shendetesia albeu Archives - Albeu.com

Vokshi: 34 herë më shumë se BE paguajnë shqiptarët për shëndetin, prandaj Rama i vjedh zgjedhjet
Deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi shkruan se sipas Eurostat, shqiptarët paguajnë 34 herë më shumë për shëndetin se sa mesatarja e BE.

Sipas deputetes Shëndetësia Falas ka qenë dhe mbetet mashtrimi më i madh i Ramës.

Sipas saj, reforma në Shëndetësi ishte veçse trumbetim dhe e dështuar, pasi u përdor si pretekst për PPP-të korruptive.

Vokshi e përfundon shkrimin e saj duke thënë se RAma i vjedh zgjedhjet, pasi me zgjedhje të lira nuk fiton dot kurrë.

Statusi i Albana Vokshit:

#Shëndetësia #falas mashtrimi më i madh i Edi Ramës! Eurostat: Shqiptarët paguajnë 34 herë më shumë për shëndetin se mesatarja e Bashkimit Europian.

Ndërsa kreu i pakicës me vota të vjedhura i thur lavde dështimeve të tij, e vërteta e hidhur shpaloset përditë në jetën e çdo shqiptari. Sidomos në ato fusha ku propaganda e zhurmshme përpiqet të përmbysë realitetin.

Të dhënat e fundit të EUROSTAT tregojnë se në raport me fuqinë blerëse, shpenzimet për shëndetin u kushtojnë shqiptarëve 34 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian. Pra vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë, ka kostot më të larta për kujdesin për shëndetin.

A mund të jetë ‘shëndetësia falas’ më e shtrenjta në Europë? Patjetër që jo! Shqiptarët e provuan në xhepat e tyre dështimin e reformës të trumbetuar me forcë për kaq vite, që në të vërtetë nuk ishte gjë tjetër veçse një pretekst për të plaçkitur shqiptarët me PPP-të korruptive.

Koston e kësaj qytetarët e ndjenë edhe më shumë në kohë pandemie, ku dështimi u bë edhe më tragjik prej jetëve të humbura në raport me popullsinë për shkak të një sistemi shëndetësor të drobitur nga PPP-të, ndërkaq familjet shqiptare të braktisura në fatin e tyre, u detyruan të përballen me virusin duke hyrë në borxhe apo me kursimet e pakta.

Ky bilanc i zi është edhe arsyeja pse Edi Rama nuk lejon zgjedhje të lira, është arsyeja pse i masakron ato në bashkëpunim me klientët e tij dhe krimin e organizuar, sepse ai nuk e fiton dot kurrë besimin e qytetarëve që e kanë ndjerë dhe e ndjejnë në jetën e tyre të përditshme, peshën e tmerrshme të keqqeverisjes së tij të korruptuar.

Partia Demokratike, bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë me forcë ndryshimin që u është mohuar me dhunë në 25 prill, është e vendosur në luftën e saj për kthimin e demokracisë, si parakusht për të pasur një qeveri që punon në interes të familjeve shqiptare dhe jo të një pakice./albeu.com

The post Vokshi: 34 herë më shumë se BE paguajnë shqiptarët për shëndetin, prandaj Rama i vjedh zgjedhjet appeared first on Albeu.com.

Probleme me gjumin? 6 mënyra se si mund të flini brenda pak minutash
Të gjithë e dimë se një gotë me qumësht të ngrohtë pas një dushi në darkë të sjell gjumë të qetë, por për fat të keq kjo nuk funksionon për të gjithë.

Flini vonë dhe ditën tjetër ju duhet të zgjoheni herët, ndiheni gjithmonë të lodhur dhe asnjëherë nuk e nisni ditën plotësisht të relaksuar, e di se ç’do të thotë. Por ja cilat janë sipas terapistëve disa hapa që ju sjellin gjumin brenda pak minutash:

Merrni frymë me anën e majtë të hundës

Kjo është një metodë joge e cila përdoret për të ulur tensionin e gjakut dhe për t’ju relaksuar. Terapisti i gjumit Peter Smith sugjeron: “Shtrihuni në anën e majtë të trupit dhe vendosni një gisht në anën e djathtë të hundës, pët ta mbyllur atë. Filloni të merrni frymë ngadalë me anën e majtë të hundës. Kjo teknikë është veçanërisht efikase në periudhen kur problemet e menopauzës ju pengojnë të flini.

Shtrëngoni dhe relaksohuni

Relaksimi i muskujve e përgatit trupin për gjumë. Eksperti i ankthit Charles Linden thotë: “Shtrihuni me shpinë, merrni frymë ngadalë dhe thellë me anë të hundës, dhe në të njëjtën kohë shtrëngojini fort gishtat e këmbës, më pas lërini të lirë. Bëjeni këtë veprim disa herë dhe do të shihni rezultatet.

Përpiquni të qëndroni zgjuar

Funksionon pasi mendja do të kërkojë të bëjë të kundërtën thotë psikoterapistja Julie Hirst.

“Mbajini sytë hapur dhe përsëritni me vete ‘nuk do të fle’. Truri nuk i përpunon mirë format mohore dhe si pasojë këtë ‘komandë’ e interpreton si një udhëzim për të fjetur. Si pasojë edhe muskujt e syrit do të lodhen shpejtë dhe pa e kuptuar do të jeni në gjumë” shkruan Shendeti.

Kujtoni se çfarë keni bërë gjatë ditës

Kujtoni çdo detaj të gjërave që keni bërë duke filluar nga gjërat që keni bërë para se të flini deri te ato që keni bërë në mëngjes. Kjo të ndihmon që ta çoni gjendjen e trurit gati për gjumë.

Rrotulloni sytë

Mbyllini sytë dhe rrotullojini. Terapistët thonë se kjo mënyrë është shumë efektive për të fjetur pasi ndihmon në çlirimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

Vini në punë imagjinatën

Meditimi nëpërmjet vizualizimit funksionon më mirë nëse vini në punë të paktën tre shqisa. Ekspertët këshillojnë: “Imagjinojeni veten në një situatë ku ju ndieni diçka, duke lundruar apo duke ecur këmbëzbathur në bar. Imagjinoni sikur po nuhasni lulet, sikur dëgjoni valët e detit apo cicërimat e zogjve. Do të ndiheni të relaksuar dhe do të jeni në gjumë pa e kuptuar as vetë.

The post Probleme me gjumin? 6 mënyra se si mund të flini brenda pak minutash appeared first on Albeu.com.