serbet e kosoves Archives - Albeu.com

Osmani: Serbët e Kosovës po lejojnë që të mbahen peng nga presidenti i Serbisë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani akuzoi të martën presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për siç tha trysni ndaj serbëve të Kosovës për të mos marrë pjesë në votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë pa dallim, jemi të përkushtuar që serbët që jetojnë në Kosovë të shfrytëzojnë të drejtat që atyre u jep Kushtetuta, por për fat të keq disa prej tyre po lejojnë që të mbahen peng nga ana e (Aleksandar) Vuçiçit”, tha presidentja Vjosa Osmani duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të kundërshtojnë këtë trysni të presidentit serb,

“Po ashtu ta ndëshkojnë (Aleksandar) Vuçiçin i cili nuk e ka mbajtur fjalën që e ka dhënë para tyre që nuk do të ndërhyjë në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe normat e së drejtës sepse është shtet tjetër dhe nuk ka të drejtë të ndërhyj në procese zgjedhore në Kosovë”, tha presidentja Osmani.

Lista Serbe subjekti kryesor i serbëve të Kosovës, vendosi të mos marrë pjesë në votimet e caktuara për datën 21 prill ndërsa akuzoi kryeministrin Albin Kurti për siç thanë përpjekje të vazhdueshme që ky votim të dështojë.

Vendimi nxiti reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që i kërkuan kësaj partie ta rishqyrtojë vendimin ndërsa qeverisë së Kosovës të trajtojë me ndjeshmëri shqetësimet e ngritura nga qytetarët në veri të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi të martën Listës Serbe që të zëvendësojë anëtarët e saj të dorëhequr nga komisionet komunale që duhet të organizojnë votimet për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Aktualisht Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviçi dhe Zveçani, udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe.

Dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s.

Dështimi i mundshëm i referendumit për shkarkimin e kryetarëve që kërkon 50 për qind plus një të votuesve, do të çonte në një zvarritje të procesit, meqë një i tillë nuk mund të organizohet përpara se të kenë kaluar 12 muaj.

The post Osmani: Serbët e Kosovës po lejojnë që të mbahen peng nga presidenti i Serbisë appeared first on Albeu.com.

Serbët e Kosovës me pasaporta të “klasit të dytë”
“I gjithë Ballkani Perëndimor tani është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, shkroi të hënën në rrjetin X Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell.

Me një janar hyri në fuqi liberalizimi i vizave për Kosovën, shtatë vjet pasi Komisioni Evropian e propozoi atë. Mirëpo, Ljubica S. nga Mitrovica e Veriut nuk mendon si Borrelli. Edhe pse ka lindur dhe jeton në Kosovë dhe ka pasaportë, ajo do të duhet të aplikojë për vizë, të paktën për një kohë të pacaktuar.

Ljubica është një nga disa mijëra qytetarët serbë në Ballkan, që kanë mbetur pa liberalizim të vizave, sepse ata kanë vetëm pasaportë të lëshuar nga autoritetet serbe në veri të Kosovës. Këto pasaporta janë lëshuar nga i ashtuquajturi Departamenti i Koordinimit (DK), që nuk i përket asnjë departamenti të rregullt policor në Serbi, por është një organ i centralizuar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Pa llogaritur qytetarët e Rusisë dhe Bjellorusisë, qytetarët e Serbisë që kanë pasaporta të lëshuara nga DK janë të vetmit banorë të Evropës që nuk lejohen të udhëtojnë lirisht në vendet e Shengenit,” thotë Dragisha Mijaçiq, koordinator i Grupit të Punës për Kapitullin 35 në negociatat pë anëtarësim në BE.

“Pasaportat e Administratës Koordinuese u lëshohen shtetasve të Serbisë që banojnë në Kosovë. Ata nuk duhet domosdoshmërisht të jetojnë në Kosovë apo të jenë shtetas të Kosovës. Shumë prej tyre janë larguar nga Kosova shumë kohë më parë, por adresa e tyre e vetme e vendbanimit ka mbetur në Kosovë”, shpjegon Mijaçiq.

Pasaportat e rendit të dytë

DK është themeluar në gusht të vitit 2009 me dekret të Qeverisë së Serbisë, si pjesë e dialogut BE-Serbi për liberalizimin e vizave, i cili ka hyrë në fuqi në dhjetor të këtij viti.

Kushti i Komisionit Evropian për rekomandimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Serbisë ishte që administratat policore të zhvendosura nga Kosova – për Mitrovicën e Kosovës, Prishtinën, Prizrenin e kështu me radhë – të mos lëshojnë më pasaporta për qytetarët e Serbisë që banojnë në Kosovë. Por që ky autoritet të transferohet në një organ të centralizuar.

Në të njëjtën kohë, Serbisë iu kërkua që të forcojë procedurat e sigurisë për lëshimin e pasaportave që janë të përjashtuara nga regjimi pa viza. Në atë kohë, Komisioni Evropian i frikësohej “emigrimit ilegal” nga Kosova.

Kjo është arsyeja përse shumë serbë të Kosovës – por edhe disa shqiptarë, romë, goranë dhe të tjerë nga Kosova që janë shtetas të Serbisë – janë përpjekur të transferojnë vendbanimin e tyre, të paktën në mënyrë fiktive, në një nga qytetet e Serbisë dhe të marrin pasaporta të rregullta serbe”.

Nuk mund të marrin të gjithë serbët pasaporta të Serbisë

Të tjerët kanë marrë pasaportat e Kosovës. Por kjy nuk është një opsion për Ljubicën, E cila po përpiqet prej vitesh pa sukses të regjistrohet në regjistrin e qytetarëve të Kosovës.

“Nga viti 2000 kemi një vendim të Qendrës Serbe për Punë Sociale, të cilën ministria kompetente e Kosovës nuk e njeh, ndërsa gjykata refuzon ta vërtetojë regjistrimin e Ljubicës nga frika se do t’i njohë autoritetet e Republikës së Serbisë në Kosovë. Ne nuk kemi një listë të lindjeve nga spitali”, thotë babai i Ljubicës, Petar S.

Pa regjistrim, Ljubica nuk mund të marrë letërnjoftim të Kosovës. Ajo nuk është e vetmja. Për shkak të mosnjohjes së ekstrakteve serbe nga regjistrat e vdekjeve, lindjeve dhe martesave, si dhe vendimeve gjyqësore për shkurorëzim dhe vendime të institucioneve të tjera serbe, një numër i konsiderueshëm i serbëve, romëve dhe të tjerëve ende nuk mund të marrin dokumentet e Kosovës.

Numri i saktë i këtyre personave nuk dihet, por dihet se pa pasaporta të Kosovës apo pa pasaporta të rregullta të Serbisë ata nuk mund të udhëtojnë pa viza. Kështu, ata mbeten i vetmi grup në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të shijojë liberalizimin e vizave.

Sa pasaporta të tilla ka saktësisht?

Në vitin 2016 janë lëshuar pak më shumë se 97.000 pasaporta nga DK dhe MPB-ja e Serbisë. Të dhëna më të reja nuk ka. Deri më sot, ky numër ndoshta është përgjysmuar, sepse shumica prej tyre kanë arritur të marrin një pasaportë “të vërtetë” serbe, e një numër i vogël i tyre edhe të Kosovës.

Përvoja e Milica Radovanoviqit nga Mitrovica Veriore flet se sa e rrallë është sot pasaporta e DK. Në një vit e gjysmë të fundit ajo ka udhëtuar në Poloni, Holandë, Gjermani, Belgjikë dhe Greqi me pasaportën e saj të lëshuar nga DK. Në aeroportin e Vjenës, asaj iu desh të shpjegonte se përse ka një vizë greke njëvjeçare kur nuk jeton dhe nuk punon në Greqi.

“U kam shpjeguar oficerëve të kontrollit të pasaportave se kam një pasaportë “speciale” serbe dhe se më duhet vizë për të hyrë në BE. Pa e mbaruar akoma fjalinë, nëpunësja u përgjigj me buzëqeshje: ‘Oh, e di, po më kujtohet, është kaq e rrallë’. Ma ktheu pasaportën dhe më uroi një udhëtim të mbarë.

Komisioni Evropian e njohu këtë problem dhe propozoi liberalizimin e vizave për pasaportat e lëshuara nga DK, me argumentin se nuk ka më rrezik për migrim ilegal dhe se masa është në përputhje me politikën e BE-së për përshpejtimin e procesit të afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Megjithëse Komisioni ia paraqiti propozimin anëtarëve të BE-së dhe Parlamentit Evropian në nëntor, ai nuk u diskutua në samitin e BE-së në dhjetor. “Mundësia e radhës është në mars, kur pritet të miratohet ndryshimi i rregullores dhe të përfundojë diskriminimi ndaj këtyre qytetarëve të Serbisë”, thotë Dragisha Mijaçiq.

Prishtina kundër

Pritshmëri të ngjashme ka edhe Petar. “Shpresoj dhe besoj se vendimi do të merret në gjysmën e parë të këtij viti. Unë supozoj se vendimi nuk është marrë vetëm për të inkurajuar serbët që të marrin pasaportat e Kosovës në numër sa më të madh. Ata nuk e kuptojnë se për disa prej serbëve kjo është e pamundur”, thotë ai.

Në pritje të liberalizimit, Ministria e Brendshme e Kosovës së fundi ka lëshuar mbi 287 mijë pasaporta. Në komunat në veri, të banuara kryesisht me serbë, nga gushti deri në tetor të vitit 2023, janë lëshuar 531 pasaporta – pra mbi 300 pasaporta të Kosovës më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo në mediat e Prishtinës u interpretua si një marrje “masive” e pasaportave nga serbët e Kosovës dhe një tregues i një shkalle më të madhe të integrimit.

Të njëjtin argument e përdor edhe qeveria e Kosovës, si dhe njëzet organizata joqeveritare nga Kosova, të cilat publikisht kërkuan nga Komisioni Evropian që të mos lejojë liberalizimin e vizave për pasaportat e lëshuara nga DK, sepse një masë e tillë do të pengonte integrimin e mëtejshëm të serbëve të Kosovës.

Ky vlerësim u kundërshtua nga organizatat joqeveritare që punojnë në komunitetet serbe në Kosovë. Ato nënvizuan se problemet reale për integrim qëndrojnë në pengesat me të cilat ballafaqohet Ljubica S. Ajo me siguri preferon të presë liberalizimin e vizave të pasaportës së DK, sesa të marrë pasaportën e Kosovës.

The post Serbët e Kosovës me pasaporta të “klasit të dytë” appeared first on Albeu.com.

Serbët në veri: Serbia po pëson humbje nga mos-pagesa e energjisë, e jo Kosova
Serbët në veri po konsiderojnë se Serbia është ajo që po pëson humbje nga konsumimi i energjisë elektrike në veri.

Kështu të paktën ka deklaruar për Danasin lideri i iniciativës ‘Mbijetesa Serbe’, Aleksandar Arsenijeviq, duke komentuar përplasjen mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe asaj të Serbisë, Ana Bërnabiq, lidhur me pagesat në veri.

Arsenijeviq thotë se deri në nënshkrimin e Udhërrëfyesit, me të cilin ishte planifikuar zbatimi i Marrëveshjes së nënshkruar më parë për Energji, energjia elektrike vinte nga sistemi serb përmes “Elektrokosmet”. Pavarësisht këtyre pretendimeve, KOSTT gati se çdo vit ka ndarë çdo vit një shumë të caktuar për mbulimin e shpenzimeve të komunave veriore, gjë që ka shtyrë këtë të fundit drejt falimentimit.

“Faturat kanë ardhur rregullisht deri më 31 dhjetor të 2020-ës. Familjet i kanë paguar faturat e energjisë elektrike në masë më të madhe, që do të thotë se rryma ka ardhur nga Serbia deri në marrëveshjen e re për energjinë me të cilën është formuar Elektrosever dhe me të cilën jemi transferuar në sistemin e Kosovës në rrjetin KOST”, deklaron Arsenijeviq.

I njëjti mohoi deklarimin e kryeministrit Kurti, i cili pak ditë më parë tha se veriu i shkaktoi borxhe 320 milionë euro që nga periudha e pasluftës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri në të cilin u shkatërruan dy laboratore droge, tha se grupet kriminale ishin ato që kundërshtonin pagesën e rrymës në komunat veriore, e jo banorët.

“Kjo është arsyeja pse faturimi dhe pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet, JO nga qytetarët tanë atje, por nga bandat kriminale, biznesi i paligjshëm i të cilëve po lulëzon me këtë energji elektrike të vjedhur dhe që janë (të lidhura me) strukturat e kontrolluara nga Serbia dhe të cilët trajtohen si heronj në Serbi”, deklaroi Rizvanolli në ‘Twitter’-in e saj.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës thonë se kanë marrë informacione shumë të pakta sa i përket konsumatorëve në veri, kjo pasi që edhe ato që Elektrosever i ka dërguar qeverisë janë të pakta.

Se nuk respekton institucionet e shtetit të saj e dinë të gjithë.

Megjithatë, Elektrosever nuk ka respektuar as marrëveshjen e arritur në Bruksel për energjinë elektrike.

Fillimi i pagesës së saj nga serbët duket larg, kjo pasi që kompania serbe nuk i ka dërguar asgjë të vlefshme Qeverisë së Kosovës.

Deputeti i kësaj partie tregon se çfarë mori ekzekutivi nga Elektrosever.

Ai thotë se kjo do të ndikojë edhe në dialog.

Nga ana tjetër deputetë të opozitës, nuk e lënë fajtore qeverinë e Kosovës.

Edhe pse edhe Ferat Shala nga PDK nuk e di se sa është numri i konsumatorëve që elektrosever e ka dërguar.

Kurse, Pal Lekaj i AAK-së kërkon nga Qeveria e Kosovës që të jetë më transparente.

Edhe pse, edhe ai fajtore lë Serbinë.

Për temën e njëjtë nga KOSTT, nuk i kanë kthyer përgjigjeje as këtë të hënë ngjashëm si 2 muaj më parë kur T7 kërkoi informacion.

Qytetarët e komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryesisht serbë nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar në e më shumë se dy dekada./express

The post Serbët në veri: Serbia po pëson humbje nga mos-pagesa e energjisë, e jo Kosova appeared first on Albeu.com.

Kurti: Jam i bindur që Asociacionin nuk e duan serbët e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kurrë nuk ka qenë më e diskutueshme nëse ia kanë vlejtur komunat mbi baza etnike, kundër të cilave ai vet tha se protestuar në vitin 2007.

“… prandaj Beogradi zyrtar me kaq nervozë kërkon Asociacion të tyre. Si zajdenicë [asociacion] komunash pat nisur edhe Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë. Jam i bindur që këtë nuk e duan serbët e Kosovës, por jam i bindur që mu këtë e do Serbia”, tha ai.

Kështu deklaroi Kurti gjatë një fjalimi të mbajtur, pas homazheve që bëri te pllaka përkujtimore e Mon Balajt e Arben Xheladinit, në 16-vjetorin e vdekjes së tyre.

Ai tha se Serbia është në panik, që sa më parë do t’i bëjë bashkë dhjetë kryetarë të komunave që udhëhiqen nga Lista Serbe, “ta shpallin një president zajednice [asociacioni], e me atë ta shkelin ministrin e Qeverisë tonë, ministrin nga radhët e komunitetit serb”.

“Te komuniteti serb në Kosovë njëmend nuk ka pluralizëm politik, mirëpo ai megjithatë po lind me qeverisjen tonë demokratike e progresiste, prandaj Serbia është në panik”, tha ai.

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiq, u emërua në dhjetor të vitit të kaluar në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, pozitë kjo që deri në nëntor mbahej nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili dha dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë për të riregjistruar targat ilegale serbe në veri të Kosovës.

Më 6 shkurt, Kurti deklaroi se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi gjashtë kushtet për formimin e tij.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë rritur presionin ndaj Kosovës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015.

Uashingtoni ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë asociacion që do t’i ngjasonte një Republika Sërpska, siç është në Bosnjë e Hercegovinë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, tha në fund të janarit se Asociacioni është i nevojshëm “për mbijetesën e popullit serb” dhe se formimi i tij është kërkesë e serbëve në Kosovë./REL

The post Kurti: Jam i bindur që Asociacionin nuk e duan serbët e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Protestë në Beograd në mbështetje të serbëve të Kosovës
Qindra njerëz janë mbledhur të hënën në Beograd, për të protestuar “si shenjë mbështetjeje për serbët” në Kosovë. Protesta është zhvilluar përpara Kishës Shën Sava. Thirrja për protestë është bërë e ditur në rrjetin social Telegram, te kanalet e disa organizatave të krahut të djathtë në Serbi.

Një prej organizatorëve – me maskë në fytyrë – i ka thënë audiencës se nuk dëshiron të bëjë të ditur identitetin, por është nga Kosova. Ai i ka thënë turmës se nuk dëshiron “Asociacion të komunave me shumicë serbe” dhe që Kosova është pjesë e Serbisë.

Protestuesit kanë kënduar këngë për Kosovën dhe këngë nënçmuese për shqiptarët në Kosovë. Ata kanë bërtitur “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë” si dhe “jo ndasive, Kosova është pjesë e Serbisë”. Ata kanë bartur flamuj të Serbisë dhe Rusisë, si dhe mbishkrimet “Kosova nuk dorëzohet”.

Protestuesit kanë lëvizur edhe te rrugët e qendrës së qytetit, të cilat janë mbyllur për trafikun. Ata e kanë djegur flamurin e Kosovës përpara Presidencës së Serbisë. Protestuesit më pas kanë thënë se janë në pritje “të përgjigjes së shtetit”. Protestat në Beograd janë mbajtur në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Disa serbë lokalë në veri të Kosovës, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo ishte përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij më vonë i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji. Pantiq dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, t’i largojë barrikadat në veri. Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se edhe Policia e Kosovës i ka kapacitetet e duhura të veprojë në këtë drejtim.

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje po ashtu thirrje për largimin e barrikadave.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “është i tronditur me deklaratat e disa zyrtarëve evropianë që kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave”. “Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat”, ka thënë ai.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar ndërkohë se një patrullë e tij vëzhguese në Rudarë – pjesa veriore e Kosovës – është sulmuar me shok-bombë mbrëmjen e 10 dhjetorit nga, siç është thënë, persona të armatosur. Komuniteti ndërkombëtar e ka dënuar këtë sulm.

Sulme ka pasur edhe mbi Policinë e Kosovës, ashtu si edhe disa shkëmbime me armë zjarri. Autoritetet e Kosovës kanë fajësuar “bandat kriminale”, të udhëhequra nga Beogradi./rel

The post Protestë në Beograd në mbështetje të serbëve të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Çështja e targave, kërcënohen sërish serbët e veriut të Mitrovicës
Qytetarët serbë në veri të Mitrovicës kërcënohen sërish.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, nga persona të paidentifikuar janë vendosur letra me mbishkrimin “regjistrim më i lirë i targave KM”, “mund të udhëtosh normalisht”, “e gjithë bota i pranon targat KM”, duke paralajmëruar kështu qytetarët që të mos i regjistrojnë automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës.

Mbishkrimet janë të shkruara në alfabetin cirilik, ndërsa burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se personat të cilët kanë shpërndarë letra të tilla gjatë natës, kishin shami në kokë dhekapela për t’u mos identifikuar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq deklaroi se policia deri tani nuk ka ndonjë informacion rreth kësaj.

Sipas tij, ekipet përkatëse të policisë do të punojnë në këtë drejtim në mënyrë që t’i identifikojnë autorët e këtyre letrave të cilat sic tha ai, janë kundër ligjore/alneu.com

The post Çështja e targave, kërcënohen sërish serbët e veriut të Mitrovicës appeared first on Albeu.com.

Serbët e Kosovës “zbulojnë” planin e Vuçiçit: Ai po i hedh benzinë zjarrit dhe po ndez konflikte në veri
Lideri i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe” nga Mitrovica e Kosovës, Aleksandër Arsenijeviç, në një deklaratë për median serbe Danas, ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, se Qeveria e Kosovës po përgatit një “Stuhi” të re, pra dëbimin e serbëve nga veriu i Kosovës.

Arsenijeviç pretendon se ekziston një plan për të provokuar konflikte në pjesën veriore të Kosovës, në mënyrë që presidenti Vuçiç, të vendosë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të këtyre konflikteve dhe situatës së krijuar.

Ai ka shpjeguar se hapi i radhës që do të merret do të jetë vendimi për njohjen e Kosovës.

Aleksandër Arsenijeviç është kundërshtar i Listës Serbe, partisë së serbëve në Kosovë, pasi i akuzon se nuk punojnë për të mirën e qytetarëve por për përfitimet e tyre./albeu.com

The post Serbët e Kosovës “zbulojnë” planin e Vuçiçit: Ai po i hedh benzinë zjarrit dhe po ndez konflikte në veri appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA-së në Beograd: Serbët e Kosovës duhet lejuar të votojnë në zgjedhjet e prillit
Ambasada e SHBA-së në Beograd pas vizitës që atje kanë zhvilluar Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, kanë dalë me një qëndrim në “Twitter” ku konstatojnë se është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi të marrin pjesë në zgjedhjet e prillit.

Ambasada e SHBA-së thotë se mbështesin përpjekjet për të marrë masat e duhura dhe për të mundësuar procesin e votimit.

“Është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë  vote në Serbi të mund të marrin pjesë ne zgjedhjet e shpallura nga Beogradi për muajin prill. SHBA-ja mbështet marrjen e masave të duhur për të ndodhur kjo dhe për të lehtësuar procesin e votimit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA’së.

Kosova nuk ka lejuar organizimin e votimit për referendumin e fundit në Serbi, derisa ka dhënë mundësinë e votimit përmes postës dhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë. Madje Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë edhe një Rezolutë për moslejimin e organizimit të referendumit serb në territorin e Republikës së Kosovës.

Derisa shtetet e QUINT-it dhe BE-ja kishte kërkuar lejimin e organizimit të votimit, bazuar në praktikën e kaluar ku OSBE-ja bënte mbledhjen e votave./Express

The post Ambasada e SHBA-së në Beograd: Serbët e Kosovës duhet lejuar të votojnë në zgjedhjet e prillit appeared first on Albeu.com.

Serbët e Kosovës votojnë në referendumin në Serbi, hapen qendrat e votimit
Mëngjesin e sotëm, në orën shtatë janë hapur vendvotimet për votim në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, në pjesën që ka të bëjë me gjyqësorin, raporton media serbe Tanjug.

Sipas mediave serbe, qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre në pak më shumë se 8000 qendra votimi, të cilat mbyllen në orën 20:00.

Mbrëmë vonë, Komisioni i Zgjedhjeve atje ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete të Serbisë si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë, kjo pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendimit serb në Republikën e Kosovës.

Për këtë çështje Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi. /Express

The post Serbët e Kosovës votojnë në referendumin në Serbi, hapen qendrat e votimit appeared first on Albeu.com.