serbe Archives - Albeu.com

“Ti ke fëmijë me serbe”, shpërthen debati mes Labinot Haxhiut dhe Labinot Rexhës
Një debat i tensionuar ka ndodhur sot mes banorit të ri, Labinot Haxhiut, dhe Labinot Rexhës. Gjatë një diskutimi lidhur me informacionet që vijnë nga jashtë, banori i ri deklaroi në prani të të gjithëve se Labi ka një fëmijë me një serbe.

“Përderisa vjen ti dhe i thua Sasës ‘a ndihesh shqiptare’, kur vetë ke bërë fëmijë me një serbe. Të njëjtat informacione që i ke marrë ti për të tjerët, kanë dalë edhe për ty jashtë. Janë publikuar në media. Edhe fotografitë janë me ty dhe me të”, i tha ai Labinot Rexhës.

Në atë moment reagoi Benita, e cila u shpreh se nuk duhet të bëhen akuza të tilla.

“Nuk janë akuza, por janë fakte”, shtoi Labinot Haxhiu.

Aludimet për një lidhje të Labinot Rexhës me një serbe, si dhe për faktin se ai ka një fëmijë me të, u intensifikuan disa javë më parë, por këto janë hedhur poshtë nga bashkëshortja e këngëtarit.

The post “Ti ke fëmijë me serbe”, shpërthen debati mes Labinot Haxhiut dhe Labinot Rexhës appeared first on Albeu.com.

Këngëtares serbe i ndalohet hyrja në Kosovë, Andela: Nuk mundëm ta kalonim pikën kufitare
Anđela Ignjatović Breskvica ka konfirmuar se asaj i është ndaluar hyrja në Kosovë. Ajo ishte planifikuar të mbante një koncert në Mitrovicë sonte, ku pagesa për angazhimin e artistes është bërë nga Milan Radojiçiq, në koordinim me Listën Serbe. Pjesëtarët e policisë së Kosovës e kanë monitoruar situatën duke mos e lejuar të kalonte pikën kufitare.

Breskvica foli nga vendkalimi administrativ pasi nuk iu lejua të hynte në Kosovë.

Ajo ishte planifikuar të mbante një koncert në Kosovska Mitrovica sonte, më 8 tetor, por nuk u lejua të kalonte pikën kufitare. Breskvica tani ka folur hapur për incidentin:

‘Të dashur qytetarë të Mitrovicës, dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar që gjetët kohë për të ardhur sonte për t’u shoqëruar dhe kënduar së bashku. Fatkeqësisht, unë dhe grupi im muzikor nuk mundëm ta kalonim pikën kufitare dhe nuk do të jemi në gjendje të këndojmë së bashku sonte, por jam i sigurt se do të ketë një mundësi dhe do të takohemi së shpejti dhe do t’ju njoftoj për një datë të re së shpejti, dhe deri atëherë ju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta dhe një puthje’- tha Breskvica në video.

Detajet e arsyeve të ndalimit të hyrjes nuk janë specifikuar nga autoritetet kompetente.

The post Këngëtares serbe i ndalohet hyrja në Kosovë, Andela: Nuk mundëm ta kalonim pikën kufitare appeared first on Albeu.com.

Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe u ndalon hyrjen për 5 vjet
Autoritetet kosovare i kanë dëbuar nga vendi dy pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) disa orë pasi i kishin arrestuar të shtunën nën dyshimin për cenim të sigurisë kombëtare, konfirmuan avokatët e tyre për Radion Evropa e Lirë të dielën.

Nikolla Vujeviq dhe Mlladen Millojevia u dëbuan të shtunën në mbrëmje dhe të dyve u është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet, thanë avokatët e tyre Bogdan Laziq dhe Srgjan Mitroviq, përkatësisht.

Vujeviq dhe Millojeviq ishin në mesin e tre pjesëtarëve dhe të një pjesëtari të pensionuar të MPB-së serbe që u arrestuan në Kosovë të shtunën.

Autoritetet kosovare e kanë konfirmuar vetëm arrestimin e Vujeviqit dhe qëllimin për dëbimin e tij, pasi ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ia hoqi atij shtetësinë kosovare të shtunën duke thënë se ai është i rekrutuar nga institucionet e inteligjencës dhe sigurisë së Serbisë.

Svecla tha të shtunën se Vujoviq “përbën rrezik për sigurinë tonë kombëtare si pjesëtar i forcave policore të Serbisë”.

Millojeviq ushtron detyrën e policit të Serbisë në Rashkë dhe vjen nga Leposaviqi, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Vujeviq, i cili vjen nga Zubin Potoku po ashtu në veri të Kosovës, ka paralajmëruar padi ndaj vendimit të autoriteteve kosovare për heqjen e shtetësisë, tha avokati i tij.

Sipas ligjit për Shtetësinë në Kosovë, një person e humb shtetësinë nëse merret me veprimtari të cilat rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës; kur është qëllimisht anëtar i një organizate e cila ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Kosovës; kur është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër, pa pëlqim nga organet vendore dhe pa marrëveshje ndërkombëtare paraprake.

Svçla tha se Serbia po bën “përpjekje sistematike” për destabilizim të brendshëm të Kosovës, duke punësuar shtetas të Kosovës brenda institucioneve të saj të sigurisë dhe inteligjencës, “akt ky në kundërshtim me ligjet tona dhe cenim i sigurisë sonë kombëtare”.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e dënoi vendimin e autoriteteve kosovare për arrestimin e pjesëtarëve dhe ish-pjesëtarit të MPB-së të shtunën.

Ajo tha se autoritetet kosovare nuk kanë pasur “asnjë arsye ligjore” për arrestimin e tyre dhe se kjo “është hakmarrje e nxitur politikisht kundër popullit serb”.

Arrestimi i tyre ndodhi një javë pasi Serbia e arrestoi një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës më 7 qershor në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, derisa po kthehej nga Austria në Kosovë me autobus së bashku me familjen e tij.

Arbnor Spahiu dyshohet nga autoritetet serbe për “vrasje të rëndë në Banjskë” – ku një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku – tha avokati i angazhuar nga familja e Spahiut, Arianit Koci, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë të premten.

Koci tha se mbrojtja tashmë ka dorëzuar ankesën ndaj vendimit për paraburgimin njëmujor./REL

The post Kosova dëbon dy pjesëtarë të MPB-së serbe dhe u ndalon hyrjen për 5 vjet appeared first on Albeu.com.

Policia e Kosovës arreston 16 serbë, katër prej tyre oficerë aktivë të sigurisë
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka zbuluar të shtunën detaje të një operacioni të gjerë të realizuar nga organet e sigurisë së Kosovës, ku më 5 dhe 6 prill 2025 janë ndaluar gjithsej 16 persona, të cilët po udhëtonin me katër vetura me targa të qytetit të Kragujevcit të Serbisë.

“Gjatë këtij operacioni të përbashkët janë ndaluar 16 persona, të ndarë në katër grupe, nga të cilët katër janë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë,” tha Sveçla, duke shtuar se veprimet e tyre janë të lidhura me aktivitete inteligjente dhe tentativa për destabilizim.

Sipas tij, nga të dhënat paraprake dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme në territorin e Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se ka prova që dëshmojnë ndërlidhjen e tyre me “strukturat e inteligjencës ushtarake serbe dhe me anëtarë të grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë.”

Grupi i parë u ndalua në Gjakovë dhe përbëhej nga katër persona. Gjatë kontrollit të automjetit, sipas Sveçlës, janë gjetur: “fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sopatë dhe një dritë rotative”.

Ai njoftoi se me vendim të prokurorit, ata janë ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq, grupi i dytë, me 12 persona, është ndaluar në Prizren, ku po strehoheshin në ambientet e Seminarit Ortodoks të Bogosllavisë.

“Në këtë grup ndodheshin gjithashtu dy oficerë të tjerë aktivë të shërbimeve serbe,” sqaroi ministri.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar lidhje të drejtpërdrejta të disa prej të ndaluarve me individë të përfshirë në veprimtari terroriste.

Një zyrtar policor serb me gradë togeri, sipas ministrit, është i afërm i Nemanja Radivojevic, i njohur si “Gandi”, njëri nga anëtarët e grupit terrorist të Banjskës.

Po ashtu, Gandi është i lidhur me Vladimir Radivojevic, “Mami”, i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Një tjetër i ndaluar, me gradën e kapitenit të klasit të parë, është i lidhur me ish-gjeneralin e inteligjencës serbe, Jovan Milanovic, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve të vitit 1999,” bëri të ditur Sveçla.

Ai e cilësoi shqetësues faktin që pjesë e grupit ishin strehuar në një institucion fetar.

“Shfrytëzimi i ambienteve të tilla për qëllime të maskimit dhe për përhapjen e tensioneve ndëretnike është një praktikë tejet e rrezikshme,” theksoi ai, duke shtuar se autoritetet do të jenë të pamëshirshme ndaj çdo përpjekjeje të tillë.

Në fund, ministri Sveçla u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë.

“Ftojmë të gjithë qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë. Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë do të mund ta garantojmë sigurinë dhe rendin në vendin tonë,” përfundoi ai.

Hetimet po vazhdojnë dhe autoritetet kanë premtuar transparencë të plotë për zhvillimet e mëtejshme.

The post Policia e Kosovës arreston 16 serbë, katër prej tyre oficerë aktivë të sigurisë appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim dhe kritika ndaj Kosovës për veprimet e fundit që lidhen me mbylljen e strukturave paralele në veri të vendit, duke deklaruar se këto veprime janë në kundërshtim me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së.

Në një reagim zyrtar, BE-ja ka theksuar se ndërsa masat kundër Kosovës do të hiqen gradualisht në përputhje me hapat e saj për uljen e tensioneve në veri, veprimet e fundit të Kosovës “nuk janë të favorshme për këtë qëllim”.

“Veprimet e fundit të Kosovës kundër dhe mbyllja e strukturave të mbështetura nga Serbia, të kryera në mes të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, bien ndesh me detyrimet e saj ndaj BE-së në kuadër të procesit të normalizimit. EULEX-i po monitoron kryerjen e këtyre veprimeve të fundit në përputhje me mandatin e tij,” thuhet në deklaratën e BE-së.

BE-ja ka nënvizuar se statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia duhet të zgjidhet përmes dialogut.

“Kosova duhet të demonstrojë dhe të qëndrojë konsistente me obligimet e saj në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe riangazhimit të fundit të saj ndaj tij,” theksohet më tej.

Policia e Kosovës, të mërkurën, ka ndërmarrë një aksion për mbylljen e komunave paralele serbe në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj, si dhe posteve dhe zyrave tatimore ilegale.

The post Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së appeared first on Albeu.com.

PRAG LUFTE? Mediat serbe: Vuçiç do të shpallë nesër okupimin e Veriut të Kosovës
Mediat serbe raportojnë se presidenti Aleksandar Vuçiç nesër (e premte) në orën 18.00 do t’i drejtohet popullit përmes një konference të konsideruar “urgjente”.

Dy ditë më parë Vuçiç deklaroi se brenda 72 orëve do t’i prezantojë publikut kërkesat dhe hapat e mëtejshëm të Serbisë lidhur me zhvillimet në veriun e Kosovës.

E përditshmja serbe, Danas raporton se “në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të Veriut të Kosovës” me preteksin se “atje po vuan popullsia civile serbe”.

Deklaratat kërcënuese nga Serbia u intensifikuan pasi qeveria e Kosovës mbylli më 30 gusht pesë institucione paralele serbe në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe –pasi ato vepronin në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Në institucionet e mbyllura nga autoritetet e Kosovës, më 30 gusht, janë: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

Në Kosovë ekzistojnë komuna, sipërmarrje publike, kopshte fëmijësh, shkolla fillore e të mesme, dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt prej Qeverisë së Serbisë, dhe gjenden nëpër qytetet ku jetojnë serbët.

Sipas ligjeve të Kosovës, këto institucione janë ilegale.

Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për mbyllje të strukturave paralele serbe prej vitit 2013, mirëpo ajo nuk është zbatuar plotësisht.

Për Vuçiç, “mbyllja e institucioneve paralele serbe në Veri është veprim ilegal dhe kriminal i Albin Kurtit”.

Ai tha se vendimet e qeverisë së Kosoës janë dënuar edhe nga vendet e QUINT-it./DANAS

The post PRAG LUFTE? Mediat serbe: Vuçiç do të shpallë nesër okupimin e Veriut të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Bllokohet rruga në Merdarë, një grupim serbësh mblidhen në afërsi të pikës kufitare mes Serbisë dhe Kosovës
Rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, Merdarë, është bllokuar në pjesën serbe pasditen e së premtes.

Dy vetura, njëra me një flamur serb në dritaren e pasagjerit, dhe disa persona pranë tyre shihen të vendosur në mes të rrugës që çon në pikën kufitare drejt Kosovës.

Siç është paralajmëruar, rrugët do të bllokohen edhe në dy pikat e tjera kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës – Jarinje dhe Bërnjak – si dhe afër pikëkalimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në Kula.

Rasha Rojeviq, kryetar i Asociacionit të Qytetarëve të Qarkut Kosovë-Mitrovicë, një nga tetë shoqatat që organizojnë bllokadat, tha më herët për Radion Evropa e Lirë (REL) se kjo është “bllokadë selektive”, që nënkupton se ata do t’i lejojnë ta kalojnë kufirin nga ana serbe vetëm udhëtarët me dokumente serbe.

Rojeviq tha se bllokadat janë “reciprocitet i asaj që Kurti po ua bën serbëve” në Kosovë.

The post Bllokohet rruga në Merdarë, një grupim serbësh mblidhen në afërsi të pikës kufitare mes Serbisë dhe Kosovës appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e komunave serbe në veri të Kosovës, Osmani: Ishin forcuar nga Vuçiç dhe kthyer në grupe mafioze! Duhet të shpërbëheshin
Nga Praga, presidentja Vjosa Osmani mbrojti vendimin e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e komunave të ngritura nga Serbia, në Mitrovicën e Veriut. Për Radio Evropa e Lirë, Osmani tha se komunat e ngritura nga Serbia në Veri, që operonin paralelisht me komunat e shtetit të Kosovës, ishin shndërruar në grupe mafioze.

Osmani nënvizoi se janë veprime legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por që suksesi dhe qëndrueshmëria e tyre varen prej bashkëpunimit me aleatët.

“Situata në veri të Kosovës është shumë sfiduese, sepse përkundur Marrëveshjes së vitit 2013, e cila kërkon që të gjitha strukturat ilegale të shpërbëhen, ato janë forcuar nga [presidenti serb, Aleksandar] Vuçiç në këtë dekadë, dhe janë shndërruar në grupe mafioze, të cilat edhe sfidojnë sigurinë, edhe sovranitetin, por edhe vetë jetën e qytetarëve që jetojnë në veriun e veriut”, ka thënë Osmani në Pragë, ku po merr pjesë në forumin e sigurisë Globsec.

Ajo ka bërë thirrje që të mos lejohet “asnjë forcë e errët, asnjë shtet që ka qëllime dashakëqija ndaj Kosovës dhe rajonit, të krijojë ndarje mes neve dhe aleatëve”.

“Kjo ndarje, në afatgjatë, Kosovës i kushton shumë. Kosova ka mundësi që të jetë e suksesshme në shtirje të sovranitetit, bashkë me aleatët. Kërkohet më shumë komunikim, më shumë konsultim, më shumë koordinim”.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të ndalë, siç ka thënë ai, “veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”.

Për aksionin në veri kanë reaguar edhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

E pyetur nëse zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë shefin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) e kanë përmendur nëpër takimet e ditëve të fundit përkeqësimin e marrëdhënieve me Qeverinë e Kosovës, ajo ka thënë se SHBA-ja ka qenë e qartë në çdo nivel se raportet me popullin e Kosovës, me Kosovën si shtet, i ka shumë të fuqishme.

“Ne duhet të gjejmë mënyra për ta forcuar partneritetin, ne duhet të gjejmë mënyra që debati në Kosovë të mos jetë asnjëherë se ‘a jemi prishur me Amerikën apo jo?’, por të jetë sa jemi duke i forcuar ato marrëdhënie, sepse është vetëm në interes të Kosovës”.

Ajo ka thënë se do të takohet në kuadër të Globsec-ut me zyrtarë amerikanë për t’i diskutuar të gjitha sfidat aktuale.

Osmani nuk ka dashur të komentojë pse të shtunën, më 31 gusht, është vërejtur një prani e shtuar e forcave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR mbi urën kryesore mbi lumin Ibër.

Presidentja ka thënë se për këtë gjë duhet pyetur KFOR-i, por as ky institucion nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë.

Një pjesëtar i forcave italiane të KFOR-it në urën i Ibrit i ka thënë më herët për një korrespodente të REL-it se “nuk pritet ndonjë gjë e veçantë” dhe se pjesëtarët aty gjenden aty “për shkak të operacioneve rutinore”./ REL

The post Mbyllja e komunave serbe në veri të Kosovës, Osmani: Ishin forcuar nga Vuçiç dhe kthyer në grupe mafioze! Duhet të shpërbëheshin appeared first on Albeu.com.

Policia serbe vret një person të lidhur me sulmin pranë Ambasadës izraelite
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se një natë më parë në fshatin Hotkovo, afër Novi Pazarit, Sedan Ramoviq-Becan është “likuiduar”. Sipas njoftimit, ai i kishte rezistuar arrestimit.

“Ramoviq refuzoi të dorëzohej dhe qëlloi dy-tre plumba drejt policisë gjatë operacionit të arrestimit”, tha Daçiq, sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Në njoftim u tha se Daçiq deklaroi se Ramoviq nuk ishte arrestuar në shtëpinë e tij në Hotkovo, por në një shtëpi aty pranë që i përkiste kunatit të tij, Aldin Birçoviq nga Novi Pazari, i cili aktualisht është duke vuajtur dënim në një burg në Nish.

Ai shtoi se Ramoviq po ashtu i kishte rezistuar policisë gjatë kontrolleve të kryera më herët.

Ministria e Brendshme serbe tha se Ramoviq ishte në arrati pas sulmit, që Serbia e cilëson terrorist, pranë Ambasadës izraelite në Beograd në qershor dhe madje në një kohë, ai ishte fshehur edhe në Kosovë.

“Ky veprim është në vazhdën e veprimeve të kryera pas aktit terrorist pranë Ambasadës izraelite në Beograd”, tha Daçiq.

Ai shtoi se aksioni për arrestimin e Ramoviqit, që rezultoi me vrasjen e tij, u krye në koordinim me Agjencinë për Siguri dhe Informacion (BIA), me MPB-në serbe dhe me Zyrën e Prokurorit të Lartë në Novi Pazar.

Më herët, autoritetet serbe thanë se Ramoviq ishte qiradhënësi i Millosh Zhujoviq, i cili më 29 qershor plagosi me shigjetë një polic që po ruante ndërtesën e Ambasadës izraelite. Roja ishte kundërpërgjigjur duke e vrarë sulmuesin.

Senad Ramoviq më herët kishte vuajtur një dënim në burgjet serbe prej 13 vjetësh e gjysmë burgim nën akuza për terrorizëm.

Ai ishte arrestuar më 2007, pas një përleshjeje të armatosur me policinë në një fshat afër Novi Pazarit, kur 14 nga bashkëpunëtorët e tij ishin arrestuar po ashtu.

Në korrik të vitit 2009, Këshilli Gjyqëor i departamentit të posaçëm të Gjykatës së Qarkut të Beogradit dënoi 12 të pandehur nga ky grup me më shumë se 60 vjet burgim, në lidhje me vepra terroriste dhe për planifikimin e vrasjes të myftiut të atëhershëm të bashkësisë islame të Serbisë, Muamer Zukorliq.

Në vendimin e gjykatës ishte thënë se të dënuarit kishin planifikuar sulme ndaj një xhamie dhe një stacioni policor në Novi Pazar.

Autoritetet po ashtu kishin thënë se ata kishin fshehur armë, ushqime dhe ilaçe në malin Ninaji, afër Novi Pazarit dhe kishin kryer trajnime edhe me antitanke.

Në vendim ishte thënë se të pandehurit kishin planifikuar të kryenin sulme terroriste në fund të vitit 2007 dhe në fillim të vitit 2008, me qëllim që të nxisnin frikë dhe pasiguri në mesin e qytetarëve./ REL

The post Policia serbe vret një person të lidhur me sulmin pranë Ambasadës izraelite appeared first on Albeu.com.

U qëllua për vdekje nga policia serbe, i jepet sot lamtumira e fundit Faton Hajrizit
Ditën e sotme do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit. I ndjeri do të varroset në orën 14:00 në varrezat e fshatit Klinë e Ulët të Skenderajt. Trupi i pajetë i Faton Hajrizit u soll të enjten pas mesnate nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdar. Ai u vra nga policia serbe më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë, pasi e akuzonin për vrasjen e një efektivi të policisë serbe.

Vrasja e policit serb ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik) gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë. Punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes” të drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiç nga Tutini, por pasagjeri në mjet ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

The post U qëllua për vdekje nga policia serbe, i jepet sot lamtumira e fundit Faton Hajrizit appeared first on Albeu.com.