shezlonge velipoje Archives - Albeu.com

Zaptoi plazhin e Velipojës, biznesmenia 50-vjeçare përfundon në polici
Vazhdon aksioni i policisë së Shtetit në vijën bregdetare të Shqipërisë për të parandaluar zaptimin e paligjshëm nga ana e bizneseve.

Policia e Shkodrës ka proceduar një administratore subjekti në Velipojë pasi ka vendosur shezlonë dhe çadra në mënyrë të paligjshme në bregdet.

Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Velipojë u konstatua se 50-vjeçarja kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.

Rikujtojmë se vetëm pak ditë më parë, një sherr mes dy bizneseve në Velipojë shkaktoi një përplasje me armë zjarri ku ndërruar jetë 4 shtetas dhe u plagosën dy të tjetër.

Dy familjet kishin përkatësisht nga 1 biznes të llojit hotel, të cilat janë 50 metra larg njëri tjetrit dhe sherri mes tyre nisi për një hapësirë me shezlonge dhe përfundoi në masakër ku humbën jetë njerëz të pafajshëm.

NJOFTIMI I POLICISË:

Velipojë-Shkodër /Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme. Procedohet penalisht 1 administratore subjekti që kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Stacionin e Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare në territorin e Velipojës, kanë evidentuar dhe proceduar penalisht shtetasen: D. H., 50 vjeçe, banuese në Velipojë.

Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Velipojë u konstatua se kjo shtetase kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente. Deri në këto momente janë kontrolluar 46 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 60 shezlongë dhe 30 çadra. Operacioni vijon pa probleme. /albeu.com/

The post Zaptoi plazhin e Velipojës, biznesmenia 50-vjeçare përfundon në polici appeared first on Albeu.com.