Serbët vendosin flamurin gjigant edhe në Zubin Potok Archives - Albeu.com

Tensionet në veri/ Serbët vendosin flamurin gjigant edhe në Zubin Potok
Protestuesit serbë kanë vendosur një flamur gjigant të shtetit të tyre edhe në Komunën e Zubin Potokut në Republikën e Kosovës.

Në këtë komunë, protestuesit serbë e vendosën flamurin në objektin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, raporton KosovaPress.

Ata po protestojnë qysh prej orëve të mëngjesit, në kundërshtim të hyrjes së kryetarëve shqiptarë në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Protestuesit serbë kanë përdorur edhe fëmijët e tyre në protestën e sotme në Zubin Potok. Ata vërehet se ndjehen të sigurt pranë policëve shqiptarë, pasi që njëri nga ta e afron një fëmijë krejt pranë kordonit të Policisë së Kosovës.

Tash e tri ditë në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.

Të hënën, protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

The post Tensionet në veri/ Serbët vendosin flamurin gjigant edhe në Zubin Potok appeared first on Albeu.com.