shenjat e mungeses se hekurit Archives - Albeu.com

Nga ngjyra e lëkurës te thonjt, shenjat që trupi po ju thotë se keni mungesë hekuri
Një dietë e shëndetshme nuk është vetëm për ata që duan të humbin peshë, por një domosdoshmëri për të gjithë. Një dietë që i mungojnë yndyrnat dhe kaloritë e tepërta është e dobishme për humbjen e peshës, por në të njëjtën kohë, duhet që ushqimi që konsumon të jetë i pasur me lëndë ushqyese thelbësore që kërkohen për aktivitetet e përditshme, proceset trupore dhe funksionin mendor. Hekuri është një mineral që kërkohet nga trupi për funksione jetësore si transportimi i gjakut në të gjitha pjesët e trupit. Mungesa e hekurit çon në anemi dhe është një gjendje shumë e përhapur tek gratë e të gjitha grupmoshave. Nuk duhet anashkaluar, prandaj hidhuni një sy 5 treguesve më të shpeshtë të mungesës së hekurit.

Lodhje ekstreme

Nëse vazhdoni me aktivitetet tuaja të përditshme, siç bëni zakonisht, por ndjenja e lodhjes është shumë ekstreme së fundmi, atëherë ky është një tregues shumë i qartë i mungesës së hekurit (veçanërisht lodhja jashtëzakonisht e madhe, e cila mund të kthehet në një gjë kronike). Kur bërja e aktiviteteve të përditshme ndihet si detyrë, kjo është një shenjë e qartë e mungesës së hekurit, sepse pjesët e trupit tuaj nuk po marrin oksigjen të mjaftueshëm, gjë që çon në oksidim joefikas të ushqimit dhe rrjedhimisht në nivele të ulëta të energjisë.

Dhimbje koke ose marramendje

Nivelet e ulëta të hekurit çojnë në furnizim të pamjaftueshëm të oksigjenit në pjesë të ndryshme të trupit ku përfshihet edhe truri. Mungesa e oksigjenit në tru mund të rezultojë në marramendje, shqetësim dhe dhimbje koke. Tek gratë me menstruacione, mungesa e hekurit është lidhur edhe me migrenën.

Thonj të brishtë

Thonjtë e brishtë janë një tregues i qartë i mungesës së hekurit. Nivelet e ulëta të qelizave të kuqe të gjakut bëjnë që thonjtë të jenë më të dobët dhe të brishtë dhe të thyhen jashtëzakonisht lehtë.

Zbehtësi

Meqenëse hekuri është jetik për transportimin e gjakut në të gjitha pjesët e trupit, mungesa e hekurit çon në zbehje për shkak të rrjedhjes së pamjaftueshme të gjakut. Lëkura duket e verdhë nëse mungesa e hekurit është shumë e lartë.

Dhimbje gjoksi

Edhe dhimbja e gjoksit është rezultat i niveleve të ulëta të furnizimit me oksigjen në të gjitha pjesët e trupit. Meqenëse oksigjeni transportohet nga gjaku dhe hekuri luan një rol jetik për ta bërë këtë, mungesa e hekurit në trup prish rrjedhjen e gjakut dhe çon në nivele më të ulëta të oksigjenit dhe përfundimisht vështirësi në frymëmarrje. Kjo ndonjëherë mund të çojë edhe në dhimbje gjoksi. Testoni nivelet e hemoglobinës nëse keni episode të shpeshta të dhimbjes në gjoks

The post Nga ngjyra e lëkurës te thonjt, shenjat që trupi po ju thotë se keni mungesë hekuri appeared first on Albeu.com.