sherbimet e policise Archives - Albeu.com

Festimi gjatë ndërrimit të viteve, Gledis Nano ndan lajmin e mirë dhe paralajmëron!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është shprehur se gjatë ndërrimit të viteve nuk është shënuar asnjë aksident.

Ai gjithashtu është shprehur se do të rikthehet ora policore.

Komentet ai i bëri gjatë momenteve të inspektimit të shërbimeve të Policisë në terren duke i uruar për Vitin e Ri dhe falenderuar për angazhimin e punën e bërë prej tyre.

“Dua të falenderoj gjithë punonjësit e Policisë që kanë qenë në shërbim, kanë kryer një punë të mrekullueshme, po ashtu edhe të gjithë forcat e Policisë, të cilat janë në gadishmëri të plotë për të siguruar rend edhe qetësi në të gjithë territorin e Shqipërisë, nuk kemi patur asnjë incident deri më tani të raportuar apo të konstatuar. Fatmirësisht ky vit ka filluar me këmbë të mbarë, është e vërtetë që është një vit ndryshe dhe kërkohen masat anticovid, por siç i shikoni të gjithë njerëzit që po festojnë janë të gëzuar dhe une i uroj të gjithëve një vit të mbarë, të shëndetshëm dhe shumë të suksesshëm.

Në ditët në vijim situata do të kthehet në situatën normale dhe shërbimet e Policisë do të vazhdojnë shërbimet e tyre si i kanë kryer dhe më përpara, kështu që nuk presim ndonjë ndryshim të madh, të gjithë qytetarët e dinë sesi duhet të sillen në raport me masat anticovid dhe me shërbimet që kryen Policia, ashtu dhe me orarin e përcaktuar dhe për këtë do të ketë dhe njoftime nga ana jonë.

Deri më tani nuk kemi të konstatuar dhe të raportuar asnjë incident. Është një banesë, kemi marr një njoftim, ka shkuar zjarrfikësja dhe punonjësit e Policisë po marrin masa për shuarjen e zjarrit, në banesë nuk ka asnjë person të dëmtuar, shkakun do ta përcaktojmë më vonë dhe do të kemi një njoftim tjetër për shtyp, ju faleminderit, gëzuar të gjithëve.”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Lorenc Panganika, ka vizituar Sallën e Drejtimit dhe Komandimit në DVP Tiranë, ku ka uruar punonjësit e Policisë të cilët ishin në detyrë. Specialisti i drejtimit i ka raportuar Drejtorit të Përgjithshëm për situatën, e cila gjatë momenteve të ndërrimit të viteve ka kaluar pa probleme përsa i përket përdorimit të fishekzjarreve, si dhe nuk është evidentuar asnjë ngjarje kriminale”, është shprehur Nano për mediat./albeu.com/

The post Festimi gjatë ndërrimit të viteve, Gledis Nano ndan lajmin e mirë dhe paralajmëron! appeared first on Albeu.com.