Serbia në shënjestër të grupit të hakerëve Anonymous Archives - Albeu.com

Serbia në shënjestër të grupit të hakerëve Anonymous
Disa përdorues të rrjetit social Twitter, të cilët pretendojnë të jenë pjesë e grupit ndërkombëtar të hakerëve, Anonymous, morën përgjegjësinë për rrëzimin e ueb-faqes zyrtare të Ushtrisë së Serbisë, disa ditë pasi e paralajmëruan presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, se e kishin vënë atë në shënjestër.

Ueb-faqja e Ushtrisë serbe ishte jashtë funksionit në mëngjesin e 5 janarit. Përdoruesve iu shfaq një mesazh, i cili i njoftonte ata për një problem, për shkak se serveri, në të cilin ndodhej ueb-faqja, nuk po komunikonte.

Më vonë, gjatë ditës, qasja në ueb-faqe u normalizua për përdoruesit nga Serbia.

Disa orë më herët, një llogari në Twitter, nën emrin Anonymous, informoi për rënien e ueb-faqes së ushtrisë serbe, me një paralajmërim për presidentin e Serbisë, që të mos e nënvlerësonte grupin.

Më 5 janar, llogaritë nën emrin Anonymous, po ashtu, pohuan se kishin sulmuar ueb-faqen zyrtare të Vuçiqit, predsednik.rs. Radio Evropa e Lirë nuk ka hasur në ndonjë vështirësi për t’u qasur në atë ueb-faqe.

Grupi i hakerëve Anonymous është i decentralizuar, nuk ka udhëheqje formale, dhe as ueb-faqe apo llogari zyrtare në rrjetet sociale. Një kërkim në Twitter, për shembull, shfaq mijëra llogari, përdoruesit e së cilave prezantohen si pjesëtarë të këtij grupi, por është e pamundur të përcaktohet nëse ata vërtet janë.

Anonymous pohon se po kryen veprime nga bindja dhe aktivizmi politik. Publiku zakonisht e njeh këtë grup nga maskat e tyre të bardha, me një buzëqeshje, që paraqesin personazhin Guy Fawkes, një rebel anglez nga shekulli XVI, i cili u bë i njohur falë Alan Moore dhe novelës së tij grafike “V for Vendetta”.

Videomesazhi për Vuçiçin

Fillimisht, një video, në të cilën një burrë, me një maskë karakteristike të grupit të hakerëve Anonymous, i drejtohet Vuçiçit me një ton kërcënues, u publikua më 29 dhjetor në Twitter dhe në platformën për video, YouTube.

Një video tjetër, ku kërcënohej presidenti i Serbisë, po ashtu u shpërnda nga një llogari që pretendoi se ishte e lidhur me grupin Anonymous. Megjithatë, afërsia me grupin nuk ka qenë e mundur të verifikohet apo të konfirmohet zyrtarisht.

Në muajt e fundit, hakerët, të cilët pretendojnë të jenë pjesë e Anonymous, e kanë kritikuar Vuçiqin për mosvënie të sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe për bashkëpunim të ngushtë me të. Serbia, ndonëse kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, refuzon të harmonizojë politikën e saj me atë të bllokut evropian dhe të sanksionojë Rusinë.

Beogradi dhe Moska zyrtare kanë marrëdhënie bilaterale tradicionalisht të ngushta.

Rusia e mbështet Serbinë në politikën e saj të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës të cilën e konsideron ish-provincë të veten dhe e pengon anëtarësimin e saj në institucione ndërkombëtare.

Në një video dyminutëshe, të publikuar më 29 dhjetor, hakerët po ashtu i hodhën një vështrim situatës në Kosovë, dhe thanë se kishin marrë informacione se “elemente kriminale po përpiqen të krijojnë një konflikt të armatosur në veriun e Kosovës”.

Ata e quajnë Vuçiçin “kukull të [presidentit rus, Vladimir] Putinit” dhe theksojnë se Serbia është vendi i vetëm që bashkëpunon haptas me Rusinë dhe i refuzon thirrjet e vazhdueshme nga Evropa për të vendosur sanksione.

“Nëse nuk i ndalni veprimet e rrezikshme në Kosovë, populli i Kosovës nuk do të ngelë pa mbështetje”, i thotë grupi Anonymous presidentit të Serbisë, duke theksuar se është aktiv në mbarë botën dhe se nuk është grup i njerëzve të pashpresë që mund të injorohet lehtësisht.

Disa orë pasi videoja u publikua, Vuçiq u paraqit në rrjetin social Instagram. “Po bëhemi gati të luftojmë kundër anonimëve”, shkroi ai në legjendën e fotografisë, ku u pa duke luajtur me dy qen.

Më 24 shkurt, Anonymous i shpalli luftë kibernetike Rusisë, sipas njërës ndër llogaritë në Twitter, të lidhura me grupin. Që atëherë, grupi pretendon të ketë kryer një numër sulmesh të ndryshme kibernetike ndaj Rusisë.

Është regjistruar publikimi i të dhënave të pjesëtarëve të ushtrisë ruse, të zyrtarëve të Bankës Qendrore të Rusisë, të agjencisë hapësinore ruse Roskosmos, dhe të kompanive ruse të naftës dhe të gazit (Gazregion, Gazprom).

Anonymous ka bllokuar ueb-faqet e kompanive që bëjnë biznes me Rusinë, pavarësisht sanksioneve, dhe ka arritur të publikojë në mediat ruse pamje nga fushëbeteja në Ukrainë./REL/

The post Serbia në shënjestër të grupit të hakerëve Anonymous appeared first on Albeu.com.