shembja e rrugës Archives - Albeu.com

Shembja e rrugës/ DW: Prej katër ditësh juglindja e vendit është shkëputur nga pjesa tjetër e Shqipërisë! Qeveria flet për një fenomen natyror
Qindra kamionë me mallra të bllokuar në doganën e Qafë Thanës. Studentë që presin të kthehen në Tiranë. Qytetarë që nuk arrijnë dot në punë. Nga shembja e shkatuar prej rrëshqitjejeve masive të dheut në aksin kombëtar Librazhd – Pogradec, në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës” u dëmtuan linja hekurudhore dhe linjat e energjisë elektrike. Qeveria flet për një fenomen natyror. Ambientalistet për “masakër mjedisore” në lumin Shkumbin.

Rrëshqitja mbetet aktive

Ajo që nisi si një çarje e asfaltit përfundoi me fundosjen totale të trasesë së rrugës dhe të urës. Rrëshqitja e dheut vijon të jetë aktive, duke dëmtuar edhe segmentin e ri të Korridorit VIII, që po ndërtohet paralelisht me aksin aktual.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se segmenti do të jetë i bllokuar deri në një rivlerësim të plotë gjeologjik dhe teknik, pasi “terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje”.

Izolimi i juglindjes ka shkaktuar vonesa në transportin e mallrave dhe në lëvizjen e qytetarëve, në një nga korridoret më të rëndësishme tregtare të vendit.

Qarkullimi është devijuar në akse alternative për automjetet e lehta, ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë kalimi duhet të bëhet përmes Maqedonisë së Veriut, me rikthim në territorin shqiptar përmes Rrugës së Arbrit.

Rama: Zero lidhje me përgjegjësi teknike

Kryeministri Edi Rama e cilësoi ngjarjen si fenomen natyror dhe si “një ligësi të madhe për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri”.

“Zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse” – u shpreh Rama.

Ndërkohë që në terren vijojnë punimet dhe rivlerësimi, Rama udhëtoi mesditën e së hënës drejt Korçës me helikopter të Forcave të Armatosura. Lëvizja ngjalli reagime nga opozita dhe në rrjetet sociale, në një moment kur qindra qytetarë dhe transportues janë të bllokuar nga shembja e aksit.

Rama mohoi që përdorimi i helikopterit kishte lidhje me situatën. Sipas tij udhëtimi ishte planifikuar më herët për të shoqëruar në Korçë dhe në Vlorë një grup investitorësh ndërkombëtarë në fushën e arsimit të lartë.

Organizatat mjedisore: “Masakër mjedisore në Shkumbin”

Në zonën ku ndodhi rrëshqitja, prej dy vitesh vijojnë punimet për ndërtimin e dy tuneleve me një gjatësi prej 1.1 km, si pjesë e Korridorit VIII. Projekti përfshin ndërhyrje pranë shtratit të lumit Shkumbin, një element që organizatat mjedisore e kanë denoncuar edhe më herët.

Në një letër të përbashkët dërguar Kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mjedisit Sofjan Jaupaj, si edhe autoriteteve të tjera përgjegjëse për menaxhimin e burimeve ujoredhe monitorimin mjedisor, 26 organizata kombëtare dhe lokale kërkojnë masa urgjente për respektimin e standardeve mjedisore.

“Punimet kanë ndryshuar morfologjinë natyrore të lumit, kanë ulur shtratin dhe kanë rritur dinamikën e rrjedhës, duke destabilizuar brigjet dhe tokat përreth”, thuhet në deklaratën e aktivistëve mjedisorë.

Besjana Guri, aktiviste e mjedisit dhe drejtuese e qendrës “Lumi”, thotë se situata në Shkumbin është shqetësuese. “Shfrytëzimi i inerteve dhe gërryerja e shtratit të lumit Shkumbin, në funksion të punimeve për ndërtimin e rrugës, kanë shkaktuar një sërë dëmesh mjedisore. Fatkeqësisht jemi mësuar të shohim se si, në emër të zhvillimit, dëmtohen lumenjtë dhe natyra. Por ajo që po ndodh me Shkumbinin është ndër ndërhyrjet më agresive dhe të pakujdesshme që kam parë në vend” – shprehet Guri për DW shqip.

Sipas Gurit, marrja e inerteve direkt nga lumi, depozitimet e materialeve dhe thellimi i shtratit apo devijimi i rrjedhës kanë shkaktuar erozion dhe rrëshqitje dherash.

“Kjo rrezikon tokat e banorëve, dobëson shpatet në anë të lumit dhe vendos në rrezik edhe jetën e udhëtarëve që përdorin rrugën aktualisht” – shton ajo.

Organizatat kërkojnë inspektim urgjent në terren, verifikim të përputhshmërisë me lejet mjedisore dhe publikim të plotë të dokumentacionit teknik për ndërhyrjet e kryera./DW

The post Shembja e rrugës/ DW: Prej katër ditësh juglindja e vendit është shkëputur nga pjesa tjetër e Shqipërisë! Qeveria flet për një fenomen natyror appeared first on Albeu.com.

Shembja e rrugës Korçë-Ersekë/ Reagon PD: Abuzimi me fondet rrezikojnë jetën e qytetarëve, SPAK të hetojë
Përmes një reagimi në “Facebook”, drejtuesja e departamentit antikorrupsion, Marinela Ziu, ka reaguar për shembjen e rrugës Korçë-Ersekë.

Në një reagim Ziu është shprehur  se abuzimi me fondet rrezikon jetën e qytetarëve, ndërsa bëri thirrje që SPAK të hetojë.

Gjithashtu, ajo thotë se; “Për lotin e dyte me një gjatësi 17 kilometër të rrugës Korçë – Ersekë janë paguar 50 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ku kompania fituese ka përfituar edhe 4 milion euro shtesë për punime të paparashikuara”.

Reagimi:

“RRUGËT E FLORINJTA “TË LËNA RRUGËVE” QË RREZIKOJNË SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE

Shembja e rrugës Korçë – Ersekë ishte paralajmëruar prej kohësh por asnjë organ shtetëror nuk mori mundimin të vepronte për të parandaluar jo vetëm rrënimin e saj, por madje edhe ndonjë fatkeqsi njërëzore, duke qënë një nga rrugët më qarkullim të lartë në zonën jug – lindore, në të cilën papërgjeqshmërisht lejohet levizja e automjeteve pavarësisht se ende nuk është përfunduar dhe dorëzuar nga shoqëria zhvilluese. Përfundimi i kësaj rruge është premtuar nga vitit 2013, premtim që është ricikluar prej 10 vitesh, e megjithëse gllabëron miliona euro, jo vetëm që nuk përfundon por së fundmi edhe kjo rrugë “doli nga rruga” për shkak të cilësisë shumë të dobët të punimeve nga babëzia për të vjedhur, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Tenderimi i kësaj rruge është denoncuar prej vitit 2020 nga Partia Demokratike, për shkak të klientelizmit, vlerës së tejfryrë, përfitimit të saj në kufij 100% të fondit limit por edhe zvarritjes së përfundimit të saj. Dy tenderat e lotit të dytë të ndarë në dy pjesë janë fituar nga shoqëria A.N.K shpk, në pronësi të shtetasit Agim Kola, vëllai i ish-deputetit socialist Ndue Kola, një nga klientet e qeverisë që ka përfituar miliona euro kontrata publike, ndër të cilat edhe koncesioni 310 milionë euro i rrugës Milot – Balldre. Një tjetër projekt i lënë rrugëve për shkak të përfitimit në mënyrë klienteliste, e mbi të gjitha pa pasur fondet e duhura për ndërtim nga kompania përfituese, në të njëjtën skemë si tek inceneratorët, si dhe në mungesë të financimit të saj nga bankat.

Për lotin e dyte me një gjatësi 17 kilometër të rrugës Korçë – Ersekë janë paguar 50 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ku kompania fituese ka përfituar edhe 4 milion euro shtesë për punime të paparashikuara. Madje abuzimi shkon edhe më tej në një nga pjesët e lotit të dytë të kësaj rruge, ku pavarësisht se ka pasur një projekt për 1 milionë euro për kilometër, zbatimi i tij është zvarritur për ta ndryshuar dhe tenderuar për 5 milionë euro për kilometër, në një rrugë më një gjatësi vetëm 4 kiliometër.

SPAK duhet të nisë menjëherë hetimet për supervjedhjen me rrugën Korçë – Ersekë, për të cilën jo vetëm janë shpenzuar miliona euro për punime me cilësinë më të dobët, por tashmë po rrezikohet seriozisht edhe jeta dhe shëndeti i qindra qytetarëve të zonës jug-lindore”, shkruan ajo.

The post Shembja e rrugës Korçë-Ersekë/ Reagon PD: Abuzimi me fondet rrezikojnë jetën e qytetarëve, SPAK të hetojë appeared first on Albeu.com.