sherr prona Archives - Albeu.com

Parandalohet krimi në familje, kushëriri i drejton automatikun kushëririt pas sherrit për pronën
Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar nga Policia e Kurbinit, ku një 64-vjeçar ka kanosur me armë zjarri kushëtitin e tij.

Policia ka mundur që të neutralizojë dhe të vërë në pranga shtetasin Hasan Lika, ndërsa më herët dhe dy djemtë e tij janë vënë në pranga.

“Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar se shtetasi H. L. po kanoste me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin I. L. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë arritur ta neutralizojnë dhe të vënë në pranga shtetasin H. L., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale…”-njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISE:

Policia e Kurbinit parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Kanosi me armë zjarri kushëririn, për motive pronësie, reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë ka bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të 64-vjeçarit.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, me krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, rreth orës 06:15 të mëngjesit të sotëm, kanë marrë njoftim për një konflikt mes kushërinjve, të cilët posedonin dhe armë zjarri, në fshatin Malbardhë, Kurbin.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar se shtetasi H. L. po kanoste me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin I. L. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë arritur ta neutralizojnë dhe të vënë në pranga shtetasin H. L., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi H. L., 64 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin.

Më parë, janë arrestuar dhe dy djemtë e shtetasit H. L., pasi kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë kanosur në pistoletë imituese punonjësit e Policisë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, 2 krehra dhe municion luftarak.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

The post Parandalohet krimi në familje, kushëriri i drejton automatikun kushëririt pas sherrit për pronën appeared first on Albeu.com.