sërish dosjen SPAK-ut Archives - Albeu.com

GJKKO i kthen sërish dosjen SPAK-ut, Asllan Dogjani: S’kam bërë korrupsion
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka reaguar pas seancës në Gjykatën e Posaçme, ku dosja ndaj tij për fshehje pasurie iu rikthye sërish SPAK-ut për hetime të mëtejshme.

GJKKO ktheu për të dytën herë në SPAK për plotësim të hetimeve dosjen ndaj ish-deputetit, Asllan Dogjani.

Këtë herë GJKKO i ka dhënë SPAK-ut 1 muaj kohë për disa veprime hetimore.

Duke folur për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Dogjani mohoi çdo përfshirje në korrupsion dhe e cilësoi të gjithë procesin si të dirigjuar politikisht.

“Pavarësisht se nuk do të jem në Parlament, unë jam deputet i popullit. Jam votuar nga 7 mijë qytetarë dhe do të jem gjithmonë në mbrojtje të interesave të tyre”, u shpreh Dogjani.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për kapjen e institucioneve dhe sistemit të drejtësisë, duke thënë se çështja ndaj tij është e fabrikuar për shkak të qëndrimeve të tij politike.

I pyetur nëse Sali Berisha duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, Dogjani refuzoi t’i përgjigjej drejtpërdrejt, duke ritheksuar akuzat ndaj Ramës: “Përgjegjësi duhet të mbajë Edi Rama për votat e vjedhura. Nuk është dëm vetëm për ne, por për qytetarët dhe për Shqipërinë”.

Në përmbyllje, Dogjani deklaroi se nuk do të tërhiqet përballë presioneve: “Kur më bëjnë presion, bëhem edhe më i fuqishëm”.

Asllan Dogjani: “Pavarësisht se nuk do të jem në Parlament jam deputet i popullit dhe atyre njerëzve që më kanë votuar, do të bëj gjithçka për ta. Edi Rama ka kapur gjithçka, ka kontrolluar gjithçka. Ka kapur edhe sistemin e drejtësisë. Sot është bërë një seancë normale, erdhi organi i akuzës për veprimet që i kishte lënë Gjykata. Gjykata i tha do kryesh edhe detyra të tjera e do vish pas 1 muaji. Kjo çështje është dirigjuar nga Edi Rama. Nuk jam këtu se kam bërë korrupsion, por se po fole kur është Edi Rama në pushtet është krim. Por unë nuk dorëzohem”.

Pyetje: A duhet të mbajë përgjegjësi Sali Berisha për 11 majin?

Asllan Dogjani: “Përgjegjësi duhet të mbajë Edi Rama për votat e vjedhura. NUk është dëm vetëm për ne, por për qytetarët, për Shqipërinë. Ne nuk do të dorëzohemi. Jam votuar nga 7 mijë qytetarë, do të jem zëri i tyre. Do të jem në mbrojtje të tyre. Pavarësisht dhunës dhe presioneve, por kur më bëjnë presion jam edhe më i fuqishëm”.

The post GJKKO i kthen sërish dosjen SPAK-ut, Asllan Dogjani: S’kam bërë korrupsion appeared first on Albeu.com.