sherr mes gazetareve Archives - Albeu.com

“Pse budallëqet e tua do dëgjoj unë”, plas sherri mes gazetarëve, Kikia-Rakipit: Je provincial, nuk të vij më në emision
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër ndaj kolegut Ylli Rakipi, në emisionin e të cilit ishte i ftuar pak ditë më parë. Kikia ishte si i ftuar, por u përfshi në një debat me drejtuesin Ylli Rakipi dhe ky i fundit nisi t’i bërtiste.

Debati mes të dyve është nxitur edhe më tej, siç thotë Mentor Kikia, nga publikimi i lajmit dhe një videoje në portalin në pronësi të Ylli Rakipit.

“Por Ylli, si një provincial i pakorigjueshëm, nuk ishte mjaftuar me debatin. Meqë ai ka një portal dhe në portalin e tij bën çfarëdo, ai e kishte hedhur këtë copën e programit në YouTube, me një titull të tillë: “Pse budallallëqet e tua do të dëgjoj unë?”/ Rakipi nxehet keq me Kikinë: Po flet kodra pas bregu”,- vijon reagimi.

Kikia thotë se Ylli Rakipi nuk ka qenë asnjëherë gazetar, por një mercenar që i ka shërbyer SHIK-ut të Bashkim Gazidedes dhe Policisë së Agim Shehut. “Vetë Ylli ishte pjesë e “këshillit mediatik” Gëbelsian të Berishës, që rekomandonte se kush nga politikanët e opozitës socialiste duhej të burgosej, goditej apo rrihej nëpër protesta, apo natën nëpër rrugica.”

Reagimi i plotë i gazetarit Mentor Kikia, për kolegun Ylli Rakipi:

Po Ylli, ke shumë të drejtë, medias i kanë plasur me kohë ujërat e zeza!

Pak ditë më parë isha në programin e Ylli Rakipit, “Të Paekspozuarit”, me titull “Shpërthejnë ujërat e zeza në media”, referuar mënyrës se si u mbulua nga media “ngjarja” e Librazhdit. Ishim të gjithë të një mendjeje, se media kishte kaluar çdo cak etik, duke u marrë me tradhtinë e gruas. Por unë u përpoqa të shpjegoj se kjo ngjarje kishte dy elemente:

1.Tradhtia e gruas, që është një gjë tërësisht private, pa asnjë interes publik për lajm, me të cilën media nuk kishte pse të merrej fare.

2. Mënyra se si u soll fisi i burrit me gruan “tradhtare”, që mësynë në dhomën e saj si një tribu, me dëshmitarë, hunj, telefon duke fotografuar e filmuar. Bërja publike e videos dhe moria e komentuesve që sulmonin gruan e “përdalë”. Pra njësoj si në ato fshatrat iranianë ku gruaja tradhtare nxirret në shesh të fshatit dhe qëllohet me gurë deri sa të vdesë. Në Librazhd gruan nuk e vranë fizikisht, por në një farë mënyre e vranë.

Kjo po – thashë unë – përbën lajm, e madje meriton të diskutohet, në çdo formë, sepse tregon mënyrën tribale të funksionimit të shoqërisë sonë, barbarinë, nivelin e qytetarisë…. Por Ylli nuk ishte dakord me përcaktimin tim se çfarë ishte e çfarë nuk ishte lajm në këtë histori. Normale, çdokush ka mendimin dhe këndvështrimin e tij.

Por ai shpërtheu në një kundërshti pa pikë etike, duke turfulluar, shkumëzuar e bërtitur… Sepse Ylli ka një ves: Ai në emisionin e tij, edhe pse është moderator, vetë pyet e vetë përgjigjet, vetë flet me shumë të ftuarit dhe u hakërrehet atyre kur ata nuk mendojnë si ai. Unë i dhashë fjalën Yllit se kjo nuk do të ndodhë më, pasi unë nuk do të shkoj herë tjetër atje.

Na ndodh që nëpër studio të përfshihemi në debate edhe me tone të larta. Kjo nuk është natyra ime, por ndonjëherë futesh në kësi vallesh. Por askush nuk e merr këtë një gjë personale. Sepse në fund të fundit, secili ka mendimin e vet, dhe e shpreh atë.

Por Ylli, si një provincial i pakorrigjueshëm, nuk ishte mjaftuar me debatin. Meqë ai ka një portal dhe në portalin e tij bën çfarëdo, ai e kishte hedhur këtë copën e programit në YouTube, me një titull të tillë:

“Pse budallallëqet e tua do të dëgjoj unë?”/ Rakipi nxehet keq me Kikinë: Po flet kodra pas bregu!

Unë i kam shumë zët replikat publike me kolegët, por meqë bëhet fjalë për çështjen e medias, dhe për një sjellje mediatike kaq të pafytyrë, thashë ti shkruaj dy fjalë, këtu, meqë unë s’kam portal.

Ky titull, vetëm titull lajmi nuk është. Ai tregon cinizëm, hakmarrje, fjalë të një njeriu që duket se nuk del e keqja… Një titull me tri fjali, ku ndjehet vetëm shfryrje inati.

Në cilën media moderatori i bërtet të ftuarit për mendimin që ai shpreh?

Madje përbën edhe lajm fakti që moderatori është nxehur me të ftuarin, e si lë gjë pa thënë?

Tek e fundit, po pse vetëm, Ylli foli aty, ky Kikia s’paska thënë ndonjë fjalë?

Në fakt një nga treguesit e ujërave të zeza në mediat sot, është pikërisht kjo: Në portale, nuk shkruhet se çfarë u diskutua në një debat televiziv, por: “Ja si e shau filani fistekun”, “Ja si ia përplasi surratit ky atij”, “Ja çfarë i tha ai asaj”…dhe në këtë drejtim, portali i Yllit është një prej pusetave të këtij kanali që ka shpërthyer.

Megjithatë të dal tek debati. Unë po përpiqesha të arsyetoja se çfarë ishe e çfarë nuk ishte lajm në atë ngjarje.

Por Ylli se kuptoi!

Sepse Ylli nuk ka qenë asnjëherë gazetar, ai ka qenë përherë mercenar. Ai ka patur një gazetë, “Albania” quhej, ia mori borxh Faik Konicës. Rubrika më e lëxuar ishte ajo ku ai shante dhe sulmonte të tjerët me një lloj humori cinik. Gazeta e tij ishte organ i SHIK-ut të Bashkim Gazidedes dhe policisë së Agim Shehut.(i përmenda këto dy emra, pasi ata që kanë jetuar atë kohë e dinë se çfarë përfaqësonin). Vetë Ylli ishte pjesë e “këshillit mediatik” Gëbelsian të Berishës, që rekomandonte se kush nga politikanët e opozitës socialiste duhej të burgosej, goditej apo rrihej nëpër protesta, apo natën nëpër rrugica. Cili nga gazetarët jo qeveritarë duhej të arrestohej, rrihej apo merrej peng. E po kështu, cili sipërmarrës, intelektual i pavarur (kupto, i pabindur) etj. Në gazetën e Yllit publikoheshin më pas planet e grupeve armiqësore kundër qeverisë që zbulonte SHIK-u dhe policia.

Por kishte raste kur gazeta e Yllit dhe SHIK-u nuk rakordonin. Psh, një ditë gazeta publikoi një lajm me titull: Hidhet në erë lokali i Lush Përpalit. Përpali ishte një funksionar socialist, që kishte një kafene pas selisë së PS-së, aty ku është Kisha Ortodokse sot. Në fakt lokali nuk ishte hedhur ende në erë, ai u hodh atë mbrëmje, por lajmi kishte dalë një ditë përpara.

Kontributi i Yllit në gazetari është shumë më i madh se kaq, por nuk është ky qëllimi i këtij shënimi.

Unë thjeshtë iu përgjigja një njeriu arrogat dhe propotent, që sillet si harbut me këdo, nga punonjësja që i pastron tavolin e punës, deri tek ata që fton në program, apo ata që janë personazhe në temën e programit të tij. Që në shërbim të kësaj arrogance, shfrytëzon çdo hapësirë që ka nën kontroll për t’i sulmuar e denigruar ata që nuk mendojnë si ai.

Unë në atë program, thjeshtë u përpoqa të tregoj, sipas meje, çfarë përbënte lajm e çfarë jo në atë histori. Jo t’i mësoja Yllit se çfarë është lajm, e çfarë jo.

Sepse kjo është sikur të marrësh atë luanin e kopshtit tonë zoologjik, që nuk kishte kokërr dhëmbi në gojë dhe që ka kaluar gjithë jetën nëpër kafaze, ta hedhësh në xhungël e tij thuash: Mëso të gjuash tani!

The post “Pse budallëqet e tua do dëgjoj unë”, plas sherri mes gazetarëve, Kikia-Rakipit: Je provincial, nuk të vij më në emision appeared first on Albeu.com.