Shell Energy Europe në Gjermani Archives - Albeu.com

Gazprom ndalon furnizimet me gaz për Letoninë
Kompania ruse e gazit, Gazprom, tha më 30 korrik se ka ndaluar furnizimet me gaz për në Letoni. Kompania e akuzoi këtë shtet se ka shkelur kushtet e marrëveshjes.

Rusia veçse ka ndalur furnizimet me gaz për në Poloni, Bullgari, Finlandë, Holandë dhe Danimarkë, pasi këto shtete kanë refuzuar që të paguajnë për gaz me rubla, ashtu siç ka kërkuar presidenti rus, Vladimir Putin.

Rusia po ashtu ka ndaluar shitjet e gazit për kompaninë Shell Energy Europe në Gjermani.

Në deklaratën e lëshuar të shtunën, Gazpromi nuk specifikoi se cilat kushte pretendon se Letonia i ka shkelur.

Ky njoftim i Gazpromit vjen një ditë pasi kompania letoneze e energjisë, Latvijas Gaze, tha se po blen gaz nga Rusia dhe po e paguante me euro në vend të rublave.

Një zëdhënës i kësaj kompanie megjithatë tha të premten se Latvijas Gaze po blen gaz nga Rusia, por jo nga Gazpromi. Kjo kompani nuk tregoi se nga cili furnizues po e merr gazin.

Në mars, Putin tha se Gazpromi do të kërkojë nga shtetet që janë “jomiqësore” për shkak të pushtimit të Ukrainës, të paguajnë gazin me rubla.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se një kërkesë e tillë e Putinit shkel sanksionet e bllokut evropian të vendosura kundër Moskës. Po ashtu, KE-ja u ka bërë thirrje kompanive evropiane që të vazhdojnë të paguajnë për gaz me monedhën që është në kontratat e tyre me Gazpromin./rel

The post Gazprom ndalon furnizimet me gaz për Letoninë appeared first on Albeu.com.