sherbim ushtarak Archives - Albeu.com

Tajvani zgjat shërbimin e detyrueshëm ushtarak për shkak të Kinës
Tajvani njoftoi se do të zgjasë shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga katër muaj në një vit, duke u thirrur nga kërcënimi që po paraqet Kina, që sipas Tajvanit, është gjithnjë e më armiqësore.

Pekini e konsideron Tajvanin si pjesë të tij që ka thënë se do ta marrë një ditë, edhe me forcë nëse është e nevojshme. Ky ishull vetëqeverisës përballet me frikë të vazhdueshme nga një pushtim kinez.

Viteve të fundit, Kina, nën udhëheqjen e presidentit Xi Jinping ka intensifikuar kërcënimin ndaj Tajvanit. Po ashtu, pushtimi rus i Ukrainës ka thelluar më shumë shqetësimet në Tajvan se Kina mund të ndërmarrë lëvizje të ngjashme dhe të aneksojë ishullin.

“Kërcënimet e Kinës kundër Tajvanit tani janë bërë më të qarta”, tha presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, gjatë një konference për media pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Askush nuk do luftë…. por, bashkëkombës të mi, paqja nuk do të bie nga qielli”, tha ajo.

“Shërbimi aktual ushtarak prej katër muajsh nuk është i mjaftueshëm, pasi ne po përballemi me një situatë që po ndryshon shpejt. Ne kemi vendosur që ta rikthejmë shërbimin ushtarak prej një viti duke filluar nga viti 2024”.

Tsai tha se ky vendim do të aplikohet ndaj personave që kanë lindur pas 1 janarit të vitit 2005.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak dikur ishte shumë jopopullor në Tajvan, dhe qeveritë e kaluara vendosën që ky shërbim nga një vit të bëhej në katër muaj.

Por, sondazhet e fundit tregojnë se mbi tre e katërta e të anketuarve tani besojnë se katër muaj shërbim ushtarak janë pak.

Tsai tha se vendimi për kohëzgjatjen e shërbimit ushtarak ishte “vendim jashtëzakonisht i vështirë… për të siguruar mënyrë demokratike të jetës për gjeneratat e ardhshme”.

“Ne mund të shmangin një luftë duke u përgatitur për një të tillë dhe ne mund të ndalim një luftë, vetëm nëse jemi të aftë të luftojmë”, theksoi ajo.

Tajvani dhe Kina janë ndarë në fund të Luftës Civile Kineze të vitit 1949 dhe presidentja Tsai tha se bashkimi me Kinën nuk është opsion i pranueshëm nga banorët e ishullit.

Njoftimi për kohëzgjatjen e shërbimit ushtarak në Tajvan erdhi dy ditë pasi ushtria kineze kreu stërvitje ushtarake pranë këtij ishulli. Pekini tha se stërvitjet ishin në përgjigje të “provokimeve” dhe “marrëveshjeve të fshehta” që sipas tij po bëjnë Tajpei dhe Uashingtoni./REL

The post Tajvani zgjat shërbimin e detyrueshëm ushtarak për shkak të Kinës appeared first on Albeu.com.

Zelensky i “tërheq veshin” Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura: Mos merrni vendime pa mua në vazhdim
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka kërkuar një shpjegim nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në lidhje me kufizimet e udhëtimit të rekrutëve, raporton Kyiv Independent.

“I kërkoj Shtabit të Përgjithshëm të mos marrë vendime të ngjashme pa mua në në vazhdim,” tha ai.

The General Staff of Ukraine’s Armed Forces said on July 5 that people subject to military service, conscripts, and reservists would have to obtain permission from the local military registration and enlistment office in order to leave their place of residence.

— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) July 5, 2022

Më 5 korrik, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se individët që i nënshtrohen shërbimit ushtarak, rekrutët dhe rezervistët do të duhet të marrin leje nga zyra lokale e regjistrimit dhe regjistrimit ushtarak në mënyrë që të largohen nga vendbanimi i tyre.

The post Zelensky i “tërheq veshin” Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura: Mos merrni vendime pa mua në vazhdim appeared first on Albeu.com.