SHBA-Izrael Archives - Albeu.com

Frikë dhe shpresë në Iran mes bombardimeve SHBA-Izrael
Iranianët janë kapluar nga frika dhe shpresa, derisa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po zhvillojnë bombardime të mëdha, për t’i shfarosur udhëheqësit klerikalë të vendit.

Sulmet ajrore që nga 28 shkurti e kanë rrënuar një pjesë të madhe të udhëheqjes së Iranit, përfshirë vrasjen e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei.

Por, ato kanë shkaktuar gjithashtu vrasjen e qindra civilëve, sipas grupeve humanitare vendase, si dhe kanë shkatërruar shkolla e spitale, si pasojë.

“Ne ishim të lumtur me lajmin për vdekjen e Khameneit”, tha për Radion Farda një burrë 56-vjeçar në Teheran, duke folur në kushte anonimiteti për arsye sigurie.

“Por, tani këto bombardime të rënda po më shqetësojnë. Irani nuk duhet të shkatërrohet dhe të copëtohet. Shpresoj se e ardhmja të jetë e ndritur”, shtoi ai.

Vdekja e Khameneit, një autokrat që e sundoi vendin me dorë të hekurt për gati 40 vjet, u festua nga shumë njerëz në rrugët e Iranit. Por, për shumë të tjerë, vëmendja është përqendruar shpejt te ajo se çfarë do të ndodhë më pas.

Fushata ajrore e SHBA-së dhe Izraelit paraqet kërcënim jetik për teokracinë e Iranit. Nëse Republika Islamike shembet, disa kanë frikë se vendi shumetnik me rreth 90 milionë banorë mund të zhytet në luftë civile dhe anarki si fqinjët e tij, Iraku dhe Afganistani.

“Bombardimet janë të tmerrshme dhe i dëgjuam [sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit] duke goditur zonat e banuara”, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë një nënë 49-vjeçare në Teheran.

“Nuk mund të flemë natën dhe njëri nga qentë e mi fshihet në banjë nga frika”, shtoi ajo.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, u kanë bërë thirrje iranianëve të ngrihen në këmbë dhe “ta marrin në dorë Qeverinë” e vendit të vet.

Por, nuk ka pasur asnjë shenjë të ndonjë kryengritjeje në rrugët çuditërisht të qeta të qyteteve të mëdha iraniane, të cilat patrullohen nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe forca paraushtarake, Basij.

Në janar, autoritetet i shtypën brutalisht protestat e mëdha, duke vrarë mijëra njerëz. Ato protesta ishin kërcënimi më i madh ndaj sundimit të tyre në dekada.

Në Teheran, një qytet me 10 milionë banorë, shumë njerëz po qëndrojnë brenda shtëpive ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po vazhdojnë të godasin caqet e sigurisë dhe Qeverisë.

Numri i njerëzve të vrarë në vend që nga fillimi i sulmeve SHBA-Iran më 28 shkurt arriti në 787 më 3 mars, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit.

Ndërkohë, Organizata Aktivistët për të Drejtat e Njeriut në Iran, me bazë në SHBA, raportoi se 742 civilë kanë vdekur, përfshirë 176 fëmijë.

“Shumë njerëz prisnin të dëgjonin lajmin për vdekjen e udhëheqësit [Khamenei], por zhurmat e raketave dhe shpërthimeve, dhe fëmijët dhe njerëzit që humbin jetën, kanë lënë pak hapësirë për gëzim”, tha një grua 27-vjeçare në Teheran./REL

The post Frikë dhe shpresë në Iran mes bombardimeve SHBA-Izrael appeared first on Albeu.com.