shba e shpall non grata Archives - Albeu.com

Garonte për president të Paraguajit, kandidati tërhiqet pasi SHBA e shpall “non grata” për korrupsion
Nënpresidenti i Paraguajit Hugo Velazquez të premten tha se do të jepte dorëheqjen dhe do të tërhiqej nga gara për presidencën, pasi Shtetet e Bashkuara e përcaktuan për korrupsion domethënës, duke e shpallur person të padëshiruar.

Zoti Velazquez e mohoi akuzën, por tha se, për të “mbrojtur” partinë e tij, ai do të paraqiste dorëheqjen javën e ardhshme.

“Flas me qetësi sepse nuk e kam bërë atë për të cilën më akuzojnë”, tha ai për radion lokale Monumental. “Po flas me ndërgjegje të pastër”.

Departamenti Amerikan i Shtetit akuzoi zotin Velazquez më herët të premten për përfshirje në akte korrupsioni domethënës.

Në një deklaratë të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken thuhet se bashkëpunëtori i zotit Velazquez, Juan Carlos Duarte i kishte ofruar ryshfet një zyrtari publik paraguaian për të “penguar një hetim që kërcënonte nënpresidentin dhe interesat e tij financiare”.

Ryshfeti i ofruar ishte mbi 1 milion dollarë, tha në një deklaratë ambasadori amerikan në Paraguaj Marc Ostfield.

Juan Carlos Duarte tha se kishte dhënë dorëheqjen dhe do të bashkëpunonte me autoritetet, por nuk komentoi drejtpërdrejt mbi akuzat.

“Jam i befasuar. Do të vihem në dispozicion për informacionin përkatës që kërkojnë”, tha ai për agjencinë Reuters, duke shtuar se kishte dhënë dorëheqjen sepse “kam një pozicion publik dhe më duhet të nderoj institucionet”.

Familjarët e ngushtë të zotërinjve Velazquez dhe Duarte ishin gjithashtu në listën e sekretarit Blinken.

Departamenti i Shtetit në korrik akuzoi ish-presidentin e Paraguajit Horacio Cartes për “korrupsion madhor” dhe pengimin e një hetimi penal ndërkufitar. Ai i hodhi poshtë akuzat në atë kohë si “të pabaza dhe të padrejta.”/voa

The post Garonte për president të Paraguajit, kandidati tërhiqet pasi SHBA e shpall “non grata” për korrupsion appeared first on Albeu.com.

Ndryshe nga shqiptarët, politikani boshnjak i shpallur “non grata” nga SHBA jep dorëheqjen
Asim Sarajliq, delegat në Asamblenë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës dhe zyrtar i lartë i Partisë udhëheqëse boshnjake të Veprimit Demokratik (SDA), dha të mërkurën dorëheqje nga të gjitha funksionet politike.

Në një konferencë për media, Sarajliq tha se ka marrë vendimin për shkak të sanksioneve që i ka vendosur Departamenti amerikan i Thesarit, më 11 prill.

“Pavarësisht se nuk jam i dënuar për asnjë krim në shkallë të parë apo të fundit, besoj se – për shkak të vendimit të autoriteteve amerikane për të më futur në listën e personave të sanksionuar – është detyrimi im të jap dorëheqje nga pozicionet”, tha Sarajliq.

“Si person përgjegjës, për të cilin interesi i shtetit është mbi të gjitha, nuk dua të jem, në asnjë mënyrë, pengesë në zbatimin e planeve të përbashkëta strategjike dhe të partneriteteve midis Bosnjës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

SHBA-ja, tha Sarajliq, është një mik i vërtetë afatgjatë dhe partner strategjik i Bosnjës dhe “asnjë individ nuk duhet të jetë pengesë për bashkëpunimin e vazhdueshëm”.

Ai shtoi se do të jetë në dispozicion të institucioneve gjyqësore të Bosnjës në çdo kohë, “plotësisht i bindur” se “do të provojë pafajësinë”.

Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) publikoi më 11 prill një listë të të sanksionuarve për vepra korrupsioni, në të cilën përfshihen shtatë persona nga Ballkani Perëndimor.

Nga Bosnja, përveç Sarajliqit, është edhe ish-kryeprokurorja e këtij vendi Gordana Tadiq.

Në listë janë edhe dy shtetas të Shqipërisë: Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi.

Nga Mali i Zi është përfshirë ish-zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve, Svetozar Maroviq, ndërsa nga Maqedonia e Veriut janë ish-kryeministri Nikola Gruevski dhe ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit në këtë vend, Sasho Mijalkov.

Nënsekretari i Thesarit amerikan për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E. Nelson, ka thënë se njerëzit e sanksionuar “përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin institucional dhe aspiratat e atyre që duan qeverisje demokratike dhe të matur në Ballkanin Perëndimor”./rel

The post Ndryshe nga shqiptarët, politikani boshnjak i shpallur “non grata” nga SHBA jep dorëheqjen appeared first on Albeu.com.