serbenice Archives - Albeu.com

Emina Çunmulaj viziton memorialin përkujtimor Potoçari në Srebrenicë: Një udhëtim emocional, bota nuk duhet kurrë ta harrojë këtë
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka zhvilluar së fundmi një vizitë prekëse në Srebrenica Memorial Center – Potoçari, vendin ku prehen viktimat e masakrës së vitit 1995 gjatë luftës në Bosnje.

Në llogarinë e saj në Instagram, Emina ka ndarë disa fotografi ku shihet e mbuluar me shami, ndërsa ecën mes varreve të të vrarëve. Pamjet, të ngarkuara me emocion, shoqëroheshin me një mesazh të fuqishëm reflektimi dhe kujtese.

Postimi i saj ka marrë shumë reagime nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar gjestin e modeles për të nderuar viktimat dhe për të rikujtuar rëndësinë e mos-harrimit të tragjedive historike.

Emina Çunmulaj, e cila prej vitesh jeton dhe punon në SHBA, është e njohur për angazhimin e saj në kauza humanitare dhe për mbështetjen që i jep çështjeve që lidhen me paqen dhe drejtësinë.

The post Emina Çunmulaj viziton memorialin përkujtimor Potoçari në Srebrenicë: Një udhëtim emocional, bota nuk duhet kurrë ta harrojë këtë appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë prokurori që mori përsipër për herë të parë gjykimin për çështjen e gjenocidit në Srebrenicë
Mark Harmon, ish-prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), vdiq pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë në Konektikat, njoftuan shoqatat e viktimave.

Harmon ia kushtoi 17 vjet të jetës së tij hetimeve dhe gjyqeve të gjykatës dhe ishte ai që shkroi draftin e parë të aktakuzës kundër Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mlladiqit.

Me rastin e vdekjes së Marko Harmon, Shoqata e viktimave dhe dëshmitarëve të gjenocidit, Shoqata e Lëvizjes “Nënat e enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës”, Shoqata “Zena Podrinja”, Shoqata “Nënat e Srebrenicës” dhe Shoqata “Gratë e Srebrenicës” i dërguan ngushëllimet e tyre familjes Harmon dhe përfaqësuesve të Mekanizmit të mbetur për gjykatat penale, njoftoi Anatolia.

“Mark Harmon la gjurmë të pashlyeshme në vërtetimin e gjenocidit të kryer dhe krimeve të tjera në Bosnje dhe Hercegovinë . Ai trajtoi nëntë raste që rezultuan në dënime ose pranim fajësie. Ai shkroi draftin e aktakuzës së parë për gjenocid kundër Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç. Ai ishte prokurori që provoi i pari gjenocidin në Srebrenicë dhe në këtë mënyrë hodhi themelet për gjyqe të tjera kundër atyre që ishin përgjegjës për Srebrenicën. Si prokuror, ai ishte i pari që provoi një konflikt ndërkombëtar – agresionin e Republikës së Kroacisë, në gjyqin kundër një komandanti të HVO-së dhe hodhi themelet për të provuar NPK-në në Bosnje dhe Hercegovinë në vendimin kundër Krajišnik. thuhet.

“Dorëzoi shumë pranim fajësish”

“Ai e dërgoi Momçilo Perishiqin në 27 vjet burg, pas së cilës burokracia e OKB-së e dërgoi pa mëshirë në pension. Harmon detyroi shumë rrëfime faji, pa të cilat e vërteta nuk do të ishte e plotë. Ai ishte miku dhe prokurori ynë me shpirt dhe respekt të madh për viktimat. Ai kurrë nuk u dorëzua dhe e bëri punën e tij me qetësi dhe profesionalizëm. Ne i kemi besuar atij, dhe më e rëndësishmja, ai ka besuar jo vetëm tek ne, por edhe tek drejtësia dhe ka besuar se do ta arrijmë”, thonë nga shoqata.

Siç u tha, nga natyra i qetë, modest dhe i pabindur, si shumica e prokurorëve dhe anëtarëve të Prokurorisë nga Haga, ai gjeti gjithmonë kohë për ta, edhe pas daljes në pension.

“Kjo është arsyeja pse ne gjithmonë do të afirmojmë dhe do ta çmojmë kujtimin e Harmonit, si dhe grupin e gjerë të prokurorëve, gjyqtarëve dhe hetuesve të ndershëm dhe të aftë të gjykatës nga Haga. Nedo t’ua lëmë trashëgim fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm. Njerëz si Mark Harmon, i cili shkroi historinë, por edhe të ardhmen e Bosnjë-Hercegovinës, meritojnë respekt dhe njohje më të lartë. Shpresojmë që BiH do t’i kujtojë edhe heronjtë tanë të Tribunalit të Hagës, do ta përfshijë punën e tyre në jetën shoqërore të BeH dhe do t’i njohë heronjtë që dërguan Karaxhiqin, Mlladiqin dhe të tjerët me burgim të përjetshëm dhe shumë vite”, thanë ata

The post Ndërron jetë prokurori që mori përsipër për herë të parë gjykimin për çështjen e gjenocidit në Srebrenicë appeared first on Albeu.com.

Miratimi i deklaratës për gjenocidin në Srebrenicë, Kurti: Kosova nuk harron dhe as nuk i fal krimet
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot një deklaratë për gjenocidin serb në Srebrenicë të ndodhur në vitin 1995. Për miratimin e kësaj deklarate ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

I pari i ekzekutivit, Albin Kurti ka thënë se me anë të kësaj deklarate Kosova solidarizohet me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të këtij gjenocidi si dhe me kujtimin e Srebrenicës si kujtesë për të parandaluar tragjedi të këtij lloji në të ardhmen.

“Përmes kësaj deklarate, shteti ynë nëpërmjet Kuvendit të Kosovës, duke riafirmuar kundërshtimin e Republikës së Kosovës ndaj mosndëshkimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës ose shkeljeve të tjera të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si dhe për të kërkuar paqen e qëndrueshme, drejtësinë, të vërtetën dhe pajtimin, e vlerëson lartë miratimin e Rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe të Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Sipas kryeministrit Albin Kurti, Republika e Kosovës e respekton Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

“Gjithashtu, me anë të kësaj deklarate, Republika e Kosovës solidarizohet me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të këtij gjenocidi si dhe me kujtimin e Srebrenicës si kujtesë për të parandaluar tragjedi të këtij lloji në të ardhmen. Për këto arsye dhe të tjera që rrjedhin prej tyre, Republika e Kosovës e respekton Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, për çka angazhohet për organizimin e aktiviteteve të ndryshme përkujtuese dhe në nderim të viktimave”, shkruan ndër të tjera Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova as nuk harron dhe as nuk i fal krimet e gjenocidit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të kryera nga shteti i Serbisë mbi popullin e Kosovës në të gjitha etapat dhe veçanërisht gjatë viteve 1998-99.

“Duke qenë edhe vetë viktimë e të njëjtave kategori të krimeve sipas të drejtës ndërkombëtare, populli i Kosovës e ka gjithë empatinë dhe solidaritetin me viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe me popullin e Bosnjë e Hercegovinës. Shoqëria dhe shteti i Kosovës as nuk harron dhe as nuk falë krimet e gjenocidit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të kryera nga shteti i Serbisë mbi popullin e Kosovës në të gjitha etapat dhe veçanërisht gjatë viteve 1998-’99. Në përkujtim të viktimave të gjenocidit, për drejtësi, për të vërtetën dhe për historinë”, shton ai.

The post Miratimi i deklaratës për gjenocidin në Srebrenicë, Kurti: Kosova nuk harron dhe as nuk i fal krimet appeared first on Albeu.com.

Në selinë e OKB-së në Nju Jork hapet ekspozita për gjenocidin e Srebrenicës
Një ekspozitë për gjenocidin në Srebrenicë është hapur në selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork të martën, njoftoi Qendra Përkujtimore e Srebrenicës.

Ekspozita përfshin artefakte, fotografi dhe video-dëshmi të të mbijetuarve.

“U investuan përpjekje dhe përkushtim i madh për ta bërë këtë ekspozitë realitet dhe ne jemi jashtëzakonisht krenarë për ekipin tonë që punoi pa u lodhur në këtë projekt”, shkroi Qendra Memoriale e Srebrenicës në rrjetin social X.

Në maj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Eshtrat e 14 viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, i cili u krye në vitin 1995, janë gati për varrim në funeralin kolektiv më 11 korrik në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit.

Viktima më e re që është varrosur është 17-vjeçari Beriz Mujiq, i cili u vra në korrik të vitit 1995 në Bratunac. Eshtrat e tij u zhvarrosën në maj të vitit 2023 në zonën e komunës së Srebrenicës.

Viktima më e vjetër që do të varroset në Potoçari më 11 korrik është 68-vjeçari Hamed Saliq. Eshtrat e tij u zhvarrosën në Zhepa në maj të vitit 2014.

Në Qendrën Përkujtimore në Tuzlla gjenden eshtrat e 11 viktimave të gjenocidit, të identifikuar deri më tani, por familjet ende nuk kanë dhënë pëlqimin për varrimin e tyre, kryesisht për shkak të paplotësimit të trupave të këtyre viktimave.

Deri më tani në Qendrën Memoriale të Potoçarit janë varrosur 6.752 viktima të gjenocidit.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid në vitin 2007.

Forcat serbe në këtë rajon lindor të Bosnje e Hercegovinës vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Për gjenocidin e kryer, deri më tash, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq.

The post Në selinë e OKB-së në Nju Jork hapet ekspozita për gjenocidin e Srebrenicës appeared first on Albeu.com.

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për fjalimin që ka mbajtur të hënën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku raportohej për gjendjen në Kosovë.

Ndërsa, presidentja Osmani fliste për vuajtjet e shqiptarëve, por edhe njerëzve në Bosnje dhe Hercegovinë, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës ishin ulur pas saj – për të cilat ajo kërkoi nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ishte i pranishëm në seance, tu kërkonte falje.

Siç shkruan portali boshnjak “Slobodna Bosna”, në Nju Jork, presidentja Osmani ftoi zyrtarët e OKB-së që ta vizitojnë Kosovën dhe të shohin vetë progresin e vendit, duke shtuar se do të preferonte të fliste vetëm për të ardhmen e saj – që  nuk është plotësisht e mundur sepse, siç tha ajo, edhe e ardhmja edhe e tashmja janë formësuar nga mungesa e drejtësisë (për krimet serbe gjatë luftës).

“I jemi mirënjohës Presidentes Osmani. Fjalimi i saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, viktimat e gjenocidit ndaj shqiptarëve, u dëgjua nga e gjithë bota. Fjalimi i tillë do të mbahet mend nga brezat. Ju faleminderit!”, porositën nënat e Srebrenicës, përmes një postimi në platformën “X”.

Në Kombet e Bashkuara, në fillim të majit pritet miratimi i Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.

Vuçiq nuk pushon së lobuari kundër këtij akti, ndaj tq hqnqn gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork kërkoi nga të gjithë anëtarët e OKB-së që të mos e lejojnë këtë, duke thënë se në Misionin e Serbisë në OKB është formuar një staf special “i ngarkuar për monitorimin e kësaj tentative”.

Zahvalne smo predjsednici Osmani, njen govor o žrtvama genocida u Srebrenici, žrtvama genocida nad Albancima čuo je čitav svijet. Ovakav govor pamtiće generacije. Hvala Vam! https://t.co/7ecmEWlkuG

— Majke Srebrenice (@MSrebrenice) April 23, 2024

The post Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza appeared first on Albeu.com.