servia Archives - Albeu.com

Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ka përfunduar pa ndonje incident serioz . Sipas zyrtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Preshevë dhe Bujanoc gjithçka ka shkuar relativisht mirë, me incidente të lokalizuara.

Votimi llogaritet të jetë mbi 30 për qind, ndërsa rezultatet preliminare pritet të dalin pas orës 22:00. Të dhënat për RTK janë konfirmuar nga kryetarët e Kuvendeve Komunale Zgjedhore në këto komuna.

Kujtojmë se nga ora 07:00 në Preshevë dhe Bujanoc, janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e nivelit lokal. Presheva ka rreth 43500 votues të cilët kanë votuar në 37 qendra të vendvotimit për 39 mandate. Në Bujanoc kanë pasur të drejtë vote gjithsej 43046 votues të cilët kanë votuar në 59 vendvotime për 41 mandate.

Në të dy komunat vlen rregulli i njëjtë, i arritjes së shumicës prej 21 mandateve të këshilltarëve për të arritur zgjedhjen e kryetarit të komunës, i cili pra nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejt, por me shumicë këshilltarësh.

Në Preshevë në garë kanë qenë 6 subjekte shqiptare dhe 1 të pakicës serbe. Në Bujanoc ndërkaq kanë garuar 4 subjekte të shqiptarëve, 4 të serbëve dhe 1 subjekt që udhëhiqet nga minoriteti rom.

The post Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc appeared first on Albeu.com.

Borrell fton Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë të enjten se kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, por nuk është bërë e ditur data.

“Në disa raste kemi thënë se do të ketë takime në nivel të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Përfaqësuesi i lartë tashmë i ka ftuar ata që të vijnë në Bruksel dhe ne do të japin datën në kohën e duhur“ ka thënë ai.

Borrell ka paralajmëruar ftesë për dy liderët prej 23 nëntorit, pasi Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave.

Kosova është pajtuar që të pezullojë planin e saj për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës, derisa Serbia është zotuar se nuk do të lëshojë më targa të reja për serbët në veri.

Megjithatë, situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar më 6 dhjetor pasi disa grupe të qytetarëve serbë kanë penguar hyrjen e zyrtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor në zyrat e këtij institucioni në veri, me qëllim të përgatitjes për zgjedhje, dhe kështu kanë shkaktuar incidente me armë zjarri.

Për incidente të tilla është raportuar në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Një ditë më vonë, në Mitrovicë të Veriut është raportuar për dy shpërthime me shok bomba.

Zgjedhjet për komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan – janë caktuar për 18 dhjetor, pasi kryetarët e tyre kanë dhënë dorëheqje si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Përveç tyre, edhe serbët lokalë janë tërhequr nga institucionet e Kosovës në nivel qendror dhe lokal, përfshirë Policinë e Kosovës dhe gjyqësorin.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila me mbështetjen e Beogradit zyrtar i udhëhoqi këto komuna – i kundërshton këto zgjedhje.

Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se, aktualisht, nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës më 18 dhjetor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me intensifikimin e sulmeve në veri do të ketë prani të shtuar të policisë në këtë pjesë të vendit.

Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar “grupet kriminale” për sulmet në veri, duke thënë se ato “paguhen dhe drejtohen nga Serbia” për incidentet në veri të Kosovës.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./rel

The post Borrell fton Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel appeared first on Albeu.com.

Abazoviç i shtrin dorën e bashkëpunimit Serbisë: Vizitën e parë do ta kem në Beograd
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vizita e tij e parë si kryeminsitër do të jetë në Beograd, gjë e cila sipas tij, tregon se një kohë më e mirë bashkëpunimi mes dy shteteve, po vjen.

Abazoviq, duke folur për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, ka thënë se Mali i Zi është i interesuar për bashkëpunim. Ai ka thënë se dora e tij është e shtrirë për këtë qëllim.

Vuçiq, gazetarit shqiptar në Ohër: Ju e quani Republika e Kosovës, ne e qu…

Kryeministri i ri malazez ka thënë se do të jap lajme pozitive nga Beogradi, kur është pyetur nga agjencia shtetërore serbe nëse Mali i Zi do t’i bashkohet përfundimisht Ballkanit të Hapur, transmeton Gazeta Express.

Abazoviq, që ka marrë pjesë si vëzhgues në samitin e sotshëm të Ballkanit të Hapur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se kjo nismë është “definitivisht fytyra e re” e Ballkanit Perëndimor.

“Të gjitha temat e shtjelluara janë ekskluzivisht të lidhura me standardet e jetës për qytetarët, qoftë transporti i lirë, agrikultura, energjia, turizmi, krizat si dhe projektet e mëdha infrastrukturore… kjo është përfundimisht një kthesë e madhe”, ka thënë Abazoviq. /GazetaExpress

The post Abazoviç i shtrin dorën e bashkëpunimit Serbisë: Vizitën e parë do ta kem në Beograd appeared first on Albeu.com.

Scholz të premten niset drejt Ballkanit, deputetja gjermane: T’i bëjë presion Serbisë për ta njohur Kosovën
Kancelari gjerman, Olaf Scholz nis të premten një vizitë dyditore në Ballkanin Perëndimor. Kryetarja e komisionit të të drejtave të njeriut në Bundestagun gjerman në intervistë me DW pret mesazhe të qarta ndaj Serbisë.

Deutsche Welle: Zonja Alt Ju kryesoni Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Bundestagun Gjerman dhe keni qenë për shumë vite raportuese për Ballkanin Perëndimor në grupin parlamentar të FDP-së. Kancelari gjerman, Olaf Scholz së shpejti do të vizitojë disa vende të rajonit. Si e vlerësoni situatën e të drejtave të njeriut atje?

Renata Alt: Natyrisht, situata e të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor duhet mbajtur gjithmonë nën vëzhgim. Nuk ka ende progres të mjaftueshëm, nuk ka reforma të mjaftueshme, madje në Serbi të drejtat e njeriut vijnë duke u reduktuar. Sidomos në fushën e lirisë së medias, kontrolli mbi të cilat është rritur në mënyrë masive.

A do ta quanit Serbinë një regjim autoritar?

Në fakt ka organizata joqeveritare që në bazë të vëzhgimeve afatgjata thonë se Serbia është bërë shtet hibrid apo autokraci. Dhe kjo është shqetësuese, veçanërisht kur bëhet fjalë për një vend kandidat për në BE.

Cilat janë pritshmëritë tuaja nga vizita e kancelarit gjerman në rajon?

Do të ishte e rëndësishme që kancelari Scholz, gjatë vizitës së tij në Serbi, të ushtrojë presion ndaj Aleksandar Vuçiqit dhe qeverisë së ardhshme në Serbi dhe t’u bëjë të qartë se Serbia duhet të përkrahë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë dhe të dënojë qartazi krimet e luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë. Serbia duhet t’i japë fund politikës së luhatjes dhe të vendosë: a dëshiron të shkojë kah Rusia apo është vërtet e interesuar të antarësohet në BE?

Apele të tilla i bëhen shpesh zotit Vuçiq, por ai deri më tani nuk ka ndryshuar kurs. Përkundrazi, Serbia sapo përmbylli një marrëveshje të re me Rusinë për furnizimin me gaz. Pse Gjermania nuk reagoi fare për këtë marrëveshje?

Për fat të keq, Gjermania e ka bërë veten shumë të varur nga gazi rus, falë edhe një politike të dështuar të kancelares Merkel. Kështu është edhe në Serbi. Qeveria serbe duhet t’u garantojë qytetarëve apartamente dhe shtëpi të ngrohta në dimër. Por në planin afatgjatë nuk ka kuptim të lidhet me Rusinë dhe të blejë armë nga Rusia dhe Kina. Në Serbi ka edhe shumë kompani që janë pronë e Rusisë. Do të ishte e rëndësishme që këto kompani ose këta individë të përfshiheshin në listën e sanksioneve, siç ndodh në të gjitha vendet e tjera të BE-së.

Çfarë ka Gjermania në dorë për ta kthyer Serbinë në drejtimin e duhur?

Është e rëndësishme që të intensifikohet dialogu. Prandaj unë e përshëndes vizitën e kancelarit në rajon. Edhe pse momenti më duket i çuditshëm, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Rusinë. Druhem se Serbia do ta përdorë vizitën e kancelarit Scholz për një lloj propagande ndryshe nga ajo që do të donim ne në Gjermani. Vizita e kancelarit Scholz do të interpretohet nga media serbe si mbështetje për politikën e Aleksandar Vuçiqit.

Shqetësuese ishin edhe fjalët e presidentit Vuçiq, kur ai u betua pas zgjedhjeve, se ai kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Prandaj është e rëndësishme që kancelari Scholz ta bëjë të qartë se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të vazhdojë të konsiderohet një kandidate serioze dhe e besueshme për anëtarësim në BE.

Mendoj se si mjet presioni mund të përdoren burimet financiare. Nëse Serbia vazhdon politikën e saj luhatëse e largohet gjithnjë e më shumë nga demokracia, unë sugjeroj ngrirjen e fondeve dhe marrjen në konsideratë të pezullimit të negociatave të pranimit në BE. Sigurisht që edhe Kosova duhet të afrohet me Serbinë, për shembull, nuk është shumë e mençur që të pengohet mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Pra, të dyja palët duhet të lëvizin drejt njëra-tjetrës. Megjithatë, është e rëndësishme që të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u jepet një perspektivë e qartë evropiane. Është e pakuptueshme, se pse Maqedonia e Veriut të mos fillojë negociatat e anëtarësimit me BE-në, sidomos pas ndryshimit të emrit.

Perspektiva evropiane është theksuar vazhdimisht edhe nga ish-kancelarja Merkel, kur ajo udhëtonte në rajon. Megjithatë, nuk pati lëvizje. Cila qe arsyeja?

Ne si FDP e kemi kritikuar politikën e jashtme të qeverisë së mëparshme si naive. Ne kërkojmë që të komunikohen kushte të qarta. Duhet të jetë në interesin tonë që të kemi paqe në Ballkanin Perëndimor. Serbia nuk është e përfshirë vetëm në konfliktin e Kosovës, por edhe në tendencat separatiste në Republika Srpska. Prandaj duhet ta bëjmë të qartë se nëse duam të mbetemi të bashkuar dhe të kemi paqe e siguri dhe të respektojmë të drejtat e njeriut në kontinentin evropian, vendet kandidate duhet gjithashtu të përfaqësojnë vlerat tona.

Maqedonia e Veriut është e bllokuar nga vetoja e Bullgarisë. Sa realiste është, që çelja e negociatave të bëhet duke hequr parimin e vendimmarrjes unanime në BE?

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ndryshoi shumë gjëra në Evropë. Ukraina ka aplikuar gjithashtu për anëtarësim në BE. Natyrisht, duhet pranuar se reformat në vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor janë shumë më të avancuara sesa në Ukrainë. Dhe në mënyrë që BE-ja të mund të marrë vendime për zgjerimin, duhet gjithashtu të marrë parasysh, se cilat reforma do të ishin të nevojshme dhe ndoshta të heqim dorë nga parimi i unanimitetit./dw

The post Scholz të premten niset drejt Ballkanit, deputetja gjermane: T’i bëjë presion Serbisë për ta njohur Kosovën appeared first on Albeu.com.