sherri per femijet Archives - Albeu.com

“Hiq djalin nga shkolla!”, Ultimatumi i Pëllumb Gjokës; si lindi sherri me Musabelliun që i futi plumbin në këmbë
Përplasja në 2017-s mes Pëllumb Gjokës dhe ish-punonjësit të policisë së Burgjeve, ka ndodhur për shkak të fëmijëve.

Dy djemtë e protagonistëve të përplasjes ishin në një klasë dhe janë konflikuar me njëri-tjetrin në ambientet e shkollës.

I vënë në dijeni për këtë sherr, Kleant Musabelliu ka shkuar si prind në ambientet e shkollës dhe së bashku me mësuesen kujdestare dhe drejtorinë e shkollës, ka pajtuar dy shokët e klasës duke normalizuar situatën.

Por në mbrëmjen e 11 shtatorit 2017, polici i burgjeve është telefonuar nga Pëllumb Gjoka dhe i ka kërkuar të takohen tek lokal “Rozafa”.

Kleanti bashkë me djalin e tij dhe vëllain e tij si shofer kanë shkuar dhe janë takuar me Pëllumb Gjoka.

Ky i fundit i ka kërkuar në mënyrë ultimative që të heqë djalin nga shkolla dhe ka filluar të konfliktohej fizikisht me të.

Kleanti është ndjerë i kërcënuar pasi veç Gjokës, kanë filluar ta godasin edhe disa persona të tjerë nga mbrapa dhe në një moment dyshon që ka parë një person me armë.

Në këto momente ka nxjerrë armën e shërbimit të policisë së burgjeve dhe ka qëlluar disa herë në ajër dhe drejt personave që e godisnin.

Por nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbën e majtë, biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Musabelliu iku nga ambientet e “Rozafës” dhe shkoi u dorëzua në Komisariatin nr. 3, duke dorëzuar dhe armën.

Hetimet u zhvilluan nga prokuroria e Tiranës, ku në dosje ndodhet dhe një deklaratë e Pëllumb Gjokës, i cili hiqte dorë për ndjekjen e konfliktit në rrugë ligjore duke u shprehur se marrëdhëniet mes tyre ishin normalizuar.

Më tej në 20 dhjetor 2017, Pëllumbi është shprehur që e kanë dërguar në spital dhe nuk mban mend saktë.

Pas kësaj ngjarja është klasifikuar nga prokuroria e Tiranës nga “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë në “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”.

Të dyja këto akuza u pushuan nga prokuroria e Tiranës, dhe pas disa muaj Musabelliu doli nga burgu.

Por kjo ka qënë një kurth për të liruar nga burgu Musabelliun, pasi siç del nga bisedat në “Sky”, Pëllumb Gjoka ka futur në punë 5 persona për të vrarë Kleant Musabelliun.

Gjoka kishte hequr dorë nga ndjekja ligjore, por nuk e kishte falur me Kanun ish-policin e burgjeve.

Për një periudhë kohe Musabelliu dhe vëllai i tij, ruheshin, pasi i ndruheshin një goditje të mundshme nga njerëzit e Gjokës.

Goditjen me armë dhe plagosjen e tij, Gjoka e quan në bisedat e “Sky” si ulje reputacioni për të dhe se siç del edhe në komunikime që Gjoka bën me Behar Bajrin, vrasja e Musabelliut duhet të kryhet edhe për opinion.

Behari i shkruan që: “Nuk është punë borxhi, kët e kryn dhe atë herë ja kryj unë atë, ashtu e kena lënë sepse bëra muhabet edhe kur ika me taku Benin dhe më tha që do të ndihmoj, se duhet ma e kryj atë kurv në Tiranë. Tash po presim mu kry. Se më ka kap inati dhe mua për të, për opinion duhet me ik ai”.

Pëllumbi i shkruan që: “Po po, ai duhet me ik”./ora

The post “Hiq djalin nga shkolla!”, Ultimatumi i Pëllumb Gjokës; si lindi sherri me Musabelliun që i futi plumbin në këmbë appeared first on Albeu.com.

E reja ankohet në Komisariat sapo vajza i tështiu: Ma ka ftohur ish-burri
Fëmijët janë molla e sherrit mes çifteve të ndara. Çifti Kadri Saliaj dhe Dhurata Saliaj, që ziheshin se kush do të kujdesej për fëmijët, duke e mbyllur çështjen tragjikisht, nuk janë të vetmit.

Një 28- vjeçare e divorcuar, me inicialet P.P, as që hezitoi t’i drejtohej komisariatit numër katër në Tiranë, menjëherë sapo njëri nga fëmijët teshtiu.

Sapo e reja ka konstuatuar se njëri prej tyre ishte ftohur gjatë takimit me të atin, i moshës 30 vjeç, gruaja ka thërritur të ëmën dhe e vendosur, i ka kërkuara ta shoqërojë, jo në spital, por në polici.

Burime të GazetaSi.al, konfirmojnë zyrtarisht se grindja mes çiftit të ndarë, ka kulmuar pas takimit të radhës që babai kishte me dy fëmijët e tij, që sipas një vendimi të gjykatës, ai kishte të drejtë t’i mbante ata nga e premtja pas shkollës, deri të dielën në darkë.

P.P., sipas policisë kallëzoi ish-partnerin se shpesh ai e shkel urdhrin e gjykatës për ndarjen e ditëve, e megjithatë ajo nuk është përplasur me ish-partnerin.

“Dëshiroj të theksoj se javën e parë, kur erdhi dhe i mori, fëmijët ishin që të dy shumë mirë me shëndet, – thekson gruaja në polici, – por kur i ktheu të dielën në darkë, ishin që të dy me rrufë dhe teshtima. Ish- burri u justifikua, se kishte harruar freskuesen ndezur. Mbas kësaj, i kërkova që javën që vjen të mos vijë për t’i marrë derisa ata të shërohen.

Burimet policore, i thanë GazetaSi.al, se kjo kërkesë e P.P., e ka nxehur disi babain e fëmijëve, i cili i vendosur, ka shkuar me makinë në punën e saj.

“E pashë me makinë dhe u tremba, kuptova që ky vendim për mos t’ia lënë fëmijët derisa të shërohen, e ka mërzitur”, – thotë më tej në kallëzim e reja.

Sipas saj, fillimisht ish-burri ka telefonuar ish- vjehrrën, duke e pyetur “ku janë fëmijët e mi” dhe kur e moshuara i është përgjigjur që i ka ajo, ka filluar të shajë.

“Jam në punë, – shton e reja, – dhe më së shumti për të dy fëmijët kujdeset mami. Ai është I bindur që është më i vëmendshëm se unë dhe më i kujdesshëm se unë, mirëpo tek unë, fëmijët nuk sëmuren nga një freskuese siç i ndodhi atij”, – mbyll rrëfimin 28-vjeçarja.

Policia bën me dije për GazetaSi.al, se ka pyetur së pari ish-vjehrrën, se si janë marrëdhëniet mes dy ish- bashkëshortëve dhe në dijeninë e saj, gruaja ka shtuar se e bija dhe ish-burri i saj, grindet më së shumti për oraret, pasi asnjë prej tyre nuk është korrekt, në zbatim të vendimit që ka shpallur Gjykata e Tiranës për rritjen e tyre.

Më pas tregohet se është pyetur i riu, që këmbëngul se është një baba i kujdesshëm dhe se i ka dorëzuar të shoqes të gjitha detyrimet monetare me përjashtim të muajit gusht, në të cilin sipas gjykatës, fëmijët qëndrojnë me babain.

“Ish-gruaja më ka bërë bllok telefonin, – deklaron burri, – dhe kam merak se duhet ta pyes si janë, si është shëndeti i fëmijëve. Ajo s’ma hap, nuk përgjigjet. Atëherë detyrohem të flas me ish-vjehrrën, ose t’i shkoj ish-gruas tek puna. Mbase ajo vepron kështu qëllimisht, që t’më denoncojë për përndjekje”, – aludon babai i dy fëmijëve.

I pyetur nga policia nëse ka qenë neglizhent gjatë mbajtjes së dy të miturve dhe përse ata janë ftohur, babai e ka mbyllur i revoltuar.

“Ajo nuk kujdeset aspak më shumë se unë për fëmijët. Askush nuk mund ta thotë këtë, fëmijët teshtijnë dhe i kap rrufa, por kjo nuk më bën baba të keq”, – thotë në dëshminë e tij i denoncuari.

The post E reja ankohet në Komisariat sapo vajza i tështiu: Ma ka ftohur ish-burri appeared first on Albeu.com.