Shërbimet sekrete Archives - Albeu.com

Shërbimet sekrete: Rusia nuk mbulon dot nevojat për armatim
Sipas shërbimeve sekrete britanike, Rusia nuk arrin të prodhojë sa duhet municion për të arritur objektivat ushtarake në Ukrainë. Ndërkohë bëhet e ditur, nga dhjetori janë vrarë në luftime në Bahmut 20.000 ushtarë rusë.

Rusia nuk zotëron municion të mjaftueshëm për të arritur sukseset që kërkon në ofensivën ushtarake në Ukrainë, sipas të dhënave të shërbimeve sekrete britanike. Moska vërtet që i ka dhënë industrisë së armatimit prioritet kryesor, thuhet në një raport të shkurtër të Ministrisë së Mbrojtjes në Londër, megjithatë kjo degë nuk i përgjigjet ende si duhet nevojës së madhe për armatim në luftë. Udhëheqja ruse kërkon të arrijë suksese në fushëbetejë, në një kohë që forcat përgjegjëse për logjistikën nuk shënojnë përmirësime.

Britanikët marrin si shembull lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Mbrojtjes, Mihail Misinzev që ka qenë përgjegjës për tetë muaj rresht për furnizimin teknik dhe me materiale të ushtrisë. Në javën e kaluar u konfirmua ndërrimi në këtë post me gjeneralkolonelin Aleksej Kusmenkov. Ministria e Mbrojtjes në Londër, që nga fillimi i luftës publikon informacione mbi ecurinë e saj duke u bazuar në të dhënat e shërbimeve sekrete. Moska e akuzon Londrën për fushata disinformimi./dw

The post Shërbimet sekrete: Rusia nuk mbulon dot nevojat për armatim appeared first on Albeu.com.

Zelenskyy bën lëvizjen e rradhës, shkarkon krerët e shërbimeve sekrete
Ditën e djeshme Lideri i Ukrainës Volodymir Zelenskyy ka shkarkuarkrerët e shërbimeve sekrete në zona strategjike si vetë kryeqyteti, në rastin e Serhiy Zayats dhe Ternopil në rastin e Yuriy Boreichuk, shkruan The Guardian.

Serhiy Zayats u shkarkua nga posti i kreut të drejtorisë kryesore të SBU(Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës)në rajonin e Kievit. Yuriy Boreichuk u shkarkua nga posti i kreut të drejtorisë kryesore të SBU në rajonin Ternopil.

⚡️ Zelensky dismisses Security Service heads in four regions.

President Zelensky signed decrees dismissing the heads of SBU branches in Kyiv and Kyiv, Ternopil, and Lviv oblasts.

Lviv Oblast SBU Head Bondarenko was later appointed as the agency’s head in Kyiv and Kyiv Oblast.

— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) August 15, 2022

Rikujtojmë se muajin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelenky firmosi shkarkimin e bujshëm të dy zyrtarëve të lartë dhe strategjikë, deri atëherë të cilësuar si besnikët e tij. Bëhet fjalë për prokuroren e përgjithshme Iryna Venediktova dhe kreun e shërbimeve sekrete (Sbu) Ivan Bakanov, të akuzuar për një kontroll të pamjaftueshëm të institucioneve që drejtonin, ku sipas presidencës po vepronin dhjetëra, ndoshta qindra “tradhtarë” që sipas akuzës ndihmonin planet e Moskës.

Kievi ka frikë se disa nga këto elementë veprojnë ende në fshehtësi në administratën ukrainase./albeu.com

The post Zelenskyy bën lëvizjen e rradhës, shkarkon krerët e shërbimeve sekrete appeared first on Albeu.com.

Plane për të vrarë Putinin, çfarë po kurdisin shërbimet sekrete
Nga Alessandro Ferro “Il Giornale”

Vrasje e Vladimir Putinit për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës? Ndoshta po, ndoshta jo. Por e sigurt është se ata që po mendojnë të eliminojnë numrin një të Kremlinit janë aty. Ata që mund ta eleminojnë udhëheqësin rus mund të jenë shërbimet sekrete ruse ose ukrainase.

Por këtë gjë mund ta bëjë edhe çdo element i padyshimtë që është aktualisht në krahun e tij, apo që ka mundësinë të ndërveprojë me të. Kohët e fundit, senatori republikan i Floridës, Marco Rubio, pyeti me ironi “A mos do të ishte mirë nëse dikush nga brenda do ta eleminonte këtë njeri?”, duke sqaruar menjëherë më pas se kjo nuk është politika zyrtare e Shteteve të Bashkuara, por një mendim i tij personal.

“Plani” kundër Putin

Megjithatë, ka tashmë nga ata që kanë ide shumë të qarta mbi këtë çështje. Mes tyre është një ish-spiun, një agjent klandestin veteran i Drejtorisë së Përgjithshme Franceze për Sigurinë e Jashtme (DGSE). Ai i tha gazetës britanike “Daily Beast” në kushte anonimiteti se si operacioni për të eliminuar Carin rus aktualisht është “në tryezën e çdo agjencie të inteligjencës”.

Deklarata e tij është bërë duke u bazuar në dijeninë e plotë të fakteve. “Unë e di shumë mirë këtë, pasi dikur i kam programuar vetë skenarë të tillë”- shtoi ai. Agjenti në pension i DGSE-së, një specialist i eliminimeve, vëmendja e të cilit ndaj detajeve vlerësohet shumë nga kolegët e tij në këtë sektor, ofron gjithashtu metodën më të shpejtë dhe pa dhimbje për të hequr qafe armikun.

“Kjo është metoda më e mirë”

Atëherë çfarë mendon ish-agjenti që kërkon të mbetet anonim, mbi metodën më të mirë për ta eliminuar Putinin? Në këtë pikë ai nuk ka shumë dyshime: “Metoda më efikase do të ishte helmi”, duke nënvizuar se kjo përpjekje “do të ndodhë nga brenda Kremlinit” dhe nuk do të jetë një “punë e të huajve”.

Ish-agjenti i shërbimeve sekrete shpjegon se shërbimi sekret rus është ndoshta “i vetmi që përdor ende helmin si metodën më të preferuar”. Ai kujton një listë të gjatë të substancave ruse të përdorura për të vrarë armiqtë e Kremlinit.

Në vitin 1957 dezertori i KGB-së, Nikolai Khokhlov, u eliminua duke i hedhur në kafe taliumit, një metal gri dhe shumë toksik, që përdoret për helmimin e minjve dhe insekteve. Edhe arseniku cilësohet si një “armë vdekjeprurëse”. Ndërkohë një atentat i famshëm ishte ai i vitit 2004 ndaj kandidatit presidencial ukrainas Viktor Yushchenko, ushqimit i të cilit ishte helmuar me dioksinë.

Kërcënimet rreth Carit

Sido që të jetë, helmimi i Vladimir Putinit nuk është diçka që mund të kryhet aq kollaj. Sipas një burimi që punon brenda ministrisë ruse, muajin e kaluar presidenti rus pushoi nga puna rreth 1 mijë njerëz (nga kuzhinierët deri tek truprojat), të cilët kujdeseshin për nevojat e tij të përditshme personale dhe profesionale duke i zëvendësuar me një grup të ri asistentësh.

“Nuk ka asnjë dyshim se Putini është i vetëdijshëm se dikush po e ndjek atë për ta eleminuar”- thotë eksperti francezi. “Vrasja e Putinit nuk është një mision i lehtë. Por Putini e di se kjo gjë mund të realizohet, ndaj ai i frikësohet shumë kësaj mundësie”- shton ai.

Para një operacioni të tillë, kryefjala është planifikimi, mbledhja e informacionit, dhe kuptimi i zakoneve të presidentit rus.

Për shembull, nuk ka asnjë mjet, sado i blinduar, që mund t’i mbijetojë shpërthimit të tonelatave eksplozivi të vendosur përgjatë rrugës. Ish-planifikuesi i “operacioneve të errëta” të DGSE thotë se të paktën një person brenda ose jashtë perimetrit të Putinit është gati ta tradhtojë atë dhe të bëhet “shkaktari” i eliminimit të tij.

“Do të jetë një operacion shumë i kushtueshëm. Por nisur nga përvoja ime, vë bast se një plan i tillë ekziston tashmë. Është gjithmonë aty në pritje për t`u zbatuar na varësi të ecurisë së gjërave”- thekson ai.

Helm për të eliminuar armiqtë

Helmin si një armë e pëlqen vetë Putin. Polonium-210 shkaktoi vdekjen e Alexander Litvinenko (ish-agjent i shërbimit sekret rus) në vitin 2006, ndërsa Novichok (një neurotoksinë shumë e fuqishme) ishte përgjegjëse për sulmin thuajse fatal të vitit 2018 ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal në Angli.

Për të mos harruar sulmin ndaj udhëheqësit rus të opozitës Alexei Navalny në vitin 2020, po ashtu me Novichok. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u përpoq që të nënvlerësonte tendencën ruse të asaj kohe për të përdorur helmin si armë ndaj kundërshtarëve, duke thënë se “në shumë vende të botës ndodhin shumë helmime çdo ditë”. Një konfirmim i saktë i metodës ruse./abcnews.al

The post Plane për të vrarë Putinin, çfarë po kurdisin shërbimet sekrete appeared first on Albeu.com.

Shërbimet sekrete japin alarmin: Rusia po bëhet gati të pushtojë Ukrainën, 90 mijë ushtarë në kufi
Nga Financial Times

Sipas inteligjencës perëndimore, mundësia që Rusia të pushtojë Ukrainën është shumë e madhe, pasi Moska ka vendosur më shumë se 90,000 trupa në kufirin e saj, sipas zëvendësministrit të mbrojtjes së Kievit.

Hanna Maliar, një eksperte tha për FT se interpretimet e inteligjencës perëndimore nënvizojnë “mundësinë e përshkallëzimit të situatës”. Kur u pyet nëse rreziku i agresionit ushtarak rus ishte më i lartë se gjatë viteve të fundit, ajo tha:: “Informacionet nga shërbimet tona të inteligjencës ushtarake përputhen me informacionin nga vendet e tjera partnere për mundësinë që Rusia të pushtojë Ukrainën këtë dimër.

Maliar shtoi se konkluzionet e aleatëve nuk bazoheshin vetëm në informacionin mbi numrin e trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas, duke sugjeruar se Uashingtoni kishte informacion shtesë mbi synimet e udhëheqësit rus Vladimir Putin. Shtetet e Bashkuara informuan aleatët e tyre javën e kaluar se Moska po përgatitej për një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Presidenti rus e cilësoi situatën alarmante dhe akuzoi NATO-n për nxitjen e tensioneve në rajon, për shkak të stërvitjeve të paplanifikuara, raporton abcnews.al

Trupat rusë janë vendosur pranë Donbasit në Ukrainën lindore, ku dy enklavat e mbështetura nga Moska kanë zhvilluar një luftë me Kievin që nga viti 2014, si dhe në zona të tjera në verilindje të Ukrainës dhe gadishulli i aneksuar i Krimesë, tha Maliar.

Kiev vlerëson se Rusia ka vendosur deri në 114,000 forca në veri, lindje dhe jug të Ukrainës, duke përfshirë rreth 92,000 trupa tokësore dhe pjesa tjetër janë forca ushtrarake ajrore dhe detare, tha për FT Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase.

Uashingtoni nuk ka krijuar ende një pamje të qartë të synimeve të Putin por Shtetet e Bashkuara kanë frikë se lëvizjet e fundit janë më serioze se lëvizjet e ngjashme në pranverë, kur Moska vendoi forca të ngjashme në kufi në atë që e quajti një stërvitje të paplanifikuar.

Në një deklaratë gjatë fundjavës, Putin tha se Moska ishte e shqetësuar për stërvitjet e paparalajmëruara të NATO-s në Detin e Zi që përfshinin forca të shumta ushtarake dhe avionë që mbanin armë bërthamore strategjike, të cilat sipas tij paraqesin një “sfidë serioze” për Rusinë, raporton abcnews.al

Putin tha se ai paralajmëroi Ministrinë e Mbrojtjes që të ndalojë stërvitjet e paplanifikuara në rajon dhe e kufizoi në “ndjekjen” e avionëve dhe anijeve të NATO-s, sepse sipas tij situata nuk duhet të përkeqësohet edhe më shumë.”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha gazetarëve të premten se Shtetet e Bashkuara janë të frikësuara nga fillimi i një konflikti pas një revolucioni pro-perëndimor në Kiev në vitin 2014, kur Rusia nxiti një luftë separatiste në Shtetet e Bashkuara. Në rajonin e Donbasit kanë humbur jetën më shumë 14,000 persona.

“Ne kemi parë në të kaluarën forca ruse të shumta të vendosura në kufijtë e Ukrainës, duke pretenduar një lloj provokimi nga Ukraina”, tha Blinken. “Kjo është ajo që ata bënë në 2014. Dhe diçka e tillë ngre shqetësime reale për të njëjtën gjë që ndodhi dikur”, e cila, sipas tij, “do të ishte një gabim i madh” .

Budanov, pjesë e inteligjencës ushtarake ukrainase, tha se forcat ruse “kanë lënë tanket, automjetet luftarake dhe avionët e tyre pranë kufirit tonë për një qëllim” pas stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në shkallë të gjerë me Bjellorusinë në shtator.

“Kjo mund të shihet si përgatitje për një pushtim në shkallë të gjerë dhe si një përpjekje për presion psikologjik,” tha ai.

Edhe pse Rusia gjithmonë e ka mohuar përfshirjen e saj në konflikt, ushtria e Moskës ndërhyri për të mbështetur separatistët ukrainas me trupa, logjistikë dhe pajisje, gjatë fazës aktive të luftës dhe vazhdon të udhëheqë forcat separatiste, sipas SHBA-së dhe BE-së. Bisedimet për përfundimin e konfliktit si pjesë e një plani paqeje të vitit 2015 në Minsk, të përfunduar me ndërmjetësimin francez dhe gjerman, kanë mbetur pezull kryesisht për shkak të refuzimit të Rusisë për të hequr dorë nga Ukraina, kontrolli i kufirit të tij dhe ngurrimi i Kievit për t’i dhënë fraksioneve separatiste autonomi në kushtetutën e tij.

Ministria e Jashtme e Francës tha këtë javë se Rusia ka refuzuar të zhvillojë një takim me Ukrainën dhe Gjermaninë për të diskutuar procesin e paqes në Donbas. Gjatë një interviste, Putin u ankua gjithashtu për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Turqia nga Ukraina – të cilët luajtën një rol kyç në fitoren e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh vitin e kaluar, gjatë një përleshjeje në Donbass, për të cilën ai tha se shkelte detyrimet e tij sipas traktatit.

“Por askush nuk reagon ndaj asaj. Europa tha diçka dhe Shtetet e Bashkuara e mbështetën atë. Dhe zyrtarët ukrainas e kanë përsëritur vazhdimisht se i kanë përdorur dhe do t’i përdorin përsëri. ”

Edhe nëse Rusia nuk pushton Ukrainën, lëvizja e trupave kufitare është de-stabilizuese, sipas një zyrtari europian. “Presioni i vazhdueshëm nga Rusia e bën më të vështirë zhvillimin dhe forcimin e Ukrainës si një shtet”, sipas një zyrtari./abcnews.al

The post Shërbimet sekrete japin alarmin: Rusia po bëhet gati të pushtojë Ukrainën, 90 mijë ushtarë në kufi appeared first on Albeu.com.