ditë më vonë, u identifikua si autor të ngjarjes, vëllezërit Enkel dhe Morel Kërtalli, të cilët në momentin e ngjarjes ishin në një kafe në zonë dhe sapo kanë parë biznesmenin kanë marrë armët dhe i kanë ndjekur.

“Dy vëllezërit, më datë 23.08.2017, në vendin e quajtur ‘Komuna Xhafzotaj’, Shijak, dyshohet se duke lëvizur me një mjet tip ‘Benz’ kanë qëlluar me armë zjarri automatik automjetin tip ‘Benz’ të blinduar (po në lëvizje) që drejtohej nga shtetasi D. Gj. 46 vjeç, banues në Shijak. Nuk ka pasur persona të dëmtuar. Gjatë këqyrjes në vendin e ngjarjes u fiksuan në cilësinë e provës materiale 26 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm”, sqaronte Policia në atë kohë.

Atentati ndaj biznemsnit Gjoka, dyshohet se erdhi si hakmarrje e dy të rinjve për vëllain e tyre, Elvin Kërtalli, që u ekzekutua mbrëmjen e 26 gushtit të vitit 2013 në qendër të qytetit të Shijakut.

Vëllezërit Kërtalli dyshonin se personi që e vrau vëllain e tyre është mbështetur nga Gjoka, në restorantin e tij. Gjithashtu ditën ku është ekzekutuar Elvin Kërtallit ka mbetur i plagosur dhe miku i tij Dorian Zotaj.

The post Tentoi të vriste biznesmenin nga Shijaku bashkë me vëllain e tij, kush është 41-vjeçari që u ekstradua sot nga Spanja appeared first on Albeu.com.

Dy muaj i zhdukur, RENEA “nuhat” gjurmët e fundit të Ervis Marinajt, para zhdukjes takoi Avdylajt në Shijak
Dy muaj nga zhdukja e Ervis Martinaj dhe ende nuk po zbulohet misteri i “bosit të lijrave të fatit”.

Së fundmi mësohet se RENEA ka zbarkuar pikërisht në këtë zonë për kontrollet për gjetjen e Ervis Martinajt apo personave që kanë dijeni për fatin e tij.

Shijaku, tregon lokacionin përfundimtar, ku është zhdukur Martinaj dhe këtu “mjegullohet” gjithçka. Hetimet e kryera përgjatë kësaj kohe dhe pamjet e kamerave në vende të ndryshme kanë ndihmuar policinë, të ndërtojë intenerarin e lëvizjes së Ervis Martinaj. Aty ku hetimi nuk po përparon, është pikërisht zona e Shijakut.

Ende e paqartë nëse aty fshihet duke inskenuar gjithçka, apo është rrëmbyer dhe mbahet i gjallë apo personat që ai ka takuar atë natë e kanë ekzekutuar. Ervis Martinaj ka takuar për herë të fundit fisin Avdylaj në Shijak. Këto janë dyshimet që ngrihen nga gazetari Elton Qyno, i cili thekson se ky fis ka bërë fushatë elektorale pa fund për kryeministrin Edi Rama në vitin 2017. Ai thekson se Rama nuk kërkon nga policia të sheshojë versionin e inskenimit.

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi.

Sipas burimeve të policisë, Martinaj, mbrëmjen e 8 gushtit, ka dalë rreth orës 18:30 nga ambjentet e një godine pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ku ai kishte një apartament.

Silueta e tij është filmuar nga një kamera sigurie e qendrës tregtare Ring Center. Martinaj shfaqet me syze dielli, tuta të shkurtra dhe me shapka. Teksa bën një lëvizje të shkurtër në zonë, aty vjen një automjet tip “Audi A8”, i njëjti mjet që është shfaqur ne 5 gusht në Hotel Adriatik në Durrës.

Sipas pamjeve filmike, Martinaj hipën në sediljen e parë dhe makina largohet nga zona e pallatit të sportit “Asllan Rusi”, duke hyrë në rrugën e Laprakës.

Mjeti ka lëvizur fillimisht në drejtim të Kasharit. Personi që e shoqëronte të kërkuarin, dyshohet të jetë oficeri i arrestuar Jeton Lami.

“Audi A8” është ndalur më pas në ambjentet e një pike karburanti. Aty, Martinaj, dhe shoqëruesi i tij, kanë ndërruar makinë, duke marrë për lëvizje një automjet tjetër.

Duke ndjekur intenerarin e lëvizjes së kësaj makine tjetër, ka rezultuar se Martinaj ka hyrë në zonën e Shijakut. Në këtë zonë besohet se i kërkuar është thirrur nga një person të cilin e ka njohur në ambjentet e burgut 302 në Tiranë, kur 40-vjeçari u mbajt 7 muaj për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në ish-Bllok.

Policia, por edhe familjarët nuk janë në gjendje ta shpjegojnë, se cili ka qënë qëllimi i vizitës së Martinajt në Shijak. Por ajo që dihet tashmë, është fakti se Martinaj ka hyrë aty në banesën e një emri mjaft të njohur të botës së krimit në këtë zonë. Prej këtij momenti nuk ka më të dhëna rreth tij.

Familja që jeton në Fushë-Kuqe të Laçit thotë se i ka humbur shpresat për gjetjen gjallë. Prokuroria e Laçit vijon të ketë aktiv një procedim penal për “rrëmbim personi”.

SHKRIMI I QYNOS:

Misteri, ka mbushur këtë kasabanë e voçkël tonë, që në raport me vendet e tjera dhe dominancën në arenën ballkanike, europiane dhe botërore, jemi një hiç gjë. Të papërfillshëm, në çdo drejtim. Veç rastit që Rama, zbuloi përmes prokurorit të Partisë misterin e agjentëve rusë në Çekin dhe se sulmi kibernetik në e-Albania, kishte ndodhur nga hakera Iranianë, të tjërat mistere, janë të mbuluara nga një vorbull e ndërlikuar. Dhe që habitshëm Rama nuk di asgjë. Kjo vorbull të jep përshtypjen se, Rama këto 9 vjet qeverisje, është në “mjegull” dhe s’merr vesh ku ndodhet dhe asgjë çfarë bëhet, sidomos nga vetë njerëzit e tarafit të tij. Mister ndërtimi i pallatit që kosovari i Fierit, Lulzim Morina, kishte ndërtuar në zonën e Liqenit të Thatë. Mister i madh si doli ky përbindësh pikërisht pas një dite, nga sa foli Rama në takim me krerët e policisë në ambjentet e Ministrisë së Brendshme. Mister se si vetë Rama, nuk e dinte që Morina po ndërtonte aty pa lejë, kur në lokalin-restorant të tij ka shkuar disa herë Rama dhe vëllai i tij, Olsi Rama dhe i biri Gregori.

E bëri njësoj si Berisha pas tragjedisë së Gërdecit, që doli e tha se: “…dëgjoni o njerës, unë nuk e dija ku ishte Gërdeci…”. Por nga ana tjetër, kishte miratuar dhe firmosur një deng të mirë me letra shtetërore për Gërdecin. Mister pse Rama, pasi e identifikoi pallatin pa lejë dhe zbuloi se ishte i Lul Morinës, përmes Belës i ofroi Morinës dy opsionet e zgjidhjes, por çuditërisht nuk e arrestoi dhe as e procedoi për “Ndërtim pa lejë”. Mister dhe Marrëzi pa fund. Një fshatar apo qytetar, qoftë dhe Bojken Lako, nëse kapet me ndërtim pa lejë të tre dritareve, fillimisht arrestohet nga policia dhe procedohet, e më pas dënohet. Ndërsa Lul Morina nuk procedohet por i ofrohen variante zgjidhjeje.

Në rastin konkret ndërtimi pa lejë është për qëllime përfitimi dhe dënohet nga 3 deri në 7 vjet heqje lirie. Ashtu siç ndodhi për një shtesë lokali, që kishte bërë Mark Frroku, tek “Colosseu”, në rrugë të “Durrësit”. Po ashtu mister që Rama dhe Çuçi, nuk dinë se kush janë drejtorët aktualë dhe ish-drejtorat, të cilët i shërbenin me devotshmëri biznesmenit-kriminolog të lojrave të fatit, Ervis Martinaj. Mister i madh për vëtë Ramën, prezenca e lajmeve për zhdukjen pa adrresë të Ervis Martinaj. Për luanët, kunadhet, Oligarkët, liçensat e basteve dhe politikën. Mister i Ramës, nëse biznesmeni-kriminolog Ervis Martinaj është gjallë apo ka vdekur. Rama çuditërisht s’di gjë për këtë enigmë dhe porosit Rrumbullakun, që t’ia rrumbullakosë informacionin Ramës në këtë drejtim.

Rama s’di gjë për Martinaj, por në fjalën e tij herë flet në formën e shkuar me “ishte” pra që ka ikur ka mbaruar, dhe herë në kohën e tashme me “është”, duke nënkuptuar që vijon të jetë ende në qarkullim. Mister për Ramën, janë dyshimet se Ervis Martinaj ka hyrë dhe s’ka dalë më, tek fisi Avdyli në Shijak. Fis ky që ka bërë fushatë elektorale pa fund në 2017 për Ramën. Rama kërkon që këtë mister t’ja shoshitë Policia e Rrumbullakut. Ashtu siç ka kërkuar që misterin e pallatit të Lul Morinës, të ndërtuar në teritor të Lali Erit dhe 300 metra në vija ajrore me zyrën e Ramës, t’ia shoshitë Belinda. Rama kërkon të dijë rreth misterit të Ervis Martinaj, që nëse biznesmeni-kriminolog ka vdekur, policia të dali dhe të japi sihariqin në publik, në media.

Por Rama, nuk kërkoi nga policia që pasi të zbulonte misterin e versionit të vrasjes, duhet me patjetër të thotë dhe në publik se kush person, e ka rrëmbyer dhe vrarë Ervis Martinaj. Njëherësh Rama, kërkon që policia t’i shoshitë misterin e versionit të mundshëm të inskenimit. Dhe nëse është e vërtetë, të dali dhe ta thotë publikisht, në media, policia. Madje dhe të gjendet dhe arrestohet Ervis Martinaj, duke ja dërguar SPAK-ut. Por ashtu si me versionin e parë të vrasjes, Rama nuk e thotë edhe në versionin e dytë të inskenimit, që policia duhet të zbulojë dhe arrestojë, protagonistët kryesorë të këtij inskenimi.

Mister vijon të mbetet, se pse Rama në fjalën e djeshme para policëve e personalizoi, direkt problemin me Ervis Martinaj. E vetëetiketoi këtë të fundit, si llumin dhe njeriun më të zi që ka bota e krimit në Shqipëri. Një gjuhë e personalizuar që mund ta shprehë vetëm dikush, i cili e ka sëkëlldinë personale dhe jo shtetërore dhe të përgjithshme. Se kjo tokë veç Martinaj, nga Veriu në Jug, mban dhe prapësira të tjera, por ja që Rama nuk flet personalisht. Mister i madh për vetë Ramën që në këtë “Big-Brother” me Martinaj e pa Martinaj, ka dhe Luanë, Kuçedra dhe Oligarkë. Dhe në fakt nëse ka Oligarkë, ai e di shumë mirë se kush mund të jetë, veç ai me të cilin Ervis Martinaj ka pasur konflikt për pronat në Palasë.

Mister pse Rama nuk e di që Gent Prizreni hipotekuesi i Palasës, ku tashmë është ngritur kompleksi i Vilave “Green Coast” të Samir Manes, u përplas me Ervis Martinaj. Mister pse Rama nuk e di, që Ervis Martinaj rezulton në trungun trashëgimor të familjes Dhërmiote me mbiemrin Nina, dhe që kanë me dokumenta mijëra metra tokë në Palasë. Mister po ashtu që Ramadan Troci, drejtuesi i prokurorisë Vlorë mbylli dosjen e kallëzimit penal, të bërë nga 4 familje Dhërmiote, të cilat pretendonin pronësinë e sipërfaqes së tokës në Palasë. Mister për Ramën është dhe fakti që 4 familjen Dhërmiote, kanë çuar shtetit Shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, për të kërkuar dëmshpërblim financiar për pronat e tyre. E shumë e shumë mistere të Ramës në lukuninë e inceneratorëve, që i kërkon policisë t’ia zbulojë dhe shoshitë këto mistere, por jo ti arrestojë autorët e tyre.

The post Dy muaj i zhdukur, RENEA “nuhat” gjurmët e fundit të Ervis Marinajt, para zhdukjes takoi Avdylajt në Shijak appeared first on Albeu.com.

“Plumbi i Artë”, lihet në burg Agim Gjini, bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës
Gjykata ka lënë në burg shtetasin Agim Gjini, i cili u arrestua dy ditë më parë në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”.

49-vjeçari është një ndër bashkëpunëtorët e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës.

Ndaj tij, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”./albeu.com

The post “Plumbi i Artë”, lihet në burg Agim Gjini, bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës appeared first on Albeu.com.