shetitje Archives - Albeu.com

20 minuta në natyrë mund të përmirësojnë shëndetin tuaj
Nëse keni ndier ndonjëherë qetësi pas një shëtitjeje në park ose në pyll, kjo nuk është vetëm një përshtypje. Shkenca tregon se kontakti me natyrën shkakton ndryshime në aktivitetin e trurit që lidhen me qetësimin, shkruan BBC.

Qëndrimi në ambiente të gjelbra mund të ndihmojë në uljen e hormoneve të stresit, në përmirësimin e presionit të gjakut, në qetësimin e ritmit të zemrës dhe madje mund të ndikojë pozitivisht edhe në shëndetin e zorrëve.

Nuk është e nevojshme të kaloni orë të tëra në mal apo në pyll për të përfituar këto efekte.

Sipas studimeve, ndikimi më i madh mund të arrihet pas rreth 20 minutash në natyrë.

Edhe një shëtitje gjatë pushimit të drekës në park, disa herë në javë, mund të sjellë përfitime për trupin dhe mendjen.

1. Trupi relaksohet pa e kuptuar

Pamja e pemëve, aroma e pyllit, zhurma e gjetheve ose kënga e zogjve ndikojnë menjëherë në sistemin nervor autonom, rrjetin e nervave që kontrollon funksionet e pavullnetshme të trupit, si rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen.

Kjo mund të ndodhë edhe gjatë një vizite të thjeshtë në një park pranë shtëpisë.

Sipas Kathy Willis, profesoreshë e biodiversitetit në Universitetin e Oksfordit, qëndrimi në natyrë shkakton ndryshime të tilla si: ulje të presionit të gjakut; ngadalësim të rrahjeve të zemrës dhe përmirësim të ritmit të punës së zemrës.

Të gjitha këto lidhen me një gjendje më të madhe qetësie fizike.

Një studim në Britaninë e Madhe, ku morën pjesë rreth 20 mijë persona, zbuloi se njerëzit që kalonin të paktën 120 minuta në javë, në ambiente të gjelbra kishin më shumë gjasa të raportonin shëndet më të mirë dhe mirëqenie më të lartë psikologjike.

Për shkak të këtyre rezultateve, disa vende kanë nisur programe – ku njerëzit orientohen drejt aktiviteteve në ambiente natyrore për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor.

2. Natyra ndihmon në balancimin e hormoneve

Edhe sistemi hormonal i trupit ndikohet nga qëndrimi në natyrë.

Sipas studiuesve, kalimi i kohës jashtë ndihmon në uljen e niveleve të kortizolit dhe adrenalinës, dy hormone që rriten kur trupi është nën stres ose ankth.

Një studim tregoi se njerëzit që qëndruan në një dhomë hoteli për tri ditë dhe thithën aromën e vajit të selvisë japoneze (Hinoki) patën: ulje të ndjeshme të adrenalinës dhe rritje të qelizave mbrojtëse të sistemit imunitar.

Këto qeliza, të quajtura qeliza vrasëse natyrore, ndihmojnë trupin të luftojë viruset dhe qelizat e dëmshme.

Edhe dy javë pas ekspozimit ndaj kësaj arome, niveli i tyre mbeti më i lartë.

Sipas profesoreshës Ming Kuo nga Universiteti i Illinois, natyra “qetëson atë që ka nevojë për qetësim dhe forcon atë që ka nevojë për forcim”.

3. Aroma e natyrës ka ndikim të fuqishëm

Nuk janë vetëm pamjet dhe tingujt e natyrës që ndikojnë tek ne. Edhe aromat e pemëve dhe tokës kanë rol të rëndësishëm.

Bimët lëshojnë përbërje natyrore kimike që kalojnë në ajër dhe disa prej tyre mund të hyjnë në organizëm përmes frymëmarrjes.

Për shembull, aroma e pyllit me pisha mund të ndihmojë në qetësimin e trupit brenda vetëm 90 sekondash, dhe efekti mund të zgjasë rreth 10 minuta.

Efekti qetësues i aromave nuk lidhet vetëm me kujtesën ose përvojat personale.

Një studim tregoi se edhe foshnjat shumë të vogla, të cilat nuk kanë krijuar ende lidhje emocionale me aroma të caktuara, qetësoheshin kur në ambient shpërndahej një aromë e njohur për efektet e saj relaksuese, si limoneni.

4. Natyra ndihmon edhe shëndetin e zorrëve

Përveç ndikimit në mendje, natyra mund të ndikojë edhe në mikrobiomën e zorrëve – bashkësinë e miliona mikroorganizmave të dobishëm që jetojnë në trupin tonë.

Toka dhe bimët përmbajnë baktere të dobishme, të ngjashme me ato që gjenden në disa produkte probiotike.

Studiuesit thonë se ekspozimi ndaj disa prej këtyre mikroorganizmave mund të ndihmojë sistemin imunitar; ndikojë pozitivisht në humor dhe forcojë mbrojtjen e organizmit.

Bimët gjithashtu çlirojnë substanca natyrore të quajtura fitoncide, të cilat mund të kenë veti mbrojtëse ndaj disa mikroorganizmave të dëmshëm.

Sipas shkencëtarëve të sëmundjeve infektive, kontakti me tokën dhe natyrën vepron si një “stimul” për sistemin imunitar, duke e ndihmuar atë të reagojë më mirë.

Si ta sillni natyrën në shtëpi?

Jo të gjithë kanë mundësi të shkojnë shpesh në pyje, por edhe elementë të vegjël të natyrës në ambientin e përditshëm mund të sjellin përfitime.

Ekspertët sugjerojnë: vendosjen e luleve në shtëpi, veçanërisht luleve me ngjyra të bardha ose të verdha, të cilat janë lidhur me efekte qetësuese; përdorimin e aromave natyrore, si vajrat esencialë me përbërje të ngjashme me ato të pemëve dhe shikimin e pamjeve të natyrës.

Edhe një fotografi e një pylli ose një pamje e gjelbër nga dritarja mund të shkaktojë ndryshime qetësuese, në aktivitetin e trurit dhe të ulë nivelin e stresit.

Sipas studiuesve, çdo kontakt me natyrën – edhe i vogël – mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit fizik dhe mendor.

The post 20 minuta në natyrë mund të përmirësojnë shëndetin tuaj appeared first on Albeu.com.

Udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe qetësojnë qytetarët, dalin shëtitje dhe pijnë kafe në një qendër tregtare (VIDEO)
Udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe, zgjodhën një mënyrë të pazakontë për të qetësuar opinionin publik mes tensioneve të fundit, që lidhen me ndërhyrjet e mbrojtjes ajrore të vendit ndaj dronëve iranianë.

Presidenti i vendit, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, vizitoi të hënën një qendër tregtare, i shoqëruar nga Princi i Kurorës së Dubait, Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, si edhe nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes.

Vizita u zhvillua në një kohë kur mbrojtja ajrore e Emirateve kishte ndërhyrë për të neutralizuar dronë iranianë, duke rritur shqetësimet për sigurinë në rajon.

Megjithatë, pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë zyrtarët e lartë teksa shëtisin në qendrën tregtare, ndalojnë për kafe dhe konsumojnë një vakt, në një përpjekje të qartë për të transmetuar mesazhin e normalitetit dhe stabilitetit.

In confirmation of UAE’s safety: President tours Dubai Mall with Crown Prince of Dubai. pic.twitter.com/Czdm7Fckih

— Creativity (@Creativity15778) March 3, 2026

The post Udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe qetësojnë qytetarët, dalin shëtitje dhe pijnë kafe në një qendër tregtare (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Bëhet e gjallë Amber Heard, shijon shëtitjen me vajzën e vogël në Madrid
Pas gjyqit të bujshëm me Johny Depp, aktorja e njohur Amber Heard po shijon jetesën në Madrid me vajzën e saj 2-vjeçare, Oonagh. Aktorja e cila së fundmi ndau një foto të ëmbël me vajzën e saj të mitur gjatë xhirimeve të Aquaman 2 u pa duke shëtitur përgjatë një trotuari në qytet përpara se të vizitonte një treg me të voglën e saj.

Ylli mbante veshur një këmishë me kuadrate dhe me ngjyra, dhe sipër kishte hedhur një xhaketë sportive të kuqe duke e kombinuar me një palë pantallona lëkure të zeza.Flokët e saj bionde ishin kapur në mënyrë të çrregullt me një kapëse të thjeshtë.  Amber zgjodhi aksesorë minimalë dhe shtoi disa varse me zinxhirë floriri, si dhe një palë vathë të vogla.

The post Bëhet e gjallë Amber Heard, shijon shëtitjen me vajzën e vogël në Madrid appeared first on Albeu.com.

Shtëtijet në fshat ndihmojnë në qetësimin e trurit
“Gjatë fundjavës do të shkoj në fshat për t’u shkëputur paksa nga rutina!”. Ky është një refren i zakonshëm i njerëzve që të lodhur nga jeta e përditshme në qytet, synojnë të kalojnë disa ditë në natyrë si një mjet shpëtimi. Dhe të gjithë e dimë se kjo gjë funksionon.

Mjaftojnë disa ditë të kaluara në fshat dhe mund t’i rikthehemi jetës tonë urbane me“bateritë” tona të rimbushura. Përqendrimi absolut i njerëzve në zonat urbane po rritet më shpejt se sa dëshirohej dikur. Aktualisht, më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete, dhe kjo përqindje pritet të vazhdojë të rritet.

Vlerësohet se deri në vitin 2050, 7 nga 10 njerëz në botë do të jetojnë në zonat urbane. Shumë prej nesh do të kalojnë deri në 90 për qind të jetës sonë brenda ndërtesave. Jeta në qytet ka avantazhet e veta, por ajo përbën gjithashtu një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin tonë mendor.

Në fakt, çrregullimet e humorit, ankthi dhe depresioni janë deri në 56 për qind më të zakonshme në mjediset urbane sesa në ato rurale. Në trurin e njeriut ekziston një mekanizëm që e lejon natyrën të ndryshojë perceptimin tonë mbi gjërat. Ai quhet Amigdala, dhe ky ndikim është zbuluar në një studim të disa viteve më parë.

Në situata stresuese, Amigdala aktivizohet më shumë tek banorët e qytetit sesa tek njerëzit që jetojnë në zonat rurale. Amigdala është rajoni i sistemit nervor përgjegjës për kontrollin e emocioneve dhe ndjenjave. Dhe kjo i jep një pozicion të privilegjuar, që e lejon atë të krijojë lidhje me shumë pjesë të ndryshme të trurit.

Një nga këto rajone është lobi frontal, gjë që shpjegon edhe arsyen pse Amigdala merr pjesë në frenimin e sjelljes dhe vendimmarrjes. Ajo është e përfshirë edhe në aktivitete të tjera si kontrolli i të ngrënit (është përgjegjës për ndjenjën e ngopjes), menaxhimin e frikës dhe stresit, strukturimin e kujtimeve, rregullimin e sjelljes seksuale dhe kontrollin i agresionit.

Thelbi i frikës është mbijetesa, dhe kjo pjesë e trurit na ndihmon të mbijetojmë duke shmangur situatat e rrezikshme, sepse e rishikon vazhdimisht informacionin e dhënë nga shqisat tona, duke zbuluar menjëherë se çfarë mund të ndikojë në mbijetesën tonë (qoftë reale apo jo).

Pasi identifikohet kërcënimi, ajo zhvillon një përgjigje që na largon nga rreziku dhe rrit gjasat tona për të mbijetuar. Ne mund të ndërhyjmë në Amigdalë për ta ndihmuar atë të shmangë ankthin dhe stresin. Kjo është e mundur të bëhet me ilaçe, ndonëse shkenca na ofron edhe një mundësi tjetër më të lirë dhe më të thjeshtë:kontaktin me natyrën.

Një studim i fundit ka treguar se ekspozimi i përsëritur ndaj mjediseve natyrore, ka një efekt pozitiv në aktivitetin e Amigdalës. Njerëzit në kontakt të shpeshtë me natyrën, paraqesin më pak aktivitet në Amigdalën e tyre gjatë situatave stresuese. Prandaj, bashkëveprimi me mjedisin, është një mënyrë për të përmirësuar shëndetin mendor.

Japonezët kanë një fjalë për të “shinrin–yoku” (dush në pyll). Shumë studime të tjera kanë mbërritur në të njëjtin përfundim. Ato tregojnë se kontakti me natyrën e rrit ndjenjën tonë të lumturisë dhe e redukton ankthin mendor, pasi ky kontakt i redukton emocionet negative dhe stresin.

Por po ashtu na jep një kapacitet më të madh për të menaxhuar detyrat e përditshme, duke e përmirësuar aftësinë e të ashtuquajturës “memorie e punës”, e cila na lejon të ruajmë përkohësisht informacionin në tru. Kësaj duhet t’i shtojmë përmirësimin e funksionit tëatësive njohëse – vëmendje, kujtesë, orientim – si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët, me përfitime në aspektin e imagjinatës, kreativitetit dhe performancës në shkollë.

Një avantazh tjetër i kalimit të disa orëve në fshat, është se është një aktivitet që mund të bëhet vetëm. Njerëzit që ecin vetëm në natyrë janë më pak të prirur ndaj depresionit dhe stresit. Si çdo trajtim i mirë, kontakti me natyrën kërkon gjithashtu dozën e duhur.

Duhet të kalojmë të paktën gjysmë ore në natyrë në javë për të ndjerë përfitimet e shëndetit mendor. Pra ekspozimi ndaj natyrës e ul aktivitetin e Amigdalës, dhe ka efekte të dobishme në rajonet e trurit të lidhura me stresin. Kjo sugjeron që shëtitja në zona rurale zbut efektet e dëmshme të jetës së qytetit.

Nga ana tjetër, ajo vepron potencialisht si një masë parandaluese kundër zhvillimit të disa çrregullimeve mendore. Largimi nga qyteti në kërkim të pemëve dhe ajrit të pastër në zonat rurale, nuk është gjithmonë një mundësi që e kanë të gjithë. Në këtë kuptim, ne kemi një armik:zgjerimin masiv dhe të pakontrolluar të qyteteve, sidomos kur planifikimi urban nuk përfshin sipërfaqe të mëdha të gjelbra.

Por edhe nëse përfshihen zona të tilla, nuk kanë shumë dobi nëse ato janë për qëllime dekorative, pra duke mos marrë parasysh përfitimet që këto mund të kenë këto zona për gjendjen psikologjike të banorëve të qytetit. Ndikimi i hapësirave të gjelbra urbane në shëndetin mendor ka qenë objekt studimi prej vitesh.

Shumë ekspertë theksojnë nevojën e përfshirjes së elementeve natyrore në projektet e qytetit tonë, duke marrë parasysh përfitimet e shumta që sjellin ato në psikikën tonë. Ndërsa presim që qytetet tona të bëhen më të gjelbra, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të kujdesemi shumë për mjedisin tonë natyror. Është për të mirën tonë:nuk duhet ta zemërojmë Amigdalën.

The post Shtëtijet në fshat ndihmojnë në qetësimin e trurit appeared first on Albeu.com.

6 mënyra të shëndetshme për t’u zgjuar në mëngjes pa ndihmën e kafes
Shumica e njerëzve sa hapin sytë mendojnë për kafen e mëngjesit si zgjimin përfekt. Por edhe pse kafja ka shije të mirë dhe përfitimet e saj shëndetësore, shpesh mund të bëhet edhe e dëmshme për shëndetin tuaj.

Prandaj nëse jeni fans i madh i kafes dhe doni ta reduktoni sasinë e saj ne kemi disa alternativa që do t’ju bëjnë ta harroni atë.

1.Bëni një shëtitje në mëngjes

Mbase do t’ju shijonte edhe një 15 minutësh më shumë në krevat, por nuk do të jetë aq i dobishëm sa një ecje e shkurtër në natyrë.

Ecja ka efekte rinovuese për mendjen dhe trupin, sidomos nëse ecni në natyrë dhe dielli i mëngjesit ju shoqëron.

2.Hani drithëra të plota

Studimet kanë treguar se të ngrënit karbohidrate të plota si bollgur,tërshëre apo kuinoa në mëngjes i ndihmon njerëzit të jenë më të vëmendshëm dhe të fokuar gjatë ditës.

3.Pini ujë

Zëvendësoni filxhanin tuaj të mëngjesit me një gotë të madhe uji. Edhe vetëm dehidrimi i butë mund të shkaktojë lodhje, kështu që sigurohuni që të pini sa më shumë ujë për të mbajtur trupin tuaj energjik.

4.Hapni dritaret

Ekspozimi ndaj dritës në mëngjes është thelbësor që të mbani trupin tuaj në sinkronizim me ritmet natyrore të tij. Prandaj sapo të ngriheni nga krevati gjëja e parë që duhet të bëni është të hapni dritaret.

5.Bëni një dush të ftohtë

Nëse nuk mund të pini një filxhan kafe të ngrohtë për t’u zgjuar, pse të mos shijoni një dush të ftohtë? Nuk duket tërheqëse si gjë, por një ekspozim i shkurtër në ujë të ftohtë mund të ndryshojë efektet e lodhjes.

6.Vendosni në muzikë

Të dëgjuarit e këngëve tuaja të preferuara definitivisht do t’ju bëjë që ju të ndiheni optimist. Hulumtimet tregojnë se përfshirja në aktivitete muzikore mund të rritë zgjimin, duke përfshirë nxitjen e energjisë dhe reduktimin e lodhjes.

The post 6 mënyra të shëndetshme për t’u zgjuar në mëngjes pa ndihmën e kafes appeared first on Albeu.com.