Serbia Archives - Albeu.com

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina, BE: rrezik sigurie
Që nga fillimi i këtij viti, Qeveria e Serbisë u ka dhënë shtetësi katër herë më shumë shtetasve rusë sesa të gjithë shtetasve të tjerë të huaj së bashku.

Në mesin e tyre ka edhe rusë që janë nën sanksione ndërkombëtare, ka konstatuar Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL) përmes analizës së vendimeve të Qeverisë serbe.

Qeveria e Serbisë i jep këto shtetësi duke i arsyetuar me “interesa” për Serbinë.

Valerij Kazikajev është shtetas i Serbisë që nga 16 janari. Ai ndodhet në listën e sanksioneve amerikane që nga prilli i vitit 2023, për shkak të lidhjeve të biznesit me oligarkun rus, Alisher Usmanov.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk e ka komentuar për REL-in vendimin e Qeverisë së Serbisë për t’i dhënë atij shtetësi.

Një tjetër bartës i ri i pasaportës serbe është shtetasi rus, Sergej Kondratenko, i cili e mori shtetësinë më 13 nëntor 2025.

Ai ndodhet nën sanksionet ukrainase për “veprime në dëm të interesave kombëtare dhe sigurisë kombëtare”.

Shtetas i ri i Serbisë është edhe Igor Koljushev, inxhinier rus ndërtimi në fushën e urave.

Ai është nën sanksione ukrainase që nga viti 2022.

Ministria e Jashtme e Ukrainës dhe Ambasada e Ukrainës në Beograd nuk iu përgjigjën menjëherë pyetjeve të REL-it lidhur me dhënien e shtetësisë serbe personave që janë nën sanksione ukrainase.

As Qeveria e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve se pse po u jep shtetësi qytetarëve rusë të sanksionuar.

Qeveria e Serbisë ka vazhduar trendin e dhënies gjithnjë e më të shpeshtë të shtetësisë për shtetas rusë, pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit se kjo u mundëson atyre hyrje pa viza në Bashkimin Evropian.

Kjo është theksuar edhe në një non-paper të fundit të Komisionit Evropian, në të cilin REL-i ka pasur qasje.

Në këtë dokument paralajmërohet se përfitimi i përshpejtuar i së drejtës për udhëtim pa viza në BE nga shtetas rusë përmes marrjes së shtetësisë serbe — numri i të cilëve është rritur — paraqet rrezik të mundshëm sigurie për BE-në.

“Serbia jo vetëm që nuk po vendos sanksione ndaj Rusisë, por në mënyra të ndryshme po e anashkalon politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së”, tha për REL-in Bojana Sellakoviç nga organizata joqeveritare Konventa Kombëtare për BE-në.

Si vend kandidat për anëtarësim, Serbia ka regjim pa viza me BE-në dhe detyrim për harmonizim të politikës së jashtme me të.

Megjithatë, ajo nuk ka vendosur viza për qytetarët rusë dhe nuk u është bashkuar sanksioneve që BE-ja i ka vendosur Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Kush janë personat e sanksionuar me pasaportë serbe?

Valerij Kazikajevit i janë vendosur sanksione amerikane me qëllim “pengimin e mëtejshëm të importit të teknologjive kritike që Rusia i përdor në luftën e saj kundër Ukrainës”.

Këto masa iu vendosën në prill të vitit 2023 për shkak të lidhjeve të tij të biznesit me miliarderin rus, Alisher Usmanov.

Sipas të dhënave të Zyrës amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja, OFAC, Kazikajev është një nga anëtarët e lartë të menaxhmentit ose bordeve drejtuese të kompanive në sektorin e metaleve dhe minierave të lidhura me Usmanovin — Metalloinvest dhe Udokan Copper.

Kazikajev është, gjithashtu, pronar i kompanisë sllovake KTH Group Spol SRO. Edhe kjo kompani është nën sanksione amerikane.

Ukraina i vendosi sanksione Kazikajevit në nëntor të vitit 2023. Masat përfshijnë ngrirjen e pasurisë, ndalimin e aktivitetit të biznesit dhe një sërë kufizimesh të tjera financiare.

Oligarku Alisher Usmanov, i afërt me pushtetin në Kremlin, është një nga rusët më të pasur.

Ai ka biznese në fushën e minierave, industrisë së metaleve, telekomunikacionit dhe teknologjisë së informacionit.

Shtetet e Bashkuara e vendosën Usmanovin në “listën e zezë” në mars të vitit 2022.

Në arsyetim thuhet se ai është i afërt me disa zyrtarë të lartë rusë që janë nën sanksione amerikane, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin, si dhe Dmitry Medvedevin, zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

Departamenti amerikan i Thesarit thotë, gjithashtu, se Usmanov ka në dispozicion një rrjet kompanish të regjistruara në të ashtuquajturat parajsa fiskale, përmes të cilave mund të kryejë transaksione financiare – çka potencialisht i mundëson anashkalimin e sanksioneve.

Ai është gjithashtu nën sanksionet e Australisë, Kanadasë, BE-së, Japonisë, Zelandës së Re, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sergej Kondratenko, një tjetër shtetas rus që ka marrë së fundmi pasaportë serbe, është sanksionuar nga autoritetet ukrainase.

Autoritetet ukrainase kanë konstatuar se Kondratenko është pronari përfundimtar i kompanisë Royal Pay Europe, ndaj së cilës Ukraina vendosi sanksione në vitin 2023 për “veprime në dëm të interesave kombëtare dhe sigurisë kombëtare”.

Këtë e tregojnë të dhënat e degës ukrainase të organizatës Transparency International.

Royal Pay Europe është e regjistruar në Letoni, dhe merret me pagesa elektronike dhe shërbime të tjera financiare.

Byroja Shtetërore e Hetimeve e Ukrainës nisi në vitin 2023 një procedurë penale ndaj kësaj kompanie për përvetësimin e më shumë se 30 milionë eurove, që bankat e huaja kishin ndarë për njërën nga bankat komerciale ukrainase.

“Sipas materialeve të atij hetimi, gjatë luftimeve në rajonin e Harkivit, kompania u përpoq të riregjistronte të drejtat pronësore mbi pasuritë e paluajtshme të një banke ukrainase që ishte në proces likuidimi”, thuhet nga Transparency International.

Me vendim të Gjykatës së Lartë Kundër Korrupsionit në Ukrainë në vitin 2024, kompanisë iu konfiskua pasuria në atë vend, në vlerë prej rreth 44 milionë dollarësh. Këto para u transferuan në buxhetin shtetëror të Ukrainës.

Gjatë hetimit, autoritetet ukrainase të sigurisë e lidhën Kondratenkon edhe me një rrjet rus bastesh.

Sergej Kondratenko nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it, të dërguar në një adresë elektronike, të njohur për redaksinë.

Igor Koljushev, inxhinier rus i ndërtimit në fushën e urave, është nën sanksione ukrainase që nga viti 2022.

Masat ndaj tij lidhen kryesisht me ndalimin e nxjerrjes së kapitalit nga Ukraina dhe me kufizime të rrjedhave financiare.

Sipas të dhënave të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Koljushev është drejtor teknik i Institutit Giprostroymost në Shën Petersburg.

Kjo është një nga kompanitë kryesore ruse të specializuara në projektimin e urave dhe objekteve të transportit.

Në prill, shtetësi serbe mori edhe Yakub Zakriyev, nip i udhëheqësit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, por Qeveria e Serbisë e tërhoqi atë vendim katër ditë më vonë.

Zakriyev ndodhet në listën e sanksioneve të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar për shkak të përfshirjes së tij në institucionet e Rusisë.

Nën sanksione të SHBA-së dhe BE-së është edhe vetë Kadyrov, i cili prej vitesh përballet me akuza për shpërfillje të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë rrëmbime, tortura, vrasje dhe përndjekje të pjesëtarëve të komunitetit LGBT.

Qeveria e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve as për dhënien, as për anulimin e shtetësisë për nipin e Ramzan Kadyrovit.

Në shtator të vitit 2025, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), raportoi se së paku katër shtetas rusë kishin marrë shtetësi serbe me vendim të Qeverisë së Serbisë, ndonëse ishin nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë.

Sipas këtyre raportimeve, shtetësi serbe morën tre menaxherë të gjigantit rus të energjisë, Gazprom.

Shtetësi mori edhe Ruslan Alisultanov, ish-zëvendësministër i Bujqësisë i Çeçenisë dhe biznesmen, i cili sot prezantohet si udhëheqës në industrinë ushqimore të Rusisë.

Portali hulumtues KRIK dhe portali rus Important Stories raportuan në prill të vitit 2025 se në mesin e personave të cilëve Qeveria e Serbisë u kishte dhënë shtetësi kishte disa rusë të lidhur me elitën politike të Kremlinit, dhe me Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë, FSB.

Ata raportuan, gjithashtu, për persona të lidhur me industrinë ushtarake, për njerëz që u pasuruan gjatë luftës në Ukrainë dhe për figura të lidhura me gjigantë të tjerë të biznesit.

Për Serbinë “interes”, për BE-në “rrezik sigurie”

Analiza e REL-it tregon se vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026, 44 shtetas rusë morën shtetësi serbe me vendim të Qeverisë së Serbisë.

Nga fillimi i vitit 2022 deri në qershor të këtij viti, më shumë se 300 rusë kanë marrë shtetësi serbe.

Kjo u konstatua përmes shqyrtimit të vendimeve të Qeverisë së Serbisë për dhënien e shtetësisë, të publikuara në Gazetën Zyrtare.

Ky nuk është numri përfundimtar, sepse edhe Ministria e Brendshme jep shtetësi sipas procedurës së rregullt, nëse plotësohen kushtet e caktuara.

Ministria e Brendshme nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se sa shtetas rusë kanë marrë shtetësi serbe që nga viti 2022.

Qeveria e Serbisë mund të japë shtetësi sipas një procedure të veçantë dhe të përshpejtuar ligjore, e cila arsyetohet me “interes për Serbinë”.

Megjithatë, ajo që për autoritetet serbe paraqet “interes për Serbinë”, për BE-në është një “sfidë e mundshme sigurie”.

Shtetësi serbe marrin sportistë dhe artistë rusë, por edhe biznesmenë të lidhur me Kremlinin dhe persona të sanksionuar.

Qeveria e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se çfarë do të ndërmarrë lidhur me paralajmërimet e Brukselit, e as se si e shpjegon rritjen e numrit të shtetësisë serbe të dhënë rusëve.

Marko Todoroviç nga organizata joqeveritare Qendra për Politika Evropiane, CEP, thotë se nga Serbia pritet që t’i ketë parasysh interesat e BE-së kur merr vendime që ndikojnë në sigurinë e hapësirës Shengen.

“Kur BE-ja, nga kujdesi, po shqyrton se si t’ua vështirësojë qytetarëve rusë marrjen edhe të vizave turistike, tendenca në Serbi për t’u dhënë atyre shtetësi që automatikisht ua hap derën Shengenit duket si lëvizje në drejtim krejtësisht të kundërt”, tha ai për REL-in.

Disa vende anëtare të BE-së po bëjnë presion ndaj Komisionit Evropian që të propozojë një ligj që do ta lehtësonte refuzimin e vizave turistike për shtetas rusë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas të dhënave të BE-së, numri i vizave turistike të lëshuara për qytetarët rusë për hapësirën Shengen u rrit gjatë vitit 2025 në gati 480.000 — niveli më i lartë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Falë regjimit pa viza, mijëra shtetas rusë kanë kaluar nëpër Serbi pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Disa ikën nga mobilizimi, të tjerë erdhën për të vazhduar pa pengesa biznesin me vendet perëndimore.

Sipas të dhënave të fundit të disponueshme të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, të cilat REL-i i mori përmes kërkesës për qasje në informacion publik në janar të vitit 2025, pak më shumë se 48.000 shtetas rusë kishin qëndrim të përkohshëm në Serbi.

Ministria e Brendshme nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se sa janë aktualisht në Serbi deri në publikimin e këtij teksti.

Duke u dhënë shtetësi personave të sanksionuar, sipas Marko Todoroviçit nga CEP-i, Serbia po i rrezikon drejtpërdrejt integrimet e veta evropiane dhe po e minon komunitetin të cilit synon t’i bashkohet.

“Kjo sugjeron se ekziston ndikim rus në pjesë të aparatit politik dhe të sigurisë, të cilat i bëjnë këto ‘shërbime’ me shpresën se do të kalojnë pa u vërejtur, ose madje pa u shqetësuar fare për pasojat e mundshme politike”, vlerëson ai.

Ai thotë se non-paper-i është gjithashtu sinjal se Komisioni do ta ndjekë nga afër mënyrën se si Serbia e zbaton këtë proces, sa i hollësishëm është kontrolli dhe nëse vërtet verifikohet prapavija e aplikuesve.

Bojana Sellakoviç nga Konventa Kombëtare për BE-në thotë se rritja e numrit të shtetësive të dhëna qytetarëve rusë, përfshirë edhe personave të sanksionuar, tregon se Serbia nuk ka orientim të qartë të politikës së jashtme dhe po i ruan marrëdhëniet me Rusinë.

“E gjithë kjo nuk është në linjë me një shtet që dëshiron të bëhet anëtar i BE-së, sepse rregullat atje janë shumë strikte dhe shumë të qarta”, tha Sellakoviç.

Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri në negociatat me BE-në që nga dhjetori i vitit 2021, dhe një nga arsyet është edhe mosharmonizimi me politikën e jashtme të bllokut.

Në samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor, në Tivat të Malit të Zi, Serbisë iu tha se duhet të përcaktohet mes Rusisë dhe Kinës në njërën anë, dhe Bashkimit Evropian në anën tjetër.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha atëherë se Serbia duhet të vendosë se ku përket, dhe se “balancimi mes Rusisë, Kinës dhe Evropës është i papranueshëm”.

Ai sqaroi se udhëheqësit evropianë ia kishin bërë këtë të qartë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. /REL

The post Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina, BE: rrezik sigurie appeared first on Albeu.com.

Dialogu me Serbinë, Kurti: Pa dorëzimin e Radoiçiç dhe tërheqjen e letrës së Bërnabiç s’ka takim të nivelit të lartë! Vjosa Osmani? Do pushtet
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shprehet se nuk do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut mes dy vendeve, pa u dorëzuar Milan Radoiçiç për sulmin në Banjskë në vitin 2023, si dhe pa u tërhequr letra e ish kryeministres serbe Ana Bërnabiç dërguar BE.

Në një intervistë për mediat në Kosovë, Kurti theksoi se kanë kaluar dy dite pa takime në Bruksel në kuadër të dialogut, ndërsa shtoi se nuk do të ketë edhe pas zgjedhjeve të qershorit nëse nuk plotësohen këto kërkesa.

“Ka pasur informacion ndoshta ajo (Marta Kos) që qëndrimi i Beogradit do të ndryshojë, por Beogradi natyrisht duhet ta dorëzojë Milan Radoiçiçin bashkë me ata 44 kryekriminelët paraushtarakë të tjerë të cilët e vranë rreshterin, heroin tonë, Afrim Bunjakun dhe pastaj vazhduan edhe me sulme të ngjashme siç ishte hedhja e Kanalit Ibër-Lepenc në ajër. E para ndodhi në shtator 2023, e dyta në nëntor 2024.

Duhet të dorëzohet Radoiçiçi, duhet të tërhiqet letra e Ana Bërnabiçit që ka qenë kryeministre asokohe ku thotë që nuk respektohet integriteti territorial i Kosovës nga ana e Serbisë. Dy vjet e gjysmë nuk ka ndodhë takim në Bruksel në kuadër të dialogut. Edhe pas 7 qershorit duhet të plotësohen këto kushte si masa të mirëbesimit”, u shpreh Kurti për Koha TV.

Ai ka komentuar edhe situatën me Vjosa Osmanin, ish-presidenten, duke ritheksuar se nuk LVV nuk do të japë sërish votë për të.

Sipas tij, presidenti duhet të jetë një figurë jashtë skenës politike.

“Unë e di që presidentja Osmani ka ambicie politike. Ajo do pushtet. Është krejt në rregull, është plotësisht legjitime në demokraci. Po e ritheksoj për këtë është gara politike. Shumë mirë që ka hyrë në garë politike”, shtoi ai.

The post Dialogu me Serbinë, Kurti: Pa dorëzimin e Radoiçiç dhe tërheqjen e letrës së Bërnabiç s’ka takim të nivelit të lartë! Vjosa Osmani? Do pushtet appeared first on Albeu.com.

NATO-ja dhe Serbia i nisin stërvitjet e para të përbashkëta afër Bujanocit
NATO-ja dhe ushtria e Serbisë i kanë filluar stërvitjet e para të përbashkët ushtarake të martën në bazën ushtarake “Jugu” dhe poligonin e stërvitjes “Borovc” pranë Bujanocit, në jug të vendit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Stërvitjet do të mbahet deri më 23 maj, nën organizimin e Komandës së Forcave Tokësore dhe Komandës së Forcave të Përbashkëta nga Napoli. Në këto stërvitje po marrin pjesë rreth 600 pjesëtarë të ushtrisë serbe dhe forcave të armatosura të Italisë, Rumanisë dhe Turqisë.

Pjesëmarrës janë gjithashtu edhe planifikues dhe vëzhgues ushtarakë nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania, Rumania, Shtetet e Bashkuara, Serbia, Turqia, Franca dhe Mali i Zi. Udhëheqësi i stërvitjes është koloneli Branisllav Stevanoviq, zëvendëskomandant i Brigadës së Tretë të Ushtrisë së Serbisë.

“Gjatë aktiviteteve dyjavore në terren, do të praktikohen taktikat, teknikat dhe procedurat e përdorura në operacionet e mbështetjes së paqes, siç janë siguria në baza, puna në pikat e kontrollit, kontrolli i tubimeve masive dhe luftimet urbane”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Sipas Ministrisë, stërvitja përfaqëson një vazhdim të bashkëpunimit midis Serbisë dhe NATO-s në kuadër të programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

“Ky bashkëpunim i shërben qëllimit të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, përmirësimit të aftësive operacionale të forcave të armatosura dhe forcimit të besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Serbia është anëtare e programit të NATO-s, Partneritetit për Paqe, që nga viti 2006, por këmbëngul në neutralitetin ushtarak. Pasi Rusia nisi pushtimin ushtarak të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Serbia vendosi moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerë të huaj.

Megjithatë, pati përjashtime, siç ishin stërvitjet ushtarake “Ujku Platin” në vitet 2023 dhe 2025, të cilat u mbajtën me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe të disa vendeve të tjera anëtare të NATO-s.

Në Serbi, ekziston një narrativë negative ndaj NATO-s, e cila mbështetet edhe nga autoritetet, si rezultat i bombardimeve që ajo kreu kundër Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999 për shkak të krimeve të kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.

Në të kaluarën, përveç ushtrimeve me forcat e armatosura të SHBA-së, në të cilat morën pjesë disa anëtarë të tjerë të NATO-s, ushtria serbe ka zhvilluar stërvitje ushtarake edhe me ushtrinë kineze. Në korrik të vitit 2025, një stërvitje dhjetëditore e forcave speciale të ushtrive të Serbisë dhe Kinës u mbajt në provincën kineze Hebei, pavarësisht paralajmërimit të Brukselit ndaj Beogradit.

Ndryshe nga vitet e kaluara, që nga viti 2022 nuk ka pasur ushtrime të përbashkëta midis Serbisë dhe Rusisë dhe Bjellorusisë. Serbia është kritikuar nga Bashkimi Evropian për ushtrime të përbashkëta me këto vende.

Kjo është arsyeja pse Beogradi anuloi pjesëmarrjen e tij në ushtrimet ruse-bjelloruse-serbe në vitin 2020, sepse ato po zhvilloheshin në Bjellorusi në një kohë kur ky vend ishte i tronditur nga një krizë politike pas zgjedhjeve presidenciale./REL

The post NATO-ja dhe Serbia i nisin stërvitjet e para të përbashkëta afër Bujanocit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ SERBIA ARRESTON PËR FLAMUJ/ Videoja me simbole kombëtare çon në akuza për urrejtje
Katër shtetas të Shqipëria janë arrestuar nga autoritetet në Serbia, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale që, sipas policisë, përmbante elemente provokuese.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme serbe, të rinjtë shfaqeshin duke udhëtuar me një automjet në autostradë, ndërsa mbanin veshur bluza me simbole kombëtare shqiptare dhe referenca ndaj konceptit të ashtuquajtur “Shqipëria etnike”.

Videoja ishte publikuar në platformën Facebook dhe u bë shkak për identifikimin dhe ndalimin e tyre nga policia.

Autoritetet në Beograd bëjnë me dije se ndaj të ndaluarve rëndon akuza për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”, një vepër penale e parashikuar në legjislacionin vendas.

Sipas mediave serbe, arrestimi është kryer menjëherë pas ndalimit të automjetit tip Audi me të cilin ata po udhëtonin.

Katër shtetasit shqiptarë janë mbajtur në ndalim policor për 48 orë dhe pritet të dalin përpara prokurorisë në Beograd, e cila do të vendosë për hapat e mëtejshëm procedurialë.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me këtë rast.

Ngjarja vjen në një klimë të ndjeshme në rajon, ku çështjet që lidhen me identitetin kombëtar dhe simbolet historike shpesh shkaktojnë tensione dhe reagime të forta politike.

The post VIDEO/ SERBIA ARRESTON PËR FLAMUJ/ Videoja me simbole kombëtare çon në akuza për urrejtje appeared first on Albeu.com.

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur sot konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore paralele serbe që veprojnë në Kosovë.

Në njoftimin e publikuar përmes Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thuhet se konkursi ka të bëjë me “300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore serbe në Kosovë”.

Po ashtu, Ministria ka bërë të ditur se është në proces edhe një konkurs tjetër për 50 vende pune, i cili është hapur më 22 dhjetor të këtij viti, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve të reja të punës në 350.

Sipas autoriteteve serbe, këto punësime synojnë forcimin e sistemit shëndetësor serb në Kosovë.

Në njoftim theksohet se “punësimet e reja do të përmirësojnë nivelin e kujdesit shëndetësor në komunitetet serbe në Kosovë”.

Gjithashtu, bëhet e ditur se në gjysmën e dytë të muajit janar pritet të punësohen edhe 700 persona, personel mjekësor dhe jomjekësor, në bazë të një konkursi të zhvilluar më herët.

Në njoftim përmendet se gjatë tri viteve të fundit janë punësuar mbi 1.500 persona në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, duke u theksuar nevoja për punësim shtesë dhe modernizim të shërbimeve shëndetësore.

Autoritetet serbe kanë bërë deklarata të ngjashme edhe më herët, përfshirë edhe paralajmërimet e presidentit Aleksandar Vuçiq për punësime të reja në prag të zgjedhjeve lokale të muajit tetor.

The post Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Eksperti amerikan paralajmëron: Serbia duhet të pranojë rendin perëndimor për paqe të qëndrueshme në Ballkan
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins dhe ekspert për Ballkanin Perëndimor, tha pas dëshmisë së tij në Kongresin Amerikan se kushti kryesor për stabilitet real dhe të qëndrueshëm në rajon është që Serbia të pranojë rendin perëndimor.

Në seancën dëgjimore të Nënkomitetit për Europën të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, me temën “Pikë e nxehtë: Rruga drejt stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, Joseph vuri në dukje rolin destabilizues të Serbisë, lidhjet me Rusinë dhe hezitimin e Perëndimit.

“Shtrova pyetjen kryesore: pse Ballkani Perëndimor, ku SHBA, BE dhe NATO kanë ndikim vendimtar, vazhdon të jetë i paqëndrueshëm? Kushti kryesor i papërmbushur është që Serbia të pranojë rendin perëndimor – të pranojë rezultatet e luftërave dhe të angazhohet drejt partneritetit strategjik me SHBA, BE dhe NATO-n, jo me Rusinë apo Kinën,” tha Joseph në një intervistë për gazetën boshnjake Avaz.

Ai gjithashtu kritikoi qasjen e Administratës Biden, duke vënë në dukje se SHBA duhet të qëndrojë e vendosur ndaj çështjes së Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), që sipas tij mund të përdoret si mjet presioni për ta orientuar Beogradin drejt Perëndimit.

Joseph theksoi se përfshirja e SHBA-së në Ballkan mund të përfundojë “dramën e papërfunduar të shpërbërjes së Jugosllavisë”, duke përfshirë anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në NATO, gjë që sipas tij do të ndryshonte marrëdhëniet rajonale dhe do të përballonte sfidat historike si Srebrenica.

Eksperti amerikan nënvizoi se, pavarësisht perceptimit të zakonshëm, popullsia serbe është më e hapur ndaj NATO-s sesa mendohet, veçanërisht nëse qeveria e Aleksandar Vuçiqit ndryshon narrativën dhe niset një rrugë drejt partneritetit me Perëndimin.

Joseph kritikoi gjithashtu qasjen e pabalancuar të SHBA ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke përmendur incidentet në veri të Kosovës, përfshirë rrëmbimin e policëve kosovarë dhe sulmet ndaj KFOR-it, ku, sipas tij, përgjegjësia i atribuhet ekskluzivisht Kosovës, duke lehtësuar veprimet e Serbisë.

Ai foli edhe për Republika Srpskan, duke e cilësuar si një gabim kardinal të Marrëveshjes së Dejtonit, që vazhdon të krijojë sfida për stabilitetin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në rajon.

The post Eksperti amerikan paralajmëron: Serbia duhet të pranojë rendin perëndimor për paqe të qëndrueshme në Ballkan appeared first on Albeu.com.

Beogradi kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Interpol, BE: Serbia po shkel detyrimet sipas marrëveshjes për dialogun
Bashkimi Evropian vlerëson se Serbia është duke shkelur detyrimet e saj nga procesi i normalizimit të raporteve me Kosovën dhe marrëveshjes nga dialogu, duke kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Këtë e ka thënë një zëdhënës i BE-së, duke reaguar në njoftimet nga Serbia se ministri i Brendshëm i këtij shteti, Ivica Daçiq, është lavdëruar se po vazhdon kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë dhe se, sipas këtij ministri, “Kosova nuk ka kurrfarë gjasash që të bëhet pjesë e Interpolit”.

Daçiq po ashtu ka thënë se Kosova edhe më parë “ka dështuar keq kur ka provuar të bëhet anëtare e Interpolit” dhe se tash “e ka të qartë se nuk ka gjasa, prandaj as nuk po provon”.

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, mes tjerash, obligon Serbinë që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. BE-ja insiston se kjo marrëveshje është valide, se ajo duhet të implementohet pa vonesa, dhe se zbatimi i saj mbetet kusht për Kosovën dhe Serbinë, si për integrimin e tyre në BE, ashtu edhe për përfitime financiare nga plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Këtë, në përgjigjen e tij, e ka thënë për Kohën përsëri një zëdhënës i BE-së. “Progresi i Serbisë në rrugëtimin evropian varet nga përpjekjet për implementimin e plotë të obligimeve nga marrëveshja e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit. Duke kundërshtuar në parim anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Serbia është në shkelje të obligimeve nga marrëveshja e Ohrit, neni 4 i marrëveshjes”, ka thënë ky zëdhënës.

Por në BE akoma nuk saktësojnë se cilat do të jenë pasojat për Serbinë për një sjellje të tillë që vetë BE e konsideron shkelje. Disa shtete anëtare shpesh kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e masave ndaj Serbisë, ndërkohë që Komisioni Evropian i mban në fuqi masat kundër Kosovës. Një qasje e tillë nga disa shtete anëtare të BE-së është vlerësuar si “qasje e pabalancuar”.

The post Beogradi kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Interpol, BE: Serbia po shkel detyrimet sipas marrëveshjes për dialogun appeared first on Albeu.com.

Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së, akuzohet për krime lufte në Kosovë
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, konfirmoi se Serbia ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së.

Sipas tij, Avni Qenaj nga fshati Romajë i Prizrenit, që u arrestua sot, ishte pjesë e brigadës 138 “Agim Ramadani në Koshare.

“Ai është arrestuar dhe sipas informacioneve që kemi, me gjasë ia kanë gjetur kartelën e anëtarësisë së veteranit që e kemi, në xhep kur e kanë kontrolluar. Ndërkaq, sipas informacioneve që morëm ne, Qenaj kishte kaluar dy-tri herë andej [nëpër Serbi] dhe nuk ka pasur ndonjë problem”, tha Syla.

Më herët, Ministria për Punë të Brendshme të Serbisë tha se është arrestuar një ish-pjesëtar i UÇK-së, të cilin e identifikoi vetëm me inicialet A.Q.

Sipas kësaj ministrie, ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë ka kryer veprën penale të organizimit të një grupi dhe nxitjen për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës.

Në njoftim pretendohet se i dyshuari në prill të vitit 1998 i është bashkuar shtabit lokal të UÇK-së për fshatin Romajë në komunën e Prizrenit dhe se si pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” ka marrë pjesë në sulmin ndaj posti kufitar serb në Koshare në vitin 1999.

Të dyshuarit A.Q. (1973) i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh dhe MPB-ja serbe shtoi se në prokurorinë kompetente ndaj tij do të dorëzohet një kallëzim penal.

Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë reaguar për këtë pretendim të Serbisë.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar me pyetje Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes.

Viteve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët Beogradi pretendon se kanë kryer krime të luftës.

Në korrik të këtij viti, Lulzim Halili u arrestua nga Serbia nën dyshimet për krime lufte dhe nën pretendimet se kishte qenë pjesë e brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare. Atëbotë, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, tha se emri i tij nuk figuronte në listën e veteranëve e as në atë të pjesëmarrësve në këtë betejë.

Në Koshare ishte një post ushtarak i Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku nga 9 prilli 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s mbi RFJ, për 67 ditë u zhvilluan luftime mes ushtrisë jugosllave dhe UÇK-së.

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë më vonë bëri të ditur se në betejën e Koshares u vranë 108 pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave. Zyrtarët nga Kosova thanë se janë vrarë 114 pjesëtarë të UÇK-së. Autoritetet jugosllave thanë se NATO bombardoi Kosharen në maj të vitit 1999.

Beteja në këtë post kufitar mes RFJ-së dhe Shqipërisë përfundoi më 14 qershor, kur Ushtria e Jugosllavisë u tërhoq nga Kosova në bazë të marrëveshjes me të cilën përfunduan bombardimet e NATO-s mbi RFJ.

NATO-ja i nisi sulmet në caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me Marrëveshjen Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, më 9 prill në Serbi shënohet si një betejë heroike e forcave ushtarake të Jugosllavisë, pjesë autonome e së cilës në atë kohë ishte Kosova, ndërsa në Kosovë kremtohet si fitore e UÇK-së.

Serbia gjatë viteve ’90 e karakterizoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për Kosovën, UÇK-ja është organizata që mbrojti popullsinë lokale nga represioni i forcave të armatosura jugosllave./ REL

The post Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së, akuzohet për krime lufte në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Shkodër/ AKU bllokon kamionin me 25 ton misër që vinte nga Serbia
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër, ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia. Bllokimi u bë në doganën e Hanit të Hotit, teksa kamioni ishte duke hyrë drejt Shqipërisë nga Mali i Zi.

Shkak është bërë prania në sasinë e misrit të aplatoxinë B1, e cila ka dalë mbi normat e lejuara për Shqipërinë.

Kjo normë sipas burimeve për vendet e BE, është e lejueshme por në Shqipëri jo për shkak se ka norma të tjera.

Në këtë mënyrë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, ka bërë bllokimin e sasisë prej 25 ton të misrit që po vinte nga Serbia.

Destinacioni final ishte qyteti i Elbasanit, ndërsa bëhet fjalë për misër blegtoral refuzho.

Aksioni është duke vijuar ndërsa priten edhe bllokim i sasive të tjera të misrit, sepse janë duke u kryer procedurat në doganën e Hanit të Hotit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër, për shkak të disa parregullsive të gjetura atje.

The post Shkodër/ AKU bllokon kamionin me 25 ton misër që vinte nga Serbia appeared first on Albeu.com.

Raporti më i ashpër i Komisionit Evropian për Serbinë – institucionet kontrollohen nga Vuçiq, zgjedhjet e parregullta dhe mediat e kapura
Komisioni Evropian ka publikuar raportin e zgjerimit për të gjitha vendet kandidate, ku për Serbinë është më i pafavorshmi që nga fillimi i negociatave për anëtarësim.

Kritikat më të mëdha lidhen me përkeqësimin në fushat e demokracisë, të drejtave themelore dhe lirisë së mediave.

U theksua se në Serbi ekzistojnë sfida në funksionimin e institucioneve demokratike për shkak të polarizimit politik në rritje, si në nivel kombëtar, ashtu edhe lokal.

Nje shembull tragjik është rrëzimi i strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona, i cili nxiti protestat masive studentore dhe qytetare dhe bllokada në të gjithë vendin, që vazhdojnë, raporton N1.

Shumica e protestave u lejuan nga autoritetet, dhe policia siguroi sigurinë gjatë tubimeve. Megjithatë, u regjistruan incidente dhe sulme ndaj studentëve dhe demonstruesve paqësorë, përfshirë sulme që rezultuan me lëndime të rënda, aksidente trafiku (“godit dhe ik”) dhe sulme të tjera fizike.

Gjatë verës, incidentet u intensifikuan, përfshirë aktet vandalizmi dhe sulme ndaj pronave të individëve dhe bizneseve që konsideroheshin mbështetës të protestave.

Në fushën e medias dhe shoqërisë civile, situata është vlerësuar si përkeqësim:

Janë regjistruar sulme, paditë SLAPP, intimidime dhe arrestime të gazetarëve.

Organe rregulluese dhe shërbime publike nuk janë të pavarura, dhe skena mediatike është nën “ndikim politik dhe përqendrim të pronësisë”.

Komisioni kërkon që Serbia të sigurojë “pluralizmin, pavarësinë dhe cilësinë e raportimit”.

Përpjekjet për ndikim politik në drejtësi minojnë demokracinë.

Korrupsioni mbetet në nivel të lartë, dhe lidhja mes krimit të organizuar dhe politikës si dhe mungesa e rezultateve në ndjekjen penale janë ende probleme kyçe.

Është nevojshme parandalimi i “kapjes së shtetit” (state capture) dhe sigurimi i një mbikëqyrjeje efikase mbi konfliktin e interesave dhe pasuritë e funksionarëve.

Sa i përket dialogut me Kosovën, Serbia dhe Kosova pritet të zbatojnë të gjitha obligimet e tyre nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit për zbatimin e saj, si dhe të gjithë marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut.

Nga Serbia pritet të fillojë zbatimin e obligimeve të veta duke pranuar dokumentet, simbolet dhe institucionet e Kosovës, ndërsa nga Kosova pritet të nisë procesin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në përfundim thuhet “Serbia duhet të kalojë nga përkushtimi deklarativ në atë real ndaj vlerave evropiane. Përparimi në negociata varet nga reformat në fushat e sundimit të së drejtës, lirisë së mediave dhe harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së. Pa këto, procesi mbetet i bllokuar”, thuhet në përfundim.

The post Raporti më i ashpër i Komisionit Evropian për Serbinë – institucionet kontrollohen nga Vuçiq, zgjedhjet e parregullta dhe mediat e kapura appeared first on Albeu.com.