Serbinë Archives - Albeu.com
Zulfaj: Marrëdhëniet me Serbinë normalizohen vetëm kur ajo të sillet si shtet normal
<html><head></head><body>
Jeton Zulfaj, kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, ka deklaruar se normalizimi i raporteve me Serbinë mund të arrihet vetëm pasi kjo e fundit të shndërrohet në atë që ai e cilësoi si një shtet normal.
Gjatë fjalës së tij në forumin “EU Meets the Balkans 5.0”, të mbajtur në Sofje, Zulfaj tha se Serbia ende nuk ka pranuar përgjegjësinë për krimet e kryera, por, përkundrazi, vazhdon t’i madhërojë ato.
“Normalizimi me Serbinë do të vijë kur Serbia të bëhet një vend normal. Mendoj se ende nuk është kështu”, u shpreh ai.
Duke iu referuar dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Zulfaj kujtoi se procesi ka filluar në vitin 2011 dhe se prej atëherë janë arritur rreth 39 marrëveshje. Mes tyre ai veçoi marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe aneksin e saj, për të cilin palët u dakorduan më pas në Ohër.
Sipas tij, Kosova përballet me një fqinj shumë të vështirë dhe agresiv, i cili jo vetëm që nuk është përballur me përgjegjësinë për krimet e kryera, por tani adhuron edhe një person që ka kryer gjenocid. Zulfaj vlerësoi se kjo përbën një prej pengesave kryesore për normalizimin e marrëdhënieve.
Ai theksoi se dialogu nisi në vitin 2011, 15 vjet më parë, ndërsa Serbia e fitoi statusin e vendit kandidat në vitin 2012. Më pas, në vitin 2013, ajo hapi negociatat për anëtarësim, kurse konferencën e parë ndërqeveritare e zhvilloi në vitin 2014, pa i pasur të normalizuara raportet me Kosovën.
Zulfaj tha se normalizimi kërkon angazhim të mirëfilltë ndaj realitetit dhe ndaj vlerave të Bashkimit Evropian, organizatë së cilës synojnë t’i bashkohen të gjithë.
Ai përmendi gjithashtu agresionin në Banjskë dhe sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Ibër-Lepenc, të cilat ndodhën pas marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Sipas tij, veprime të tilla nuk tregojnë sjelljen e një fqinji që kërkon normalizim, por dëshmojnë përkushtim ndaj pengimit të procesit dhe ndjekjes së një rruge agresive.
Në të njëjtën kohë, Zulfaj deklaroi se rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së mbështetet në sundimin e ligjit, drejtësinë, reformat dhe zhvillimin ekonomik, duke shtuar se vendi po vazhdon pikërisht në këtë drejtim.
Ai e konsideroi shumë të rëndësishme që Serbia të mos shndërrohet në portë për Kosovën gjatë këtij procesi. Zulfaj rikujtoi se Serbia ka 35 kapituj dhe se kapitulli i fundit lidhet me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Sipas tij, Serbia mund të vlerësohet për rezultatet në sundimin e ligjit, drejtësi, demokraci, liri dhe mbrojtjen e të drejtave, si dhe të marrë vlerësim pozitiv nëse i plotëson kriteret përkatëse. Megjithatë, për shkak të qëndrimit të saj agresiv, ajo do të dështonte ta mbyllte vetëm kapitullin e fundit, atë që ka të bëjë me raportet me Kosovën.
Nga ana tjetër, Zulfaj nënvizoi se Kosova ende nuk ka asnjë kapitull, pasi nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim. Për këtë arsye, ai tha se edhe Kosova duhet të mund ta ketë kapitullin e vet, ndërkohë që dialogu me Serbinë vazhdon paralelisht.
</body></html>
The post Zulfaj: Marrëdhëniet me Serbinë normalizohen vetëm kur ajo të sillet si shtet normal appeared first on Albeu.com.
Sinani: Serbia po diskriminon shqiptarët në konkurset për punësim
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar ndaj rezultateve të konkursit të fundit për pranimin e 400 pjesëtarëve të rinj në Shërbimin e Zjarrfikësve. Sipas saj, nga Presheva dhe Bujanoci nuk është punësuar asnjë shqiptar.
Sinani bëri të ditur se janë përzgjedhur 2 zjarrfikës nga Komuna e Preshevës dhe 3 nga Komuna e Bujanocit, por asnjë prej tyre nuk është shqiptar. Ajo deklaroi se ky është një tjetër konkurs i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ku kandidatët shqiptarë anashkalohen plotësisht.
Sipas kryetares së Preshevës, një veprim i tillë cenon si të drejtat e pakicave, ashtu edhe të drejtat themelore të njeriut.
Ajo theksoi se kjo situatë pason edhe konkurset për policë, ndërsa shtoi se Serbia e ka lënë në harresë punësimin dhe integrimin e shqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore.
Sinani e cilësoi gjendjen alarmuese, duke nënvizuar se bëhet fjalë për dy komuna ku shumicën e popullsisë e përbëjnë shqiptarët.
</body></html>
The post Sinani: Serbia po diskriminon shqiptarët në konkurset për punësim appeared first on Albeu.com.
I tërboi Rey Manaj, FIFA dënon Serbinë, gjobë dhe mbyllje stadiumi
Në Serbi e kanë të vështirë të ndryshojnë, nuk e bënë as këtë herë përballë Shqipërisë në Leskovc, ku pavarësisht se gjithçka ishte nën kontrollin e qeverisë dhe Federatës, sërish në stadium nuk munguan thirrjet ndaj shqiptarëve dhe sjellja diskriminuese e tifozëve, një fakt që nuk i ka shpëtuar FIFA-s, me këtë të fundit që ka dënuar sërish Federatën Serbe të Futbollit.
Me anë të një reagimi për mediat, Federata Serbe, ka bërë publike vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës në FIFA, ku për shkak të sjelljeve të tifozëve janë dënuar me 85 mijë franga zvicerane gjobë, plus i ka mbyllur edhe 25% të stadiumit për ndeshjen e radhës në kualifikueset e Botërorit, atë kundër Letonisë.
Federata Serbe shkon edhe më tej, duke njoftuar se nuk do të marrë përsipër shitjen e biletave për tifozët e sajë për ndeshjen e radhës, atë kundër Anglisë:
“Duke marrë parasysh përvojat e kaluara dhe milionat e gjobave të paguara jo vetëm kur ndeshjet luhen në fushën tonë, por edhe për shkak të incidenteve në ndeshjet jashtë fushe, Federata e Futbollit e Serbisë nuk do të marrë përsipër shitjen e organizuar të biletave për ndeshjen kundër Anglisë, as nuk do të jetë përgjegjëse për sjelljën e tifozëve”, lexohet në reagimin e Federatës Serbe të Futbollit.
The post I tërboi Rey Manaj, FIFA dënon Serbinë, gjobë dhe mbyllje stadiumi appeared first on Albeu.com.
Deputeti gjerman Michael Roth “godet” Serbinë: Gjithnjë e më shumë po i ngjan një regjimi autoritar
Me anë të një postimi në platformën “X”, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, deputeti Michael Roth, ka thënë se Serbia gjithnjë e më shumë, po ngjan në një regjim autoritar.
Roth shpërndau një video ku dëgjohej zëri i presidentit serb, Aleksëndër Vuçiç, në njërin nga sheshet e Beogradit përmes altoparlantëve.
“Serbia tingëllon gjithnjë e më shumë si një regjim autoritar. Presidenti Vuçiç mban një fjalim për festën kombëtare, i cili transmetohet drejtpërdrejt përmes altoparlantëve në sheshin kryesor të Beogradit. Të dashur miq në Bashkimin Evropian dhe SHBA, më thoni nëse kjo ndodh në ndonjë demokraci tjetër”, shkroi deputeti gjerman, Michael Roth.
Parlamenti Evropian, ka miratuar një rezolutë ku kërkohet që të bëhet një hetim ndërkombëtar, në lidhje me manipulimet e mundshme të zgjedhjeve të 17 dhjetorit.
The post Deputeti gjerman Michael Roth “godet” Serbinë: Gjithnjë e më shumë po i ngjan një regjimi autoritar appeared first on Albeu.com.