shërbimet Archives - Albeu.com

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve
Në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë, janë thjeshtuar më tej procedurat e check-in për bagazhet, duke lehtësuar ndjeshëm përvojën e udhëtarëve para nisjes dhe duke reduktuar kohën e pritjes në terminal.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, aeroporti bën të ditur se tashmë procesi kryhet në disa hapa të thjeshtë dhe të shpejtë, duke rritur efikasitetin në përpunimin e pasagjerëve.

Sipas TIA-s, udhëtarët duhet të ndjekin peshimin e bagazhit, skanimin e kartës së imbarkimit, printimin e etiketës dhe më pas dorëzimin e bagazhit në sportelin përkatës të check-in, një procedurë që shmang radhët e gjata dhe përshpejton ndjeshëm procesin e nisjes.

Këto lehtësira, vijnë në një moment kur aeroporti po përjeton një rritje të fortë të fluksit të udhëtarëve, veçanërisht gjatë sezonit turistik, duke e bërë të domosdoshëm modernizimin e shërbimeve dhe automatizimin e proceseve.

Paralelisht, investimet e Kastrati Group, që administron aeroportin, kanë transformuar ndjeshëm eksperiencën e pasagjerëve në muajt e fundit.

Vendosja e e-gates ka përshpejtuar ndjeshëm kalimin në kontrollin kufitar, ndërsa aplikimi i biletës elektronike prej disa muajsh ka reduktuar burokracitë dhe kohën e përpunimit, duke e bërë gjithë procesin më të thjeshtë dhe të digjitalizuar.

Investimet nuk janë kufizuar vetëm te proceset e check-in apo kontrollit. Janë realizuar ndërhyrje të rëndësishme edhe në infrastrukturë, përfshirë zgjerimin e hapësirave të parkimit, përmirësimin e terminalit dhe ndërhyrje në pistën e fluturimeve, me qëllim rritjen e kapaciteteve operacionale të aeroportit.

Këto zhvillime lidhen edhe me planet ambicioze për zgjerimin e hartës së fluturimeve. Sipas pritshmërive, në muajin qershor pritet të nisin edhe fluturimet e para transoqeanike drejt Kanadasë, një hap që do të shënonte një tjetër nivel për aviacionin civil shqiptar dhe do ta poziciononte Tiranën si një nyje gjithnjë e më të rëndësishme rajonale në transportin ajror.

Në tërësi, kombinimi i digjitalizimit të shërbimeve me investimet infrastrukturore po e shndërron TIA-n në një aeroport modern, të aftë për të përballuar kërkesën në rritje dhe për të ofruar standarde më të larta për pasagjerët.

The post Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve appeared first on Albeu.com.

Edi Rama: Shërbimet e “e-Albania” janë falas në Bashki, zyrat private që kërkojnë para po shkelin ligjin
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama, ka përcjellë një mesazh të qartë për qytetarët që hasin vështirësi në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të ndryshme.

Kreu i shtetit theksoi se ndihma për këto shërbime ofrohet falas nga njësitë vendore në të gjithë vendin.

“Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania, mund t’i drejtohen zyrave të bashkive apo njësive administrative përkatëse, ku do të marrin ndihmën që u nevojitet, pa asnjë pagesë”, deklaroi Rama.

Ai paralajmëroi se çdo subjekt privat, përfshirë noterë, avokatë apo zyra të tjera, që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga platforma shtetërore është në shkelje të ligjit.

“Çdo rast i tillë mund të denoncohet dhe do të sanksionohet deri në heqjen e licencës”, theksoi kryeministri.

The post Edi Rama: Shërbimet e “e-Albania” janë falas në Bashki, zyrat private që kërkojnë para po shkelin ligjin appeared first on Albeu.com.

Administrata ofron shërbimet online dhe bën shumë pushime, si ka ndryshuar numri i të punësuarve në shtet
E premtja duhet të ishte një ditë normale pune, por administrata e ka pushim, sipas një vendimi të fundit të Këshillit të Ministrave. E

premtja pasoi të enjten, që ishte festa zyrtare e Ditës së Verës.

Pas katër ditë pushimi, institucionet zyrtare do të jenë në shërbim të publikut dhe bizneseve ditën e hënë.

Ndërkohë që shumë shërbime në fakt janë bërë online, duke minimizuar kontaktin fizik dhe radhët, sërish numri i të punësuarve në sektorin shtetëror erdhi në rritje.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e fundit në institucionet shtetërore kishte 182 mijë të punësuar, ose rreth 2400 persona më shumë se në tremujorin e mëparshëm.

Ndërsa në krahasim me tremujorin e katërt 2022, numri i tyre ka mbetur pothuajse i pandryshuar.

Në krahasim me pesë vjet më parë, janë rreth 9 mijë persona më shumë që punojnë në administratë.

Në total mbi 730,6 mijë të punësuar në tremujorin e fundit të vitit 2024, kanë paguar sigurime shoqërore.

Në sektorin privat ku u numëruan 549,288 të punësuar me sigurime, ose 2 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022.

Në tremujorin e katërt 2023 në raport më 3-mujorin e tretë të vitit, të punësuarit me sigurime u reduktuan me 6700 persona ose me 1 për qind.

Kjo për shkak se në tremujorin e tretë të vitit, aktiviteti ekonomik në vend ishte në kulmin e tij prej sezonit turistik.

Të punësuarit në sigurime po vijnë në rritje, por ritmet janë të ulëta në krahasim me treguesit e tjerë ekonomik.

Nga viti 2019 më 2023 të deklaruarit me sigurime janë 49 mijë më shumë, ose me rritje 7%, por ndërkohë gjatë kësaj periudhe ekonomia është zgjeruar me mbi 14%.

Rritja e ekonomisë teorikisht do të thotë më shumë vende pune, por në rastin e Shqipërisë këto dy tregues nuk kanë shkuar në raporte të drejta me njëri-tjetrin.

Gjatë periudhës së tranzicionit, rritja ekonomike nuk ka qenë gjenerator i madh i punësimit.

Teksa ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se dekada që lamë pas, janë duke u bërë hapa të ngadalta në drejtim të informalitetit në tregun e punës dhe informalitetit në përgjithësi.

Forca e punës është drejt shterimit prej rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë, ndaj reduktimi i informalitetit mbetet burimi kryesor për të gjeneruar të ardhura për skemën e pensioneve në të ardhmen, të cilat janë të domosdoshme për një armatë pensionistësh në rritje.

Në vitin 2022, punësimi informal në sektorin jobujqësor është 28,2%, duke shënuar një rritje me 1,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021, raportoi iNSTAT.

Burimet nga tregu pohojnë se informaliteti në tregun e punës, u favorizua nga rritja tre herë rresht brenda vitit e pagës minimale.

Shqipëria po shkon drejt një tranzicioni demografik. Deri në vitin 2070, pesha e të moshuarve pritet të arrijë në 40 për qind të popullsisë në krahasim me vetëm 17 për qind sot.

Në të njëjtën periudhë popullsia e në moshë pune (25-64), parashikohet të bjerë nga 54 aktualisht në 41 për qind më 2070.

Në rishikimin e fundit të Marrëveshjes me Shqipërinë Fondi Monetar vë në dukje se, gjeneratat e ardhshme të pensionistëve shqiptare rrezikojnë varfërinë, për shkak se nuk përmbushin kriteret për përfitimin e pensionit të plotë.

Informaliteti në tregun e punës sot, do të shfaqet me pasoja negative në të ardhmen afatgjatë. FMN referoi se në qershor 2022 rreth 1.7 milionë njerëz ne Shqipëri ishin të moshës 15-64 vjeç, prej të cilëve rreth 38 për qind po kontribuonin tek skema e pensioneve dhe pjesa tjetër 60 për qind, nuk ishin as kontribuues dhe as pensionistë dhe rreth 4 për qind ishin pensionistë.

The post Administrata ofron shërbimet online dhe bën shumë pushime, si ka ndryshuar numri i të punësuarve në shtet appeared first on Albeu.com.