serbii Archives - Albeu.com

“Ne mbetemi këtu,” të rinjtë serbë tubim me simbole nacionaliste në Sevçë të Shtërpcës, shfaqin parullën me shkrimin “Çeta e guximshme”
Një tubim i të rinjve serbë është mbajtur së fundmi në fshatin Sevçë të komunës së Shtërpcës, i shoqëruar me simbole nacionaliste dhe flamuj të Serbisë. Pamjet e këtij organizimi janë publikuar në rrjetin rus Telegram, në kanalin “Euroazia”, i cili numëron mbi 11 mijë ndjekës dhe njihet për përmbajtje me narrativë proruse dhe proserbe.

Në videon e publikuar shfaqet një grup i të rinjve serbë të mbledhur në një fushë të hapur, duke valëvitur flamuj të Serbisë, si dhe duke mbajtur pankarta me mesazhe nacionaliste dhe një banderolë të madhe me mbishkrimin “Çeta e guximshme”.

Ky emërtim mbart konotacione historike që lidhen me formacione paraushtarake serbe, disa prej të cilave janë përfshirë në ngjarje të dhunshme dhe krime gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi. Në përshkrimin e videos të shpërndarë në Telegram thuhet: “Mesazhi kryesor i të rinjve të Sevçës – NE MBETEMI KËTU”.

Ky wshtw një slogan që përdoret shpesh në kontekste politike e nacionaliste nga qarqe serbe në Kosovë. Organizim vjen në një kohë të tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ku shpesh shfaqja e simboleve nacionaliste serbe në Kosovë shoqërohet me reagime dhe shqetësime për sigurinë dhe paqen në rajon.Autoritetet e Kosovës nuk kanë dalë ende me ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë tubim.

The post “Ne mbetemi këtu,” të rinjtë serbë tubim me simbole nacionaliste në Sevçë të Shtërpcës, shfaqin parullën me shkrimin “Çeta e guximshme” appeared first on Albeu.com.

Studentët protestues dhe mbështetësit e Vuçiçit mbajnë tubime paralele, rriten tensionet në Serbi
Mijëra studentë mbërritën në qytetin qendror të Serbisë, Kragujevc, të shtunën, për të kërkuar llogaridhënie dhe përgjegjësi nga autoritetet, pas incidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit në Novi Sad në nëntor.

Njëkohësisht, mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë planifikuar mbajtjen e një tubimi për ta shënuar 15 Shkurtin, Ditën e Shtetësisë, në Sremska Mitrovicë, në veriperëndim të Beogradit.

Protesta e udhëhequr nga studentët është më e fundit në një varg protestash gjithëkombëtare prej 1 nëntorit, kur shembja e një strehe në stacionin e trenit në Novi Sad la të vdekur 15 njerëz.

Për këtë tragjedi, shumë serbë e fajësojnë korrupsionin dhe nepotizmin brenda qeverisë së presidentit Vuçiq, e cila i mohon akuzat. Analistët politikë thonë se demonstratat kanë krijuar një nga kërcënimet më të mëdha ndaj pushtetit dhjetëvjeçar të Vuçiçit.

Për më shumë se dy muaj, studentët në Serbi janë duke bllokuar dhjetëra fakultete në të gjithë vendin. Ata kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për incidentin në Novi Sad.

Protesta në Kragujevc

Studentët e zgjodhën Kragujevcin, ku synojnë ta bllokojnë njërin prej bulevardeve kryesore të qytetit për 15 orë e 15 minuta, në nderim të viktimave.

Studentët arritën në Kragujevc të premten dhe u pritën me brohoritma dhe mbështetje nga banorët. Para protestës të së shtunës, ata organizuan marshime në zona të ndryshme të vendit, duke inkurajuar njerëzit të mblidheshin në Kragujevc. Gjatë udhëtimit të tyre, njerëzit i përshëndetën me ushqim dhe pije dhe ofruan strehim, shumë duke qarë dhe shprehur shpresë për ndryshim.

Elementet problematike

Në protestat e studentëve në Serbi, megjithatë, janë vërejtur edhe disa elemente ekstremiste.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar në janar se si në një protestë të tillë janë vënë re edhe simbole të disa organizatave të ekstremit të djathtë, si dhe flamuj të shumtë me hartën e Kosovës dhe me mesazhin “Nuk ka dorëzim”.

Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të shoqatës së ekstremit të djathtë “Klub 451”, e cila – bazuar në postimet e saj në rrjetet sociale – kundërshton pavarësinë e Kosovës, mbështet shkëputjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnje e Hercegovinës, kundërshton integrimin e refugjatëve dhe publikon mesazhe urrejtjeje ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT.

Në protesta është vërejtur edhe prania e veteranëve të Brigadës së 63-të të Parashutës – një njësi taktike e ushtrisë serbe, e cila ka marrë pjesë edhe në luftën në Kosovë. Ata u panë edhe në Kragujevc sot, si dhe flamujt me hartën e Kosovës dhe mbishkrim “Nuk ka dorëzim”.

Studentët, megjithatë, janë distancuar prej këtyre organizatave.

Ndërkohë, në Sremska Mitrovicë, një qytet i vogël në veriperëndim të Beogradit, pritet që Vuçiqi ta riciklojë një temë tradicionale nacionaliste, duke paralajmëruar se Perëndimi do të përpiqet ta rrëzojë atë nga pushteti me forcë dhe se kjo mund të çojë në ndarjen e vendit.

Autoritetet serbe pritet të sjellin me autobusë mijëra mbështetës nga e gjithë Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në Sremska Mitrovicë të shtunën. Disa aktivistë të opozitës kanë thënë se do të përpiqen të pengojnë mbërritjen e tyre.

Lëvizja kundër korrupsionit është sfida më e madhe për Vuçiçin në vitet e fundit. Presidenti – i cili ka udhëhequr Serbinë për më shumë se një dekadë – dhe partia e tij Partia Progresive e Serbisë janë akuzuar më parë për shtypjen e lirive demokratike dhe diskreditimin publik të kundërshtarëve, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve.

Shembja e strehës, që besohet të ketë ndodhur për shkak të korrupsionit të qeverisë, është bërë pikënisja e pakënaqësive më të gjera ndaj qeverisë, me studentët e universiteteve që janë në krye të protestave kundër korrupsionit./REL

The post Studentët protestues dhe mbështetësit e Vuçiçit mbajnë tubime paralele, rriten tensionet në Serbi appeared first on Albeu.com.