sherbimi Archives - Albeu.com

Lehtësohet shërbimi/ Si bëhet transferimi i pensionit në bankë, përfituesit duhet të plotësojnë çdo 6 muaj një…
Në një përpjekje për të modernizuar dhe lehtësuar shërbimet për pensionistët, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë të ditur se tashmë çdo pensionist mund të zgjedhë të marrë pensionin e tij përmes një llogarie bankare.

Ky ndryshim i rëndësishëm u vjen në ndihmë mijëra të moshuarve që, për vite me radhë, janë detyruar të presin në radhë pranë sporteleve të postës për të tërhequr pensionin mujor.

Tani, me një procedurë të thjeshtuar dhe transparente, ata mund ta marrin pensionin në mënyrë të rregullt, mujore, direkt në bankë, duke shmangur kontaktet e panevojshme, radhët dhe vonesat.

Për të përfituar nga kjo mundësi, çdo pensionist mund të paraqitet pranë një banke të nivelit të dytë, me të cilën ISSH ka marrëveshje bashkëpunimi dhe të hapë një llogari bankare pa komision, vetëm për qëllimin e marrjes së pensionit.

Ndryshe nga llogaritë e zakonshme bankare, kjo llogari nuk ka tarifa mirëmbajtjeje, nuk ka asnjë kosto për tërheqjet apo shërbimet bazë dhe nuk kërkon asnjë pagesë shtesë nga ana e pensionistit.

Sapo të hapet llogaria, banka e zgjedhur ndjek të gjitha procedurat e nevojshme për njoftimin e ISSHsë, duke vepruar si ndërmjetës për të realizuar transferimin e qendrës paguese.

Brenda tre ditëve pune, kërkesa për transferimin e pensionit përpunohet, ndërsa në pesë ditët në vijim përfundon dhe procesi elektronik i regjistrimit të të dhënave.

Kjo do të thotë se brenda pak ditësh nga momenti i aplikimit, pensioni fillon të hidhet rregullisht në llogari, zakonisht rreth datës 20 të çdo muaji.

Një element i rëndësishëm që duhet të kenë parasysh të gjithë pensionistët që zgjedhin këtë formë të tërheqjes së pensionit është edhe detyrimi, për të konfirmuar dy herë në vit që dëshirojnë të vazhdojnë marrjen e pensionit nëpërmjet bankës.

Ky konfirmim, i quajtur “deklaratë për vazhdimin e kreditimit”, mund të bëhet shumë lehtë nëpërmjet “e-Albania”, duke përdorur shërbimin “online” përkatës, ose fizikisht në sportelin e bankës ku është hapur llogaria.

Afatet për këtë deklarim janë në muajin mars dhe në muajin shtator të çdo viti.

Moskryerja e deklarimit në kohë, sjell ndërprerjen e përkohshme të transferimit bankar dhe rikthimin automatik të pagesës në pikën e mëparshme të tërheqjes.

Kjo skemë e re nuk është vetëm një përmirësim teknik, por një hap drejt trajtimit me dinjitet dhe lehtësirave të merituara për pensionistët, shumë prej të cilëve kanë kontribuar për dekada me punën e tyre në sistemin shtetëror e privat.

Ajo u kursen kohë, përpjekje fizike dhe mbi të gjitha, u garanton një mënyrë më të sigurt dhe të kontrolluar për të administruar të ardhurat mujore.

Të dhënat zyrtare tregojnë se mijëra pensionistë tashmë kanë zgjedhur këtë formë dhe numri i aplikimeve është në rritje të vazhdueshme.

Në një periudhë ku teknologjia po bëhet pjesë e pandashme e shërbimeve publike, kjo është një mundësi reale për pensionistët që të përfshihen në ritmin e ri të shërbimeve, duke ruajtur sigurinë dhe qetësinë që meritojnë në vitet e pleqërisë.

Për çdo paqartësi ose asistencë gjatë aplikimit, zyrat e ISSH-së dhe vetë bankat janë të gatshme të ndihmojnë, ndërsa portali “e-Albania” ofron një platformë të sigurt për aplikime “online” pa nevojë për të dalë nga shtëpia.

The post Lehtësohet shërbimi/ Si bëhet transferimi i pensionit në bankë, përfituesit duhet të plotësojnë çdo 6 muaj një… appeared first on Albeu.com.

Lulzim Basha: S’kemi servilë dhe ushtarë pazaresh në listë, jemi në këtë kauzë për t’u shërbyer qytetarëve
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha nënvizoi se Demokratët Euroatlantikë të vërtetë i qëndruan fushatës së gënjeshtrave dhe sulmeve, si dhe qëllimit asgjësues nga Rama dhe Berisha që të mos ishin pjesë e zgjedhjeve.

“Cilido nga qytetarët shqiptarë zgjedh kandidatin apo kandidaten që do. Dhe jo një listë civilësh dhe shërbëtorësh të kryetarit.

Pra kush merr një votë më shumë futet në listën e fituesit dhe në mbajtëm premtimin e dhënë para një viti, vendosni ju, qytetarët shqiptarë me votën e tyre.

Këto orë kam parë edhe reagimet e dashamirësve dhe kritikëve tanë dhe atyre që kanë qenë viktima të shpifjeve, në kontrast me ne, që janë njerëz që shërbejnë dhe jo ndaj demonstrimeve, flas për demokratë të vërtetë që i kanë qëndruar joshjeve, gënjeshtrave dhe mashtrimeve, njerëz që kanë ndërtuar jetën e tyre si intelektualë, profesorë dhe në shërbim të qytetarëve.

Sot është një ditë lehtësimi dhe rivendikimi për të gjitha ata që së bashku kemi qëndruar një uragani shpifjesh, sulmesh që synonin që Demokratët Euroatlantikë të mos ekzistonin dhe të mos kandidonin, nga Rama dhe alibia e tij (Berisha).

Ne nuk jemi në këtë kauzë të madhe për t’i shërbyer interesave të vogla, por qytetarëve shqiptarë dhe me këtë listë e përfaqësojmë më mirë”, tha Basha.

Pyetjes në lidhje me listat e deputetëve, ai iu përgjigj se në krahasim me ata që u zhgënjyen kjo është listë dinjitoze dhe nuk ka servilë dhe ushtarë pazaresh.

“Ne nuk kemi një gardh servilësh dhe ushtarësh. Ata të tjerët i kam paralajmëruar nga media, salla e parlamentit se do bëheshin pishman se po e mumifikonin, po e bënin si gardë, si faraoni i vdekur. Do bëhen pishman që po mumifikojnë opozitën.

Luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe për qytetarët, kundër gardës së vjetër. Me një qeveri të Ramës të korruptuar, me fasada pas të cilës organizata më e inkriminuar me një numër të madh në burg, apo gati për burg para dhe pas 11 majit.

Mumifikim me grusht servilësh, që nuk ngjallin entuziazëm, janë të dëshpëruar dhe shihini në rrjetet sociale se sa të dëshpëruar janë.

Të dëshpëruarve u bëj thirrje se kanë Demokratët Euroatlantikë, të na votojnë ne. Kemi listën më të mirë. Ne i bëmë sakrificat për ta, të tjerët i bënë për veten e tyre, më 11 maj nuk do ketë riciklim por ndryshim.

Nuk e kam parë si fitore personale. Ka shumë të tjerë që më 11 maj do thonë ‘ju bëftë mirë Rama dhe Berisha”.

Nuk mendoj skenarin më të keq, sepse e keni përballë jush, e keni kudo. E vetmja mënyrë është të votoni Koalicionin Euroatlantik dhe kandidatët tanë, nënvizoi ai.

Ndërsa për kandidimin e ish-komandatit të njësisë së Gardës, Alfred Ahmetcenaj, kreu i KEA tha se ai ishte një profesionist i ndershëm dhe se kreun e grupit të zjarrit të 21 Janarit, e ka kandiduar kryeministri Edi Rama (bëhet fjalë për Agron Malajn).

“Kandidatin e 21 janarit të Gardës e ka kandiduar në Mat kryeministri Edi Rama. Alfred Ahmetcenaj është kandidati ynë pa asnjë njollë dhe pa asnjë cen, profesionist i zoti që e njohin shumë njerëz”, përfundoi Basha.

The post Lulzim Basha: S’kemi servilë dhe ushtarë pazaresh në listë, jemi në këtë kauzë për t’u shërbyer qytetarëve appeared first on Albeu.com.

Vuçiç nënshkruan marrëveshjen për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për shërbimin e rregullt ushtarak për 75 ditë.

“Dua të besoj se Qeveria e Serbisë do ta miratojë këtë vendim”, tha Vuçiç më 14 shtator gjatë ceremonisë së gradimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë.

“Dua të besoj se të gjithë e kuptojnë se sa kemi nevojë për një ushtri të fortë, se sa më shumë armë do të duhet të blejmë, të prodhojmë, sepse nuk është dëshira jonë që të sulmojmë askënd e as që do ta bëjmë. Por, dëshira jonë është të pengojmë këdo në na kërcënon çdo ditë pa pasur frikë”, shtoi ai, duke mos specifikuar se kush po e kërcënon Serbinë.

Një ditë më parë kryeministri serb, Millosh Vuçeviç, tha se Qeveria serbe është e gati, nëse arrihet një marrëveshje politike dhe shoqërore, për të dërguar shpejt në Kuvendin serb projektligjin për kthimin e shërbimit ushtarak.

“Më 2025, kur të arrihet kushtet administrative dhe logjistike, ne do të nisim [me shërbimin ushtarak]”, tha Vuçeviç.

Kroacia fqinje po ashtu ka njoftuar se duke nisur nga 1 janari i vitit 2025 do të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak me një kohëzgjatje prej dy muajsh.

Në Serbi shërbimi i detyrueshëm ushtarak u hoq më 1 janar 2011, që atëherë vetëm ata që duan, shkojnë vullnetarisht në ushtri.

Vendet evropiane që nuk e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Austria, Turqia, Estonia, Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Greqia dhe Qipro./REL

The post Vuçiç nënshkruan marrëveshjen për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Tiranë, policja 21-vjeçare vetëvritet me armën e shërbimit
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një efektive është vetëvrarë me armën e shërbimit. Mësohet se është vetëvrarë policja 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.27 të 24 majit. 21-vjeçarja është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj në banesën në rrugën ‘Ali Demi’.

Viktima mësohet se kishte rreth një vit e gjysmë që punonte si efektive e patrullës në Kamëz. Motivet që e kanë shtyrë drejt aktit ekstrem janë ende të paqarta.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja Aldorjana Loshi, 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5″, njofton policia.

Policia po kryhen veprime hetimore per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

The post E rëndë në Tiranë, policja 21-vjeçare vetëvritet me armën e shërbimit appeared first on Albeu.com.

“Motoambulancë” për urgjencat/ Shërbimi i Motorëve mjekësore, në funksion këtë verë
Nga kjo verë do të nisë shërbimi i ri i Urgjencës Kombëtare për të shkuar tek pacientët me motor. Sipas kreut të urgjencës kombëtare Skënder Brataj, nisma ka për qëllim shmangien e trafikut duke mbërritur tek emergjencat sa më shpejt. Shërbimi do të nisë nga Tirana dhe fillimisht në punë do të jenë katër  mjete të tilla.

Për të ofruar ndihmë sa më shpejt mjekë dhe infermierë të Urgjencës  Kombëtare  do të shkojnë tek pacienti me motor.

“Në një arrest kardiorespirator është e rëndësishme qe ato 4 -6 deri në 10 minuta dikush të vë  duart tek gjoksi i pacientit që nëse do të rikthehet në jetë,   të zgjohet, mos mbetët në koma”, ka thënë ai.

Motorët mjekësor do të nisin funksionimin këtë verë  në qendra të  qyteteve ku trafiku është më i rënduar.  Shërbimi do të nisë nga Tirana dhe fillimisht në punë do të jenë katër  mjete të tilla.

“Garantojmë se nuk zbret cilësia e shërbimit dhe motomedika ka pajisjet mjekësore të domosdoshme që nga, oksigjeni,  ilaçet e trajtimit për çdo  patologji  urgjente, e vetmja gjë që nuk bën motori është transporti i pacientit”, shtoi më tej.

Po nëse i sëmuri pas ndihmës së shpejtë  ka nevojë për trajtim në spital?

“Janë organizuar kur mbërrin  motori  do të mbërrijë  dhe autoambulanca nëse është i nevojshëm transporti. Është në mënyrë e efikasitetit të mjekut, sot çdo ambulancë është e detyruar të bëjë transport në spital, bën transport me personel ndërkohë që dikush tjetër ka nevojë për vizitë dhe mjeku mund të jetë i lehtë përveç faktit që mund të jetë kod i kuq dhe duhet shoqërimi me mjek”, tha ai.

Aktualisht në të gjithë vendin  vetëm për urgjencën paraspitalore shërbejnë 120 autoambulanca  të shpërndara në pika të ndryshme të qyteteve.  Mjekët dhe infermierët e të cilave kryejnë rreth  140 mijë vizita në vit.

The post “Motoambulancë” për urgjencat/ Shërbimi i Motorëve mjekësore, në funksion këtë verë appeared first on Albeu.com.

Rrahën dhe i morën armën policit në Kamëz, vetëdorëzohet në polici 34-vjeçari, procedohet shoku i tij
Është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë së Kamzës, 34-vjeçari E.T i cili sëbashku me shokun e tij 33-vjeçarin R.N pas një konflikti me një punonjës policie që ndodhej jashtë shërnimit, e kanë goditur me grushte këtë të fundit dhe i kanë marrë armën.

34-vjeçari E.T është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë sëbashku me armën që i kishte marrë policit, ndëkrohë që shoku i tij po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin R. N., 33 vjeç, banues në Kamëz.

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në rrugën “Foto Xhavella”, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte një shtetas, (punonjës Policie jashtë shërbimit), i kanë marrë armën e shërbimit, dhe më pas janë larguar.

34-vjeçari është vetëdorëzuar më pas në Polici, ku ka dorëzuar dhe armën e punonjësit të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Rrahën dhe i morën armën policit në Kamëz, vetëdorëzohet në polici 34-vjeçari, procedohet  shoku i tij appeared first on Albeu.com.