shendetesia falas Archives - Albeu.com

Vokshi nxjerr videon me drejtuesit e QSUT-së për mungesën e ilaçeve: Shëndetësia falas, mashtrimi më i madh i Ramës
Ditën e sotme, në një deklaratë para mediave, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, shprehet se shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i Edi Ramës.

Sipas Vokshit, Erlotinib është në mungesë. Ka qenë donacion, por nuk ka më në gjendje!

Nuk bëhet tenderi se duhet bërë pazari që të bëhet tenderi. Pacientëve u është dhënë dozë e reduktuar cdo 10 ditë

Gjithashtu, gencitabina është në mungesë thkeson ajo.

Po ashtu, edhe jodi është më mungesë që nga janari.

“Shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i Edi Ramës! Pacientët jo vetëm nuk arrijnë të marrin shëndetësi falas, por nuk marrin as shërbim shëndetësor në pjesën më të madhe”, deklaroi sot para mediave, deputetja e PD, Albana Vokshi, në një denoncim publik me fakte.

Sektori i Shëndetësisë është i nënfinancuar, dhe ai buxhet shkon kryesisht në 4 koncesionet e panevojshme, abuzive e korruptivë që në total shkojnë rreth 450 mln Euro.

Pak ditë më parë thirra në dëgjesë në komisionin për Shëndetësinë për skandalin të onkologjiku, Ministren e Shëndetësisë, Drejtoreshën e QSUT dhe shefen e shërbimit të onkologjisë. Ministrja Koçiu tha: kemi arritur sukses me reformat në shëndetësi! Shëndetësia po ecën vetëm përpara! Çfarë thanë Drejtoresha e QSUT dhe shefja e shërbimeve?

E kanë pranuar pa u skuqur e pa u zverdhur pa asnjë ndjesi njerëzore mungesën e medikamenteve:

– Erlotinib është në mungesë. Ka qenë donacion, por nuk ka më në gjendje! Nuk bëhet tenderi se duhet bërë pazari që të bëhet tenderi. Pacientëve u është dhënë dozë e reduktuar cdo 10 ditë

gencitabina është në mungesë

jodi është më mungesë që nga janari

Kush është përgjegjës për mungesat?

Kush mban përgjegjësi që edhe pas raportit të KLSH që ngrinte alarmin që vonesa e tenderimit të medikamenteve në onkologjik disa ditë sillte efekt negativ të menjëhershëm në shëndetin dhe jetën e pacientëve??

Referuar Open data Albania janë rreth 4 mln lekë tendera që nga 1 janari e deri më sot, që nuk bëhen sepse më parë duhet bërë pazari?? E nëse nuk bëhen tenderat ka mungesë… dhe askush nuk mban përgjegjësi!!!

Kush mban përgjegjësi që një vit pas raportit të KLSH që thoshte: ka një numër të kufizuar shtretërish, ka një numër të kufizuar poltronash, ka numër të kufizuar stafi, ende sot asnjë masë nuk është marrë nga ministria e Shëndetësisë, Drejtuesit e QSUT dhe të shërbimeve?

Kush mban përgjegjësi për trajtimin në mënyrë çnjerëzore të pacientëve që marrin kimion në karrike, në një sallë të vogel, madje edhe të pakondicionuar, dhjetëra pacientë të ulur si mos më keq, me vigona e tuba në duar, që rrinë me orë të tëra orë në kushte të tmerrshme??

Ndërkaq raporti i KLSH, thotë se shpenzimet financiare nga buxheti I shtetit për trajtimin e sëmundjeve tumorale, nuk janë rritur, por janë mbajtur pothuajse të pandryshueshme, ndërkohë që numri i pacientëve të diagnostikuar dhe të trajtuar me sëmundje tumorale është në rritje.

Ka një bashkëpunim mes qeveritarëve, drejtuesve të sektorit shëndetësor në publik dhe atij privat të qëllimshëm të mos vënë në funksion pajisje e aparatura që pacientët të orientohen në privat e të ndajnë fitimin.

Kush mban sot përgjegjësi për mungesën e medikamenteve? Për mungesën e kurave të pacientëve?

Çfarë ndodh me pacientët që nuk ju respektohet protokolli?

Çfarë ndodh me pacientët që nuk marrin dot trajtimin?

Çfarë ndodh me pacientët që nuk marrin dot kimion?

Çfarë ndodh me pacientët që ju përgjysmohen apo reduktohen dozat?

Po ju referoj një tjetër shqetësim që e kam ngritur edhe në komisionin për shëndetësinë. Behët fjalë për medikamentin FEIBA përdoret për pacientët me hemofili. Kërkova informacion edhe në QSUT me anë të një shkrese zyrtare për të marrë informacion në lidhje me këtë medikament. Në përgjigje, asnjë informacion i kërkuar.

Në informacionin që ka ardhur në PD, me urdhër të Albana Fico, në atë kohë Drejtoreshë e QSUT, është bërë një ndërhyrje në sistemin e farmacive brenda QSUT, për kalimin e këtij medikamenti, edhe pse i skaduar (data e skadencës 31.12.2024), nga farmacia qendrore në një farmaci tjetër.

Sasia: 1,137 flakonë të medikamentit FEIBA që përdoret për pacientët me hemofili

Vlera totale: 135,924,438 lekë (rreth 1.35 mln EURO)

Sot po i bëj edhe një herë pyetjet Ministres së Shëndetësisë dhe Drejtueses së QSUT:

A ka sasi të skaduara në QSUT të medikamentit FEIBA?

Ku ndodhet momentalisht sasia prej 1137 flakonë të medikamentit FEIBA me datë skadence 31 dhjetor 2023?

A është futur kjo sasi FEIBA e skaduar në farmacinë e pediatrisë ndërkohë që sistemi SISP nuk e lejon?

Pse është bërë ndërhyrja nëse nuk është procedurë e rregullt?

A e ka dhënë urdhërin për këtë ndërhyrje ish drejtoresha e QSUT Albana Fico?

Çfarë ndodh me këtë sasi të skaduar medikamentesh që qarkullon me urdhër të drejtuesve nga një pavion në tjetrin??

Përgjegjësit për këtë situatë në shëndetësi janë Edi Rama, Ministrat e Shëndetësisë ndër vite (Beqaj, Manastirlliu dhe Koçiu) si dhe Drejtuesit e QSUT ndër vite.

Duhet të ndryshojmë situatën në shëndetësi në mënyrë që qytetarëve t’u respektohet e drejta kushtetuese për një shërbim shëndetësor të denjë.

Duhet të reagojmë, të marrim fatin tonë në duar, për të mbrojtur shëndetin! Për të mbrojtur jetën!”.

The post Vokshi nxjerr videon me drejtuesit e QSUT-së për mungesën e ilaçeve: Shëndetësia falas, mashtrimi më i madh i Ramës appeared first on Albeu.com.

Grida Duma: I keni bërë shqiptarët me pasoja mendore, marrin 240 euro pagë minimale dhe paguajnë 72 mln euro shëndetësinë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka hedhur akuza të forta mbi mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

Duma nga foltorja e kuvendit u shpreh se qeveria nuk përmend kurrë problematikat që kanë hasur qytetarët me Covid-19, por vetëm flet për arritje.

Sipas nën-kryetares, shqiptarët me 240 mijë lekë të vjetra në muaj rroga, paguajnë 72 milion euro taksa për shëndetësinë dhe në fund s’marrin shërbimin e duhur.

Fjala e nënkryetares së PD-së, Grida Duma:

Në këtë vend ku shqiptari merr 240 euro pagë minimale, paguan 72 mln euro nga xhepi për shëndetësinë falas. Në këtë vend shumica bën lojën humbje-humbje dhe pakica bën lojën fitore fitore. Në vendin tim, në vendin tënd, një i çmendur një vend e çmend. Kur nisi pandemia, shqiptarët u mbyllën, të gjithë e ndiqnim situatën, diku dëgjova një mjek në Britani, se udhëheqësia në botë duhet t’i thotë popullit që pandemia do jetë një memorie e shkurtër se normaliteti do kthehet shpejt. Mendova a mund t’i drejtohemi shqiptarët duke i thënë se normaliteti do kthehet shpejt? Në fakt në atë moment ironia është memorja e shkurtër për shqiptarët është normaliteti. Ku është normaliteti, shqiptarët nuk e mbajnë mend. Këtu ka vetëm delire, deluzione vetëm normalitet nuk ka.

Vini këtu dhe flisni për arritje. Ju ngjani si edicioni i lajmeve në orën 8 në kohën e partisë së punës, ku deklarohej 181% arritje rezultati dhe kooperativa në Bubq. Si nuk ndodhi në normalitetin e mendjes njerëzore, që ju që qeverisni në kaq vite dhe thoni kemi këto probleme, shqetësime, kemi nisur vaksinimin dhe popullata nuk e beson, sa për të larë gojën. Çfarë duhet të thoni ju. Arsyeja pse është çështje politike, është se ju na thoni se ne përdorim vdekjet. Ju për çështje alla Nusret shkuat në Rinas me valixhe dore dhe shkoi kryeministri i vendit për të marrë 100 a 200 vaksina.

Vendi anonim që na i ka dhënë. Anonim se çfarë vaksine ishte. Tha se rritja e çmimeve do jetë në nivel të përballueshëm, për shqiptarët se është 40 a më shumë, a më pak, e shpenzon paranë për ushqim bazë. Spitalet tona janë vatra infeksioni. Po të shkoni në ndonjë urgjencë, keni akoma shenja gjaku në mekanizmat e brendshme të urgjencës. Mezi gjeni çarçafë. Padyshim, çështja e shëdnetësisë është jetike. Përveç dëmit fizik, i keni bërë shqiptarëve një dëm të lartë mendor./albeu.com

The post Grida Duma: I keni bërë shqiptarët me pasoja mendore, marrin 240 euro pagë minimale dhe paguajnë 72 mln euro shëndetësinë appeared first on Albeu.com.