Shaip Kamberi Archives - Albeu.com

Cilësoi kërkesat e shqiptarëve si “të pabaza”, Shaip Kamberi “shpërthen” ndaj zyrtarit serb: Deklaratë raciste dhe përçmuese, protestat do vazhdojnë!
Në një intervistë për Televizionin Kurir në Beograd, drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq, bëri disa deklarata të diskutueshme mbi statusin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilat janë pritur me shqetësim nga komuniteti shqiptar dhe përfaqësuesit e tyre.

Mitroviq, duke komentuar protestën e shqiptarëve që u mbajt më 12 gusht për të drejta më të plota, deklaroi se numri i punëtorëve shqiptarë në Komunën e Bujanocit është rritur nga 15 në 280. Këto fjalë ai i përdori për të argumentuar se Serbia ka bërë përpjekje për integrimin e shqiptarëve dhe se kërkesat e tyre politike janë “të pabaza”.

Për këtë deklaratë, Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, ka reaguar ashpër, duke e quajtur deklaratën raciste dhe përçmuese.

Sipas Kamberit, Mitroviq po injoron kërkesat legjitime të shqiptarëve dhe po kontribuon në institucionalizimin e diskriminimit të vazhdueshëm ndaj tyre.

Kamberi kërkon që Mitroviq të publikojë numrin e shqiptarëve të punësuar në institucionet shtetërore dhe jo vetëm në ato komunale, dhe fton organizatat ndërkombëtare të ndërmarrin veprime për të ndaluar këtë trajtim diskriminues.

Ai gjithashtu sfidoi Mitroviqin dhe autoritetet serbe për të përmbushur marrëveshjet ndërkombëtare dhe vendore që kanë për qëllim përmirësimin e statusit të shqiptarëve në këtë rajon.

Sakaq, Kamberi u shpreh se protestat do të vazhdojnë dhe se shqiptarët do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre të ligjshme.

Identiteti dhe dinjiteti nuk kanë çmim

Dikur ishin vetëm 15, sot janë 280 punëtorë shqiptarë në Komunën e Bujanocit, paska deklaruar Nenad Mitroviq, në një televizon në Beograd, duke komentuar situatën në Luginë të Preshevës pas protestës së shqiptarëve për të drejta, të mbajtur më 12 gusht.

Me këtë, ai paska tentuar të dëshmojë se Serbia ka punuar në integrimin e shqiptarëve dhe se kërkesat politike të shqiptarëve “janë të pabaza”. Në të njejtën kohë, duke potencuar se edhe komuna e Bujanocit është pjesë e institucioneve të Serbisë, për punësimet në komunë, meritat ia paska dhënë shtetit.

Vetë deklarata e Mitroviqit se mjafton që shqiptarët janë të integruar në Komunë është raciste. Sepse në prapaskenën e saj, ai sinjalizon se “shqiptarët nuk janë të denjë për ushtrimin e funksioneve në shtetin serb”.

Duke e komentuar pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës me fjalorin e viteve të 90-ta, Mitroviq dëshmon qartë se shteti serb ka për qëllim të vazhdojë diskriminimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Mohim, shpifje mashtrim e kërcënim janë qëndrimet kryesore të intervistës së tij.

Kjo deklaratë e drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq, dhënë sot për Televizionin Kurir në Beograd, i përngjanë deklaratave të viteve të 90’, kur shqiptarëve iu mohonin të drejtat elementare në Kosovë, ndërsa regjimi i Millosheviqit trumbetonte për rrespektim të plotë të drejtave të tyre.

Çfar spini politik e çfar mungese e njohurisë elementare të funksionimit të sistemit, pjesë e të clit është.

Nenad Mitroviq, duke folur për protestën e organizuar në Bujanoc, përveç që kishte ironizuar me kërkesat tona politike, ai kishte hequr dorë dhe kishte tentuar të shpërlajë Serbinë nga çdo obligim kushtetues që ka ndajë pakicave nacionale. Kjo tregon mosnjohjen e tij edhe të elementëve më të thjeshta të Kushtetutëss së shtetit serb.

Ai kishte shtuar se “shqiptarët as vet nuk e dijnë çfar dojnë” dhe kështu kishte vazhduar përbuzjen dhe talljen e tij të skajshme me hallet dhe brengat e qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Përbuzja e kërkesave legjitime të shqiptarëve, injorimi dhe ironizimi me marrëveshjet e nënshkruara, marrëveshje këto të monitoruara e garantuara nga faktori ndërkombëtarë, tregon qartë orientimin politik të qeverisë së Serbisë dhe shënon fillimin e institucionalizimit të diskriminimit të hapur e të vazhdueshëm shtetëror karshi shqiptarëve të Luginës.

Në stilin e trashëguar nga lideri i tij shpirtëror Vojislav Sheshel, si mjeshtër i manipulimit dhe dezinformimit, Mitroviq paska deklaruar se pjesmarrësit e protestës së Bujanocit kanë qenë të kushtëzuar të marrin pjesë në protestë përshkak që kanë qenë përfitues të mjeteve nga Qeveria e Kosovës dhe se ato i paguan kryeministri Kurti.

Mitroviq, kujton se në çdo protestë njerëzit marrin pjesë për shkak të senduiçave, vendeve të punës, apo kushtëzimeve tjera që ja bën SNS nëpër Serbi.

Ai harron se identiteti dhe dinjiteti nuk kanë çmim.

Do të ishte krejtësisht e parëndësishme deklarata e Nenad Mitroviqit nëse atë do ta jepte në cilësin e ish deputetit radikal apo përparimtarë, por kur në këtë mënyrë flet si drejtor i Trupit Koordinues, i cili në vitin 2000 ishte krijuar për të realizuar Planin dhe programin për zgjidhjen e krizës në Preshevë, Bujanc dhe Medvegjë, të Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë Federale të RFJ, kjo veçse është për tu brengosur, sepse ai po dëshmon se duke diskriminuar shqiptarët synimi kryesorë i qeverisë serbe është të shpopullojë Luginën e Preshevës nga shqiptarët.

Prandaj edhe deklarata e tij meriton intervenim ndërkombëtarë.

Duke kërkuar nga Nenad Mitroviq, që të publikoj numrin e shqiptarëve të punësuar në institucionet shtetërore e jo ato komunale në Bujanoc, ftoj përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, atyre organizatave që kanë monitoruar e ndërmjetësuar marrëveshjet e nënshkruara në mes të përfaqësuesve legjitim të shqiptarëve dhe qeverive në Beograd, të dënojnë qasjen e paraqitjen e drejtorit të Trupit Koordinues.

Cilat janë Marrveshjet që shqiptarët po kërkojnë të realizohen Nenad Mitroviq nuk po e din.

1. Plani dhe Programi për zgjidhjen e krizës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe Marrëeshja e Konçulit e vitit 2001;

2. Marrëveshja për reorganizimin e Trupit koordinues dhe Rikonfirmimit të parimeve të Marrëveshjes së vitit 2001;

3. Palni 7 pikësh, të cilin Qeveria e Serbisë, në tërësi e ka aprovuar më 2013.

Vazhdimi i ironizimit e përqeshjes së kërkesave tona legjitime e të bazuara në ligje vendore e konventa ndërkombëtare, në vend të fillimit të realizimit të Planit 7 pikësh, nënkupton edhe angazhimin tonë më të madhë e edhe protestat tona më të zëshme.

Nuk është për tu habitur me tendencën e ironizimit me protestën për identitet e dinjitet.

Ata që ironizojnë me Srebrenicën, Raçakun, Batajnicën, ata që glorifikojnë Ratko Mladiqin, ata që nuk pranojnë Rezolutën e OKB-së për Srebrenicën, pa fije turpi e morali mohojnë edhe diskriminimin dhe shpopullimin e Luginës së Preshevës.

Dhe në fund, nëse shqiptarët na qenkan mjaftueshëm të integruar, pse atëherë Ministria për të drejtat e njeriut dhe Trupi koordinues i Qeverisë së Serbisë, aprovuan “Planin e integrimit të përfaqësuesve shqiptarë në organet shtetërore në periudhën 2023 deri më 2026?

Pse OSBE e ndërmjetësoi arritjen e këtij Plani?

Pse BE e inicoi projektin? Pse Këshilli i Evropës ishte pjesë e hartimit të Planit?

Për këto dhe problemet tjera duhet të deklarohet autori i fjalisë 100 për një.

Mitroviq dhe të tjerët që po deklarohen rreth të drejtave të shqiptarëve janë vetëm marioneta në duart e autorit të “famshëm”.

Deshët apo nuk deshët ju dhe shefi i juaj, kërcënuat apo jo, protestat do të vazhdojnë.

The post Cilësoi kërkesat e shqiptarëve si “të pabaza”, Shaip Kamberi “shpërthen” ndaj zyrtarit serb: Deklaratë raciste dhe përçmuese, protestat do vazhdojnë! appeared first on Albeu.com.

Zyrtare: Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në parlamentin serb
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Serbi ka shpallur rezultatet zyrtare të procesit të mbajtur më 17 dhjetor.

Sipas rezultateve finale, Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, do të jetë i vetmi shqiptar që ka fituar ulëse për kuvendin e Serbisë, raporton Euronews.rs.

Gjithsejt janë 10 lista që do të kenë përfaqësim në kuvend; SNS 129 ulëse, “Serbia kundër dhunës” 65 ulëse, SPS 18, Nada 13, “Zëri i Popullit” 6, Zurkoliq 2, Uglanin 2 dhe Shaip Kamberi dhe Partia Ruse nga 1 mandat.

Kamberi ka siguruar 13 mijë e 501 vota, apo 0.35 përqind, ndërkaq sipas rezultateve finale në zgjedhjet e Serbisë kanë marrë pjesë 3 milionë e 815 mijë e 7 veta me të drejtë vote.

The post Zyrtare: Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në parlamentin serb appeared first on Albeu.com.

Serbia refuzoi vizitën e Sveçlës në Luginën e Preshevës, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit mbetet paranojake e me urrejtje ndaj nesh
Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dënuar ashpër të enjten vendimin e Qeverisë serbe për t’ia ndaluar ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, vizitën në Luginën e Preshevës.

Sveçla njoftoi të enjten herët se autoritetet serbe ia hodhën poshtë “paarsyeshëm” kërkesën për ta vizituar Luginën e Preshevës në jug të Serbisë në kufi me Kosovën.

Kamberi, i cili e fitoi edhe një mandat në Parlamentin e Serbisë gjatë zgjedhjeve të kontestuara serbe të 17 dhjetorit, tha përmes një shkrimi në Facebook se vendimi dëshmon se “Qeveria në Beograd, nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptare!”

Shqiptarët në Serbi jetojnë kryesisht në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – komuna të njohura bashkërisht si Lugina e Preshevës.

Në Luginën e Preshevës, sipas regjistrimit të 2002-ës, kanë qenë 88.966 qytetarë të regjistruar, prej tyre 57.737 shqiptarë, apo 65 për qind.

Numri aktual i shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk është i qartë.

“Vizitat e zyrtarëve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë në Luginë të Preshevës nuk janë vetëm të nevojshme, ato janë të domosdoshme, e duhet parë si të zakonshme, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike”, tha Kamberi.

Ai tha se bashkëpunimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Kosovën e Shqipërinë “nuk do të ndalet”, dhe se “Beogradi mund të tentojë, por do të dështojë”.

Refuzim të kërkesave të zyrtarëve kosovarë për vizitë në komunat jugore të Serbisë – të banuara me shumicë shqiptare – kishte pasur edhe më parë.

Më 27 nëntor të vitit 2021 autoritetet në Serbi kishin refuzuar kërkesën e katër ministrave për vizitë dyditore në atë që njihet si Lugina e Preshevës.

Refuzimi i kërkesës për vizitë në Serbi kishte ardhur pasi më 23 nëntor Qeveria e Kosovës kishte refuzuar kërkesën për vizitë në Kosovë të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë deklaruar se janë të gatshëm të rishqyrtojnë qëndrimin për lejimin e vizitave të Petkoviqit në të ardhmen, nëse “ai përmbahet nga gjuha nxitëse dhe provokuese në raport me qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

The post Serbia refuzoi vizitën e Sveçlës në Luginën e Preshevës, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit mbetet paranojake e me urrejtje ndaj nesh appeared first on Albeu.com.

Shaip Kamberi: Vuçiç, në mëngjes luan rolin e zjarrvënësit ndërsa në mbrëmje zjarrfikësit
Në Kuvendin e Serbisë të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, shqiptarët që jetojnë në Serbi do të përfaqësohen nga 1 deputet. Zoti Shaip Kamberi, deputeti i sapozgjedhur edhe për një mandat, i tha Zërit të Amerikës se beteja e tij në Parlamentin e Serbisë mbetet e njëjta – të ngrejë shqetësimet dhe vështirësitë e shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ndërkohë studiuesit kritikojnë Serbinë për diskriminimin sistematik ndaj pakicës shqiptare që sipas tyre ka ndryshuar relievin etnik në këtë rajon dhe po lë gjurmë të thella te përfaqësimi politik i shqiptarëve në Serbi.

Për shqiptarët që jetojnë në Serbi, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të javës së kaluar në Serbi nuk sollën ndryshime. Me një rezultat të pritshëm politik, të fitores së Partisë Progresive Serbe të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës tani po vëzhgojnë se çfarë drejtimi do të marrin përpjekjet për krijimin e qeverisë së re të Serbisë.

Rreth 58 mijë shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës do të përfaqësohen në Kuvendin e Serbisë nga Shaip Kamberi, i rizgjedhur deputet në këtë legjislaturë të re me rreth 13 500 vota.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Kamberi thotë se zhvillimet e fundit që po përcjellin procesin zgjedhor në Serbi, ku opozita po proteston rezultatet e zgjedhjeve në kryeqytetin serb dhe vëzhguesit ndërkombëtarë e vendas po kritikojnë autoritetet për një mori parregullsish që kanë minuar votimin e lirë, janë paralajmërim për një vazhdim të politikës aktuale të Serbisë, siç thotë ai, të vonesës së qëllimshme, për t’iu dhënë një epilog çështjeve që rëndojnë mbi rajonin, përfshirë atyre që lidhen me pozitën e pakicës shqiptare në Serbi.

“Në mëngjes luan rolin e zjarrvënësit e në mbrëmje zjarrfikësit. Do të shohim se cili është interesi i tij dhe me gjasë interesi i tij duket qartë, është të zvarrisë proceset e caktuara politike në cilat Serbia merr pjesë, qoftë kërkesën e BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, qoftë për fillimin e realizimit të planit franko-gjerman për të cilin ka rënë dakord me Kryeministrin Albin Kurti. Aleksandar Vuçiç me gjasë po tenton të blejë edhe më tepër kohë e sidomos deri në pranverë kur do të jenë zgjedhjet e BE-së,” deklaron ai.

Sipas zotit Kamberi, nëse Serbia nuk ndryshon qasjen e saj ndaj Bashkimit Evropian dhe dialogut me Kosovën, nuk do të ketë ndryshim as në qasjen e Serbisë ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

“Këto gjëra janë të ndërlidhura. Nëse Vuçiçi vendos përfundimisht të shkojë drejt zbatimit të marrëveshjes me Kosovën, besoj që do të ndryshojë edhe qasja ndaj Luginës. Por, nëse ai vendos ta shtyjë këtë, të vazhdojë retorikën armiqësore, luftënxitëse, është vështirë të pritet që ai të do ketë ndonjë politikë më të mirë ndaj Luginës së Preshevës” – thotë zoti Kamberi.

Studiuesit thonë se vështirësitë, që nga mungesa e investimeve ekonomike e deri te mosnjohja e diplomave dhe i ashtuquajturi proces i “pasivizimit” të adresave të shqiptarëve që jetojnë në tre komunat në Serbinë jugore, tashmë kanë ndryshuar bilancin etnik dhe rrjedhimisht përfaqësimin politik të shqiptarëve nga ky rajon.

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut me seli në Beograd në një studim të vitit 2021 që dokumentonte fenomenin e pasivizimit, e quajti atë “një formë të spastrimit etnik përmes mjeteve administrative.” Në raportin “Minoriteti shqiptar në pritje” kjo organizatë theksoi që shqiptarët në këtë rajon kanë treguar vullnet për t’u integruar, por Beogradi nuk ka treguar të njejtin vullnet politik.

Autoritetet e Serbisë i mohojnë këto akuza.

“Eshtë një lloj diskriminimi i pabesueshëm për të cilin flitet shumë pak. Shqiptarët janë bërë objekt i politikës së pasivizimit, një metodë shpopulluese nga qeveria serbe, kryesisht nga qeveria aktuale e Presidentit Vuçiç. Prandaj rizgjedhja e tij, e partisë së tij është një lajm i keq, që do të thotë vazhdimësi e këtyre politikave sepse nuk shihet realisht ndonjë vullnet për t’i zgjidhur këto probleme” – sipas Flora Ferati-Saschenmaier pranë Universitetit të Gottingen-it.

Studiuesja Ferati-Saschenmaier thotë se fshirja sistematike e shqiptarëve nga regjistrat civilë nën pretekstin e verifikimit të adresave, në veçanti në komunën e Medvegjës ka ndikuar në uljen drastike të numrit të votuesve shqiptarë dhe si rrjedhojë në këtë komunë, ku partia e Presidentit Vuçiç fitoi 90 për qind të votave, përfaqësimi i shqiptarëve në nivel komunal tashmë është bërë i papërfillshëm.

“Në regjistrat zgjedhorë në komunën e Medvegjës, në Bujanoc, mungojnë me mijëra shqiptarë që edhe po të kishin vullnet të votonin në Serbi në zgjedhjet e 17 dhjetorit, nuk do të mund të shprehnin vullnetin e tyre politik për shkak se janë hequr nga listat në mënyrë arbitrare, me qëllim të ndërrimit të strukturës etnike. Do të thotë faktikisht nuk ekziston më edhe pse jeton, edhe pse ke lidhje me vendin, ke pronë, ti nuk je qytetar i atij vendi dhe nuk mund ta gëzosh një nga të drejtat themelore politike qyetetare ose demokratike të atij vendi” – thotë ajo.

Sipas zotit Kamberi, në Medvegjë nga 8 këshilltarë që kanë përfaqësuar shqiptarët në nivelin lokal, ky numër tani ka zbritur në 2 mandate në kuvendin komunal, ndërkohë që nga 1000 votat e dikurshme në zgjedhjet parlamentare tani janë vetëm 220 të tilla. Por përkundër migrimit dhe pasivizimit dhe një vullneti të ulët për të votuar në zgjedhjet e treta brenda tri vitesh, zoti Kamberi thotë se dalja e shqiptarëve në zgjedhje në këtë rajon ishte ndjeshëm më e lartë në zgjedhjet e 17 dhjetorit, ndonëse e pamjaftueshme të sigurojë më shumë se një mandat në Kuvendin e Serbisë.

“Beteja jonë është e njejta prej një kohe të gjatë mjerisht, sepse në asnjë moment ne nuk po arrijmë të gjejmë bashkëbisedues korrekt në Beograd për të diskutuar për problemet tona dhe për të gjetur zgjidhjet për ato probleme. Roli im do të vazhdojë të jetë në sensibilizimin e problematikave të shqiptarëve, në paraqitjen e iniciativave, e sidomos kontaktet me trupin diplomatik, bashkësinë ndërkombëtare, që të senzibilizohet ajo për problemet e shumta me të cilat shqiptarët këtu ballafaqohen” – thotë zoti Kamberi.

Studiues si zonja Ferati-Saschenmaier thonë se zhvillimet në Luginën e Preshevës nuk janë të ndara nga zhvillimet në Kosovë. Ajo thotë se sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të trajtohen si pjesë e një diskutimi më të gjerë për minoritetet, të cilat nuk duhet të trajtohen me një standardi të dyfishtë.

The post Shaip Kamberi: Vuçiç, në mëngjes luan rolin e zjarrvënësit ndërsa në mbrëmje zjarrfikësit appeared first on Albeu.com.

Mesazhi i Begaj për Kamberin: Uroj që roli dhe kontributi i tij t’u shërbejë shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Presidenti i Republikës, Z. Bajram Begaj zhvilloi një telefonatë me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Presidenti i uroi atij suksese për rizgjedhjen në Parlamentin e Serbisë si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“ Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.

Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!” – i deklaroi atij Presidenti Begaj.

Suksese!”, shkruan Begaj.

The post Mesazhi i Begaj për Kamberin: Uroj që roli dhe kontributi i tij t’u shërbejë shqiptarëve të Luginës së Preshevës appeared first on Albeu.com.

Shaip Kamberi konfirmon se do të jetë deputet edhe për një mandat
Politikani shqiptar Shaip Kamberi nga Lugina ka konfirmuar për Gazetën Express se ka fituar edhe një mandat si deputet në Kuvendin e Serbisë.

I pyetur nga Gazeta Express se a e ka fituar edhe një mandat, siç po raportohet në media, Kamberi ka konfirmuar shkurtimisht se “Po”.

Sipas të dhënave Kamberi ka marrë mbi 11 mijë vota.

The post Shaip Kamberi konfirmon se do të jetë deputet edhe për një mandat appeared first on Albeu.com.

Kamberi: Vështirë të ketë hapa të mëdhenj në dialog pa presion ndërkombëtar ndaj Serbisë
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se hapat e mëdhenj në raportet Kosovë-Serbi do të jenë të vështirë, megjithatë çdo gjë do të mund të ndryshonte po të ketë presion ndërkombëtar ndaj Beogradit zyrtar.

Kamberi ka thënë se shqiptarët në Luginë të Preshevës e mirëpresin një marrëveshje me Serbinë, pasi kjo do të mund të ndikonte edhe në normalizimin e sjelljeve të Serbisë ndaj shqiptarëve të Preshevës.

“Unë e mbështes dialogun. Çdo luftë përfundon në tavolinën e bisedimeve, nëpërmjet tij gjendet zgjidhja mes dy shteteve që do t’i relaksonte raportet. Shpresoj se do të ndikonte edhe në normalizimin e sjelljeve të Serbisë për shqiptarët e Preshevës, andaj është jetike edhe për ne. Po shohim një Serbi të radikalizuar me qëndrimet kundrejt Kosovës dhe shqiptarëve, me një fushatë në rritje të glorifikimit të kriminelëve. Një Serbi e cila po i ashpërson marrëdhëniet me fqinjët. Suksese i këtyre bisedimeve do të varet kryekëput nga presioni i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë”, ka thënë ai në një intervistë për “DW”.

Sipas tij, shihet qartë se Serbia ka për qëllim të ndryshojë kufijtë në Ballkan.

“Sulmi terrorist në Banjskë kishte këtë qëllim. Bisedimet që do të duhej të zhvilloheshin, nuk besoj që do të mund të vazhdojnë në formatin e njëjtë. Do të duhej të detyrohej Vuçiqi që ta nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit dhe të ketë përgjegjësi konkrete për atë marrëveshje”, është shprehur më tej ai.

The post Kamberi: Vështirë të ketë hapa të mëdhenj në dialog pa presion ndërkombëtar ndaj Serbisë appeared first on Albeu.com.

Kamberi: Ndërkombëtarët të ndërmarrin masa ndaj Serbisë, po përdor pakicat për destabilizim
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi konsideron se tani është koha e fundit që ndërkombëtarët të ndërmarrin masa ndaj shtetit serb, në të kundërtën mund të ketë sërish tensione në veri.

Kamberi në deklaratën e dhënë për Telegrafin ka thënë se Serbia po përdor pakicat e veta për destabilizim.

“Nuk përjshtohet mundësia, sidomos nëse Bashkësia Ndërkomëtare do të vazhdojë me tolerancën e tepruar ndaj aspiratave serbe në veri të Kosovës, Bosnjës e Malit të Zi. Sepe Serbia dëshiron të bëhet hegjom i Ballkanit, dhe ajo po përdor pakicën e vet në shtetet e sipërpermendura për destabilizim. Prandaj është koha që Perëndimi të ndërmarrë masa serioze ndaj Serbisë”, është shprehur ai.

Tutje, ai ka shtuar se “Bashkësia Ndërkombëtare duhet përfundimisht ta ndryshojë qasjen ndaj shtetit serb, sepse ajo tashmë duke ndihmuar e financuar këtë aksion po merr epitetin e shtetit sponsoor të terrorizmit”.Sa i përket përfshirjes së ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në sulmin terrorist, ku u vra polici Afrim Bunjaku, Kamberi thotë se vështirë që do të ketë bashkëpunim nga Serbia me institucionet e Kosovës.

“Vështirë, së pari Beogradi zyrtar e konsideron Radoiciqin luftëtar të lirisë, ndërsa terroristët e vrarë martir. Presioni i Serbisë djathiste, e cila është shumicë mjerisht do të ishte me Vuciqin, ndërsa në rrethana kur mund të mbahen zgjedhjet parlamentare, ajo do t’i sillte humbje votues presdidentit serb dhe partisë së tij”, tha Kamberi.

Se a kanë ndikur zhvillimet e fundit në veri, tek shqiptarët që jetojnë në Luginë, Kamberi deklaroi se në fillim është vërejtur një qarkullim i madh i autoblindave dhe tankave serbe.

“Ditët e para pas aktit terrorist edhe në Luginë është vërejtur një qarkullim i jashtëzakonshëm i autoblindave dhe tankeve serbe, mandej e patëm edhe një incident në Medvegjë, ku u sulmua një familje e një shqiptari, për momentin nuk ka pasur raste tjera”, tha mes tjerash ai.A keni informata nga banorët në Luginë nëse është shtuar presion ndaj tyre, pas zhvillimeve në veri?

Ditet e para pas aktit terrorist edhe ne Lugine este verejtur nue qarkullim i jashtezakonshem i autoblindave due tankeve serbe, mande patem nje incident ne Medvegje kur u sulmua familja e nie shqiptari. Per momentin nuk ka pater raste tjerk.

Ndryshe, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terroristësh më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrimi Bunjaku.

Pas sulmit ndaj Policisë, rreth 30 serbë, të armatosur rëndë dhe të maskuar u fshehën në manastirin në Banjskë për disa orë, atyre iu kërkua nga Policia e Kosovës që të dorëzoheshin, por ata refuzuan të bëjnë një veprim të tillë ku edhe vazhduan sulmet me armë ndaj policisë, nga gjuajtjet me armë mbetën të vrarë tre sulmues.Policia ka konfiskuar një sasi të madhe armatimit, municionit, veturave dhe disa mjete tjera ushtarake gjatë hetimeve në atë zonë. Autoritet kosovare po ashtu siguruan dëshmi se organizator i sulmit terroristë ka qenë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Radoiçiq edhe publikisht ka pranuar se ka organizuar sulmin në veri. Institucionet në Kosovë kanë kërkuar nga Serbia që ta bëjnë ekstradimin e tij, ndërsa Prokuroria ka bastisur pronat e tij në Kosovë, ku edhe ka konfiskuar vetura e pasuri tjera materiale.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar edhe tre sulmues të cilët gjenden në masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ka nxitur reagimin e ndërkombëtarëve, të cilët kanë kërkuar nga Serbia që mos të nxis konflikte mes dy shteteve.Situata aktualisht raportohet të jetë e qetë në veri, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të jenë me prani të shtuar në Zveçan.

The post Kamberi: Ndërkombëtarët të ndërmarrin masa ndaj Serbisë, po përdor pakicat për destabilizim appeared first on Albeu.com.

Kamberi: Vuçiç di edhe çmimet e produkteve të thjeshta, e jo më se grupi terrorist po e sulmon Kosovën
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se presidenti i këtij vendi, Aleksandër Vuçiq, i dinë edhe çmimet e produkteve në treg, por po thotë se “nuk dijë për grupin terrorist në veri”.

Vuçiq ditë më parë kishte dalë në një konferencë për media, duke përmendur çmimet e produkteve. Ndërkaq, për grupin që sulmoi Policinë e Kosovës pretendon se nuk ka informacione.

Madje ai në një intervistë për Reuters, ka thënë se “Serbia do të nis një hetim për vrasjen e policit Afrim Bunjaku”.

Në këtë formë, Kamberi ka thënë se është e pamundur që Vuçiq të dijë për çmimet, por jo edhe për planifikimet e terroristëve.

”Është e pamundur që presidenti i Serbisë, i cili di çmimet edhe të produkteve më të thjeshta në treg, të mos e dijë se një grup super i armatosur i terroristëve serbë po planifikonte të sulmonte Kosovën”, ka thënë Kamberi.

It is impossible for the President of Serbia, who knows the prices of even the simplest products in the market, to not know that a super-armed group of Serbian terrorists were planning to attack Kosovo.

— Shaip Kamberi (@shkamberi) September 28, 2023

The post Kamberi: Vuçiç di edhe çmimet e produkteve të thjeshta, e jo më se grupi terrorist po e sulmon Kosovën appeared first on Albeu.com.

Kërcënohet me jetë deputeti shqiptar në Serbi, publikohen mesazhet
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka publikuar mesazhet kërcënuese nga një person të i cilat, ai tha t’i ketë marrë përmes Facebook-ut.

Kamberi ka thënë se puna e tij për të drejtat e shqiptarve në Serbi nuk do të ndalet.

“Ndërkohë, sot, përmes rrjetit social Facebook, nga një person i panjohur kam pranuar kërcënime të drejtpërdrejta për jetën time”, ka shkruar Kamberi.

“Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht,  ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh dikund. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde’ është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger,  nga përsoni Danijell Millkoviq”.

Më tej, tha se në vazhdimësi shqiptarët janë të diskriminuar.

“Për muaj me radhë, Serbia po mundohet për të ndërtuar një realitet virtual të gjoja rrezikimit të jetës së Serbëve në Kosovë. Ndërkohë, sa është e rrezikuar liria dhe jeta e shqiptarëve në Serbi flasin rastet e shumta të diskriminimit”, deklaroi Shaip Kamberi.

The post Kërcënohet me jetë deputeti shqiptar në Serbi, publikohen mesazhet appeared first on Albeu.com.