serbet Archives - Albeu.com

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë
Në Serbi po presin me padurim ndeshjen me Shqipërinë,  takim ky që vlen për kualifikueset e botërorit.

Kurioziteti duket i madh te rivalët tanë, pasi në një postim të bërë së fundmi nga portali “telegraf”, këta të fundit kanë pyetur edhe ChatGPT për rezultatin e mundshëm të sfidës që do luhet në Leskovac.

Përgjigjja e kthyer ka qenë e menjëhershme, inteligjenca artificiale parashikon barazim 1-1.

“Edhe pse është e vështirë të parashikohet me saktësi rezultati, duke marrë parasysh të gjithë faktorët, është e mundur që ndeshja të përfundojë në barazim” –  tha ChatGPT, në pyetjen e bërë nga gazetarë serb të Telegrafit.

The post ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

“Serbët luftojnë si spartanët”, Vuçiç: pres provokime në Kosovë, do të kemi shumë probleme
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, vijon me propagandën e tij kundër Kosovës. Gjatë një eventi në Podrinjë, ai pretendoi se në periudhën e ardhshme, Beogradi do të ketë shumë probleme me Prishtinën.

“Presim provokime të vazhdueshme të Albin Kurtit”, nënvizoi Vuçiç. Lista Serbe, ndërkohë, akuzon ndërkombëtarët se nuk kanë bërë asgjë për të mbrojtur serbët dhe strukturat paralele në veri të Kosovës.

Kryetari i kësaj force politike, që mbështetet dhe financohet nga Beogradit, pretendoi se perëndimi po nxit veprimet e kryeministrit Kurti.

“Serbët në Kosovë janë heronj, spartanë të gjallë që në kushte të pamundura ruajnë emrin dhe mbiemrin serb”, u shpreh Zlatan Elek, kryetar i Listës Serbe, në një intervistë për mediat në Beograd

The post “Serbët luftojnë si spartanët”, Vuçiç: pres provokime në Kosovë, do të kemi shumë probleme appeared first on Albeu.com.

Serbët protestojnë në Mitrovicë të Veriut kundër hapjes së urës mbi Ibër
Në Mitrovicën e Veriut, pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, ka filluar protesta e pjesëtarëve të komunitetit serb të cilët po kundërshtojnë hapjen e saj për trafik. Në protestë, ish-gjyqtari nga Mitrovica e Veriut, Nikolla Kabashiç, tha se duhet të arrihet konsensus mes të gjithë përfaqësuesve të serbëve në Kosovë për të identifikuar dhe mbrojtur interesat themelore të komunitetit serb.

“Mjerimi është problemi ynë kolektiv. Ne jemi të sulmuar si popull, ne jemi nën agresion që të largohemi nga Kosova”, tha Kabashiq.

Si forma të presionit, pjesëtarët e komunitetit serb shohin përpjekjet e Qeverisë së Albin Kurtit për të vendosur autoritetin në veri të Kosovës, si dhe praninë e pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Kabashiq theksoi se nuk po protestohet kundër popullit shqiptar, por kundër Qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti. Ura mbi lumin Ibër ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe.

Në periudhën pasluftës, kjo urë ishte simbol i trazirave dhe barrikadave të ngritura nga serbët e Kosovës për t’u kundërshtuar përpjekjeve të Kosovës për të vendosur autoritetin në veri. Ura aktualisht është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për trafik.

Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Megjithatë, vendet e QUINT-it – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – më 2 gusht deklaruan se nuk e mbështesin hapjen për trafikun në këtë moment. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Ushtarët italianë në kuadër të misionit të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër ndodhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, gjithashtu më 1 gusht përsëriti qëndrimin e BE-së se çështja e hapjes së urës në Mitrovicë duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut, duke pasur parasysh që për këtë ekziston një marrëveshje.

KFOR-i gjithashtu deklaroi se nuk do të hezitojë të reagojë nëse ekziston rreziku që ngjarjet të ndikojnë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Në protestë janë të pranishëm edhe përfaqësues të Listës Serbe, partisë më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Kjo parti më herët kishte deklaruar se ura nuk mund të hapet pa konsultime dhe pëlqimin e shumicës serbe që jeton në anën veriore të urës. Asamblistët e Kuvendit të Komunës së Mitrovicë të Veriut në prill të vitit të kaluar miratuan vendimin për hapjen e urës mbi Ibër, i cili më pas u dërgua Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Nënkryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, në fund të majit tha se për zbatimin e këtij vendimi tani janë përgjegjëse institucionet qendrore, KFOR-i dhe Bashkimi Evropian. Ai theksoi se me këtë vendim duhet të bien dakord edhe autoritetet lokale në Mitrovicën e Jugut.

Serbët në veri në fund të vitit 2022, me iniciativë të Listës Serbe, u larguan nga institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës që targat e makinave, të lëshuara nga Serbia, të zëvendësohen me targat RKS – Republika e Kosovës.

Serbët po ashtu bojkotuan zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar, votime nga të cilat erdhën në pushtet kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri. Ndërkaq, autoritetet kosovare ndaluan përdorimin e dinarit për kryerjen e pagesave me para të gatshme, nisën mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë dhe konfiskuan pronat që janë në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Pjesëtarët e komunitetit serb gjithashtu kundërshtojnë fuqimisht shpronësimin e tokave në veri të Kosovës, të cilin po e kryen Qeveria e Kosovës për ndërtimin e stacioneve apo bazave policore./ REL

The post Serbët protestojnë në Mitrovicë të Veriut kundër hapjes së urës mbi Ibër appeared first on Albeu.com.

Glauk Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri në Kosovë
Në një konferencë për media, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur mbi tre kushtet e parashtruara nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjithashtu, Konjufca tha se qëndrojnë të vendosura për tre kushtet, ndërkohë ngriti alarmin se në Serbi një grup prej qindra ushtarësh po përgatitet për sulm të mundshëm ndaj Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Ne si institucione qëndrojmë të vendosura sa i përket tri kushteve. Le të flasim për atë që është quajtur mos nënshkrimi i marrëveshjes, pikërisht për këtë, Serbia ka marrë pozicionin që nuk respekton marrëveshjen, E dyta, çështja e kryekriminelit Radoiçiqi, ai ndodhet i lirë dhe vepra e tij nga shteti serb po trajtohet më e lehtë se me qenë shkelje trafiku, plotësisht i lirë në Serbi dhe po mbrohet atje”, tha Konjufca.

Kryetari i Kuvendit, tha se kanë informacione për disa përgatitje që po bëjnë disa qytetarë në Serbi, për ndonjë sulm të mundshëm.

“Institucionet tona kanë informacione të sakta se qindra persona po ushtrohen, po përgatiten për ndonjë sulm eventual. Por, ne jemi gjithmonë, dhe institucionet tona të sigurisë janë vigjilente dhe të përballemi me çka do që vjen nga Serbia, dhe me një koordinim edhe me institucionet ndërkombëtare dhe ushtarake që veprojnë në Kosovë”, theksoi ai.

Gjithashtu, Konjufca tha se kushtet e vendosura nga Kurti janë të arsyeshme dhe duhet sqaruar në mënyrë që dialogu të ketë sukses.

The post Glauk Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Tifozët kuqezi në Gjermani frikësojnë serbët: Do vijnë të na provokojnë para Anglisë
Prania e madhe e tifozëve shqiptarë në Gjermani, po shihet si “halë në sy” në Serb, më së shumti në mediat vendase, ku prej vitesh çdo gjë që ka lidhej me Shqipërinë, kujton të famshmen “Provokacija”.

Serbia dhe Anglia, do të luajnë në xhiron e parë të Grupit C në Europian, të dielën në orën 21:00. Por ndërkohë, mediat serbe i ka kapur frika nga prania e 50 mijë shqiptarëve në Dortmund, ndaj mendojnë se ata mund të zhvendosen një ditë më pas në Gelsenkirshen, që nuk është shumë larg, për të shkaktuar kaos me tifozët serbë.

Korrespondentët e “Blic.rs” nga Gjermania shkruajnë: “Sipas njohurive tona, ajo ditë do të jetë shumë “e nxehtë”, sepse në Dortmund janë 50 mijë tifozë shqiptarë.

Shumë prej tyre do të vijnë në Gelsenkirshen aty pranë, ku po luan Serbia, për të krijuar kaos. Në ditën e ndeshjes sonë me Anglinë, kjo do të jetë një sfidë e dyfishtë për tifozët tanë për të treguar se askush nuk mund t’i provokojë ata, veçanërisht nëse e dimë që po vijnë edhe huliganët anglezë.

Dhjetëra mijëra shqiptarë do të jenë në Dortmund sepse kombëtarja e tyre po luan atje një ditë më parë me Italinë dhe kur të jenë tashmë atje, një ditë më vonë do të shkojnë në një qytet aty pranë për të provokuar serbët”.

Por, nëse serbët druhen nga prania e madhe e shqiptarëve, mediat kroate e shikojnë me një sy tjetër këtë realitet.

Ja si e vlerëson “index.hr”: “Një numër kaq i madh i shqiptarëve nuk është për t’u habitur. Kjo është vetëm kompeticioni i dytë i madh në histori, në të cilin kombëtarja e tyre është kualifikuar. Ndaj ka eufori në vend dhe të gjithë duan ta shikojnë kombëtaren live në Euro. Përveç kësaj, ka një diasporë të madhe shqiptare në Gjermani dhe në vendet fqinje”.

The post Tifozët kuqezi në Gjermani frikësojnë serbët: Do vijnë të na provokojnë para Anglisë appeared first on Albeu.com.

Komisioni i PE-së i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian miratoi të martën raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës.

Raporti, i përpiluar nga deputeti slloven, Matjazh Nemec, u miratua me 34 vota për, 7 kundër dhe 12 abstenime.

Votimi i sotëm është një hap drejt vendimit për heqjen e vizave për bartësit e pasaportave serbe.

Këto pasaporta i lëshon Drejtoria Koordinuese në Beograd, e cila punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Liberalizimi i vizave për qytetarët që posedojnë pasaporta biometrike të Kosovës, ka hyrë në fuqi më 1 janar të këtij viti, shkruan REL.

Propozimin për t’ua hequr vizat edhe bartësve të pasaportave serbe në Kosovë, e ka dhënë Komisioni Evropian në nëntor të vitit të kaluar, duke argumentuar se me një vendim të tillë, të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të përfshiheshin në procesin e liberalizimit të vizave.

Përveç qytetarëve të Kosovës që e siguruan lëvizjen e lirë këtë vit, qytetarët e vendeve të tjera të rajonit e kishin atë për më shumë se dhjetë vjet.

Por, kur janë hequr vizat për shtetasit e Serbisë, është vendosur që liberalizimi të mos vlejë për ata që kanë pasaporta të Serbisë e që banojnë në territorin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës e ka kritikuar dhe kundërshtuar propozimin për përfshirjen e tyre në liberalizimin e vizave, duke e cilësuar atë si “shkelje të integritetit territorial të Kosovës” dhe duke pohuar se të gjithë shtetasit e Kosovës, përfshirë edhe ata me përkatësi etnike serbe, mund të pajisen me pasaporta biometrike të Kosovës.

Për Qeverinë e Kosovës, problematik është edhe fakti se në pasaportat që i lëshon Drejtoria Koordinuese e Serbisë, vendbanimet në territorin e Kosovës shkruhen sikur të jenë në Serbi.

Pas votimit të sotëm pritet që i njëjti raport të votohet edhe në seancë plenare nga i tërë Parlamenti Evropian, që do të zhvillohet prej 22 deri më 25 prill.

Kjo seancë plenare do të jetë edhe e fundit në këtë përbërje të Parlamentit Evropian, pasi nga data 6 deri më 9 qershor do të zhvillohen zgjedhjet e reja për Parlamentin Evropian në 27 vendet anëtare të BE-së.

Raportuesi Nemec ka shprehur qëllimin që procedura për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë të kryhet gjatë këtij mandati të PE-së, në mënyrë që Këshilli Evropian ta formalizojë vendimin dhe ai të hyjë në fuqi.

The post Komisioni i PE-së i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë appeared first on Albeu.com.

“Më gjetën duke u larë dhe më p*rdhunuan në grup”, shqiptarja nga Kosova rrëfën tmerrin që përjetoi në duart e serbëve
Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar mbrëmjen e sotme rastet e përdhunimeve në Kosovë nga forcat paramilitare serbe gjatë luftës në vitin 1999. Përmes dëshmive të dy prej protagonistëve të rasteve të tilla, rrëfehen tmerret që përjetuan jo vetëm gratë por edhe burrat.

Pjesë nga dokumentari:

Shpresa, emri ynë redaksional, është një tjetër viktimë e dhunës serbe, gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Ajo ishte duke punuar në një lokal, pranë banesës, kur forcat serbe u futën në vendin e saj të punës dhe e sulmuan seksualisht.

Si një film horror që i kalon edhe sot para syve, ajo e ka të pamundur të fshijë nga kujtesa ato momente të tmerrshme.

“Për të rrëfyer jetën time është tmerr. Gjurma më e madhe e asaj që më ka ndodhur në luftë është që ajo nuk harrohet kurrë. Unë kam qenë në një lokal aty, pastroja… Ka hyrë policia. Dy kanë ndenjur jashtë, dy kanë hyrë dhe kanë bërë atë çfarë nuk i bëhet një njeriu, një femre”, u shpreh ajo.

Ajo çfarë ndodhi ishte e papërshkrueshme për të. Por ajo që do të vinte, si do të kujdesej ajo ta mbante këtë dramë brenda vetes, si do ta shikonin tani e tutje njerëzit e familjes, apo shoqëria, ishte një mundim më i madh për të.  Të parit që ajo i tregoi mbi atë çfarë kishte ndodhur, ishte bashkëshorti. Ndërsa ata që e mësuan më pas ishin edhe vajza e saj, si edhe një shok i bashkëshortit. Por askush tjetër, përveç tyre… Sulmi i forcave paramilitare serbe nuk ishte vetëm seksual, por edhe i dhunshëm fizik. Ajo kujton se u dhunua duke iu mbajtur automatiku në kokë. Ndërsa të pranishmit e tjerë në atë moment, nuk kishin se si ta ndihmonin për ti ardhur në ndihmë.

“Kam bërtitur po s’ka pasur ndihmë aty. Ata i kanë nxjerrë jashtë dhe i kanë rrahur dhe ata që kanë qenë aty. Çfarë s’kanë bërë aty”, thotë Shpresa.

Shumë nga gratë e përdhunuara, qoftë edhe nga turpi, janë lutur më mirë të vriten se sa të jenë gjallë. Po për dhunuesit serbë dhe mendjet e tyre diabolike, për ta, këto gra kanë qenë më shumë të vlefshme të gjalla, se sa të vdekura, si një formë mesazhi publik, për tua treguar të tjerëve.

“Shumica e grave kur vijnë në organizatë thonë se i kanë lutur dhunuesit që t’i vrasin. Shumica e tyre thonë që vdekja ka qenë zgjidhja e vetme. Por ata nuk i kanë vrarë me qëllim që kjo plagë e luftës të mos mundet të ndikojë vetëm te viktima si person, por edhe gjeneratat ndër breza”, thotë mjekja Rushiti.

Shpresa rrëfen më tej se historinë e saj tragjike, e ndau me shokun e bashkëshortit të saj, vetëm sepse ai mund ta kuptonte, ndryshe nga të gjithë.  Kjo pasi ai kishte qenë luftëtar me UÇK-në dhe i njihte krimet serbe në Kosovë, qofshin edhe të këtij lloji.

“Këtë histori e kam ndarë vetëm me atë shokun e burrit. E kam ndarë sepse ai ka qenë pjesëtar i UÇK, goxha i madh. Ai më shikonte gjithmonë si të shtangur dhe më thoshte, çfarë ke. Unë një ditë i thashë, po tregoj diçka, por të lutem mos i trego askujt. Tha betohem në fëmijët e mi që nuk i tregoj askujt”, Shprehet shpresa.

Krimet seksuale në Kosovë ndaj grave thuhet se kanë qenë monstruoze. Ku shpesh viktimat janë përdhunuar edhe në grup, nga ushtarët dhe policët serbë.

“Forcat paramilitare serbe i kanë detyruar këto viktima t’u shërbejnë, të këndojnë për ata, u kanë urinuar, u kanë vizatuar shenja të ndryshme për me ua lënë tërë jetën në trupin e tyre. Pastaj krimi ka ndodhur dhe në prezencë të familjarëve. Është e dhimbshme të kuptosh kur present gjatë këtij krimi ka qenë edhe prindi ose bashkëshorti, gruaja apo fëmija që është dhunuar prej katër apo pesë vetësh. Ka edhe histori se si një grua e vetme është dhunuar prej mbi 20 vetave”, thotë Feride Rushiti.

Për Shpresën, ai moment i abuzimit ndaj saj, fle dhe zgjohet me të, edhe sot. Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga ajo ngjarje. Shpesh ajo thotë se çohet nga gjumi e trembur. Aq sa tregon se si reminishencë e së kaluarës së hidhur që ka përjetuar, ka frikë nga çdo unformë policie që shikon, pavarësisht se kohët sot kanë ndryshuar, dhe në Kosovë nuk sundon më ushtria dhe policia serbe, por ajo kosovare.

“Më kap kur fle më së shumti, çohem edhe trembem, qaj. Më kujtohet më së shumti natën. Dhe kur dal në qytet që shoh policë dhe ata më trembin se më duken si paramilitarë serbë. Si një paranojë. Natën, çohem dhe djali ka raste që më thotë: ‘Çfarë ke, pse çohesh kështu’”, rrëfen ajo.

Shumë gra shqiptare në Kosovë, janë ende në kërkim të së drejtës së tyre. Pavarësisht se koha ka bërë punën e saj, shumë plagë të tjera duket se janë më prioritare për qeverinë e Kosovës, në raport me krimet e luftës. Siç janë edhe të zhdukurit, të cilët shumë prej tyre nuk janë gjendur. Ndërsa krimet seksuale kanë mbetur në vijë të dytë apo të tretë të kërkesave për hetim.

“Ku ta kërkoj atë të drejtë unë, kur ata njerëz nuk i kam njohur. Te kush të drejtohem?! Ajo luftë ka qenë. S’më ka ndodhur veç mua po mijëra grave. Drejtimi im ka qenë vetëm që t’i thosha atij shokut të burrit. Askujt tjetër”, shprehet më tej.

Mjekja Feride Rushiti thotë se pavarësisht bindjes së arsyeshme të viktimave të krimeve seksuale serbe, se drejtësia nuk do të vihet një ditë në vendin e duhur, puna e organizatës së saj për të denoncuar rastet dhe vendosur para përgjegjësisë këta persona, ka vazhduar. Por stepja nga ana e viktimave për ta vazhduar deri në fund luftën e tyre për drejtësi, është gjithsesi aty e pranishme.

“Kërkesa për drejtësi ka qenë që nga fillimi, kur gratë dhe burrat shprehnin gadishmëri mendore për përvojat e tyre traumatike qoftë në periudhën kur Kosova është administruar nga OKB, UMNIKU apo dhe nga EULEX. Fatkeqësisht në periudha të tilla kohore, gratë dhe burrat nuk kanë gjetur një mirëkuptim. Dmth nuk ka pasur një qasje sensistive dhe shumë herë kanë mbetur të painformuar se çfarë ka ndodhur me krejt dëshmitë që i kanë deponuar në UMNIK qoftë në EULEX”, thotë mjekja.

Por ndërsa duket se koha e gjatë dhe drejtësia e munguar i kanë lënë vend dëshpërimit, duket se ka edhe raste kur agresorët janë vënë para ligjit. I tillë është rasti i rezervistit serb Zoran Vukotiç, i cili u dënua në vitin 2023 nga Gjykata Themelore e Prishtinës në Kosovë me 13 vite burgim, pasi u gjet fajtor për përdhunimin e një të reje gjatë luftës, duke shënuar kësisoj rastin e parë të një serbi që dënohej për një krim të tillë në Kosovë,  të cilin e çoi pas hekurave, rrëfimi tronditës i një gruaje, e cila në momentin që u dhunua seksualisht nga Vukotiç, ishte 3 muajshe shtatzënë.

Ndërsa si shkak i gjendjes së rëndë, ajo abortoi në muajin e shtatë, duke i humbur dy fëmijët e saj.

“Tani janë 5 aktakuza të ngritura. Është rasti i parë dhe i vetëm në vitin e kaluar që njihet tanimë si ai i Zoran Vukotiç…që ka marrë një dënim me 13 vite burgim për veprën e dhunës seksuale të luftës.

Çfarë i pengon është stigmatizimi, në qoftë se nuk kanë përkrahje nga familja, është një proces që është mjaft i gjatë, kërkon përkrahje familjare, institucionale, nga organizatat.  Si të tilla shumë herë hezitojnë për t’i hyrë procesit”, shprehet mjekja.

Për mjeken Rushiti, në punën e saj, histori tronditëse të dhunës seksuale, janë edhe ato të fëmijëve. Fëmijë të abuzuar seksualisht, të cilët iu deshën të përballen me rritjen e tyre, me të vërtetën, se çfarë kishte ndodhur me ta.

Ku nuk kanë munguar edhe rastet e rënda me pasojë vdekjen. Por edhe ato kur viktima të dhunës seksuale kanë qenë mosha të treta. Ndërsa në qendrën e saj, sot marrin ndihmë psikologjike he trajtime të tjera ligjore, 700 viktima të dhunës seksuale.

“Në organizatën tonë vijnë rreth 700 të mbijetuar të dhunës sekuale që përfitojnë shërbimet psikologjike, shëndetësore, juridike. Po natyrisht për neve ka qenë shumë e dhimbshme kur janë prekur fëmijët, moshat e reja që s’kanë qenë në dijeni se çfarë po ndodh me trupin e tyre të pafajshëm. Se në atë periudhë kohore një vajzë 7 vjeçe, 9 vjeçe të prekej dhe të dhunohej nuk ka ditur as çfarë u ka ndodhur dhe fatkeqësia është dhe më e madhe kur trupi i saj është abuzuar në atë lloj mënyre dhe ajo është rritur pa e kuptuar se çfarë ka ndodhur me të dhe e ka arritur ta kuptojë vetëm kur ka ardhur momenti i martesës, kur pastaj  familja ka ndërmjetësuar dhe i ka treguar që kështu i ka ndodhur. Është dashur t’i tregojë burrit në mënyrë që të arrinte të kishte një farë mirëkuptimi. Pra fëmijët mendoj që janë shumë të ndjeshëm dhe kemi pasur raste dhe kur ka humbur fatalisht jetën se s’ka arritur të përballojë dhunën jo njerëzore. Kemi një rast, të një fëmije i cili ka vdekur, i moshës 5 vjeç, ku ka dëshmuar nëna e tij. Ndërsa në organizatë rasti më i ri ka qenë një 7 dhe 9 vjeçar. Dhe mosha më ekstreme ka qenë 63 vjeçe”, deklaron mjekja.

Po kështu nuk kanë munguar as rastet kur gratë dhe vajzat e përdhunuara kanë sjellë në jetë të padëshiruar. Por kjo është një temë ende e pahapur në Kosovë dhe që për shkak të ndjeshmërisë që provokon, do të mbetet e tillë, edhe për shumë kohë.

“Shumë nga gratë që kanë lindur në rrethana lufte apo pas lufte, ose kanë pasur dëshirë t’i adoptojnë ata fëmijë sa më shpejt t’i largojnë prej tyre nga familja. Ose kemi pasur dhe raste kur ka përfunduar fatalisht, nuk ka ngelur gjallë. Ka disa gra që kanë fëmijë, po të cilat nuk kanë dëshirë të deklarohen dhe ne mundohemi gjithmonë të respektojmë integritetin dhe konfidencialitetin e tyre për faktin se lufta i mbart këto pasoja fatkeqësisht”, thotë ajo.

Mesazhi i Shpresës për këto gra dhe viktima të dhunës seksuale në Kosovë, nga forcat serbe, gjatë luftës, është të bëhen të forta për familjet e tyre. Dhe ti drejtohen institucioneve shtetërore për ti kallëzuar këto krime dhe ato të mos mbeten vetëm si legjenda urbane.

“Mesazhi im është për to që të qëndrojnë të forta dhe mos ta bëjnë hapësirë të familjes, po ta mbajnë për vete, mos t’ia thonë askujt përveç institucioneve ligjore. Ky është mesazhi im”, shprehet Shpresa.

Por nëse Shpresa pati guximi të paktën ti tregojë bashkëshortit të saj, vajzës por edhe të një njeriu që mund t’i besonte edhe jetën, Ilir duket se e ka të vështirë ta bëjë këtë zgjedhje. Ai ka menduar që këtë të vërtetë fëmijëve të tij, tua tregojë vetëm në çastet e fundit të ikjes nga kjo botë. Ndoshta duke menduar se vetëm kështu ata mund ta mirëkuptojnë. Për tu treguar se çfarë ishte ajo qetësi e munguar. Ajo shmangie nga bisedat me ta.

“Po, minutin para se të vdes…10, 20 sekonda.,,, Atëherë i kisha thënë, me gjithë qejf; kjo ka qenë ajo që unë s’kam qenë i qetë ndonjëherë, kjo më ka ndodhur. Jam dhunuar dhe gjykomëni si të doni…. Jo kur jam gjallë se s’kisha mundur t’i shikoj në sy, si dhe një mashkull është dhunuar, si paske jetuar ti, si po ndodh dhe kjo.  Po minutin e fundit ju kisha thënë dhe fëmijëve i kisha përqafuar shumë…”

The post “Më gjetën duke u larë dhe më p*rdhunuan në grup”, shqiptarja nga Kosova rrëfën tmerrin që përjetoi në duart e serbëve appeared first on Albeu.com.

Ndërkombëtarët “rrëzojnë” Beogradin: S’ka prova për “spastrim” etnik serbësh në Kosovë
Asnjë organizatë ndërkombëtare përfshirë ato të sigurisë, deklaroi Nisma Europiane për Stabilitet, nuk ka parë ndonjë dëshmi për pretendimet e Beogradit se në Kosovë ka “spastrim etnik të serbëve”.

Në një raport me titullin “Pogromet e sajuara – statistikat, gënjeshtrat dhe konfuzioni në Kosovë”, organizata kujton se në korrik të vitit 2023 presidenti serb Aleksandar Vuçiç, deklaroi se NATO-ja dhe OKB-ja kishin katërmbëdhjetë ditë për të çarmatosur forcat policore të Kosovës dhe për të mbrojtur serbët e Kosovës nga “pogromet dhe spastrimi etnik” i vazhdueshëm i shqiptarëve, përndryshe, “dikush tjetër” do të duhej ta bënte këtë.

Raporti i cituar nga VOA, vëren se paralajmërimet se Serbia mund të ketë nevojë të dërgojë trupa në Kosovë për të mbrojtur serbët nuk janë të reja, duke iu referuar një deklarate të presidentit serb Vuçiç të gushtit të vitit 2018, në të cilën e kishte përshkruar Kosovën si një fuçi baruti.

“Të gjithë do të presin një mundësi për të goditur tjetrin për të arritur një avantazh në terren. Dhe çdo ditë do të shqetësohemi nëse do të na sulmojnë në veri, ku do të na godasin, me mbështetjen e kujt…”, kishte thënë president serb.Mirëpo, në deklaratat e vitit 2018 argumentohej se nëse serbët sulmohen në Kosovë, Serbia do t’i mbrojë ata.

Që nga viti 2023, deklaratat argumentojnë se serbët tani janë të sulmuar dhe duhet të mbrohen, thuhet në raportin e Nismës e cila në fund të korrikut të vitit 2023 kishte thënë se ky është një kërcënim serioz për paqen në Ballkan. Disa muaj më vonë, paraushtarakët serbë sulmuan policinë e Kosovës në veri, kujton raporti, sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 të një grupi serbësh të armatosur që vranë një pjesëtarë të policisë së Kosovës.

The post Ndërkombëtarët “rrëzojnë” Beogradin: S’ka prova për “spastrim” etnik serbësh në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Dinari, zbardhet shpjegimi i Kurtit për ambasadorët: Serbët kanë llogari bankare në euro
Mediat në Kosovë kanë zbardhur detaje nga takimi që kryeministri Albin Kurti pati me ambasadorët e Quintit, ku u diskutua gjendja në vend, strukturat paralele serbe si dhe rregullorja e re e Bankës Qendrore, që ka shqetësuar ndërkombëtarët.

Sipas Kurti, afro 40.000 serbë kanë llogari bankare në bankat e licencuara në Kosovë, ku marrin pensione apo paga nga Kosova. Rregullorja e BQK-së, siç tha Kurti, do të mundësojë marrjen e fondeve, pagave dhe pensioneve nga jashtë “si formë e transfertave në këto llogari bankare” dhe, sipas tij, dinari serb mund të shërbejë si mjet për kursim fizik, kursim në llogari bankare dhe të këmbehet në pikat e këmbimit të licencuara.

“Pra, nuk pengon qasjen në financa, në të njëjtën kohë që qasja fizike ofrohet përmes bankave dhe institucioneve financiare jo-bankare anembanë vendit, vetëm në katër komunat në veri të vendit janë gjithsej 15 institucioneve financiare jo-bankare dhe katër degë të bankave komerciale”, ishte argumenti i tij. Dokumentet që ai i paraqiti ambasadorëve tregonin se qytetarët e komunitetit serb tashmë kanë një llogari bankare në euro në një institucion të licencuar, pasi ata tashmë i marrin pensionet, asistencën sociale, përfitimet e fëmijëve dhe pagat nga Thesari i Kosovës, në euro, në llogaritë e tyre bankare. Sipas kreut të Qeverisë, pagesat e marra nga Serbia për shumicën e këtyre familjeve janë burimi i dytë i të ardhurave, krahas asaj që marrin nga Thesari i Kosovës.

Në dokumentet e publikuara nga RTK live, ai po kështu ka paraqitur funksionimin e strukturave ilegale të Serbisë brenda Kosovës, për të cilat siç tha, cenojnë rëndë rendin juridiko-kushtetues. Kurti insistoi se Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet e miratuara në Kuvendin e saj, marrëveshjet me Serbinë dhe Pakoja e Ahtisaarit nuk parashikojnë krijimin ose funksionimin e sistemit ilegal apo komunave të Serbisë brenda territorit të Kosovës.

The post Dinari, zbardhet shpjegimi i Kurtit për ambasadorët: Serbët kanë llogari bankare në euro appeared first on Albeu.com.

Serbët bllokojnë kalimin e automjeteve shqiptare në Merdarë, paralajmërojnë konflikt me pasoja të paparashikueshme: Do vijojmë derisa…
Serbët e zhvendosur nga Kosova kanë paralajmëruar bllokimin e rrugës dhe kalimit të automjeteve të shqiptarëve që vijnë nga vendkalimi Merdar drejt Kurshumlisë, Nishit e Beogradit në drejtim të Suboticës.

Lajmi është bë i ditur nga RTS.

“Sot nga ora 12.00 deri në orën 15.00 do të bllokohet qarkullimi i automjeteve që drejtohen nga shqiptarët përmes vendkalimit Merdar drejt Kurshumlisë, Nishit dhe Beogradit dhe tutje në drejtim të Suboticës – përkatësisht kufirit hungarez. Bllokimi i rrugës do të jetë çdo të hënë nga tre orë përkatësisht nga ora 12.00 deri në ora 15.00 dhe do të vijojë deri në ndalimin e terrorit të përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë. Terrori që përjetojnë serbët dhe jo-shqiptarët është bërë i padurueshëm dhe shumë afër është edhe konflikti me pasoja të paparashikueshme“, thuhet në njoftimin e Shoqatës së personave të zhvendosur serb , të tubuar në këshillin iniciues të serbëve të Podujevës dhe Kosovës.

Ata kërkojnë nga presidenti i Serbisë Vuçiç dhe ministri i jashtëm Daçiç por edhe nga anëtarët tjerë të qeverisë së Serbisë që urgjentisht të iu dërgojnë njoftim të gjithë faktorit ndërkombëtar për ndalimin e presionit ndaj serbëve.

The post Serbët bllokojnë kalimin e automjeteve shqiptare në Merdarë, paralajmërojnë konflikt me pasoja të paparashikueshme: Do vijojmë derisa… appeared first on Albeu.com.