sherbime sekrete Archives - Albeu.com

Atentati ndaj ish-presidentit, drejtoresha e Shërbimeve Sekrete: Nuk do të jap dorëheqjen!
Drejtoresha e Shërbimeve Sekrete amerikane Kimberly Cheatle tha se agjencia e saj është përgjegjëse për mbrojtjen e ish-presidentit Donald Trump dhe se përgjegjësia përfundimtare për atë që kjo agjenci bën, i takon asaj.

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin David Muir të rrjetit televiziv ‘ABC News’ ajo tha se reagimi i saj fillestar kur dëgjoi mbi sulmin me armë ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte “tronditje dhe më pas shqetësim”.

Zonja Cheatle shtoi se ajo nuk kishte në plan të largohej nga detyra dhe se agjencia që ajo drejton do të vazhdojë të jetë transparente e të komunikojë me publikun, siç u shpreh ajo.

Shërbimi Sekret shprehu mbështetjen të martën për policinë lokale mes kritikash për sigurinë në tubim e mbajtur të shtunën në Buttler të Pensilvanisë.

“U jemi thellësisht mirënjohës oficerëve që vrapuan drejt rrezikut për të gjetur personin e armatosur dhe të gjithë partnerëve tanë lokalë për angazhimin e tyre të palëkundur”, thuhej në një deklaratë të Shërbimit Sekret, të publikuar të martën.

“Çdo lajm që sugjeron se Shërbimi Sekret fajëson strukturat lokale të zbatimit të ligjit mbi ngjarjen e së shtunës, thjesht nuk është i vërtetë”.

Zyrtarët po kërkojnë të dinë se si një person i armatosur arriti të ngjitej në majë të një ndërtese e të qëllonte ish-presidentin Donald Trump.

Policia kishte marrë njoftime mbi personin e dyshimtë nga dëshmitarë që kishin treguan dhe bërtitur në drejtim të punonjësve të sigurisë që ndodheshin në vendgjarje, duke u treguar me gisht personin e armatosur mbi çatinë e një godine shumë pranë vendit ku po mbante fjalimin ish-presidenti Trump.

Media amerikane që kanë shqyrtuar video të marra nga të pranishëm nët tubim, thonë se policia është njoftuar të paktën 1 munutë e 57 sekonda përpara se Crooks të gjuante me armë.

Si pasojë e sulmit, zoti Trump u plagos në veshin e tij të djathtë si dhe dy persona të tjerë, pjesëmarrës në tubim.

Një ish-shef i shërbimeve zjarrfikësve, 50-vjeçari Corey Comperatore, u vra duke mbrojtur familjen e tij.

Çështja do të hetohet edhe nga Kongresi – përveç një rishikimi të urdhëruar nga Presidenti Joe Biden.

Zoti Biden ka urdhëruar një hetim të pavarur të atentatit kundër ish-presidentit, përfshirë masat e sigurisë të marra për tubimin.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas tha se ai kishte “besim të plotë” tek Shërbimi Sekret, por pranoi se personi i armatosur nuk duhet të kishte arritur kurrë në atë pozicion që çoi në rrezikimin e jetës së ish-presidentit.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Alejandro Mayorkas, agjencia e të cilit përfshin edhe Shërbimin Sekret, u tha gazetarëve të hënën se ai priste që një hetim i pavarur mbi ngjarjen të fillonte brenda disa ditësh.

Zoti Mayorkas tha se hetimi do të shqyrtojë veprimet e Shërbimit Sekret dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit “para, gjatë dhe pas sulmit të armatosur, për të identifikuar veprimet e menjëhershme dhe ato që kërkonin kohë, për të siguruar që misioni për mbrojtjen e ish-presidentit ishte përmbushur në mënyrë më efektive”.

Çështja po hetohet nga disa komisione të Kongresit. Ligjvënësit janë shprehur të alarmuar se si personi i armatosur, I identifikuar si Thomas Matthew Crooks, ishte në gjendje të hapte zjarr nga çatia e një godine që ishte vetëm 135 metra larg nga ish-presidenti.

Kongresi ka caktuar që seanca e parë e dëshmisë së zonjës Cheatle të mbahet më 22 korrik. Drejtoresha e Shërbimeve Sekrete do të flasë para Komisionit të Dhomës për Mbikqyrjen dhe Llogaridhënien. /voa

The post Atentati ndaj ish-presidentit, drejtoresha e Shërbimeve Sekrete: Nuk do të jap dorëheqjen! appeared first on Albeu.com.

Shërbimet Sekrete në Bullgari: Skandale dhe reforma
Kur për shërbimet sekrete në Bullgari flitet në media, kjo rrallë ka të bëjë me politikën e sigurisë. Në vend të kësaj, shpesh bëhet fjalë për skandale politike. Në fund, zakonisht ka dy pyetje: Sa ndikim politik kanë autoritetet e sigurisë në vend? Dhe kujt i shërbejnë ato në të vërtetë?

Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës këto çështje janë bërë edhe më aktuale – jo vetëm për Bullgarinë, por për të gjithë Evropën. Sepse një pjesë e elitës politike bullgare dhe një pjesë e shërbimeve sekrete janë pro-ruse, herë haptazi, herë fshehurazi. Besnikëria e shërbimeve sekrete kohët e fundit është vënë në pikëpyetje si në qeverinë e re bullgare ashtu edhe në qarqet e NATO-s dhe BE-së.

Se sa të dyshimta janë gjërat në sektorin e shërbimeve sekrete u tregua për herë të fundit në fillim të majit 2023. Në atë kohë, liderët e partive reformuese, Bullgaria Demokratike (DB) dhe Ne Vazhdojmë Ndryshimet (PP), ish-kryeministri Kiril Petkov dhe Hristo Ivanov, shpalli reformën e shërbimeve bullgare të sigurisë si prioritet për qeverinë e re. Së shpejti pasuan një sërë skandalesh.

Vetëm disa ditë pas njoftimit, Radostin Vasilev, ish-anëtar i partisë PP të Petkovit, publikoi një regjistrim të një takimi të mbyllur të partisë. Përmbajtja: Deklaratat e supozuara të Petkovit dhe zëvendësit të tij Asen Vasilev për koordinimin e reformave të tyre dhe detaje personale individuale me Komisionin e BE-së dhe ambasadat perëndimore në Bullgari. Petkov dhe Ivanov e përshkruan veprimin si një operacion të shërbimit sekret. Sipas dy liderëve të partive, kjo duhet të kishte penguar formimin e qeverisë dhe reformat, të cilat nuk kishin përfunduar ende në atë kohë.

Kritika për tradhti

Pak ditë më vonë, pasoi akti tjetër në telenovelën politike: me kërkesë të Kostadin Kostadinovit, kreu i partisë ultra-nacionaliste, pro-ruse Rilindja, u morën në pyetje krerët e inteligjencës vendase, të huaja dhe ushtarake të emëruar nga Presidenti Radev. Ata përdorën projektligjin për të akuzuar në mënyrë indirekte ish-kryeministrin Petkov dhe qeverinë e tij, e cila do të jetë në detyrë nga dimri 2021 deri në verën e 2022, për tradhti.

Kreu i shërbimit sekret DANS, Plamen Tonçev, raportoi për një hetim nga agjencia e tij ndaj një prej këshilltarëve të Petkovit. Ai nuk përmendi ndonjë emër. Por sipas raporteve të vazhdueshme të medias bullgare, ishte politologia Vesela Çerneva, këshilltare e politikës së jashtme e Petkovit dhe drejtoreshë e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) në Sofje. Sipas Tonçevit, DANS ka iniciuar procedura paraprake kundër saj për tradhti, sepse thuhet se ajo “i ka transmetuar informacion një qytetari të Maqedonisë së Veriut” në negociatat për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në vazhdim me shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut. Çerneva tha në TV bullgar: “Unë kurrë nuk jam marrë në pyetje në asnjë hetim dhe askush nga DANS nuk ka folur me mua për këtë çështje. Prandaj e gjithë kjo më duket e motivuar politikisht.”

Pse duhet të bëhet reforma e shëbimeve serkete?

Shërbimet sekrete bullgare janë konsideruar prej kohësh si institucione skandaloze dhe burime pasigurie brenda BE-së dhe NATO-s. Ata bashkëpunojnë mirë me partnerët e tyre perëndimorë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, siç thotë për DW, ish-kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme gjermane BND, Gerhard Schindler. Por ata janë ende të rënduar nga trashëgimia e ish-sigurimit të shtetit komunist DS.

Për shembull, deri para disa vitesh, çdo shef në detyrë i shërbimit sekret e kishte filluar karrierën e tij në aparatin e represionit të regjimit komunist. Kjo nuk ishte vetëm një barrë morale, por u reflektua edhe në skandalet e shumta të përgjimeve dhe një “marrëdhënie speciale” me Rusinë dhe shërbimet e saj sekrete. Për shembull, raportimi nga shërbimet sekrete bullgare për sulmin rus ndaj Ukrainës dëmtoi besimin e qeverisë Petkov në punën e saj. Ata fillimisht nuk arritën të parashikonin sulmin e Rusisë dhe më pas parashikuan një fund të shpejtë të luftës në favor të Moskës.

Sulmet ndaj fabrikave të armëve

Kryeministri Nikolai Denkov, i cili u zgjodh më 6 qershor 2023, vetëm pak ditë pas seancës skandaloze parlamentare të krerëve të shërbimit sekret, deklaroi se reforma e shërbimit sekret duhet të reduktojë në radhë të parë ndikimin rus. Incidentet e ndikimit dhe sabotazhit të supozuar rus, si sulmet e shumta kundër fabrikave bullgare të armëve dhe helmimi i tregtarit të armëve Emilian Gebrev, më në fund duhet të hetohen seriozisht. Nuk ka pasur përparim konkret hetimor për më shumë se dhjetë vjet.

Kiril Petkov e sheh gjithashtu reformën e shërbimit sekret si pjesë të reformave të tij kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Sipas ish-kryeministrit, shteti i së drejtës nuk do të ishte i mundur pa një shërbim sekret të depolitizuar. Po, shton një ish-punonjës i qeverisë që këmbëngul për anonimitetin në bisedë me DW: Prioriteti i reformës së shërbimit sekret ka të bëjë edhe me faktin se Petkov fajëson ndikimin politik të shërbimeve për dështimin e qeverisë së tij në 2022.

Reformë apo vetëm premtime?

Si duhet të duket tani reforma në shërbimin sekret? Nga njëra anë, krerët e shërbimeve sekrete nuk do të emërohen më nga presidenti, siç ndodhte më parë, por do të zgjidhen nga shumica parlamentare. Për Hristo Ivanov, kjo pikë është veçanërisht e rëndësishme për të reduktuar ndikimin e presidentit Rumen Radev në politikën e përditshme dhe për të mundësuar një “kthim në demokracinë parlamentare”, siç thotë ai për DW. Radev ka përdorur trazirat e brendshme politike të viteve të fundit për të ndërhyrë në politikën e brendshme shumë përtej kompetencës së tij. Ai konsiderohet gjithashtu tejet pro-rus.

Elementi i dytë i reformës së inteligjencës që Hristo Ivanov kërkon prej vitesh është një kontroll i rreptë i besnikërisë ndaj të gjithë punonjësve të agjencive të sigurisë. Kjo është për t’u siguruar që ata të mos punojnë për agjencitë e huaja të inteligjencës, të mos kenë lidhje me krimin e organizuar ose të jenë të angazhuar në interesa biznesi.

Nuk dihet nëse këto dy masa janë të mjaftueshme për të thyer ndërhyrjen politike të shërbimeve sekrete. Vetëm në korrik shërbimi sekret vendas DANS ndërhyri sërish në ngjarjet aktuale politike me publikimin e raportit vjetor. Raporti paralajmëroi se lufta në Ukrainë mund të përhapet në shtete të tjera. Gjëja shpërthyese në lidhje me të: analizat e politikës së jashtme nuk janë pjesë e punës së shërbimit të brendshëm të inteligjencës. Megjithatë, DANS i lëshoi ​​ato pikërisht kur qeveria e re po përgatitej të zbatonte ndihmën ushtarake për Ukrainën. Ajo ishte vonuar nga qeveria kalimtare e vënë në detyrë nga Presidenti Radew.

Edhe një herë, shërbimi sekret është përfshirë në mosmarrëveshjen e vazhdueshme midis presidentit Radev, i cili refuzon çdo ndihmë ushtarake për Ukrainën, dhe partive properëndimore GERB, DB dhe PP. Çështja e fuqisë së shërbimeve sekrete të vjetra dhe të reja në Bullgari do të mbetet në agjendën politike edhe disa kohë./dw

The post Shërbimet Sekrete në Bullgari: Skandale dhe reforma appeared first on Albeu.com.

Pikëpyetje të mëdha mbi sulmin e Stambollit: A u inskenua nga shërbimet sekrete turke për të justifikuar operacionet e reja ndaj kurdëve në Siri?
Nga Turkmen Terzi “Turkish Minute”

Policia turke ka arrestuar një “shtetase siriane” të quajtur Ahlam Albashir, e cila pretendon se është përgjegjëse për shpërthimin e një bombe më 13 nëntor që vrau 6 persona dhe plagosi 81 të tjerë në pedonalen e njohur İstiklal në Stamboll.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, deklaroi një ditë pas sulmit që Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe dega e saj siriane, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), ishin përgjegjëse për sulmin vdekjeprurës. Nga ana e tyre PKK dhe YPG kanë mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje.

Ndërkohë një zyrtar i lartë turk i tha agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters se autoritetet turke nuk përjashtojnë mundësinë që autori të ketë lidhje me Shtetin Islamik në Irak dhe Levant (ISIL). Por ai shpërthim vdekjeprurës, që kishte në shënjestër civilët, ishte me shumë gjasa një inskenim i ri i presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, përpara samitit të G-20.

Sulmi vdekjeprurës ka lënë shumë pyetje pa përgjigje. Sipas një sërë ngjarjesh rreth tragjedisë, autoritetet turke pretendojnë se Albashir shkoi me një taksi në një banesë në lagjen Esenler të Stambollit për të tërhequr paratë pasi kishte lënë bombën në vendin e rekomanduar.

Nga atje ajo shkoi në Küçükçekmece, ku policia e arrestoi në shtëpinë e saj. Policia ka bastisur gjithsej 21 lokacione, duke ndaluar 46 persona që kanë qenë në kontakt me Albashirin gjatë operacionit. Agjencia e lajmeve Anadolu raportoi se “terroristja pranoi se ishte ajo që e kishte kryer sulmin me bombë rreth orës 16:20 të së dielës, me urdhër të selisë së organizatës terroriste PKK/YPG në Kobane të Sirisë”.

Është e pazakontë që PKK të synojë civilët në qytete, dhe për më tepër organizata e armatosur do t’i zhvendoste normalisht militantët e saj menjëherë në male pas një sulmi. Militantët e PKK-së nuk qëndrojnë në qytete, duke e ditur se forcat turke të sigurisë janë lehtësisht në gjendje që t’i gjurmojnë ata.

PKK ka luftuar kundër shtetit turk që nga vitet 1980 për të krijuar një entitet autonom ose të pavarur kurd në Turqinë juglindore me shumicë kurde, ndaj grupi ka përvojë në kryerjen e sulmeve. Turqia, BE dhe SHBA e kanë listuar PKK-në si një organizatë terroriste.

Fakti i dytë i pazakontë është se nuk ka shumë gjasa që një terrorist i trajnuar ose operativ i inteligjencës të presë 45 minuta me një bombë në një vend që monitorohet gjatë gjithë kohës nga më shumë se 1000 kamera ÇTV. Pamjet e tyre tregojnë se Albashir pret e qetë për rreth 45 minuta me çantën që përdori për të transportuar bombën.

Sipas ekspertit turk të sigurisë Emre Uslu, ajo ndoshta nuk ishte në dijeni se kishte një bombë në çantën e saj. Fakti tjetër i dyshimtë është se nuk është gjetur ende një person që ka hyrë në Turqi së bashku me Albashir 4 muaj më parë. Albashir dhe ky person shtireshin si çift, dhe punonin në një punishte tekstili në Stamboll.

Pikëpyetja tjetër është pse Albashir mbante me vete celularin e saj gjatë sulmit. Çdo militant me përvojë e di se nuk duhet të mbajë ndonjë pajisje elektronike, përveçse nëse personi është një kamikaz. Një pikëpyetje është se si ka mundësi që policia turke nuk e vuri re për më shumë se 40 minuta.

Për më tepër, nëse Albashir është një arabe siç pretendohet – madje disa thonë se është etiopiane – PKK është një organizatë e armatosur kurde dhe nuk ka rekrutuar ndonjëherë arabë apo afrikanë etnikë. Një tjetër fakt i çuditshëm është se sipas deklaratës zyrtare të Turqisë, Albashir dhe partneri i saj kanë hyrë në Turqi përmes Afrin në Sirinë Veriperëndimore.

Turqia e kontrollon këtë rajon që nga viti 2018, dhe gruaja do ta kishte të vështirë të hynte në Turqi duke përdorur këtë rrugë. Sulmi i së dielës mund të jetë kryer edhe nga grupet e armatosura siriane të mbështetura nga Turqia. Turqia mbështet grupet e Ushtrisë së Lirë Siriane (SNA) në Siri, të cilat luftojnë vazhdimisht midis tyre.

Hay’at Tahrir al-Sham (HTS), ish dega e Al-Kaedës në Siri, e pushtoi Afrinin në fillim të muajit të kaluar. Ka raporte se Turqia po përpiqet të mobilizojë të gjitha grupet e armatosura në qytetet siriane të kontrolluara nga Turqia si Afrin, Jarabulus dhe Tal Abyad nën SNA. HTS është tërhequr kryesisht nga Afrini që nga ndërhyrja turke atje, por grupet e mbështetura nga Turqia e akuzojnë Ankaranë se është në anën e Rusisë dhe se i ka shitur ato. Sulmi në rrugën İstiklal ka më shumë gjasa të jetë një “operacion i rremë” i inskenuar nga shërbimi sekret turk për të justifikuar një operacion të ri në Siri.

Turqia e ka goditur YPG-në, grupin e armatosur që është elementi kryesor luftarak i Forcave Demokratike Siriane (SDF), në Sirinë verilindore që nga tetori i vitit 2019 pas vendimit të presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga kufiri i Sirisë me Turqinë.

Bashkë me vendet kryesore perëndimore, SHBA-ja i mbështeti këto grupime kurde kundër ISIL. Turqia e sheh YPG-në si një zgjatim të PKK-së, dhe po përpiqet të marrë nën kontroll qytetet kurde si Kobani, Manbij dhe Tel Rifaat në Sirinë Veriore që mbahen nga forcat e YPG-së.

Nga ana tjetër, Erdogan ka dështuar që nga tetori 2021 të marrë lejen e Rusisë dhe Shteteve të  Bashkuara për operacionin e tij në Siri. Duket se tani Turqia ka një justifikim të fortë për të shënjestuar forcat kurde në Siri, pasi Soylu tha se Albashir e mori urdhrin për sulmin terrorist nga Kobani, ku PKK/YPG ka selinë e saj në Siri.

Soylu shtoi se nëse forcat e sigurisë nuk do ta kishin kapur autoren e dyshuar, ajo do të ishte arratisur në Greqi. Ankraja e akuzon Athinën se po strehon terroristët e PKK-së, dhe midis 2 fqinjëve ka aktualisht nivele të larta tensioni mbi sovranitetin e disa ishujve dhe të drejtat detare në detin Egje.

Turqia njoftoi se Albashir është një terroriste siriane e trajnuar nga PKK. Por shumë përdorues të mediave sociale, komentuan se ajo nuk është një kurde siriane apo arabe, nga Etiopia ose Eritrea, pasi ka një tatuazh në kyçin e dorës me shkrime në gjuhën semite etiopiane.

Një grua somaleze e shfaqur në një video-mesazh pohoi se Albashir është motra e saj. Ajo tha se jeton në Stamboll, se nuk është autore e sulmit, dhe as anëtare e PKK-së apo e ndonjë organizate tjetër terroriste. Po ashtu është interesant fakti i publikuar nga uebsajti turk T24, sipas të cilit ishin kryer 2 telefonata midis Mehmet Emin İlhan, një anëtar i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) të ekstremit të djathtë turk dhe Albashir. MHP është aleate e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdogan që nga viti 2018.

Ndërsa autoritetet turke nxituan në vlerësimet e tyre në lidhje me autorin, sulmi në rrugën İstiklal ngre ende shumë pikëpyetje. Turqia përjetoi një tentativë misterioze për një grusht shteti më 15 korrik 2016. Një komision parlamentar i formuar për të hetuar atë ngjarje përfundoi pa dëgjimin e personave kyç si presidenti Erdogan, shefit të atëhershëm të ushtrisë Hulusi Akar, dhe kreut të inteligjencës Hakan Fidan.

Për më tepër dhe raporti i tij cilësohet si “humbur”. Erdogan nxitoi të akuzonte lëvizjen  Gulen me bazë besimin fetar për orkestrimin e tentativës për grusht shteti, edhe pse kjo lëvizje mohon me forcë çdo lloj përfshirje. Puçi i dështuar i 15 korrikut 2016 i dha Erdoganit mundësinë për të dëbuar të gjithë kundërshtarët e tij nga institucionet kryesore qeveritare.

Gjeneralët e ushtrisë turke ishin kundër hyrjes në Siri, por Erdogani spastroi shumë prej tyre, dhe ushtria turke kreu operacionin e saj të parë në Siri vetëm një muaj pas të ashtuquajturës përpjekje për grusht shteti. Duket se, ngjashëm me tentativën për grusht shteti, shpërthimi misterioz në rrugën İstiklal i jep Erdoganit një justifikim për të kryer operacione të reja ushtarake ndaj qyteteve siriane me shumicë kurde.

/albeu.com

The post Pikëpyetje të mëdha mbi sulmin e Stambollit: A u inskenua nga shërbimet sekrete turke për të justifikuar operacionet e reja ndaj kurdëve në Siri? appeared first on Albeu.com.

Si shërbimet sekrete ruse e gënjyen Vladimir Putinin
Nga Stefano Vespa “Formiche.net”

Një raport i “The Royal United Services Institute” (RUSI), një think-tank i njohur në Britaninë e Madhe, shpjegon se çfarë ndodhi me Putinin, bazuar në dokumentet origjinale të inteligjencës ruse, të vëna në dispozicion nga autoritetet ukrainase.

Vendimi për pushtimin e Ukrainës, u mor në bazë të një studimi të kryer javët e fundit, por që fotografoi një realitet në kohë paqeje, pa analizuar nëse ai realitet do të kishte ndryshuar apo jo nën bombardimet intensive, si ato që po shihen këto ditë në mbarë Ukrainën.

Mund të duket e pabesueshme, por arsyeja pse presidenti rus Vladimir Putin ishte i bindur se mund ta fitonte luftën në Ukrainë brenda dy ditësh, dhe të rikthehej në shtëpi pasi të vendoste në Kiev një qeveri kukull, është një raport i shërbimit sekret të brendshëm, FSB, që “fotografoi”  një realitetet shoqëror dhe politik shumë të ndryshëm nga ai që është në realitet.

Vendimi për pushtimin e Ukrainës, u mor në bazë të një investigimi të kryer javët e fundit mbi situatën ekonomike, sociale dhe politike të porositur nga Drejtoria e Nëntë e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), pra ajo që merret zakonisht me vendet fqinje.

Sipas këtij studimi, në fillimin e muajit shkurtit, një pjesë e madhe e ukrainasve shpreheshin pesimistë për të ardhmen, nuk kishin besim tek politikanët dhe institucionet, dhe ishin të shqetësuar për rritjen e inflacionit dhe koston e jetesës.

Puna e presidentit presidenti Volodymyr Zelensky pëlqehej nga vetëm 27 për qind e qytetarëve. Ndërkohë 67 për qind e ukrainasve shprehin mosbesim ndaj tij, ndryshe nga 68 për qind e tyre që kishin shumë besim tek ushtria ukrainase.

Po ashtu Putinit iu raportua një mungesë e theksuar e besimit tek policia dhe shërbimet e sigurisë së brendshme. Vlerësimi ndaj parlamentit dhe partive politike ishte shumë i keq, me respektivisht 11 për qind dhe 8 për qind. Në fakt, 40 për qind e qytetarëve iu përgjigjën sondazhit se nuk do ta mbronin Ukrainën nëse ajo do të pushtohej.

Shumica kishte besim tek forcat e armatosura në rastin e një pushtimi, pavarësisht se ato ishin inferiorë ndaj rusëve, gjë për të cilin ukrainasit ishin të vetëdijshëm. 90 për qind e të anketuarve e dinin që Moska po vendoste një numër të madh trupash dhe armatime në kufi më Ukrainën, por nuk besonin se kjo do të pasohej nga një luftë e vërtetë.

Kishte edhe elementë të tjerë që e mashtruan Kremlinin. Për shembull, më shumë se gjysma e ukrainasve kishin një mendim të mirë për Kishën Ortodokse, pavarësisht se ishte të vetëdijshëm se të qenit e saj si pjesë e Patriarkanës së Moskës, nënkuptonte infiltrimin e shërbimeve sekrete ruse.

Nga pikëpamja rajonale, banorët e Ukrainës Juglindore, ishin ata që kishin shumë më pak besim tek shteti. Të gjitha këto të dhëna ishin edhe baza e fjalimit televiziv të Vladimir Putinit në pragun e pushtimit, kur ai foli për Ukrainën, duke ripërshkruar panoramën që i dha FSB-ja e tij.

Në këto kushte, institucionet më të mbështetura nga ukrainasit, si forcat e armatosura, ishin ato kundër të cilave rusët synonin të sulmonin më shpejt dhe me vendosmëri. Por deri më tani gjërat kanë shkuar shumë ndryshe. Rusët e nënvlerësuan mobilizimin popullor dhe faktin se vetëm në Ukrainën Juglindore, nuk kishte dëshirë për t’u mbrojtur nga një pushtim rus.

Njëkohësisht, analiza e FSB-së paralajmëronte se lufta do të fitohej edhe humbej në Kiev, dhe se forcat speciale do të goditnin fort organizatat e mbrojtjes civile. Me pak fjalë, thekson raporti i think-tankut britanik, cilido që e planifikoi pushtimin e mori seriozisht atë dokument të FSB-së, duke e bindur veten se Rusia do të kishte një shans të mirë për të shkatërruar shumë shpejt institucionet ukrainase.

Po ashtu mendohej se Moska do t’i bindte shpejt ukrainasit se mund të ofronte për një adresim më të mirë të problemit të korrupsionit, pavarësisht se ky është një problem endemik në Rusi, përveç varfërimit të dukshëm të territoreve të Donetskut dhe Luganskut që nga viti 2014.

Prandaj, edhe nëse FSB-ja kishte të gjitha të dhënat për ndryshimet sociale dhe për opinionin e qytetarëve ukrainas që nga viti 2006, ajo nuk ka marrë parasysh se sa do të kishte ndikuar një ndryshim epokal, siç është një pushtim u huaj.

Sulmet ajrore, të cilat Putini nuk i ka shfrytëzuar masivisht deri më tani, perceptohen negativisht, edhe nëse do të synonin vetëm objektiva ushtarakë. Pasojat janë urrejtja ndaj atyre që sulmojnë, dhe një rezistencë akoma më e fortë.

Pjese e punës së shërbimeve sekrete, është edhe hedhja e hipotezave mbi pasojat e një veprimi, dhe dhënia e këshillave më të mira për “vendimmarrësit politikë”. Por një gjë ishte situata në kohën e këtij investigimi, dhe krejtësisht tjetër gjë situata pas pushtimit.

Me sa duket, edhe Drejtoria e Nëntë e FSB-së e kufizoi veten tek hedhja në letër e gjendjes shpirtërore të banorëve në lindje të lumit Dnieper, pa marrë parasysh se si ndiheshin ukrainasit e tjerë në perëndim të këtij lumi dhe në kryeqytetin Kiev.

Këto gafa të mëdha në planifikimin paraprak të sulmit, po e vendosin Putinin në vështirësi të mëdha. Dhe autorët e raportit të RUSI, shkruajnë se udhëheqësi rus mund të kalojë nga premtimi për qeverisje të mirë në një shtypje të pamëshirshme. Raporti në fjalë titullohet “Ukraina përmes syve të Rusisë”. Mesa duket drejtuesit e FSB duhet të ndryshojnë okulistin. /abcnews.al

The post Si shërbimet sekrete ruse e gënjyen Vladimir Putinin appeared first on Albeu.com.