sezoni turistik Archives - Albeu.com

Intensifikohen verifikimet e DAP për qiratë turistike afatshkurtra gjatë verës
<html><head></head><body>

Me ardhjen e sezonit veror, Drejtoria e të Ardhurave Publike ka rritur ndjeshëm angazhimin në terren, duke vënë theksin te fitimet që individët sigurojnë nga lënia e pronave për periudha të shkurtra qëndrimi.

Institucioni paralajmëron një sërë masash konkrete: shpërndarje udhëzimesh të thjeshtuara për plotësimin e deklaratave, komunikim të personalizuar me kontribuuesit, shkëmbim të të dhënave me organet qendrore dhe vendore, si dhe analiza risku që do të pasohen nga inspektime të mirëshënjestruara. Njëkohësisht, do të zhvillohet një fushatë e gjerë ndërgjegjësimi përmes kanaleve mediatike dhe platformave sociale.

Vëmendja kryesore përqendrohet te të ardhurat e përfituara nga qiradhënia e apartamenteve, banesave, vilave, shtëpive, dhomave dhe çdo lloji tjetër të njësisë akomoduese, si dhe te fitimet nga veprimtari të tjera sezonale që lidhen ngushtë me industrinë e turizmit.

Nga DAP theksojnë se iniciativa synon të inkurajojë respektimin me dëshirë të rregullave fiskale, duke krijuar një terren të barabartë konkurrence për këdo që operon në fushën e mikpritjes.

“Objektivi ynë shkon përtej evidentimit të detyrimeve; ne dëshirojmë t’u vijmë në ndihmë qytetarëve që ato të përmbushen në mënyrë korrekte dhe të rregullt,” thuhet në një qëndrim zyrtar të administratës.

Tatimpaguesve u rikujtohet se çdo shumë e fituar nga marrëveshjet e qirasë akomoduese tatohet në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe u bëhet apel që të mos neglizhojnë afatet e pagesave.

Administrata tatimore konfirmon se do të vijojë me skema kontrolli të orientuara nga profili i riskut, me qëllim mbrojtjen e operatorëve të ndërgjegjshëm nga praktikat e pandershme të tregut dhe garantimin e një zbatimi uniform të legjislacionit.

</body></html>

The post Intensifikohen verifikimet e DAP për qiratë turistike afatshkurtra gjatë verës appeared first on Albeu.com.

Task Forca e Tatimeve në aksion në bregdet, bizneset: Na sekuestruan kompjuterët, rrezikohet sezoni turistik
Pikërisht në zemër të verës, kur strukturat akomoduese, plazhet dhe hotelet janë të mbushura plot me turistë, Task Forca e Tatimeve ka nisur një sërë kontrollesh në zonat bregdetare. Në vend të një periudhe më të qetë, inspektorët kanë zgjedhur ditët me fluksin më të lartë të pushuesve për të zhvilluar verifikimet e tyre.

Në terren janë dislokuar edhe gjatë ditëve të pushimit inspektorët Besnik Dalliu, Elton Ndoci dhe Andi Hajdari, të autorizuar për të inspektuar njësitë tregtare që operojnë në sektorin e turizmit.

Mirëpo, a përkon kjo kohë me frymën e mbështetjes ndaj biznesit? Sipas denoncimeve të vetë sipërmarrësve, edhe në ato raste kur i gjithë dokumentacioni figuron në përputhje me rregullat, atyre u janë konfiskuar pajisjet kompjuterike. Ky veprim i ka hequr mundësinë për të kryer procesin bazë të punës: emetimin e faturave dhe regjistrimin e shitjeve. Pasojat ekonomike në këto ditë kyçe janë të konsiderueshme dhe bizneset ngrenë shqetësimin se kush do të mbajë përgjegjësi për këto dëme.

Kjo situatë bie ndesh me tonin e deklaratave të mëparshme të Kryeministrit, i cili ka insistuar se administrata tatimore duhet të sillet si partnere, jo si “bandë” ndaj sipërmarrjes. Në këtë kontekst, lind natyrshëm pyetja nëse kontrollet e befasishme në kulm të sezonit turistik përputhen me këtë filozofi. Përballë veprimeve që, sipas pretendimeve, paralizojnë aktivitetin në momentet më prodhuese të vitit, ekziston rreziku i prekshëm që goditet vetë turizmi, duke dërguar një mesazh dekurajues në vend se të luftohet evazioni fiskal.

The post Task Forca e Tatimeve në aksion në bregdet, bizneset: Na sekuestruan kompjuterët, rrezikohet sezoni turistik appeared first on Albeu.com.

Sarandë, Ina Zhupa: Sezoni turistik nuk i përmbushi pritshmëritë
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njëkohësisht edhe kryetare e komisionit të Turizmit, Kulturës dhe Diasporës ka zhvilluar takime me bizneset dhe qyetarët në Sarandë për ti pyetur mbi sezonin turistik.

Bizneset ankohen se nuk kanë arritur pritshmëritë për një sezon të mbarë dhe se ka qënë një sezon më i dobët se viti i shkuar, i cili vetë ishte më i dobët se 2023.

Zhupa shprehet se: Tendenca është negative dhe shqetësuese. Edhe profili i turistëve që kanë frekuentuar zonën ka ndryshuar ndjeshëm. Kryesisht turistë me një çantë në krah, që nuk kanë kontribuar në ekonominë lokale.

Problemet kryesore sipas saj të Sarandës lidhen me mungesën e infrastrukturës, mungesën e parkimeve, mungesën e ujit të pijshëm, problematika me mbetjet, mungesën e aktiviteteve dhe kushteve që do i shtynte turistët të qëndronin më gjatë por edhe të riktheheshin.

Ina Zhupa apelon për turizëm gjithëvjetor, për të orientuar turizmin drejt një modeli që prodhon ekonomi dhe rrit mirëqenien lokale.

Statusi i plotë:

Sezon turistik nuk i përmbushi pritshmëritë në Sarandë, shumë pak ndikim në ekonominë lokale!

Gjatë takimeve dhe bisedave me sipërmarrës, operatorë turistikë dhe qytetarë, një gjë ishte e përbashkët për të gjithë: sezoni turistik i këtij viti nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe në pritshmëritë e tyre. Viti 2025 ka qenë më i dobët se 2024, i cili vetë kishte qenë më i dobët se 2023. Tendenca është negative dhe shqetësuese.

Edhe profili i turistëve që kanë frekuentuar zonën ka ndryshuar ndjeshëm. Kryesisht turistë me një çantë në krah, që nuk kanë kontribuar në ekonominë lokale. Ata kanë përdorur shërbimet bazike, si marketet, fast food-et por nuk kanë konsumuar në restorante lokale, nuk kanë marrë shërbime, nuk kanë krijuar ekonomi në komunitet. Shumë pak ndikim real në jetën ekonomike të qytetit.

Disa probleme thelbësore që po largojnë turistët dhe po ndikojnë negativisht në përvojën e tyre, duke bërë që shumë prej tyre të mos rikthehen më dhe të mos e rekomandojnë Sarandën si destinacion janë:

Një qytet pa një parkim publik funksional, ku kaos me makinat është bërë pjesë e përditshme. Mungesa e ujit të pijshëm, është jo vetëm e papranueshme, por edhe e turpshme. Keqmenaxhimi i mbetjeve, plehra të shpërndara nëpër qytet dhe rrugicat e plazheve, është një tjetër plagë e turizmit vendas.

Trafiku i rënduar dhe mungesa e qarkullimit normal në zonat më të frekuentuara, gjë që krijon stres dhe largon çdo ndjenjë pushimi.

Për të orientuar turizmin drejt një modeli që prodhon ekonomi dhe rrit mirëqenien lokale, duhet një strategji e re dhe më e qëndrueshme.

Duhen investime reale në përmirësimin e jetës së banorëve që do coj edhe në përmirësimin e kushteve për turistët. Gjithashtu të promovohet një turizëm me vlerë të shtuar, kulturor, gastronomik, aventurë dhe natyrë që tërheq vizitorë me më shumë kapacitet shpenzues. Synimi duhet jetë turizëm gjithë vjetor që rrit ekonominë lokal

The post Sarandë, Ina Zhupa: Sezoni turistik nuk i përmbushi pritshmëritë appeared first on Albeu.com.

I pakënaqur me sezonin turistik? Rama: Me disa fenomene po, por jo me prurjet! Vitin tjetër plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia
Kryeministri Edi Rama thotë se numri i turistëve në vendin tonë këtë sezon është rritur me 6% krahasur me një vitë më parë. Teksa shprehet i kënaqur me numrin e turistëve, në emisionin “Opinion”, Rama shprehu pakënaqësi me menaxhimin e plazheve.

Kryeministri theksoi se plazhi i Ksamilit vitin e ardhshëm do të menaxhohet nga Bashkia, duke shprehur kritika për shërbimin dhe çmimet në këtë zonë.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Janë plazhet bosh…

Rama: Është 5%-6% në rritje në krahasim me vitin e kaluar, me shifra po flas. Po ti gjithmonë i gjen palesh bosh mo Fevzi. Unë po të tregoj shifrat që janë shifrat e aeroportit që mund t’i verifikosh. Unë di sa kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, di sa kanë hyrë nga ajëri.

Fevziu: Je i kënaqur me sezonin e këtij viti?

Rama: Pse duhet të jem i mërzitur si ty. Ti ke arsye të jesh i mërzitur se nuk ke partinë në pushtet.

Fevziu: E dini sa kanë qenë çmimet në jug të Shqipërisë?

Rama: Vijmë edhe te kjo. Më the a jam i kënaqur me prurjen, thash nuk jam i kënaqur me disa fenomene. E para është budallallëku i një pjese që në jug është shumë që kanë investuar dhe kanë hedhur aty një pjesë të madhe që kanë dhe sjellen me investimin e tyre sikur është dita e fundit. Nëse vendosin çmime që nuk i përgjigjet shërbimet nuk do të ketë vitin e ardhshëm njerëz që shkojnë te ata dhe pas tre vitesh do të qajnë. Duhet të studiojnë çmimet sa e ka Italia… duhet ta bëjnë për vete. Ata duhet të mendojnë  se çfarë do të bëjnë me investimin pas 5 vitesh…

Fevziu: Po me shezllongët çfarë do bësh?

Rama: Plazhi i Ksamilit nuk është plazhi i Durrësit, nuk kanë për ta marrë më vitin e ardhshëm. Ka për ta marrë të gjithë bashkia. Plazhin e Dhërmiut nuk kanë për ta marrë më do e marrë bashkia, plazhin e Vlorës nuk kanë për ta marrë më. Në Velipojë, unë kam folur me Benet Becin, nuk kanë për t’i marrë më. Nuk do rrimë jo kam hotel jo s’ke hotel, jo fare, jo e ke në vijë të dytë, jo në vijë të tretë.  Nuk mundet dot të merret peng Ksamili. Kur sheh shërbimin është një shërbim çfarë të them. Të gjithë plazhin e Ksamilit do e menaxhojë bashkia. Nuk ka plazhe të tyre, ta harrojnë këtë gjë. Plazhet e hapura janë të shtetit, pa leje. Do e marrë bashkia.

The post I pakënaqur me sezonin turistik? Rama: Me disa fenomene po, por jo me prurjet! Vitin tjetër plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia appeared first on Albeu.com.

Sezoni turistik, Policia e Lezhës kontrolle për zhurmat në Shëngjin
Në kuadër të masave për garantimin e një sezoni turistik veror të sigurt dhe të qetë, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka intensifikuar kontrollet në terren për parandalimin dhe ndëshkimin e ndotjes akustike.

Operacioni, i fokusuar kryesisht në zonën turistike të Shëngjinit, por i shtrirë në të gjithë vijën bregdetare dhe zonat e frekuentuara, synon të sigurojë një mjedis paqësor për pushuesit vendas e të huaj dhe për vetë banorët.

Në një njoftim për shtyp, Policia e Shtetit bën të ditur se, strukturat e sigurisë publike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë kryer verifikime dhe matje të nivelit të zhurmave në një sërë subjektesh private, si bare, restorante dhe klube nate.

Për të garantuar saktësinë dhe zbatimin rigoroz të ligjit, ekipet e policisë kanë përdorur pajisje të certifikuara për matjen e zhurmës, duke ndjekur procedura të standardizuara.

Këto veprime bazohen në kuadrin të Ligjit “Për administrimin e zhurmës në mjedis” dhe në udhëzimin e përbashkët të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Turizmit, të datës 15 nëntor 2023.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, nga verifikimet e kryera deri më tani, të gjitha subjektet e kontrolluara kanë rezultuar në përputhje me normat e lejuara të zhurmës. Gjithashtu, është konstatuar respektimi i fashës orare të lejuar për transmetimin e muzikës në ambiente të jashtme, e cila është e përcaktuar nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Policia e Lezhës bën me dije se këto kontrolle nuk do të jenë sporadike, por do të vijojnë me intensitet të lartë gjatë gjithë sezonit turistik në të gjithë territorin e qarkut.

Policia fton qytetarët dhe pushuesit të bëhen partnerë në këtë përpjekje, duke denoncuar çdo rast të shkeljes së ligjit apo ndotjes akustike, me garancinë për një reagim të menjëhershëm, profesional dhe të vendosur nga strukturat policore.

The post Sezoni turistik, Policia e Lezhës kontrolle për zhurmat në Shëngjin appeared first on Albeu.com.

Sezoni turistik/ Policia, masa të shtuara për sigurinë rrugore: Intensifikohen monitorimet me radarë, kamera e patrulla të lëvizshme
Policia njofton masa të shtuara për sigurinë rrugore me nisjen e sezonit turistik, kur shtohet edhe fluksi i automjeteve, kryesisht gjatë zonave bregdetare dhe turistike.

Në të gjitha akset nacionale dhe qendrat e mëdha urbane janë intensifikuar monitorimet me mjetet inteligjente, radarët automatikë, me kamera dhe me patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara.

Sipas policisë, si rezultat i monitorimit, vetëm gjatë kësaj jave evidentuar dhe arrestuar në të gjithë vendin, 34 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 278 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe drejtim mjeti në sens të kundërt.

Në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative gjithsej 28 303 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme, nga këto:

🔹 1789 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit;

🔹 10954 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit;

🔹 1624 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

🔹 3457 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara;

🔹 568 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

🔹8579 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakime të gabuara.

🔹 456 drejtues automjetesh, për drejtim të automjetit, në efektin e alkoolit.

🔹876 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

The post Sezoni turistik/ Policia, masa të shtuara për sigurinë rrugore: Intensifikohen monitorimet me radarë, kamera e patrulla të lëvizshme appeared first on Albeu.com.

Sezoni turistik, nga kjo fundjavë kufizohet lëvizja e mjeteve të rënda në rrugët kryesore të vendit
Duke nisur nga kjo fundjavë mjetet e toinazhit të rëndë, si edhe mjetet që shërbejnë për kursantët e autoshkollave do të qarkullojnë me orare të reduktuara në akste kryesore të vendit dhe kryesisht në ato turistike.

Sipas udhëzimeve kufizimet shtrihen përgjatë fundjavës duke nisur nga dita e premte deri të dielave si edhe për ditët e festave.

Këto kufizime lëvizjeje parashikohen në ditët dhe në oraret si më poshtë:

•Të premten, nga ora 15:00-22:00;

•Të shtunën, nga ora 08:00-12:00 dhe nga ora 16:00-22:00;

•Të dielën, nga ora 07:00-22:00.

Do të ketë kufizime për të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore si më poshtë:

• Mjetet rrugore për transportin e mallrave me peshë të përgjithshme të autorizuar, mbi 7500 kg;

• Mjetet rrugore me ngarkesë të pandashme, me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m (transporte me mjete jashtë norme ose transporte në kushte jonormale);

• Mjetet rrugore bujqësore që kanë shpejtësi më të vogël se 40 km/orë;

• Mjetet rrugore që kalojnë përmasat kufitare, sipas nenit 61 të Kodit Rrugor;

• Mjetet rrugore që shërbejnë për kursantët e autoshkollave mësimore.

Kufizimet e lëvizjes përfshijnë akset e mëposhtme:

•“PKK Muriqan-Shkodër” dhe anasjelltas; “PKK Hani i Hotit-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Zogajt-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Shirokës-Shkodër” dhe anasjelltas, “Plazhi i Velipojës-Shkodër” dhe anasjelltas;

•”Shkodër-Lezhë”, “Lezhë-Shëngjin”, “Lezhë-Patok” dhe anasjelltas;

•”Durrës-Tiranë”, “Durrës-Gjiri i Lalëzit”, “Durrës-Currila”, “Durrës-Kavajë”, “Kavajë-Plazhi i Gjeneralit”, “Kavajë-Spille”, “Kavajë-Kthesa e Divjakës-Lushnjë” dhe anasjelltas;

•”Lushnjë-Fier”, “Fier-Seman”, “Fier-Plazhet e Poros” dhe anasjelltas;

•”Vlorë-Palasë-Dhërmi-Vuno-Himarë-Qeparo-Borsh-Bunec-Sarandë” dhe anasjelltas;

•”Sarandë-Butrint”, “Elbasan-Pogradec”, “Elbasan-Rrogozhinë” dhe anasjelltas;

•”Qafë Thanë-Lin-Pogradec-Tushemisht” dhe anasjelltas;

•”Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë” dhe anasjelltas;

•”PKK Morinë-Kukës-Milot-Durrës-Lezhë” dhe anasjelltas;

•”PKK Qafë Morinë-Bajram Curri” dhe anasjelltas.

/albeu.com/

The post Sezoni turistik, nga kjo fundjavë kufizohet lëvizja e mjeteve të rënda në rrugët kryesore të vendit appeared first on Albeu.com.

Rrumbullaku takim me strukturat e policisë kufitare: Të rritet vigjilenca në kohë fluksi
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur një takim me strukturat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin.

Kjo vjen në kuadër të sezonit turistik për parandalimin e krimeve kufitare, kontrolleve më të mira, ndër të tjera edhe hyrjen e emigrantëve nga vendet e treta.

Njoftimi:

Sezoni turistik, shërbimi sa më cilësor ndaj qytetarëve, siguria detare për pushuesit në plazhe, ndotja akustike, parandalimi i krimeve kufitare, kontrolli më i mirë i kufirit tokësor, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe për parandalimin e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve nga vendet e treta, rritja e vigjilencës në raste fluksi për kapjen e shtetasve në kërkim apo për parandalimin e paligjshmërive, si dhe rritja e standardit të integritetit të trupës policore që shërben në pikat e kalimit kufitar, ishin në fokus të takimit të zhvilluar mesditën e sotme, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrubmullaku, me Departamentin e Policisë Kufitare dhe Migracionit, drejtorët vendorë të kufirit dhe shefat e stacioneve policore në pikat e kalimit të kontrollit kufitar.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë Kufitare, marrjen e menjëhershme të masave shtesë për të siguruar një shërbim sa më cilësor, duke krijuar lehtësira në lëvizje, nisur nga trendi i rritjes së fluksit të turistëve dhe vizitorëve që përditë e më shumë, po vijnë në vendin tonë, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, ajror, detar dhe tokësor.

Përzgjedhja e një personeli sa më të kualifikuar, është domosdoshmëri, pasi Policia Kufitare është pika e parë e kontaktit të turistëve dhe vizitorëve, me vendin tonë, dhe në këtë aspekt, duhet të jetë një trupë shërbimi e mirëtrajnuar, e shkolluar dhe e përkushtuar.

Rritje të vigjilencës në kohë fluksesh, pasi sipas marrëveshjeve respektive pothuajse në të gjitha pikat e kalimit tokësor të rajonit, shpesh aplikohet procedura e përshpejtuar, dhe në këtë aspekt, shtetas në kërkim apo elementë të ndryshëm kriminal, që ushtrojnë veprimtari në fushën e trafikimit të armëve, drogës dhe automjeteve, si dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm, mund të përfitojnë për të realizuar qëllimin e tyre kriminal.

Bashkëpunim me homologët respektivë për lëvizje të njëtrajtshme dhe për shkëmbim informacioni, për shtetas me tendenca kriminale në fushën e krimeve kufitare.

Drejtori ka kërkuar që Njësia Detare e krijuar për sigurinë në plazhe, të veprojë në kohë dhe me profesionalizëm, si dhe të sigurohet informacion nga patrullimet tokësore dhe ato në vijën bregdetare, me qëllim parandalimin e ngjarjeve që cenojnë sigurinë e pushuesve.

Gjithashtu, masa të menjëhershme në koordinim me policitë vendore në qarqe, për ndotjen akustike, për sekuestrimin e pajisjeve që gjenerojnë muzikë në kundërshtim me ligjin, si dhe për ndëshkimin ligjor për pronarët dhe administratorët e hoteleve dhe lokaleve që krijojnë ndotje akustike, në dëm të banorëve dhe të pushuesve.

Drejtori i Përgjithshëm ka paralajmëruar drejtuesit e Policisë Kufitare se në rast të mospërmbushjes së këtyre objektivave, nuk do të ketë thjeshtë masa administrative të largimit nga detyra, por do të ketë ndjekje penale për shpërdorim të detyrës, për cilindo që nuk i përgjigjet ritmit dhe kërkesave të reja të bazuara në organigramën e re të Policisë së Shtetit, sipas të cilës Policia Kufitare merr më shumë përgjegjësi në drejtim të parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare.

The post Rrumbullaku takim me strukturat e policisë kufitare: Të rritet vigjilenca në kohë fluksi appeared first on Albeu.com.

Sezoni trustik, Muhamet Rrumbullaku u je porosi shefave të komisariateve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues, Madhor Muhamet Rrumbullaku zhvilloi mesditën e sotme, një takim pune me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë dhe me shefat e komisariateve të Policisë në vend.

Parandalimi i kultivimit të kanabisit, ulja e kriminalitetit, siguria gjatë sezonit turistik, krimet mjedisore dhe performanca e punonjësve të Policisë te qytetarët, ishin çështjet që Drejtori i Përgjithshëm trajtoi gjatë takimit.

Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë, në qendër dhe në bazë, rritje të forcës parandaluese dhe goditëse ndaj tendencave për kultivim të bimëve narkotike, kontroll më efikas të territorit, rritje të hetimeve proaktive parandaluese me qëllim ndëshkimin e shtetasve përgjegjës që porositin dhe financojnë kultivimin e bimëve narkotike.

Përsa i përket kriminalitetit, pavarësisht se situata kriminale ka tendencë uljeje, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar rritje të inteligjencës policore me qëllim parandalimin në kohë të ngjarjeve të mundshme kriminale. Kontrolle të befasishme ndaj kujtdo për të cilin disponohet informacion se ka tendenca kriminale apo merret me veprimtari kriminale. Të punohet më shumë për sigurimin e informacionit, për lokalizimin e shtetasve të shpallur në kërkim, me rrezikshëmri të lartë shoqërore, me qëllim kapjen e tyre.

Në kuadër të sezonit turistik, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar koordinim të veprimeve me të gjitha strukturat që kanë përgjegjësi për sigurinë gjatë sezonit turistik. Të rritet kontrolli nga toka dhe nga deti, për shtetasit që ushtrojnë aktivitete argëtuese me mjete lundruese në det, me qëllim rritjen e sigurisë së pushuesve, por dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme. Muzika në lokale, pas orarit të caktuar apo abuzimi me lejen për të vënë muzikë brenda orarit të caktuar, nuk duhet të tolerohet në asnjë mënyrë. Pronarëve apo administratorëve  të bizneseve që do shkaktojnë ndotje akustike, do t’u sekuestrohen pajisjet e muzikës.

Krimet mjedisore ishin një tjetër tematikë e diskutuar nga Drejtori i Përgjithshëm i cili tërhoqi vëmendjen për gërryerjen e shtretërve të lumenjve, prerjen e paligjshme të pyjeve dhe për tendencën për ndërtime pa leje, brenda vijës së verdhë dhe në zona bregdetare.

Drejtori u ndal dhe në performancën e punonjësve të Policisë dhe për këtë kërkoi që  drejtuesit e Policisë të qëndrojnë më afër efektivëve, të kontrollojnë dhe të menaxhojnë strukturat në varësi, pasi performanca është një nga nyjet kryesore që lidh Policinë me qytetarët.

Në fund të takimit, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga të gjithë, reflektim, kontrolle në terren dhe marrje të përgjegjësive, në të kundërt nuk do të ketë vetëm masa administrative, por ndaj cilitdo që do të abuzojë me detyrën dhe me besimin e qytetarëve, Drejtori i Përgjithshëm ka paralajmëruar ndjekje penale.

The post Sezoni trustik, Muhamet Rrumbullaku u je porosi shefave të komisariateve appeared first on Albeu.com.

Rrezikoi jetën e personave në bord, gjobitet pronari i një gomoneje në Vlorë
Me nisjen e sezonit të ri turistik, janë shtuar dhe kontrollet detare të policisë sa i takon ruajtjes së sigurisë. Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në zbatim të planit të masave për forcimin e kontrolleve në det kanë ushtruar kontroll në mjetet lundruese në sektorët: Triport – Kepi i Gjuhëzës, Shën Jan – Shën Vasil, brenda gjirit të Vlorës, ku janë kontrolluar 12 mjete lundrimi për peshkim, 28 mjete lundurimi për argëtim, si dhe 19 mjete lundrimi turistike.

Policia Kufitare ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e një mjeti lundrues gomone e vogël (shtetas kosovar), pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se kishte mungesë të dokumentacionit, si dhe kishte udhëtuar me mjetin lundrues gomone me motorr 8 KF, në Karaburun, duke rrezikuar jetën e personave në bord. Po në vijim të këtyre kontrolleve, është bllokuar një mjet lundrues argëtimi, pasi përdoruesi i tij nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Kontrollet do të intensifikohen më shumë në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë detare dhe në këtë kuadër Policia Kufitare e DVKM Vlorë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e përdoruesve të mjeteve lundruese, për zbatimin e ligjshmërisë nga ana e tyre. Gjithashtu, Policia Kufitare është e vendosur në zbatimin me korrektësi të ligjit dhe ndëshkimin pa asnjë mëdyshje të shkelësve të ndryshëm, përdorues të mjeteve lundruese./Albeu.com/

The post Rrezikoi jetën e personave në bord, gjobitet pronari i një gomoneje në Vlorë appeared first on Albeu.com.