serbo-ruse për Archives - Albeu.com
Arben Fetoshi: Fushata me kamionë në Nju Jork, pjesë e planit serbo-rus për të paraqitur Kosovën si shtet represiv
Arben Fetoshi, që drejton Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, e konsideron fushatën me kamionë-ekranë të shfaqur në rrugët e Nju Jorkut si një element të një strategjie më të madhe komunikimi. Sipas tij, kjo nismë që shpërndan pretendime për shtypje dhe diskriminim të komunitetit serb në Kosovë, ka si synim të ndikojë opinionin perëndimor dhe ta paraqesë shtetin si “shtypës”.
Në analizën e titulluar “Kamionët e ‘viktimizimit’ në Nju Jork”, Fetoshi e përshkruan këtë veprim si një manovër të përbashkët të Serbisë dhe Rusisë, e cila vë në shënjestër Perëndimin me qëllim final “kriminalizimin” e Kosovës. E rëndësishme sipas tij është që zgjedhja e momentit dhe e vendit për këtë aksion nuk ka qenë aspak e rastësishme.
Kamionët me ekrane u shfaqën në qytet pak para nisjes së Debatit të Përgjithshëm dhe Javës së Nivelit të Lartë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, një periudhë kur Nju Jorku kthehet në epiqendër të vëmendjes botërore politike, diplomatike dhe mediatike. Ky fakt, thekson Fetoshi, e shton ndjeshëm ndikimin e mundshëm të mesazhit të përcjellë.
Edhe pse organizatorët e paraqesin aksionin si një nismë “humanitare”, analisti vëren se ai përdor imazhe autentike nga episode të ndryshme kohore, por i monton në një sekuencë të vetme. Qëllimi, sipas tij, është krijimi i një perceptimi të rremë për një cikël të pandërprerë “persekutimi” ndaj serbëve në Kosovë.
“Bëhet fjalë për një aparat propagandistik që ka përzgjedhur pamje reale nga ngjarje të ndryshme në kohë, duke i shndërruar në ‘dëshmi’ për linçimin e vazhdueshëm të serbëve. Kjo përforcohet edhe me mesazhe që shprehin mbështetje për Presidentin Trump”, citon analiza.
Ekranet kanë transmetuar pamje nga trazirat e marsit të vitit 2004, si dhe nga arrestime, protesta dhe ndërhyrje institucionale të ushtruara gjatë viteve në vijim. Fetoshi argumenton se duke i nxjerrë këto ngjarje jashtë kontekstit të tyre kohor dhe duke i bashkuar në një rrëfim të vetëm, synohet të krijohet përshtypja e një modeli të qëndrueshëm të “dhunës” kundër serbëve.
Një ndryshim bie në sy në krahasim me dy vitet e mëparshme. Atëherë, në kamionë u ekspozuan edhe pretendime për krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një element që mungon në raportimet e deritanishme për fushatën e këtij viti. Fetoshi e shpjegon këtë mungesë duke e lidhur me deklaratat e fundit të Daçiqit, i cili e ka interpretuar një vendim të caktuar si vërtetim të akuzave serbe për UÇK-në si “organizatë kriminale”.
Analiza vendos në lidhje të drejtpërdrejtë fushatën pamore në rrugët e Nju Jorkut me paralajmërimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për fjalimin që do të mbajë në Asamblenë e OKB-së. Për Fetoshin, kamionët-ekranë shërbejnë si një “vizualizim paralel” i të njëjtës linjë politike. Në të njëjtën kohë, evidentohet se ky konstrukt përputhet plotësisht me tezën e promovuar nga Rusia për “standardet e dyfishta” që aplikon Perëndimi.
Në material përmenden edhe deklaratat e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, si dhe mënyra se si e ka titulluar ngjarjen mediumi RT Balkan: “Terrori i Kurtit kundër serbëve ka mbërritur në Nju Jork”. Sipas Fetoshit, “Kurthi serb dhe rus në Nju Jork është presioni ndaj Perëndimit lidhur me ‘gabimin’ e vitit 1999”.
Ai shpjegon se nga pala serbe tentohet të argumentohet se një “luftë kriminale e UÇK-së” shërben si themel i një shteti të “kriminalizuar”, i cili ka marrë mbështetje nga “agresioni i NATO-s” dhe tani vijon një politikë “terrori” ndaj serbëve. Krahas kësaj, Rusia përpiqet të “vërtetojë” se ndërhyrja e Aleancës ishte e paligjshme dhe të ekspozojë “hipokrizinë” e fuqive perëndimore. Për këtë arsye, përfundon analiza, “kamionët-ekranë në Nju Jork kanë eksportuar ‘mallin’ më të rrezikshëm për vlerat dhe kohezionin perëndimor, për lidershipin e ShBA-së dhe për paqen e brishtë në Ballkan”.
</body></html>
The post Arben Fetoshi: Fushata me kamionë në Nju Jork, pjesë e planit serbo-rus për të paraqitur Kosovën si shtet represiv appeared first on Albeu.com.