shenja me fat Archives - Albeu.com

Rritje financash dhe takime romantike, zbuloni 3 shenjat e horoskopit që do të kenë fat gjatë muajit Nëntor
Muaji nëntor vjen me bollëk dhe fat për 3 shenja të horoskopit. Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut, do të qëndrojë në gaforre gjatë gjithë muajit, duke sjellë energji pozitive, por edhe reflektime të thella.

Binjakët

Për binjakët, nëntori është muaji i bollëkut! Jupiteri në Gaforre ndikon direkt në shtëpinë tuaj të dytë, atë të financave dhe vetëvlerësimit, duke sjellë rritje ekonomike dhe mundësi profesionale. Venusi, deri më 6 nëntor, ndikon në marrëdhëniet dhe miqësitë, mund të ketë një romancë që lind nga një miqësi e vjetër.

Nga 6 nëntori, kur Venusi hyn në akrep, vëmendja kthehet te puna dhe shëndeti. Kjo është periudha ideale për të përmirësuar rutinën, për të fituar një pozicion të ri, apo për të rritur të ardhurat.

Në fund të muajit, kur venusi kalon në shigjetar, binjakët do të përjetojnë një periudhë të bukur në dashuri. Hëna e Plotë në dem ndihmon në çlirimin e energjive të vjetra dhe hap rrugën për fillime të reja profesionale.

Peshorja

Peshoret janë në qendër të vëmendjes! Jupiteri në shtëpinë e dhjetë të karrierës dhe reputacionit sjell rritje profesionale, njohje dhe suksese që mund t’i keni pritur prej kohësh. Është koha për të dalë në pah dhe për të marrë vlerësimin që meritoni.

Venusi, që qëndron në shenjën tuaj në fillim të muajit, ju jep një shkëlqim të veçantë, jeni më karizmatikë dhe tërhiqni vëmendje pozitive nga të tjerët. Kur Venusi kalon në akrep, në shtëpinë tuaj të dytë, do të ketë përmirësime të qarta në financa dhe stabilitet material.

Hëna e Plotë në dem mund të sjellë lajme të mira për një çështje financiare, ndërsa Hëna e Re në akrep hap një kapitull të ri në të ardhura.

Akrepi

Nëntori është muaji juaj! Jupiteri ndodhet në shtëpinë tuaj të nëntë, fushë që lidhet me udhëtimet, studimet dhe zgjerimin e horizonteve. Ky pozicion ju sjell mundësi të reja për të mësuar, për të udhëtuar, apo për të krijuar lidhje me njerëz që mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës tuaj.

Kur Venusi hyn në shenjën tuaj më 6 nëntor, ju bëheni magnetikë dhe të parezistueshëm. Kjo është periudha ideale për dashuri, romanca dhe rritje personale. Në fund të muajit, venusi kalon në shigjetar, duke vënë në fokus financat dhe vetëvlerësimin.

The post Rritje financash dhe takime romantike, zbuloni 3 shenjat e horoskopit që do të kenë fat gjatë muajit Nëntor appeared first on Albeu.com.

Yjet e duan dhe i japin zgjidhje, njihuni me shenjën më me fat për muajin tetor
Astrologia e njohur Meri Gjini, teksa ishte e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, u shpreh se  Marsi do të vazhdojë te Gaforrja. Çështjet prioritet të familjes u jepet zgjidhje. Çështje zyrash dhe fëmijët zgjidhen.

Çështje dokumenta dhe zyrash vendosen dhe shtrohen mbi baza të sigurta. Çështjet e fizikut mbeten prioritet.

Kjo ishte një përmbledhje në atë që na pret për muajin tetor, sipas astrologes.

Sipas saj, shenja më me fat për këtë muaj është Virgjëresha.

Virgjëresha

Në fazën e parë, Saturni është përballë. Jep mundësi shumë të mirë për të diskutuar me eprorët. Nuk lidhet me emocionet, por me sigurinë dhe vazhdimësinë. Mund të jetë punë, dakordësi, kontratë, gjithçka rrotullohet në ndërtimin e një baze të sigurt. Yjet e duan Virgjëreshën këtë muaj. E para për të zgjidhur çfarë kanë patur problematika nga gushti. E dyta për të patur një stabilitet në mënyrën si e projekton të ardhmen afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Më kryesorja ka të bëjë me pjesën e emocioneve në jetën personale dhe sociale. Buzëqeshja e këtij muajit ndodh në lëvizje të mëdha të gjata dhe të largëta.

The post Yjet e duan dhe i japin zgjidhje, njihuni me shenjën më me fat për muajin tetor appeared first on Albeu.com.

Shenja e Horoskopit më e privilegjuar dhe ajo më fatzezë për muajin Gusht
Astrologia Laura Bilalli ka treguar se shenja më e privilegjuar për muajin gusht do të jetë Luani, pasi është në muajin e vetë.

Ndërsa, sipas saj, shenja më pak e privilegjuar për këtë muaj është Virgjëresha pasi do të jetë në një periudhë melankolike.

“Më e privilegjuara do të jetë Luani. Është në muajin e vetë, por ndikon dhe Jupiteri. Ka për të qenë një muaj fatsjellës në aspektin e dashurisë.

Sot që është hëna e re është në Luan dhe do të përmbush dëshirat e Luanit. Ndërsa më pak e priviligjuar do të jetë Virgjëresha se do të jetë në një periudhë melankolike dhe nuk e di se ça do saktësisht”, tha Laura, në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”.

The post Shenja e Horoskopit më e privilegjuar dhe ajo më fatzezë për muajin Gusht appeared first on Albeu.com.

Nëse i përkisni këtyre shenjave, bëhuni gati për projekte, fitime të mëdha dhe dashuri të re
Kemi arritur në mesin e këtij viti dhe astrologët njoftojnë se deri në fund të vitit 2022, yjet do të jenë më shumë në favor të disa shenjave të horoskopit. Ata do të shoqërohen nga lumturia në të gjitha fushat – disa do të gjejnë dashurinë, të tjerë punën që kanë ëndërruar me pagesë të mirë.

Virgjëresha

Përfaqësuesit e kësaj shenje do të kenë më shumë fat ne në muajt e parë të vitit dhe gati dyfish më shumë. Nëse keni lindur në këtë shenjë, ju presin projekte të reja dhe interesante në punë, shumë ide të mira si dhe zhvillimi i disa planeve që kanë kohë që qëndrojnë në vend dhe sikur janë të bllokuar.

Kjo është një periudhë në të cilën do të keni më shumë kohë për të kaluar me miqtë. Deri në fund të vitit, mund të takoni shumë njerëz interesantë dhe stimulues dhe mund të lindë një dashuri e vërtetë dhe e sinqertë. Romanca që personat e kësaj shenje fillojnë tani mund të ketë një të ardhme të ndritur.

Peshorja

Jeni të vetëdijshëm se që në fillim të vitit të ri fati ka qenë në anën tuaj. Kjo do të reflektohet veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit në karrierën tuaj. Do jeni më të gatshëm për të ndërmarrë iniciativa dhe për të arritur qëllimet tuaja. Do të keni sukses në disa gjëra paralelisht, ndaj kjo është një kohë e mirë për një punë të re.

Nëse qëndroni në punën tuaj të vjetër, ju pret përparim i madh. Dera do të hapet për mundësi të ndryshme dhe nëse e shfrytëzoni mirë mundësinë do të ecni përpara, gjë që përkthehet në më shumë para. Peshoret i pret një periudhë me pasion dhe shkëndija romantike. Disa mund t’i rikthehen dashurisë së vjetër.

Ujori

Në biznes, ngjarjet do të zhvillohen shpejt dhe në mënyrë interesante, por kjo mund t’ju trembë. Mos kini frikë, sepse do të jetë gjëja më e mirë që do t’ju ndodhë. Do të ekuilibroni me sukses situatat mes zemrës dhe mendjes, duke treguar qartësi dhe mençuri, por edhe anën emocionale.

Dhe do ta arrini njësoj si në biznes, ashtu edhe në marrëdhëniet e dashurisë dhe familjare. Do të merrni shumë vendime të mençura që do të kenë një efekt të mirë në të ardhmen tuaj. Kjo është periudha kur do të keni mbështetjen e njerëzve tuaj të dashur për të gjitha idetë tuaja.

Akrepi

Akrepat do jenë mjaft aktivë për të krijuar miqësi të reja, por edhe për të krijuar kontakte të rëndësishme që mund të jenë vendimtare për suksesin në punë. Aftësia juaj për të pranuar hapur njohje të reja tani do të jetë edhe më e vlefshme, sepse nuk e dini se kush mund të jetë i dobishëm në aspektin e biznesit.

Ju do të arrini rezultate të mira në shumë fusha, sidomos në punë, ku pritet të avanconi. Në nivelin romantik, ka ekuilibër dhe harmoni. Personat që janë në një lidhje do e gjejnë veten në një periudhë paksa më të trazuar, por nuk duhet të shqetësohen pasi gjithçka do të përfundojë në harmoni./albeu.com/

The post Nëse i përkisni këtyre shenjave, bëhuni gati për projekte, fitime të mëdha dhe dashuri të re appeared first on Albeu.com.

Presin surpriza të mëdha, 4 shenjat e Horoskopit më me fat për muajin Prill
Prilli do të jetë një muaj me shumë lajme interesante për disa shenja të horoskopit po vetëm tre prej tyre do të kenë surpriza të vërteta.

Peshqit

Të lindurit në këtë shenjë do të kenë mjaft fat në anën e tyre, do të presin surpriza të këndshme,veçanërisht nga familjarët apo partnerët. Për beqarët, fokusi do të jetë tek kërkimi i një shpirti binjak, dikush që i kupton dhe di t’i dëgjojë më shumë se kushdo tjetër. Kjo perspektivë do të jetë shumë më e rëndësishme se çdo dhuratë materiale.

Ujori

Një tjetër shenjë që do të ketë disa surpriza të mëdha sigurisht që do të jetë ajo e Ujorit. Arsyeja gjendet në faktin se një pjesë e madhe e mundimit në punë do të shpërblehet pikërisht në muajin prill, kur gjithçka do të jetë më e relaksuar. Këta persona do të jenë më të fokusuar te vetja. Dashuria mund të jetë një surprizë që ndoshta do të vijë papritur.

Luani

Shenja e tretë që mund të ketë një surprizë të mrekullueshme do të jetë ajo e Luanit. Javët e para të marsit e dobësuan vërtet këtë shenjë dhe padyshim që meriton një surprizë shumë origjinale, siç do të ndodhë gjatë muajit prill. Ndoshta surpriza do të vijë nga një miqësi e rëndësishme.

Akrepi

Shenja e fundit që mund të marrë një surprizë do të jetë Akrepi. Pas shumë javësh mjaft të ndrydhura, muaji prill mund të përfaqësojë një kthesë të mirë për karrierën ose një surprizë financiare nga ana e njerëzve të dashur. Edhe dashuria mund të sjellë disa surpriza, si për shembull një lajm që pritej me shumë frikë./albeu.com/

The post Presin surpriza të mëdha, 4 shenjat e Horoskopit më me fat për muajin Prill appeared first on Albeu.com.

Këto do të jenë shenjat më me fat në ditët e ardhshme
Marsi ka qenë në Peshore që nga 16 shtatori dhe do të qëndrojë deri më 30 tetor. Në këtë kohë pritet një energji e brendshme paqësore. Astrologët zbulojnë se cilat shenja të zodiakut do të jenë fatlum deri në fund të Tetorit.

Dashi

Marsi do t’ju ndihmojë të krijoni kontakte, të ndaloni nxitimin e çmendur, kështu që prisni zgjidhje shumë të favorshme që do të ofrojnë një themel realist në të gjitha fushat. Do të pastroni mendjen dhe do të largoheni nga njerëzit që ju pengojnë të silleni ashtu siç dëshironi. Do të refuzoni mendimet toksike dhe grindjet. Do të shpëtoni nga stresi me aktivitet fizik intensiv.

Binjakët

Keni kaluar një kohë të trazuar dhe të mbushur me ngjarje të ndryshme por Marsi do t’ju sjellë paqen për të cilën keni aq shumë nevojë. Do të bëheni më të sjellshëm dhe më të përqendruar në nevojat tuaja dhe të të tjerëve. Për sa i përket dashurisë, do të keni më shumë besim, paqe dhe energji pozitive në komunikim. Do të gjeni një plan drejt suksesit.

Shigjetari

Jeni gati të luftoni dhe të lëvizni ngadalë për të zgjidhur problemet si në shtëpi ashtu edhe në punë. Përfitoni nga periudha e harmonisë dhe mos ikni nga rreziku. Çdo hap jashtë zonës së rehatisë mund t’ju ​​sjellë suksesin që keni ëndërruar gjithmonë. Në fushën e financave, ju pret një situatë shumë më e mirë se në të kaluarën. Mos ikni nga problemet, por gjeni zgjidhjen e duhur.

The post Këto do të jenë shenjat më me fat në ditët e ardhshme appeared first on Albeu.com.

Cila është shenja më me fat e muajit? Renditja nga Astrologia Meri
E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë astrologia Meri Shehu, e cila ka dhënë parashikimet për të gjitha shenjat e horoskopit.

Ajo ka bërë një renditje nga shenja më pak e favorizuar tek ajo më e avantazhuara, duke theksuar se muaji Maj do të jetë një muaj i mirë për të gjithë.

Renditja sipas Meri Shehut:

Luani

Luani duke qenë se është shenjë e zjarrit, elementët ujë dhe tokë që do të mbizotërojnë në muajin Maj nuk janë në natyrën e tyre, pork jo nuk do të thotë që Luani nuk do të ketë përparësi dhe fat. Do kenë fat në art ose në kritikat e mira që do të fillojnë tu bëhen. Deri tani janë kritikuar shumë në punë nga bashkëpunëtorë të ndryshëm dhe tashmë çlirohen nga antagonizmi dhe fillojnë marrin më shumë energji pozitive. Do të kenë edhe ndryshim shtëpish ose bashkëjetesa të mira. Madje Luanët janë të favorizuar për të lindur fëmijë gjatë muajit Maj. Në datën 26 Maj hapet edhe jeta e tyre erotike dhe bëhen më impulsivë. Nga ana ekonomike mund të fitojnë gjyqe që kanë të bëjnë me divorce ose kredi bankare.

Bricjapi

Bricjapët me hënën e re, datat 11, 15, 16 Maj do t’i kenë shumë të mira. Fillojnë një jetë të re, njohin dikë në jetën personale. Hapen, bëhen më sharmantë, më të kërkuar, më produktivë dhe madje mund të blejnë edhe një pronë. Ose mund të bashkëpunojnë me të afërmit e tyre. Duke qenë se është një shenjë toke, do krijojnë një bazë të mirë pronësish, shoqërie dhe argëtimi. Lekët nuk do të jenë kaq të mëdha sa ç’kanë qenë deri tani. Fillon pritet pak ai destinacioni i parave, pork jo nuk do të thotë që nuk do dinë ku të investojnë. Do bëjnë investime me njerëzit e tyre të afër, por në fshat.

Dashi

Dashët kanë pasur disa kontradikta si Marsi në Gaforre, por futet Jupiteri në shtëpinë e 12-të në shenjën e Peshqve. Ata që kanë pasur problem shëndetësore ose kanë punuar në institucione që lidhen me shëndetësinë, fillojnë qetësohen. Marrin një energji pozitive dhe puna e tyre i çliron nga pengesat. Dashët fillojnë edhe një rrugë të re ekonomike, shumë pozitive në këtë periudhë sepse hëna e re në shenjën e Demit jep një perspektivë të re ekonomike. Kam edhe një takim me një njeri të rëndësishëm, me pushtet, kryesisht në eklipsin hënor në datë 26 Maj. Edhe udhëtimet do të bëhen shumë më të dukshme gjatë këtij muaji, sidomos për ata që janë larg dhe rikthehen.

Shigjetari

Shigjetarët kanë eklipsin hënor në shenjën e tyre dhe janë në një periudhë shumë të mirë për sa i përket ndryhsimit të punës, të rutinës së përditshme. Do të vendosin për një bashkëjetesë, ndryshim ambienti, shtëpie, gjatë peridhës 13 Maj dhe pas. Jupiteri futet në shenjën e peshqve, planeti i fatit ndryshon pozicion nga Ujori, kalon tranzit për dy tre muaj në shenjën e peshve dhe i ndryshon komplet situatat e deritanishme në lidhje me shenjat. KJo do të thotë që për shigjetarët kemi ose dalje jashtë për të jetuar jashtë vendit, ose ndryshim shtëpie, ose rregullim në mabjentin e shtëpisë ku janë me një bashkëjetesë të re.

Binjakët

Binjakët kanë një muaj Maj shumë të fuqishëm. Me pozicionimin e Jupiterit në shenjën e Peshqve, do të marrin iniciativën për të ndryshuar punën, karrierën dhe do të fusin ide të reja në jetën e tyre. Do ta kenë këtë energji për të bërë një ndryshim të madh. Shumë binjakë do të ndryshojnë atë që bëjnë deri tani. Idetë e tyre do të jenë të tillë që do të mposhtin edhe atë çfarë ata kanë bërë deri tani. Nga ana emocionale do të jenë pak si “zogj në kafaz” sepse është hëna e re në Dem dhe është një shtëpi që nuk i favorizon shumë. Por përsër ky vitalitet do të lidhet më shumë me punën, karrierën dhe të ardhmen e tyre. Kurse eklipsi hënor në datën 26 Maj, në atë marrëdhënie martesore që kanë pasur problem mund të sjellin ndarje ose mund t’i fusin në krizë.

Virgjëresha

Për Virgjëreshë do thoja që kanë pritur dhe kanë duruar shumë dhe më duket se muaji Maj është muaji më i mirë i pritshmërive të tyre. Sidomos në një bashkëpunim të rëndësishëm që do të futen, ose me jetën perosnale ku shumë Virgjëresha do të martohen. Është muaji më i rëndësishëm për një martesë. Ose një njohje shumë e mire që ata seriozisht do ta deklarojnë në martesë. Ky është një muaj i mbarë edhe me punët që lidhen me jashtë vendit, me investime apo çështje bankare. Do shkëputen nga ajo rutina e lodhshme ose ankthi i jetës së përditshme.

Peshorja

Peshoret do të fitojnë shumë para dhe janë para që u vijnë vetëm njëherë. Pra mundësinë duhet ta kapin. Hëna e re në shenjën e Demit, i favorizon shumë në fushën e bashkëpunimit duke i sjellë para të papritura. Dhe këto para fillojnë i stimulojnë më mirë në investime dhe mundësi shumë të rëndësishme në jetën e tyre. Do të kenë edhe shumë udhëtime të cilat do të jenë më shumë të dukshme në eklipsin hënor në shenjën e Shigjetarit. Do kenë shumë ide, lëvizje, propaganda të ndryshme dhe filozofi të mira për të rregulluar jetën e tyre. Peshoret mun dtë konkurojnë në biznes hd enë karrierë. Është momenti të krijojnë një biznes të tyrin dhe të konkurojnë me të. Por bie tendenca e konkurimit. Mos të kenë frikë dhe të marrin riskun të konkurrojnë. Është Marsi në shtëpinë e 10-të të tyre në gaforre dhe u jep tendencën e antagonizmit port ë konkurencës. Me konkurencë mund të dalin në biznese të rëndësishme dhe të suksesshme. Do kenë fat në kreditime të ndryshme, në çështje ligjore, të cilat i lehtësojnë në të dhëmat e tyre ekonomike.

Ujori

Lekë i frikshëm në kuptimin e mirë. Pas datës 11 Maj vjen fati dhe paraja. Vijnë pas të gjitha  veprimtarive që kanë bërë dhe që kanë pretenduar gjëra të mira në jetën e tyre. Pritet një lekë i paparë.  Ata ujorë që kanë ndryshuar shtëpinë, e stopojnë dëshirën për të ndërruar shtëpi dhe do të nisin të arredojnë shtëpinë e tyre. Do mërziten pak ujorët sepse dikush i afërt i tyre mund të fejohet apo martohet dhe do t’ju vijë e papritur. Por do ta kalojnë edhe këtë gjë. Do ta pranojnë martesën e dikujt të afërm. Dhe vetë ujorët kanë tendenca të nisin një bashkëjetesë.

Demi

Për Demin mund të themi fjalët më të mira për momentin sepse janë shenjë e tokës dhe hëna e re ndodh në shenjën e tyre. Kemi fillime të reja, por kemi edhe realizimin e një ëndrre të tyre në një marrëdhënie që kanë vuajtur shumë ose kanë harxhuar energji. Mund të rikthehen me fitore në jetën e tyre personale. Do të kenë edhe diçka të re pas datës 11 Maj, në çështjet e jetës personale. Demi është një nga shenjat me fat sepse edhe urani e hëna janë në shenjën e tyre. Pak kujdes me çështjet ligjore dhe ekonomike pas datës 26 Maj me eklipsin hënor. Duhet të shikojnë me kujdes edhe ndonjë sekret që mund të dali. Do jetë gjithahstu muaji më argëtues nga të gjithë muajt e tjerë.

Peshqit

Peshqit më në fund do të marrin një shijë shumë të rëndësishme për atë çfarë do të ndodhë në 2022 pasi futet Jupiteri në shenjën e tyre. Kur futet planeti i fatit në shenjën tënde nuk ndodhin gjithmonë gjërat më të mira. Mund të ndodhin dhe gjëra që nuk koncepton si të mira por e kanë të mirën mbrapa. Është një periudhë 12-vjeçare që fillon dhe i zbërthen peshqit për mirë. Të mira dhe të këqijat që sjell kjo periudhë janë shumë të mira sepse rregullojnë jetë pas shumë bllokimesh. Fillon një epokë e re në muajt e verës.

Akrepi

Jupiteri në Peshk, sjell muajin më erotik për akrepin. Muajin më fatlum dhe në marrëdhënie personale, me fëmijët, në atë çfarë kanë pritur gjithmonë në jetën e tyre. Nëse do duan të martohen do martohen, nëse do duan të ndahen do të ndahen, nëse duan të lidhen do lidhen. Ajo çfarë dëshirojnë ata në këtë periudhë është ajo që do të ndodhi. Do të ketë bashkëpunime të reja, partneritete të reja, punë të reja dhe propozime të reja. Hëna e re është përballë shenjës së tyre dhe sjell fillime të reja. Duhet pak kujdes me eklipsin në shenjën e shigjetarit sepse prek pak të dhënat e tyre ekonomike.

Gaforrja

Gaforret kanë Marsin në shenjën e tyre, hënën e re në shenjën e binjakëve, uranin nga Demi duke bërë një treshe të bukur planetesh. Gaforret do të jenë në muajin më të mirë të vitit të tyre dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë perisuhdë për të bërë realitet ato gjëra që kanë dashur gjithmonë. Është një muaj plot shkëlqim. Përderisa asgjë nuk është e prerë me thikë nuk do të doja që vëmendja të jetë në punën që do bëjnë. Është një nga muajt më me fat në shenjën e gaforres. Eklipsi hënor në shigjetar është pika e dobët tek gaforrja këtë muaj. Mund të nxjerri një secret apo mund të ketë një prapaskenë rreth datës 26 Maj./tvklan.al

The post Cila është shenja më me fat e muajit? Renditja nga Astrologia Meri appeared first on Albeu.com.