sherr Archives - Albeu.com

VIDEO/ Tensione në ditën e 89-të të protestës/ Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn te sheshi
Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës dhe njëherësh babai i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, këngëtarit Arkimed Lushaj, është përfshirë në një situatë të tensionuar në ditën e 89-të të protestës qytetare te Kryeministria.

Në videot e siguruara nga Top Channel, shihet momenti kur Sali Lushaj debaton (nga turma nuk është e qartë nëse ka goditje fizike) me disa qytetarë të tjerë, për shkak se siç raportohet po bënin foto me “2 gishtat lart”.

Simboli i Partisë Demokratike dhe entuziazmi i grupit të Lushaj nuk i ka pëlqyer të tjerëve, sepse është cilësuar si provokim në kushtet kur prej 89 ditësh qytetarët brohorasin “Rama në Burg, Berisha në Burg”.

Mes tyre ka nisur përplasje dhe janë përshirë shumë persona, disa për t’i ndarë e të tjerë në konflikt verbal. Në një moment, aty shihet dhe Dritan Goxhaj dhe pranë tij shkon me vrullë dhe duke u hakërryer edhe Sali Lushaj.

Për shkak të turmës dhe distancës së kameras, nuk kuptohet nëse mes tyre ka pasur kontakt fizik, por e qartë është se tensionet ia rritur ndjeshëm sepse janë përfshirë shumë qytetarë e aktivistë.

The post VIDEO/ Tensione në ditën e 89-të të protestës/ Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn te sheshi appeared first on Albeu.com.

Sherr për filmimin e plazhit në Kakome, i riu përfundon në spital pas dhunës
Një konflikt i nisur në zonën e Kakomesë ka përfunduar me plagosjen e një personi, pas përplasjes me disa të rinj banorë të zonës.

Sipas dëshmisë së të dëmtuarit, ai po filmonte me telefon hapësirën e plazhit kur disa të rinj ndaluan pranë tij me automjet. Ata e pyetën në mënyrë agresive “Pse filmon?”, duke e përshkallëzuar situatën.

Pas fyerjeve, të rinjtë dyshohet se e goditën me grushte dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

Dhuna i shkaktoi personit dëmtime, mes tyre edhe një frakturë. Ai u transportua në Sarandë, ku mori trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka nisur kërkimet për personat e përfshirë në konflikt. Sipas të dhënave paraprake, ata tashmë janë identifikuar, ndërsa vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë e secilit.

Përplasja ndodhi në një nga zonat turistike të Kakomesë dhe, bazuar në deklarimet e të dëmtuarit, shkak dyshohet të ketë qenë filmimi i zonës së plazhit.

The post Sherr për filmimin e plazhit në Kakome, i riu përfundon në spital pas dhunës appeared first on Albeu.com.

Konflikt në një lokal në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari, plagosi me armë një 47-vjeçar
Një konflikt mes disa personave në zonën e Don Boskos, në Tiranë, është ndërprerë nga ndërhyrja e menjëhershme e policisë. Për ngjarjen, efektivët arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të plagosjes me armë, ndërsa personi i dëmtuar u vu në hetim për moskallëzim krimi.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 24 gushtit, rreth orës 22:00, në lokalin “Omerta”. Pas sinjalizimit për përplasjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, së bashku me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, mbërritën në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.

Gjatë kontrollit fizik të Indrit Kallarit, policia gjeti një pistoletë tip “TT”, e cila u sekuestrua bashkë me municionin. Sipas dyshimeve të hetuesve, me këtë armë ai ka goditur në ballë, me qytën e pistoletës, Arben Merkajn.

Indrit Kallari u arrestua për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve” dhe “Plagosja e rëndë”. Ndërkohë, Arben Merkaj u arrestua për “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk ka deklaruar rrethanat e ngjarjes dhe faktin se ishte goditur nga Kallari.

Në kuadër të hetimit, uniformat blu sekuestruan gjithashtu pajisjen DVR të kamerave të sigurisë së lokalit. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Sipas njoftimit të policisë, ndërhyrja lidhet me një konflikt të ndodhur në rrugën “Eshref Frashëri”, në Laprakë, rreth orës 21:45 të datës 24.08.2026, mes 2 shtetasve, njëri prej të cilëve ishte i armatosur.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u arrestua në flagrancë shtetasi I. K., 37 vjeç, banues në Krujë. Ai dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një pistolete që e mbante pa leje shtetasin A. M., 47 vjeç, banues në Laprakë.

Për 47-vjeçarin nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Arma e zjarrit, krehrat dhe fishekët u sekuestruan, ndërsa materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

The post Konflikt në një lokal në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari, plagosi me armë një 47-vjeçar appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ky është turisti portugez 20-vjeçar që humbi jetën pas sherrit në Ksamil
Portugezi 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes është personi që u vra me thikë në orët e para të 18 gushtit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Ksamil, pas një konflikti.

Për vrasjen e turistit është arrestuar Sokrat Vata, nga Hasi.

The post FOTO/ Ky është turisti portugez 20-vjeçar që humbi jetën pas sherrit në Ksamil appeared first on Albeu.com.

Djali ishte në konflikt me një person tjetër, babai 69-vjeçar humb jetën nga arresti kardiak (EMRI)
Mbrëmjen e së djeshme, një 69-vjeçar ka humbur jetën në Roskovec, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa ishte i pranishëm gjatë një konflikti të çastit.

Sipas informacionit të Policisë, rreth orës 20:00, shtetasi i identifikuar si Baftjar Vrapi 69-vjeç, banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se i moshuari nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin e ndodhur mes djalit të tij dhe një shtetasi tjetër.

Dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak ndërsa ndodhej në vendngjarje.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, shtetasi me iniciale B. V., 69-vjeç, banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore Roskovec.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 69-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, pasi ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti të çastit ndërmjet djalit të tij dhe një shtetasi tjetër, pa qenë vetë i përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post Djali ishte në konflikt me një person tjetër, babai 69-vjeçar humb jetën nga arresti kardiak (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Dy të plagosur nga përplasja për pronat në Pukë
Një përplasje e dhunshme ka shpërthyer në Dedaj të Pukës, ku si pasojë dy individë pësuan lëndime. Ata u paraqitën vetë në Spitalin e Pukës për trajtim, por njoftimet mbi gjendjen e tyre shëndetësore mbeten të pakta.

Menjëherë pas sinjalizimit, forca të shumta policie janë drejtuar në zonën e incidentit për të hetuar shkaqet e konfrontimit.

Burimet bëjnë me dije se Fatjon Shkreli është shoqëruar në komisariat, teksa hetuesit po mbledhin prova për të dokumentuar të gjithë ngjarjen. Të dhënat fillestare tregojnë se konflikti mes familjeve Shkreli dhe Istrefi ka vite që vazhdon dhe dyshohet se buron nga çështje të pazgjidhura pronësie.

The post Dy të plagosur nga përplasja për pronat në Pukë appeared first on Albeu.com.

Pse më preke? Sherr mes adoleshentëve, plagosen tre prej tyre
Një prekje e rastësishme në shpatull dyshohet se është bërë shkak për përplasjen mes dy grupeve të rinjsh në Durrës, e cila përfundoi me tre persona të plagosur me thikë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në lagjen nr. 13, ku dy grupet e adoleshentëve po lëviznin në rrugë. Sipas burimeve, gjithçka nisi pasi njëri prej të rinjve preku pa dashje në shpatull një anëtar të grupit tjetër.

Reagimi i këtij të fundit me fjalët “Pse më preke?” çoi fillimisht në një debat verbal, i cili më pas u përshkallëzua në përleshje fizike dhe përdorimin e thikave.

Si pasojë e konfliktit, mbetën të plagosur tre të rinj, të moshave 18, 19 dhe 20 vjeç. Ata u transportuan në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku sipas burimeve mjekësore, dy prej tyre vijojnë të marrin trajtim në repartin e kujdesit intensiv, ndërsa 19-vjeçari është larguar nga spitali.

Policia ka identifikuar si autorë të dyshuar të plagosjes një 19-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të cilët janë shpallur në kërkim. Hetuesit po punojnë gjithashtu për identifikimin e një personi tjetër që dyshohet se ka marrë pjesë në konflikt.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personave të përfshirë.

The post Pse më preke? Sherr mes adoleshentëve, plagosen tre prej tyre appeared first on Albeu.com.

Konflikt me thikë në Fushë-Krujë, i riu 22 vjeç dërgohet i plagosur në spital
Një sherr i dhunshëm mes disa të rinjve në qytetin e Fushë-Krujës ka përfunduar me plagosjen e një 22-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Grumbullimi”, ku një debat i çastit ka precipituar në përdorimin e armës së ftohtë.

Viktima, e identifikuar me inicialet M.K., banor i zonës, është goditur me thikë gjatë përplasjes. Menjëherë pas incidentit, ai është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit. Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht dinamikën e konfliktit dhe për të lokalizuar e kapur personin përgjegjës për plagosjen.

The post Konflikt me thikë në Fushë-Krujë, i riu 22 vjeç dërgohet i plagosur në spital appeared first on Albeu.com.

Përplasje e dhunshme në Sarandë, goditet me mjete të forta administratori i një biznesi që jepte biçikleta me qira
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë, pranë zonës turistike të Syrit të Kaltër.

Sipas policisë, administratori 27-vjeçar i një subjekti që jepte me qira biçikleta është goditur me mjete të forta gjatë një konflikti për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e një çelësi biçiklete.

I riu ka pësuar dëmtime të rënda në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Sarandës ka arrestuar një 43-vjeçar nga Kamza, i dyshuar për plagosje të rëndë me dashje dhe prishje të qetësisë publike. Në hetim janë përfshirë edhe tre persona të tjerë që dyshohet se morën pjesë në konflikt.

Policia bën me dije se në konflikt dyshohet se janë përfshirë edhe A. H., 45 vjeç, vëllai i të arrestuarit, si dhe S. Ç., 20 vjeç.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, 43-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë, vëllai i tij, 45-vjeçari A. H., shtetasi S. Ç., si dhe administratori i subjektit, A. L., janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

The post Përplasje e dhunshme në Sarandë, goditet me mjete të forta administratori i një biznesi që jepte biçikleta me qira appeared first on Albeu.com.

Sherr në Durrës, plagoset 45-vjeçari, policia në kërkim të autorëve
Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku si pasojë një 45-vjeçar me shtetësi sllovene ka mbetur i plagosur. Blutë sqarojnë se rreth orës 21:30, shtetasi me inicialet M. M., i cili dyshohet se jetonte në kushte endacake, është konfliktuar me disa persona ende të paidentifikuar, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Gjatë konfliktit, 45-vjeçari ka pësuar dëmtime fizike me mjet prerës dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të situatës. Sakaq, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.

The post Sherr në Durrës, plagoset 45-vjeçari, policia në kërkim të autorëve appeared first on Albeu.com.