shenje horoskopi e ardhmja Archives - Albeu.com

Kjo shenjë Horoskopi ka fuqinë të parashikojë të ardhmen
Planeti i tij dominues është Neptuni dhe është i lidhur edhe me ëndrrat dhe vizionet. Këta njerëz kanë besim dhe shpresë të madhe, duke ndier simpati dhe i ndiejnë mirë vibracionet e të tjerëve. Këta janë Peshqit!

Ata jetojnë në botën e përbërë nga ëndrrat. Dallojnë nga të tjerët për nga fantazia, kreativiteti, intuita dhe shpirti vizionar, por shpesh posedojnë disa aftësi dhe talente të rralla.

Më së miri punojnë në atmosferë të qetë dhe inspiruese, sepse të gjitha ndikimet negative i ndiejnë thellë, kështu që zhurma dhe shamatat mund ta pengojnë procesin kreativ.

Ata shfaqen nëpërmjet ngjyrës, vallëzimit, por shpesh veten nuk dinë ta nxjerrin në pah dhe t’i shfrytëzojnë aftësitë e veta. Gjithmonë u duhet ndihma nga ndonjë tjetër.

Veç Gaforres dhe Akrepit, Peshqit janë gjithashtu shenja uji. Në astrologji, uji është element i ndjenjave. Në atë mënyrë kanë aftësi që të shohin gjëra të papara, të cilat tregojnë gjendjen para se diçka të ndodh.

Si Binjakët, Virgjëreshat dhe Shigjetarët, edhe Peshqit janë me karakter të ndryshueshëm, gjë që do të thotë që lehtë mund t’i impresiononi.

Me Peshqit sundon Neptuni, planeti i cili është i lidhur me magjistarët dhe me tipat e ndryshëm mistikë.

Peshqit, si shenjë e fundit në Zodiak, dëshirojnë të mbrojnë mbetjet e çmueshme të ciklit paraprak për të ardhmen e panjohur e cila i pret. Me një këmbë janë në realitet, me tjetrën në ardhmëri, shpesh kanë vizione se çka do të mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Ashtu si Peshqit nuk shohin në ujin në të cilin notojnë, të lindurit në këtë shenjë horoskopi shpesh nuk e dinë që janë parashikues. Këtë e mësojnë kur u shfaqen vizione të vogla.

Peshqit mund të ëndërrojnë për gjërat të cilat tregojnë ngjarje të rëndësishme, ndërkaq karakteristika e tyre më e rëndësishme është që lehtë njohin dhe lexojnë “shenjat” përreth tyre.

Për shumicën e njerëzve të lindur në këtë shenjë horoskopi është e rëndësishme qetësia shpirtërore. Shpesh kërkojnë ndihmën e parashikuesve të caktuar për të ikur nga realiteti.

Motoja e tyre është “Ndihem… dhe kryesisht i udhëheq intuita. Në shoqëri të Peshqve mund të zhvilloni intuitën tuaj, fantazinë dhe telepatinë dhe lidhjen me të pavetëdijshmen.

The post Kjo shenjë Horoskopi ka fuqinë të parashikojë të ardhmen appeared first on Albeu.com.