seuli Archives - Albeu.com

Frikë në gadishullin korean! Raketat e Koresë së Veriut alarmojnë Seulin
Koreja e Veriut lëshoi disa raketa lundruese në det duke rritur akoma më shtunën tensionet në këtë rajon.

Sipas ushtrisë jug-koreane, ky është testimi i pestë që koreano-veriorët zhvillojnë nga muaji janar. Raketat e lëshuara u dedektuan në verilindje dhe lindje të qytetit Vonsan. Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, ato po analizohen në bashkëpunim me ushtrinë amerikane ndërsa ende nuk dihet nëse u lëshuan nga toka apo deti.

“Ushtria jonë ka rritur vëzhgimin dhe vigjilencën dhe po punon ngushtë me partnerët amerikanë, duke monitoruar nga afër sinjalet e aktivitetit të mëtejmë nga Koreja e Veriut”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut por pa dhënë shumë detaje.

Testimet janë rritur akoma më shumë në një kohë kur Koreja e Jugut dhe SHBA po përgatiten për të mbajtur zgjedhjet. Ndërkohë lideri koreano-verior, Kim Jong Un është shprehur i gatshëm të sulmojë Korenë e Jugut nëse do të cënohet siguria e Veriut.

Për të demonstruar qëndrimet e tij ai ka rritur dhe testimet e raketave të cilat mund të godasin objektiva të ndryshëm në distancë të largët. Për të ndalur këtë rrezik, SHBA, së bashku me Korenë e Jugut dhe Japoninë kanë rritur bashkëpunimin ushtarak dhe po zhvillojnë stërvitje të ndryshme. Po ashtu tre vendet po punojnë dhe për të forcuar strategjitë e tyre të parandalimit bërthamor.

The post Frikë në gadishullin korean! Raketat e Koresë së Veriut alarmojnë Seulin appeared first on Albeu.com.

Koreja e Veriut lëshon satelitin spiun, Tokio dhe Seuli në alarm për sigurinë
Koreja e Veriut është rikthyer të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi pak para orës 15:00 (me orën lokale në Shqipëri) Pheniani lëshoi një satelit spiun.

Regjimi i Koresë së Veriut u kishte komunikuar fillimisht autoriteteve japoneze se sateliti mund të lëshohej nga mesnata e së mërkurës se 22 nëntorit deri në 30 nëntor.

Por pasi në Phenian duket se kanë ndryshuar planin, autoritet në Tokio janë alarmuar dhe u kanë kërkuar banorëve të ishullit Okinaëa të futeshin në strehimore.

Reagim të menjëhershëm ka pasur edhe nga Koreja e Jugut. Seuli zyrtar ka kërcënuar se do të merrte “masat e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e popullsisë“, pa specifikuar se cilat do të ishin ato.

Lëshimi i një sateliti spiun nga Veriu tregon për një garë midis dy Koreve, pasi edhe Jugu po përgatitet të nisë në orbitë satelitin e saj të parë, tërësisht të zhvilluar brenda vendit.

Nisja e satelitit nga Seuli është planifikuar për në 30 nëntor, në një raketë SpaceX Falcon 9 nga baza Vandenberg në Kaliforni.

Prej vitesh Këshilli i Sigurimit i OKB ka përfshirë lëshimet satelitore në listën e aktiviteteve të ndaluara për Korenë e Veriut , sepse i konsideron ato si një mbulesë për testet e raketave ndërkontinentale.

Pheniani ka tentuar tashmë dy herë të vendosë një satelit spiun në orbitë, por tentativat kanë dështuar. Dështimi i parë daton në 31 maj të këtij viti, kur raketa e re Chollima-1 që duhej të çonte në orbitë satelitin Malligyong-1 u rrëzua në Detin e Verdhë. Më 24 gusht dështoi faza e dytë, me “vëllezërit” nga Jugu që gjetën rrënojat e satelitit.

Lëshimi i një sateliti nga Pheniani vjen dy muaj pas vizitës së Kim jong un në Rusi, ku Putin e priti në Kozmodromin Vostochny dhe premtoi se do të ndihmonte Korenë e Veriut të realizonte ëndrrën e saj për t’u bërë një fuqi hapësinore me satelitë në orbitë.

“Kjo është arsyeja pse ne erdhëm këtu, pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut është shumë i interesuar për teknologjinë e raketave”, tha kreu i Kremlinit.

Sakaq, Uashingtoni dhe Seuli dyshojnë se “Marshalli” dhe “Cari” ranë dakord për një shkëmbim: municione të Koresë së Veriut për artilerinë ruse të angazhuar në Ukrainë në këmbim të teknologjisë hapësinore.

The post Koreja e Veriut lëshon satelitin spiun, Tokio dhe Seuli në alarm për sigurinë appeared first on Albeu.com.

Covid-19 rikthehet fuqishëm në Korenë e Veriut, befason Kim Jong-un: Virusin e solli Seuli, erdhi me balona nga ajri
Ai e kishte mohuar ekzistencën e Covid deri në prill, por tani në Korenë e Veriut janë rreth 5 milionë njerëz të infektuar.

Për presidentin Kim Jong-un, fajin e kanë balonat që sipas tij vijnë nga Seuli. Kjo është teoria e mbështetur nga agjencia qeveritare KCNA, sipas së cilës virusi mbërriti në vend për shkak të fletëpalosjeve kundër propagandës të bartura nga balonat e lëshuara nga aktivistët e Koresë së Jugut.

Agjencia citon një hetim të nisur pas infektimit të një ushtari 18-vjeçar dhe një djali 5-vjeçar, të cilët do të ishin “rastet e para të etheve” për shkak të kontaktit me “objekte aliene”, pra tullumbace dhe fletushka.

Zona e “epidemisë së parë malinje” është ajo e Iphorit, në provincën e Gangëon. Sipas qeverisë, virusi mbërriti në Phenian në mes të prillit përmes njerëzve nga ajo zonë.

Rezultatet e hetimit, të publikuara dje nga Qendra Shtetërore për Parandalimin e Epidemisë dhe Emergjencave, tashmë ishin dorëzuar dhe miratuar nga Komiteti Qendror i Partisë, me miratimin e liderit Kim Jong-un.

“Komiteti gjithashtu urdhëroi lëshimin e udhëzimeve emergjente” për mbikëqyrjen e “objekteve të huaja të bartura nga era ose fenomene të tjera klimatike dhe nga balona në zonat përgjatë kufirit”, njoftoi KCNA.

Fletëpalosjet kanë qenë një burim tensioni midis dy Koreve, me shtetin komunist që i bën thirrje qeverisë në Seul të marrë masa më të ashpra për të ndaluar “fushatën e shpifjes”, duke kërcënuar me një përgjigje ushtarake.

Ndërkohë, Seuli zyrtar ka hedhur poshtë pretendimet nga Veriu, duke vënë në dukje se nuk ka mundësi që shpërthimi i koronavirusit të jetë i lidhur “me këto materiale nga Jugu”./albeu.com

The post Covid-19 rikthehet fuqishëm në Korenë e Veriut, befason Kim Jong-un: Virusin e solli Seuli, erdhi me balona nga ajri appeared first on Albeu.com.