sherbimi ushtarak Archives - Albeu.com

A do të futet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?
Pas diskutimeve të gjata, Partia Kristiandemokrate (CDU) votoi në kuvendin e partisë së saj në fillim të javës që të kërkojë rikthimin gradual të shërbimit të detyrueshëm ushtaraknë Gjermani. Nëse ndodh kjo të rinjtë duhet të angazhohen për të shërbyer në ushtri ose në sektorin social për një periudhë të caktuar kohore, gjë që ishte hequr në vitin 2011.

I ashtuquajturi vit social mund të zhvillohet si në Bundeswehr ashtu edhe në institucionet sociale. Derisa të zbatohet përfundimisht ky vendim, CDU propozon një “rekrutim kontigjentesh” në përshtatje me nevojat e personelit të Bundeswehr-it. Për shkak të një Rusie gjithnjë e më agresive dhe mungesës së personelit në Bundeswehr, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius duhet të marrë një vendim për rifutjen e një forme të rekrutimit.

Suedia – model për Gjermaninë?

Pistorius aktualisht është duke testuar modele të ndryshme, duke përfshirë modelin suedez. Suediae pezulloi shërbimin ushtarak në vitin 2010, por e rifuti atë shtatë vjet më vonë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Që atëherë, të gjithë 18-vjeçarët duhet të aplikojnë dhe të plotësojnë formularin e duhur online. Disa prej tyre janë ftuar për një ekzaminim mjekësor. Por në fund, vetëm rreth pesë deri në dhjetë për qind të burrave dhe grave të paraqitur, përfundojnë vërtet në shërbim ushtarak. Rekrutohen vetëm ata që janë gati të dalin vullnetarë për shërbimin ushtarak.

Prandaj, vetë shërbimi ushtarak është de facto vullnetar. Në fund të vitit 2023, shteti vendosi gjithashtu të rifusë punën e detyrueshme për të mirën e përbashkët, për shembull në shërbimet e urgjencës. Ministri i Mbrojtjes Pistorius tha se modeli suedez është “veçanërisht i përshtatshëm” për nevojat gjermane.

Danimarka dhe Norvegjia – gratë në të ardhmen edhe në ushtri

Në Danimarkëekziston edhe shërbimi i detyrueshëm ushtarak nga mosha 18 vjeçare, por deri tani vetëm për meshkujt. Gratë duhet të rekrutohen nga viti 2026. Edhe  mandati bazë ushtarak do të zgjatet nga katër në njëmbëdhjetë muaj. Ngjashëm me Suedinë, aktualisht është ftuar vetëm një pjesë e një grupmoshe, sepse po vijnë mjaft vullnetarë.

Në Norvegji, që nga viti 2016, si burrat ashtu edhe gratë duhet të paraqiten për regjistrim, ku vlerësohet nga ana mjekësore përshtatshmëria e tyre për ushtrinë. Por edhe në këtë vend skandinav, në fund të fundit, vetëm një pjesë e atyre që regjistrohen thirren vërtet në ushtri. Për shkak të përzgjedhjes rigoroze, shërbimi ushtarak konsiderohet po aq i vlefshëm sa edhe kualifikimet e tjera të arsimit të lartë.

Austri – një episod i shkurtër

Pavarësisht shumë argumenteve, Austria nuk hoqi dorë kurrë nga shërbimi ushtarak. Burrat nga mosha 18 deri në 35 vjeç thirren në forcat e armatosura vetëm për gjashtë muaj në shërbimin bazë ushtarak, me kusht që paraprakisht të jenë të aftë. Ata që nuk duan të shkojnë në ushtri për shkak të ndërgjegjes së tyre, mund të bëjnë nëntë muaj shërbim sociale. Gratë mund shkojnë si vullnetare në ushtri.

Kroacia

Në Kroaci, shërbimi ushtarak u hoq në vitin 2008 dhe u fut shërbimi vullnetar. Megjithatë, për shkak të rënies së pjesëmarrjes, prej disa kohësh po diskutohet me zë të lartë mundësia e rikthimit të një lloj shërbimi ushtarak.

Letonia – rekrutimi i ri për shkak të agresionit rus

Letonia gjithashtu rifuti shërbimin e detyrueshëm ushtarak vitin e kaluar. Ndërsa nga ky vit do të rekrutohen të gjithë meshkujt e moshës 18 deri në 27 vjeç. Shërbimi është planifikuar të zgjasë njëmbëdhjetë muaj. Gratë mund të zgjedhin të marrin pjesë vullnetarisht në trajnim. Nga viti 2028 e tutje, 7.500 burra do të ftohen çdo vit. Sipas NATO-s, kjo përafërsisht korrespondon me numrin e ushtarëve profesionistë në vend.

Shërbimi zëvendësues është i mundur dhe mund të kryhet në një nga objektet që janë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Ky vend baltik ka rikthyer shërbimin ushtarak për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ajo është një nga tre vendet e NATO-s në kufi me Rusinë. Dy të tjerat, Estonia dhe Finlanda, nuk e hoqën kurrë rekrutimin.

Ukraina dhe Lituania – rekrutimi pas aneksimit të Krimesë

Ukraina rifuti rekrutimin menjëherë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Ai vlen për të gjithë meshkujt nga mosha 18 deri në 26 vjeç. Përveç kësaj, pas sulmit rus në shkurt 2022, qeveria ukrainase miratoi një ligj sipas të cilit mund të mobilizohen të gjithë burrat nga mosha 18 deri në 60 vjeç.

Lituania gjithashtu reagoi shpejt dhe rifuti rekrutimin në vitin 2015, pasi ai u hoq disa vite më parë. Rreth 3.500 qytetarë do të mobilizohen çdo vit.

Greqi – shërbimi civil zgjat dy herë më shumë

Në Greqi, të gjithë burrat nga mosha 18 deri në 45 vjeç janë të detyruar të shërbejnë në ushtri. Shërbimi në të gjitha degët e Forcave të Armatosura zgjat dymbëdhjetë muaj. Ka përjashtime në varësi të vendndodhjes dhe njësisë. Shërbimi më i shkurtër i referohet, për shembull, operacioneve kufitare ose me njësi speciale si parashutistët ose zhytësit. Rekrutët nga familjet e mëdha shërbejnë gjithashtu një afat më të shkurtër.

Një alternativë është shërbimi në komunitet, por kjo formë shërbimi zgjat dy herë më shumë. Në të ardhmen do të ketë edhe shërbim vullnetar ushtarak për gratë. Shërbimi bazë me armë u zgjat vetëm në vitin 2021. Arsyeja është mosmarrëveshja e kahershme me Turqinë, si dhe lindshmëria e ulët.

Turqia – nëse keni para, shërbeni më pak kohë

Turqia ka një veçori: rekrutët mund të shkurtojnë kohën e tyre në ushtri me katër javë për një tarifë prej rreth 5.000 euro. Në të kaluarën ishin të mundshme edhe afate më të gjata, të cilat mund të anuloheshin me një tarifë. Në përgjithësi, shërbimi i detyrueshëm ushtarak zbatohet për të gjithë meshkujt nga mosha 20 deri në 41 vjeç dhe zgjat të paktën gjashtë muaj. Kush i shmanget shërbimit merr gjobë ose shkon në burg. Në Turqi nuk ka të drejtë askush të refuzojë shërbimin ushtarak.

The post A do të futet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani? appeared first on Albeu.com.

Kreu i opozitës greke nis shërbimin ushtarak: Krenar që i shërbej vendit tim!
Kreu i Partisë më të madhe opozitare greke, Stefanos Kasselakis, do të kryej shërbimin ushtarak për disa javë.

Këtë pasdite, Kasselakis hyn në kampin e Tebës në orën 16:00, për të kryer shërbimin ushtarak për rreth dy javë, pasi pritet të lirohet nga 30 marsi deri më 5 prill.

Presidenti i SYRIZA-s,  ka mbërritur në kampin ushtarak në Tebë pak para orës 14:00 pasdite, por ka bërë disa ndalesa derisa është paraqitur në kamp, ​​duke blerë gjërat e nevojshme, ndërsa ka biseduar edhe me qytetarët.

Më pas, ai ka përshëndetur babain e tij si dhe miqtë dhe bashkëpunëtorët e SYRIZA-s që ndodheshin jashtë kampit. Pak më vonë, duke pasur me vete një çantë dore dhe një valixhe, ai dorëzoi dokumentet e nevojshme në portën e kampit dhe hyri.

Para se të përfundonin dy orë në kampin e Tebës, zoti Kasselakis ka postuar në Instagram.

Duke publikuar foto nga hyrja e tij në kamp, ​​por edhe nga vizita e tij e shkurtër në qytetin e Tebës, Kasselakis e cilësoi ditën e sotme si “një ditë të rëndësishme për çdo grek.

“Krenar që i shërbejmë vendit tonë – qoftë edhe për disa javë. Por kam vendosur t’i shërbej për gjithë jetën”, përfundon postimi.

The post Kreu i opozitës greke nis shërbimin ushtarak: Krenar që i shërbej vendit tim! appeared first on Albeu.com.

NATO: Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak është çështje e Serbisë
Zyra Ndërlidhëse e Misionit Ushtarak të NATO-s në Beograd tha se çështja e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi është çështje e autoriteteve shtetërore serbe.

“NATO do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Serbisë për të modernizuar forcat e saj të armatosura brenda kornizës së zhvillimit dhe partneritetit dypalësh”, tha NATO në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë më 10 janar.

Aleanca ushtarake perëndimore e NATO-s tha po ashtu se respekton plotësisht neutralitetin ushtarak të Serbisë.

“Gjithçka që Serbia dhe NATO-ja bëjnë së bashku është e përshtatur që të plotësojë nevojat e Serbisë dhe të ndihmojë atë të përmirësojë forcat e saj të armatosura në bazë të kornizës së Partneritetit për Paqe”, u tha në përgjigjen e Zyrës Ndërlidhëse të aleancës në Beograd.

Nisma për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak u iniciua nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë serbe dhe propozimi i është dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 4 janar.

Në shpjegimin e saj, ushtria tha se propozimi vjen “pas një shqyrtimi të detajuar të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore me të cilat përballet Serbia si një vend ushtarakisht neutral”.

Serbia kishte hequr dorë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak më 1 janar 2011 dhe që atëherë vetëm personat që duan, mund t’i bashkohen ushtrisë.

Serbia e ka deklaruar veten si shtet ushtarakisht neutral dhe kjo është përfshirë edhe në Strategjinë e Mbrojtjes dhe Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, që janë miratuar nga Parlamenti më 2019.

Zyrtarët serbë kanë thënë se Serbia nuk dëshiron t’i bashkohet NATO-s, me të cilën bashkëpunon që nga viti 2006 përmes Programit të Partneritetit për Paqe. Serbia është një nga vendet e pakta në Ballkanin Perëndimor që nuk dëshiron t’i bashkohet aleancës ushtarake perëndimore.

The post NATO: Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak është çështje e Serbisë appeared first on Albeu.com.

Kovaçevski tregon pse nuk kreu shërbimin ushtarak: Që atëherë, edhe sot kam probleme abdomenale
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Kuvend duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, sqaroi se në vitin 2000 nuk ka shërbyer në ushtri përshkak se ka patur probleme abdomenale. Ai sqaroi se nuk është përjetësisht i paaftë, por se këtë problem tha se e ka edhe sot.

“Unë Dimitar Kovaçevski premtova se do ta flas vetëm të vërtetën. Shkurtimisht, në vitin 2005, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore, sipas ligjit për mbrojtje neni 51 në korniza të procedurave, në bazë të mendimeve të personave kompetent, e përshkak problemit abdomenal që ende e kam, u regjistrua fakti se nuk mund të kryejë obligimin ushtarak. Dhe atë në vitin 2000, para konfliktit luftarak. Nuk kam qenë as i pari as i fundit me rast të tillë, bazuar në gjendje të tillë”, tha Kovaçevski.

Sipas kryeministrit, dezerter është Kovaçevski i cili nga pajisjet ushtarake ka veshur xhup. “E bën atë që më së miri di ta bëjë nga pallati i barhdë, të pështyjë mbi të gjallë e mbi të vdekur. Kjo është mizori”, tha ai.

Kovaçevski kërkoi mbështetje mjekësore konziliare.

“Qartë dhe zëshëm e them të vërtetën, jo që të sqarohem. E vërteta dhe faktet nuk sqarohen, por për të treguar të vërtetën. Unë në vitin 2001 kam qenë edhe në Shkup edhe në Kumanovë, i kam ndihmuar babait tim i cili ishte kryetar komune, u kam ndihmuar kumanovarëve, nuk kam ikur nga shteti, kam qëndruar këtu. E ekipi i VMRO-DPMNE-së shkonte nëpër plazhet greke”, tha Kovaçevski./Zhurnal.mk

The post Kovaçevski tregon pse nuk kreu shërbimin ushtarak: Që atëherë, edhe sot kam probleme abdomenale appeared first on Albeu.com.